Si do të jetë bota në 100 vitet e ardhshme
Faqja 1 e 1

Japonia dhe Turqia formojnë një aleancë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara. Polonia bëhet aleati më i ngushtë i Amerikës. Meksika përpiqet fort për supremaci globale dhe një luftë e tretë botërore zhvillohet në hapësirë
Lufta e fshehtë e Shteteve të Bashkuara
Në vitin 1492, Kolombi lundroi drejt perëndimit. Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik u shemb. Këto dy evenimente përkufizuan epokën evropiane. Dikur, majat jetonin pa e ditur se kishte mongolë, të cilët nga ana e tyre nuk e dinin se kishte zulu. Nga shekulli XV e këtej, fuqitë evropiane në mënyrë kolektive e sunduan botën, duke krijuar sistemin e parë gjeopolitik të vërtetë në historinë njerëzore, deri në pikën ku fati i aborigjenëve australianë përcaktohej nga politika britanike në Irlandë dhe çmimi i bukës në Francë vërtitej sipas motit në Minnesota.
Njëkohësisht, Europa kreu një luftë civile 500-vjeçare me egërsi në rritje, deri kur kontinenti e sakatoi veten në shekullin XX dhe e humbi posedimin e saj ndaj botës. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, nuk kishte më asnjë vend të vetëm evropian që mund të konsiderohej si fuqi globale e dorës së parë.
Një tjetër eveniment i paprecedent u zhvillua rreth një dekadë apo më shumë më parë. Për 500 vjet me radhë, kushdo që kontrollonte Atlantikun Verior kontrollonte eksesin e Europës në botë dhe, bashkë me të, tregtinë globale. Nga viti 1980, gjeografia e tregtisë kish ndryshuar, kështu që Atlantiku dhe Paqësori qenë njëlloj të rëndësishëm dhe çdo fuqi që kishte akses të drejtpërdrejtë tek të dy kishte avantazhe të mëdha. Amerika Veriore u bë shtylla e sistemit global dhe cilado fuqi që dominonte Amerikën Veriore bëhej qendra e gravitetit të saj. Kjo fuqi, sigurisht, janë Shtetet e Bashkuara.
Është gjeografia e kombinuar me aftësinë për ta shfrytëzuar atë, ajo që ka rëndësi. Shtetet e Bashkuara janë të sigurta ndaj sulmit nga toka dhe deti. Ato janë të cënueshme ndaj sulmit terrorist, por, me përjashtim të një shkëmbimi bërthamor, nuk përballon asnjë kërcënim ekzistencial në kuptimin që përballuan Britania dhe Franca në vitet 1940-1941 apo Gjermania dhe Japonia në vitet 1944-1945. Pjesë e këtij avantazhi është se, të vetëm midis palëve ndërluftuese, Shtetet e Bashkuara aktualisht përfituan nga Lufta e Dytë Botërore, duke dalë prej saj me një bazë industriale thellësisht të modernizuar. Por kjo në vetvete mund të gjendet në vetë gjeografinë e vendit. Pjelloria e tokës midis Appalachians Mountains dhe Rocky Mountains, si dhe konfigurimi i sistemit lumor të vendit, sollën një sistem ekonomik në shekullin XIX, që ndihmoi të financohej një ekonomi, e cila sot përbën midis 25 dhe 30 përqind të aktivitetit ekonomik global, në varësi të faktit sesi e vlerësoni dollarin.
Ndoshta po aq i rëndësishëm është fakti se ndërsa dendësia e popullsisë së Japonisë është rreth 365 njerëz për kilometër katror dhe se shumica e shteteve evropiane është midis 100 dhe 300 njerëzve për kilometër katror, dendësia e popullsisë së Shteteve të Bashkuara, përjashto Alaskën, është rreth 34 njerëz për kilometër katror. Shtetet e Bashkuara kanë hapësirë për t'u rritur dhe e menaxhojnë mirë emigracionin. Popullsia e tyre nuk pritet që të bjerë. Ata janë fuqia dominuese jo për shkak të moralitetit të regjimit, virtyteve të popullit të tyre apo i admirimit në të cilin mbahen, por për shkak të dështimeve të Europës dhe të ndryshimeve në rrugët e tregtisë globale.
Ky është një lexim gjeopolitik i historisë. Gjeopolitika argumenton se është gjeografia ajo që përcakton fuqi dhe se fuqia ushtarake, ekonomike dhe politike janë pjesë të ndryshme të një sistemi të vetëm. Gjeopolitika tenton që të mos i marrë shumë seriozisht politikat dhe politikanët, duke i parë ata si të ngecur në realitet. Burrë shteti më i mirë që qeveris Islandën nuk do ta dominojë botën; sundimtari më budalla që sundonte Romën e lashtë nuk mund ta minojë fuqinë e saj.
Ekonomistët flasin për një dorë të padukshme - një koncept, në mos një term, të cilin e kanë huazuar nga Machiavelli. Gjeopolitika ia aplikon konceptin e dorës së padukshme sjelljes së vendeve dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Gjeopolitika dhe ekonomia theksojnë të dyja se lojtarët janë racionalë dhe do të ndjekin interesin personal të tyre, në mos në mënyrë të pagabueshme, atëhere të paktën në mënyrë jo të rastësishme.
Mendo për një lojë shahu. Në sipërfaqe, duket se çdo lojtar ka 20 lëvizje hapëse potenciale. Në fakt, janë shumë më pak, sepse shumica e këtyre lëvizjeve janë aq të këqija sa shpejt do të çonin në humbje. Sa më mirë që të jeni në shah, aq më pastër i shikoni opsionet tuaja dhe më pak lëvizje i shikoni se janë të disponueshme: sa më i mirë lojtari, aq më e parashikueshme lëvizja. Mjeshtri i madh luan me saktësi absolute të parashikueshme, deri në një goditje brilante të papritur.
Gjeopolitika presupozon dy gjëra: e para, që qeniet njerëzore fillojnë ta organizojnë veten në njësi më të mëdha sesa familjet dhe se kanë një besnikëri natyrore ndaj gjërave në të cilat qenë lindur, njerëzit dhe vendet; e dyta, që karakteri i një kombi përcaktohet në një masë të madhe nga gjeografia, siç është marrëdhënia midis kombeve. Ne e përdorim gjerësisht termin "gjeografi". Ai përfshin karakteristikat fizike të një vendi, por shkon përtej kësaj për të parë në efektet e një vendi ndaj individëve dhe komuniteteve. Këto janë themelet e parashikimit gjeopolitik.
Opinioni dhe reputacioni kanë pak të bëjnë me fuqinë kombëtare. Fakti nëse Presidenti amerikan urrehet apo admirohet është me rëndësi të menjëhershme të paktë, por themelet e fuqisë janë gjithëpërfshirëse. As ngjarjet e kaluara nuk kanë të bëjnë shumë me fuqinë kombëtare, nuk ka rëndësi sa domethënëse duken në atë moment. Kriza financiare aktuale pati rëndësi, por ajo nuk e ndryshoi gjeometrinë bazë të fuqisë ndërkombëtare. Koncepti i rënies amerikane në mënyrë të çrregullt është tronditur, por që Amerika të bjerë poshtë duhet që ndonjë fuqi tjetër t'ja kalojë. Nuk ka asnjë kandidat.
Le të shikojmë Kinën, më së shumti e përmendur si sfiduesi i Shteteve të Bashkuara. Kina Han është e rrethuar nga katër shtete jastëk - Mançuria, Mongolia e Brendshme, Ksiniangu dhe Tibeti. Pa këto jastëkë, kufijtë e Kinës do të spostoheshin nga brenda dhe Kina do të bëhej e cenueshme. Me këto katër shtete jastëk në vend, Kina është e sigurtë, ama si një ishull i bllokuar, i rrethuar nga xhungla malore, Himalajat, stepat e Azisë Qendrore dhe pyjet siberiane. Kina është e bllokuar në të gjitha drejtimet, përveç detit.
Shumica dërrmuese e popullsisë kineze jeton brenda 1000 miljeve nga bregu Paqësor. Përtej kësaj linje, furnizimi me ujë të pijshëm nuk do t'i mbështeste popullsi të mëdha. Pjesa më e madhe e zhvillimit industrial ndodh brenda 100 miljeve nga bregu. Shiko shifrat e mëposhtme, të nxjerra nga statistikat kineze. Rreth 64 milionë kinezë jetojnë në familje me më shumë se 20000 dollarë të ardhura në vit. Rreth 165 milionë kinezë jetojnë me të ardhura në vit midis 2000 dhe 20000 dollarëve. Shumica e këtyre jetojnë brenda 100 miljeve nga bregu. Rreth 400 milionë kinezë kanë të ardhura familjare midis 1000 dhe 2000 dollarëve në vit, ndërsa rreth 670 milionë kanë të ardhura familjare prej më pak se 1000 dollarë në vit. Kina është një territor me varfëri të jashtëzakonshme. Mao e bëri Marshimin e Madh që të ngrinte një ushtri fshatarësh të dëshpëruar për ta rregulluar këtë lloj mosbalance ekstreme. Mosbalanca ekziston akoma, një vullkan poshtë regjimit aktual.
Kina do të duhej ta trefishonte madhësinë e ekonomisë së saj dhe Shtetet e Bashkuara do të duhej të qëndronin në vend nëqoftëse Kina do të barazohej për nga GDP-ja me to. Ushtarakisht, Kina është e pafuqishme. Ushtria e saj është një forcë sigurie e brendshme, aftësia e saj për të projektuar fuqi e bllokuar nga barriera natyrore. Marina e saj ekziston më së shumti në letër dhe nuk mund të paraqesë asnjë kërcënim serioz ndaj Shteteve të Bashkuara. Deklarime sipërfaqësore për Kinën që po kalojnë Shtetet e Bashkuara nga pikëpamja gjeopolitike injorojnë realitete bazë dërrmues. Në mënyrë të imagjinueshme Kina mund t'i tejkalonte problemet e saj, por kjo do të kërkonte pjesën më të madhe të shekullit për të tejkaluar probleme të kësaj madhësie.
Europa, nëqoftëse ndonjëherë unifikohet në një fuqi të bashkuar ekonomike dhe ushtarake, sigurisht që mund t'i sfidonte Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, siç e kemi parë gjatë krizës së fundit financiare, nacionalizmi vazhdon që ta përçajë kontinentin, edhe pse lodhja e ka bërë këtë nacionalizëm më pak të ashpër. Ideja e Europës që bëhet një shtet multikombëtar me një sistem vendimmarrës ekonomik vërtet të integruar dhe me një forcë ushtarake globale nën komandë të përbashkët është po aq e largët si ëndërr sa ajo e Kinës që bëhet fuqi globale.
Kjo nuk është një pikëpamje amerikocentrike e botës. Bota është amerikocentrike. Shtetet e Bashkuara drejtojnë resurset ekonomike të Amerikës Veriore, kontrollojnë oqeanet dhe hapësirën e votës, projektojnë fuqi ku të duan, në mënyrë të zgjuar ose jo. Shtetet e Bashkuara janë për botën ajo çka Britania qe dikur për Europën. Të dy vendet varen nga kontrolli i deteve për të siguruar interesat e tyre. Të dy vendet e kuptuan se mënyra më e mirë për të fituar kontrollin e deteve qe që t'i ndalonte vendet e tjera nga ndërtimi i flotave. Të dy e kuptuan se mënyra më e mirë për ta bërë këtë gjë qe të ruhet një balancë force në të cilën sfidues potencialë t'i harxhonin resurset e tyre duke luftuar njëri tjetrin në tokë në vend, që të ndërtonin flota që mund ta sfidonin kontrollin e tyre të deteve.
Shtetet e Bashkuara po e bëjnë këtë gjë globalisht. Objektivi parësor i tyre është që gjithmonë të parandalojnë shfaqjen e një fuqie të vetme që mund të dominojë Eurazinë dhe gadishullin evropian. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, limitet e Kinës dhe përçarjet e Bashkimit Europian, aktualisht nuk ka asnjë kërcënim të kësaj natyre. Kështu që Shtetet e Bashkuara kanë lëvizur drejt një objektivi dytësor, që është bllokimi i shfaqjes së çdo hegjemonisti rajonal që në perspektivë të mund të rritet në diçka më të rrezikshme. Shtetet e Bashkuara bëjnë çka munden për të ndërprerë rishfaqjen e fuqisë kombëtare ruse, ndërsa ndërton marrëdhënie me vende kufitare të tilla si Polona dhe Turqia. Ato inkurajojnë trazira në rajonet kufitare të Kinës, duke përdorur si justifikim ideologjinë e të drejtave të njeriut. Ato kryejnë luftëra të drejtpërdrejta apo jo të drejtpërdrejta me një bazë dukshëm të rastësishme, nga Somalia në Serbi, nga Iraku në Afganistan.
Shumë prej këtyre luftërave duket se ecin shumë keq. Megjithatë, suksesi nuk matet nga paqëtimi i një vendi, por nga shkatërrimi i tij. Në masën në të cilën kontinenti euraziatik shkatërrohet, në masën që ka trazira dhe ndarje nga Atlantiku në Paqësor, Shtetet e Bashkuara e kanë realizuar misionin e tyre. Iraku është shembullor. Ndërhyrja amerikane rezultoi në një luftë civile. Në fakt, ajo çka u duk se qe dështim, në fakt qe një rezultat i kënaqshëm. Në mënyrë subjektive, ne do të mendonim se George W. Bush dhe kritikët e tij qenë të paditur në këtë, por kjo është tamam gjeopolitikë. Imperativët gjenerojnë ideologji (një Irak demokratik) dhe pikëpamje të gabuara (armë të shkatërrimit në masë). Megjithatë, këto janë hije në mur. Janë imperativët gjeopolitikë, jo retorika, që duhet kuptuar me qëllim që të kuptohet ajo çfarë po ndodh.
Për pasojë, problemi është se si këto realitete gjeopolitike dhe strategjike modelojnë pjesën tjetër të shekullit. Eurazia, e kuptuar gjerësisht, po rrënohet nga brenda. Kina është shumë më e dobët nga sa duket dhe është e kërcënuar me paqëndrueshmëri të brendshme. Europianët janë të përçarë nga modelet e vjetra kombëtare që i pengojnë nga të lëvizurit në një drejtim uniform. Rusia po e përdor dritaren e mundësisë të paraqitur nga preokupimi amerikan në çarjen e votës islamike për të reklamuar sferën e saj të influencës në ish-Bashkimin Sovjetik, por dobësia e brendshme e saj do të rideklarohet gjatë brezit të ardhshëm.
Fuqi të reja do të shfaqen. Në shekullin XIX, Gjermania, Italia dhe Japonia filluan të shfaqen si fuqi të mëdha, ndërsa në shekullin XX fuqi të mëdha të tilla si Britania dhe Franca ranë në status të dorës së dytë. Çdo shekull, një konstelacion i ri fuqish formojnë atë që mund t'i godasë vëzhguesit e fillimit të shekullit si të paimagjinueshëm. Kështu që le të mendojmë rreth së paimagjinueshmes.
Shtetet e Bashkuara ndjekin një politikë të jashtme të shkujdesur. Fuqia relative e Shteteve të Bashkuara është e tillë që ato kanë një marzh gabimi shumë më të madh se ai i vendeve me të cilat konfrontohet. Gjithashtu kanë një imperativ strategjik trazues, të bazuar në interesat gjeopolitike. Kjo do ta bënte planetin një vend të pakëndshëm, veçanërisht për fuqitë në ngritje.
Ka dhe një dimension tjetër të ngulitur në politikën e jashtme amerikane: përdorimi i fuqive rajonale të nënshtruara si bedelë, duke e shkëmbyer vullnetin e tyre për të përballuar rreziqe nga një fuqi e madhe të kundërvënë Shteteve të Bashkuara për benefice substanciale. Ripërtëritja e Gjermanisë Perëndimore dhe e Japonisë gjatë Luftës së Ftohtë janë shembuj klasikë të kësaj. Ka tri vende që tashmë janë fuqi të mëdha apo emergjente, të cilat do të jenë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara në përballjen e tyre me Rusinë gjatë dekadës së ardhshme apo afërsisht: Japonia, Turqia dhe Polonia.
Japonia është tashmë një fuqi e madhe. Ajo është ekonomia e 2-të më e madhe e botës, me një shpërndarje shumë më të qëndrueshme të të ardhurave dhe me strukturë shoqërore. Ajo ka marinën më të madhe të Azisë lindore - një që Kina do të donte ta kishte - dhe një ushtri më të madhe se ajo e Britanisë (qysh nga Lufta e Dytë Botërore, "ushtria" dhe "marina" e Japonisë kanë qenë zyrtarisht "forca vetëmbrojtjeje" joagresive). Ajo nuk ka qenë një vend dinamik, ushtarakisht apo ekonomikisht, por dinamizmi shkon e vjen. Janë themelet e fuqisë kombëtare, relativisht e vendeve të tjera, që kanë rëndësi në perspektivë.
Turqia është tani ekonomia e 17-të më e madhe e botës dhe ekonomia islamike më e madhe. Forcat e armatosura të saj janë më të aftat në rajon dhe janë ndoshta më të fuqishme në Europë, përveç forcave të armatosura britanike. Influenca e saj ndjehet tashmë në Kaukaz, në Ballkan, Azinë Qendrore dhe botën arabe. Më e rëndësishmja, ajo është historikisht lideri i botës myslimane, ura e saj drejt pjesës tjetër të botës. Gjatë shekujve të kaluar, kur bota myslimane ka qenë e bashkuar, kjo ka ndodhur nën fuqinë turke; shekulli i kaluar ka qenë normaliteti. Nëqoftëse Rusia dobësohet, Turqia del si fuqia dominuese në rajon, përfshi Mesdheun lindor; Turqia është një fuqi detare e konsideruar. Gjithashtu, ajo ka qenë historikisht pragmatiste në politikat e jashtme të saj.
Polonia ka ekonominë e 18-të më të madhe të botës, më të madhen midis ish-satelitëve sovjetikë dhe të 8-ën më të madhe në Europë. Ajo është një aset strategjik jetik për Shtetet e Bashkuara. Në konkurrimin emergjent midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Polonia përfaqëson kufirin gjeografik midis Europës e Rusisë dhe themelin gjeografik të çdo përpjekjeje për të mbrojtur vendet balltike. Duke pasur parasysh imperativin amerikan për të bllokuar hegjemonistët euaziatikë dhe pakënaqësinë e Europës me Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia amerikano - polake bëhet kritike. Në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje me Poloninë për të instaluar raketa në Detin Balltik si pjesë të mburojës mbrojtëse hapësinore evropiane të Washington, dukshëm për t'u mbrojtur nga "shtetet batakçinj". Mburoja nuk është për Iranin, por për Poloninë si një aleat amerikan, nga pikëpamja amerikane dhe ruse.
Për të konsideruar se çfarë nënkupton për një që të jetë një aset strategjik i një fuqie globale, merr rastin e Koresë së Jugut. Çdo sugjerim në vitet '50 të shekullit të kaluar do të pritej me mosbesim. Megjithatë, kjo është ajo çka Koreja u bë. Ashtu si Izraeli, Koreja e Jugut formoi një marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara që qe transformuese dhe Koreja e Jugut dhe Izraeli e filluan me një bazë shumë më të dobët në vitet '50 sesa ka Polonia sot.
Rusia nuk mund t'u mbijetojë pafundësisht problemeve ekonomike dhe demografike të saj. Kina duhet të përballojë problemet sociale endemike të saj. Kështu, imagjino një Eurazi të paqëndrueshme dhe të copëzuar. Në krahun e saj janë tri fuqi - Japonia në lindje, Turqia në jug dhe Polonia në perëndim. Secila do të kish qenë aleate e Shteteve të Bashkuara gjatë intervalit rus, por nga mesi i shekullit tendenca amerikane për të ndryshuar aleatë dhe bërë aleatë ish-armiq do të jetë në zhvillim, jo për kapriço, por për nevojë gjeopolitike.
Dy nga tri fuqitë e mëdha do të jenë fuqi detare. Sipas të gjitha gjasave, më e rëndësishmja do të jetë Japonia, varësia e së cilës ndaj importimit të pothuajse të gjitha lëndëve të para e detyron atë që të sigurojë rrugët detare të saj. Turqia do të ketë një interes më të pakët, por shumë real, në qenien një fuqi detare në Mesdheun lindor dhe, ndërsa fuqia e saj në botën myslimane rritet, ajo do të zhvillojë një marrëdhënie me Egjiptin që do të rrezikojë Kanalin e Suezit dhe, përtej tij, Detin e Arabisë. E ndodhur midis Rusisë e Gjermanisë dhe akoma më shumë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, Polonia do të jetë një fuqi tokësore.
Strategjia e Shteteve të Bashkuara konsideron si kërcënim çdo fuqi të madhe me aftësi të konsiderueshme detare; ajo do ta ketë zgjidhur një problem - problemin rus - me gjenerimin e një tjetri. Të imagjinosh një aleancë japonezo-turke është e habitshme, por jo më e habitshme se aleanca japonezo-gjermane më 1939. Të dyja vendet do të jenë nën presion të tmerrshëm nga fuqia e konsoliduar. Të dyja do të kenë interes në përmbysjen e regjimit global që kanë imponuar Shtetet e Bashkuara. Rreziku i mosveprimit do të jetë më i madh se rreziku i veprimit. Kjo është baza e luftës.
Imagjinimi i një lufte kërkon që të nxjerrim teknologji. Për Shtetet e Bashkuara, hapësira është tashmë mundësuesi i makinës ushtarake të tyre. Komunikime, lundrime dhe inteligjencë tashmë janë me bazë hapësinore. Çdo fuqi e madhe që sfidon Shtetet e Bashkuara duhet të shkatërrojë asetet me bazë hapësinore të tyre. Kjo nënkupton që, nga mesi i shekullit, Shtetet e Bashkuara do të kenë krijuar mbrojtje substanciale për astet e tyre, por nëqoftëse ato mund të bëhen të shurdhëta, memece dhe të verbra, një koalicion i Turqisë dhe Japonisë mund t'i detyronin që të bënin lëshime strategjike.
Lufta varet mbi befasinë dhe kjo befasi do të duhet të përqendrohet në shkatërrimin e forcave hapësinore amerikane. Nëqoftëse kjo tingëllon joracionale, atëhere imagjinoni sesi mendimi i 1000 sulmeve me bombardues në Luftën e Dytë Botërore do të kish tingëlluar në 1900. Largësia e përshkuar teknologjikisht midis viteve 1900 e 1945 qe shumë më e madhe sesa ajo që po sugjeroj për 2050. Nuk ka asnjë zbulim këtu, vetëm zhvillime të asaj çka tashmë ekziston.
Është e vështirë të imagjinohet një humbje amerikane në këtë luftë, megjithëse jo pengesa të mëdha. Forca e pastër e fuqisë që Shtetet e Bashkuara dhe aleati i tyre polak mund të lëshojnë kundër japonezëve dhe turqve do të jetë shkatërrimtare. Armike do të përpiqet t'u mohojë Shteteve të Bashkuara atë çka ato tashmë kanë, fuqi hapësinore, pa qenë të aftë t'i zëvendësojnë ata. Shtetet e Bashkuara do të fitonin në një luftë ku në lojë do të ishte bota, por kostoja do të jetë shumë më pas se masakrat e përgjakshme të luftërave botërore të Europës. Hapësira nuk përmban milionat e ushtarëve në llogore. Lufta bëhet më njerëzore.
Trofeu përfundimtar është Amerika Veriore. Deri në mesin e shekullit XIX, kishte dy konkurrentë për dominim: Washington dhe Mexico City. Pas pushtimit amerikan të Meksikës veriore në vitet 1840, Washington e dominoi Amerikën Veriore dhe Mexico City sundonte një vend të dobët dhe të përçarë. Mbeti kështu për 150 vjet. Nuk do të mbesë kështu edhe për 100 vite të tjera. Sot Meksika është ekonomie e 13-të më e madhe e botës. Ajo është e paqëndrueshme për shkak të luftërave të drogës të saj, por është e vështirë të imagjinohen që këto luftëra të vazhdojnë për pjesën tjetër të shekullit. Trashëgimtarët e gangsterëve të sotëm shumë shpejt do të jenë në bordet e muzeumeve të artit.
Meksika është bërë një vend me më shumë se 100 milionë banorë, me një ekonomi miliarda dollarëshe. Kur shikoni në një hartë ndërkufitare midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, shikoni një fluks të madh parash droge drejt jugut dhe fluksin e popullsisë drejt veriut. Shumë zona të Meksikës veriore që pushtuan Shtetet e Bashkuara tani po ripopullohen nga meksikanë që lëvizin drejt veriut - shtetas amerikane, të huaj të ligjshëm apo të huaj të paligjshëm. Kufiri politik dhe kufiri kulturor janë duke divergjuar.
Deri pas mesit të shekullit, Shtetet e Bashkuara nuk do të përgjigjen. Ato kanë preokupime tjetërkund dhe ndryshimet demografike në Shtetet e Bashkuara do të vendosin një premio në inkurajimin e emigracionit meksikan drejt veriut. Do të jetë pas luftës sistemike të mesit të shekullit që do të shfaqet realiteti i ri. Meksika do të jetë një vend i begatë, i fuqishëm me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së saj që jeton në jugperëndimin amerikan, në territor që meksikanët e konsiderojnë si të tyrin.
500 vitet e dominimit evropian të sistemit ndërkombëtar nuk garantuan se cila do të ishte fuqia dominuese evropiane. As nuk ka ndonjë garanci se cila do të jetë fuqia dominuese në Amerikën Veriore. Dikush mund të imagjinojë skenarë në të cilat Shtetet e Bashkuara copëzohen, në të cilat Meksika bëhet një fuqi e barabartë me të ose në të cilat Shtetet e Bashkuara e ruajnë parësinë për shekuj ose një fuqi e jashtme bën një lëvizje. Amerika Veriore është trofeu.
Në momentin e duhur, rendi gjeopolitik do të ndryshoje sërish dhe epoka amerikane do të përfundojë. Ndoshta edhe më shpejt, fuqia e Shteteve të Bashkuara do të darovitet. Ama jo akoma dhe jo në këtë shekull.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi