Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Arsim Halili

Shko poshtë

Cikël poetik nga Arsim Halili Empty Cikël poetik nga Arsim Halili

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 13, 2009 2:49 am


Cikël poetik nga Arsim Halili U1_ArsimHaliliArsim Halili

Nga libri ''Heshtje e shprishur''

JANARI I PËRGJAKUR

Kur toka ishte zbardhur
Nga bukuria e bardhë
Gjaku skuqi janarin

Ndriçoi historinë
Kur ishte zbehur
E ndalur

Themelet e lirisë
Çdo rënie
I ndërtonte

Acaret e janarit
Binin pranvera
Të nxehta

Shumë trima
Ndërrimin e motmoteve
E kremtonin me gjakun e lirisë...

BASHKË ME SHKRONJA

Bashkë me shkronja
Rrugëtoje
Nëpër kohë

Atëbotë
Shpirti yt
Nuk kishte qetësi

Gjeografia e veprimit
Të ishte rrudhur
Histori dhembjeje

Nga mësuesi
Në betejën e dytë
Fëmijët mësuan
Shkronjat UÇK...

ËNDRRAT GRABITÇARE

Në të ikurën kohë
Në harqet e këngëve
Të trazuara
Loznin korbat

Dëgjoheshin në mal
Edhe kukuvajkat
Duke mallkuar kohën
Që e pritën

Ëndrrat grabitçare
Përfunduan bashkë
Me ofshamat e fundit
Pastaj morrën arratinë...

EPISODI TRAGJIK

Ngrita zërin protestova
Në ëndrrën që më kishte
Pushtuar të tërin

Mëngjesi plot
Zymtësi më zgjoi
Befas nga gjumi

Nuk dija ku isha
I lidhur forcërisht
Me ëndrrën

Medet, më futi
N’episodin tragjik
Të kohës së ikur...

PAVARËSIA

I shtriu krahët
Shqiponja dykrenare
Nënqiellit tonë
Të gjakosur me shekuj

Të rënët pyesin
Ç’është ky gëzim!?

Me shekuj pritjeje
Fryu erë lirie
Festë e madhe
Festë pavarësie

MBAROI HESHTJA

Të flas është dashur
Por heshtja memece
Më kaploi

Të them diçka
Dëshirova, fsheha
Fjalën nga koha

Në fundin e pafund
Edhe pse ma ndaluat
Mbaroi heshtja...

HESHTJE

Ti heshtje
Por, heshtja jote fliste

Ti, jetën e deshe
Ta bëri të padrejtën.

Ti e deshe, emrin nënë
Ngeli ëndërr

Marsi i luleve puthi
Ditëlindjen tënde

Medet- pamëshirë
Vdekja të vodhi
Nga kalendari i jetës...

KATËR GJENERALË

Lindët aty
Ku errësira
Kishte kapluar
Këtë tokë

Mes errësirës
Shkëlqyet
Në piedestal
Heronj arbërie

Vdekja dot
Nuk i trembi
Shkëndijë lirie
Katër gjeneralë...

KËRKOJ DRITË

Mes errësirës
Kërkoj dritën

Mes hidhërimit
Kërkoj
Gëzimet e humbura

Urrejtja të kthehet
Në dashuri

Pëllumbi i bardhë
Hapsirave t’fluturojë

Me paqe të na gostisë...

MBRËMJE

Në heshtjen tënde
Ulurijnë të zgjuarit
E çoroditur

Mbrëmja futë
Humb gjurmë,
Veprimi heshtë

Shpendkeqja
Ulërinë
Shton ankth e frikë

Mëngjesi bashkë
Me Ibrin
Ndan (mos)siguri...

HESHTJE E SHPRISHUR

Nga durimi i fryrë
Heshtje e shprishur

Katër shkronjat
L ...

Shpërthyen cipën
E qëndresës

Bashkë me tri tjera
U..
Shprishen heshtjen...

MOTE TË KUQËRREMTA

Dasëm bënë
Trungu
I shqipes

Në nëntorin
E motit ‘12
Me krahët
E shqiponjës

Ismail beu
Mjekërrbardhë
Me gjak arbri
Skuqi nëntorin

Për t’u lidhur
Mes veti
Motet t’kuqrremta ...

SHEKULL TMERRI

I kaluari shekull
U fut në greminë

Shekull terri
E tmerri

Mbi shpatullat e kohës
U shkrua historia

Shekull përtej shekulli
Me plot tragjedi

Të mos përsëritet
Kurrë më n’histori...

SHETITA DERI NË KUFI

Po shëtitja me kalin e Trojës
Në rrugëtim të gjatë
Shkela në tokë të Ilirisë

Sa andej, e sa këndej,
nuk shihja kufi
Nga Dardania
Deri në Apoloni

Thashë me vete:
Shumë troje paske Iliri
Papritmas kali ndali trokun
E hingëlliu

Dikush tha stop
Këtu s’ka kalim
Je në vendin tim

Zbrita nga kali
Thashë lëshoje rrugën
Faqezi

Se unë sa të rroj
Do të luftoj për shqiptari
Don apo nuk don Ti ...

RILINDI KUSHTRIMI

Tokë të gjakosën
Ty Dardani
Në ndërrimshekull

Medet...

Tragjikja vazhdoi
Deri te gjakderdhjet
E Mileniumit

U shterruan shpresat
U zbrazen pikat
Nga gaz(lot)sjellësi

Durimi u mplak
Në supet e qëndresës
Rilindi kushtrimi...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi