Sekretarja Amerikane Hillari Klinton në Moskë
Faqja 1 e 1

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, qëndron në Moskë, ku zhvillon takime me autoritetet më të larta të Rusisë. Tema të bisedimeve janë reduktimi i arsenalit bërthamor, Irani, Afganistani, mbrojtja raketore dhe Koreja Veriore.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të punojnë bashkë për të siguruar se programi bërthamor i Iranit ka qëllime paqësore.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se Rusia ka qenë “ekstremisht kooperative” në bashkëpunimin me fuqitë botërore, për ta zgjidhur krizën rreth programit bërthamor iranian, për të cilin SHBA-të dhe aleatët e tyre druajnë se ka për qëllim të prodhojë armë bërthamore.
Klinton i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov pas bisedimeve të sotme në Moskë.
“Programi bërthamor i Iranit mbetet një çështje e shqetësimit serioz, dhe ne po punojmë ngushtë me Rusinë përmes procesit 5+1 (anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania). Ne kishim një takim konstruktiv në Gjenë në 1 tetor. Po punojmë që të sigurohemi se Irani do të ecë me ne në këtë angazhim dhe të demonstrojë se po synon vetëm energji bërthamore paqësore”, tha Klinton.
Ajo tha se Rusia është dakord me Shtetet e Bashkuara se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, dhe shtoi se ende nuk ka ardhur koha për sanksione kundër Iranit.
Lavrov tha se kërcënimet me sanksione dhe presioni ndaj Iranit janë “kundërproduktivë”.
Ministri i Jashtëm rus gjithashtu tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë progres “thelbësor” në bisedimet mbi traktatin e ri për reduktimin e armatimit bërthamor.
Marrëveshja START e vitit 1991, e cila e kufizon arsenalin bërthamor të dy shteteve skadon në dhjetor.
Negociatorët amerikanë dhe rusë tash përpiqen të arrijnë një marrëveshje të re para datës së skadimit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Klinton tha se megjithëse mospajtimet kanë mbetur, raportet e dy vendeve po bazohen në respektin e ndërsjellë.
Klinton gjithashtu tha se me homologun Lavrov ka diskutuar edhe për çështjen e Afganistanit.
“Ne e kemi zgjëruar fushën e bashkëpunimit për sa i përket Afganistanit. E vlerësojmë marrëveshjen për kalimin tranzitor, e cila tysh është në fuqi. Besojmë se kemi interesa të përbashkëta për t’i reduktuar kërcënimet nga ekstremizmi, terrorizmi, dhe trafikimi i narkotikëve. Ky është një bashkëpunim praktik për dobinë e të dy palëve”, tha Sekretarja e Shtetit.
Klinton sot do të takohet edhe me presidentin Dimitri Medvedev.
Gjatë qëndrimit në Rusi, Sekretarja amerikane e Shtetit do ta vizitojë edhe qytetin Kazan, që kryesisht është i banuar me popullatë myslimane.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi