Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bordin e RTK-së

Shko poshtë

Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bordin e RTK-së Empty Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bordin e RTK-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 13, 2009 11:07 pm

Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bordin e RTK-së



Me 61 vota për, 11 kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës zgjodhi përbërjen 9 anëtarëshe për Bordin e ri të RTK-së. Përveç deputetëve të koalicionit qeverisës, pro bordit votuan edhe dy partitë opozitare AKR dhe LDD, ndërsa kundër votuan deputetët e AAK-së.
Anëtarë të Bordit të RTK-së do të jenë: Ali Podrimja, Avni Abazi, Arif Bozaxhi, Shukrije Gashi, Rrahman Paçarizi, Lindita Tahiri, Naime Beqiraj, Aleksandër Janiçeviq dhe Shemsi Syla.
Para votimit të bordit, kryesuesi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së, Hajredin Kuçi, kërkoi nga deputetët votim pro bordit me qëllim që, siç tha ai, të vendoset rendi në RTK.
Pro votimit për anëtarët e Bordit të RTK-së u shprehën PDK-ja, AKR-ja dhe LDD-ja, kundër ishte AAK-ja, ndërsa rezerva për bordin ka shprehur LDK-ja.
Sipas Ligjit për RTK-në, një e treta e anëtarëve të Bordit do të emërohen me mandat dyvjeçar, një e treta me mandat trevjeçar dhe një e treta me mandat 4 vjeçar. Përcaktimi i kohëzgjatjes së mandatit nga secili grup do të bëhet me lotari publike.
Bordi i RTK-së në mbledhjen e parë pritet të zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin ndërsa gjatë javëve në vazhdim do të shpall konkursin publik për pozitat udhëheqëse në RTK.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi