Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror

2 posters

Shko poshtë

Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror Empty Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 09, 2009 2:28 am

Eeagle Mobile,
një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror
Eagle Mobile, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, ndërmori së fundi nismën “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë”! Megjithëse me vetëm 9 muaj në tregun shqiptar të telekomunikacionit, Eagle Mobile ka hedhur hapa konkretë në fushën e përgjegjësisë sociale.



Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror U1_1
Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, znj. Liri Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë “Eagle Mobile”, Ali Taskin, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë, Ilir Çumani, deputetja republikane Lajla Pernaska, etj.
“Nuk mund të presim të plakemi si kompani që të ndërmarrim nisma të tilla”, - tha Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Eagle Mobile, z. Ali TASKIN, i cili priti me këtë rast në një ceremoni krejt të veçantë, të ngrohtë dhe festive Znj. Liri BERISHA, Presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Z. Ilir ÇUMANI, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Znj. Lajla Përnaska deputete e Partisë Republikane në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe fituesin e “Big Brother Albania”, të riun Arbër Çepani.

E veçanta e këtij takimi sa njerëzor, aq edhe emocionues, ishte prania e 20 të rinjve jetimë me rezultate të larta në mësime të moshës 15 - 17 vjeç. Këta të rinj, kanë ardhur nënë shoqërinë e znj. Liri Berisha nga të gjitha anët e Shqipërisë. Kanë ardhur nga Shkodra, Rrogozhina, Tirana, Berati dhe Kuçova, të rinj nga komuniteti rom dhe të policëve të rënë në krye të detyrës, shtëpitë e fëmijëve dhe qëndra të ndryshme komunitare, etj. Ata u pritën nga Z. Taskin dhe stafi që ai drejton. Z. Ali Taskin, me rastin e festave te fundvitit u dhuroi atyre nga një aparat celular me nga 2 numra kartash abonimi si edhe shumë materiale shkollore të nevojshme për ta.
“Dera jonë për fëmijët jetimë do të jetë e hapur. Do t’u shkruaj dhe kërkoj kompanive të ndryshme si BKT, Albtelecom, Alpet etj, të bashkohen në këtë rrugë. Të gjithë së bashku duhet t’i mbështetim këta fëmijë, këta të rinj! Eagle është një kompani shqiptare dhe ne e kemi detyrim mbështetjen për të rinjtë, të ardhmen e vendit” - tha z. Ali Taskin në fjalën e tij. Ai shtoi se të rinjtë jetimë që do të dalin me rezultate të larta, do të gjejnë patjetër një vend punësimi në kompaninë Eagle Mobile, e cila do të jetë për ta gjithmonë me dyer të hapura si një familje e madhe dhe e ngrohtë.

Zonja Liri Berisha, shprehu mirënjohjen dhe falënderoi kompaninë Eagle Mobile, veçanërisht z. Ali Taskin për këtë sipërmarrje shumë të rëndësishme sipas saj.
“Përveç të tjerave, unë u bëj thirrje të gjitha kompanive dhe bizneseve që tju dalim për zot këtyre fëmijëve dhe të rinjve në nevojë, që ta ndjejnë edhe ata ngrohtësinë e munguar familjare”, - tha znj. Liri Berisha. Ajo shtoi se në këtë mënyrë ne ndihmojmë në shërimin e një plage shoqërore të Shqipërisë.
“ Sot, - ju drejtua të rinjve jetimë znj. Berisha, ju merrni një dhuratë shumë të çmuar nga një kompani serioze, një dhuratë që do t’a vlerësoni sot dhe sa të jetë jeta.... Është një gjest shumë i bukur dhe fisnik që mund t’a bëjë dikush që është më shumë se prind. Ju merrni si dhuratë certifikatën e kujdestarisë së kësaj kompanie, që do t’ju qëndroj pranë si një familje e madhe. Kjo kompani ju siguron sot se edhe ju i keni dyert e hapura në fakultet dhe më pas në këtë kompani për t’u punësuar. Por kjo është edhe një obligim i madh për të gjithë ju. Ndaj, duhet ta vlerësoni shumë këtë besim dhe mbështetje që po ju jepet, dhe për këtë unë kam besim të madh tek ju.”
Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror U1_2

Z.Ilir Çumani, i cili ishte edhe ideatori që nxiti iniciativën e kësaj kompanie prestigjoze, garantoi mbështetjen dhe partneritetin e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë për ndërmarrjen e projekteve konkrete. “Nuk është hera e parë që gjejmë një bashkëpunim kaq të sinqertë, kaq të frytshëm dhe sinjifikativ me kompaninë “Eagël Mobile”. Më duhet të them, se kemi qënë partneri i parë i suksesshëm që kemi bashkëpunuar me këtë kompani edhe në 20 Maj, të këtij viti, në “Ditën Kombëtare në Ndihmë të Jetimëvë”. Kjo kompani sapo kishte shkelur terrenin shqiptar. Më ka impresionuar ndjeshmëria e Z. Taskin ndaj çështjes së fëmijëve jetimë, dimensioni i tij social, të cilin e ka materializuar dhe vazhdon t’a materializoi pa njohur limite të kostos financiare, por, me synimin e vetëm, sepse është i përgjegjshëm për atë çka ai bën. Investimi që sot ai bënë për jetimët, garanton një të ardhme të sigurt për këta të rinj, duke u shtuar optimizmin dhe shpresën atyre që të kuptojnë se nuk janë vetëm në këtë rrugë të gjatë drejt integrimit real në shoqërinë shqiptare”.

Z. Çumani, falënderoi Presidenten e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” znj. Liri Berisha, e cila, gjithmonë ka qenë e angazhuar në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe pranë inisiativave të këtij Instituti. Njëkohësisht, ai falënderoi edhe stafin e kompanisë Eagle Mobile dhe veçnarisht Drejtorin e Përgjithshëm të saj z. Ali Taskin për nismën e ndërmarrë së bashku.
Ai siguroi se do bëjë gjithçka të mundshme që projekti të ketë sukses, duke nxitur të tjerë operatorë privatë në fushën e bisnesit. Kjo do të synojë zgjerimin edhe më shumë të inisiativave të tilla, për të krijuar modele dhe tipologji shumë pozitive si pjesë komplementare në politikat sociale dhe integruese të kësaj pjese të shoqërisë, ku të gjithë të marrin përgjegjësitë morale në dobi edhe të grupeve të tjera në nevojë.
Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror U1_4

Eagle Mobile bëhet kështu e para kompani që ndërmerr nismën “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë” duke synuar sensibilizimin e kësaj pjese të shoqërisë në ndihmë të atyre që kanë nevojë më shumë se kushdo për ngrohtësinë prindërore.

Kjo Kompani, ka ndërmarrë një sërë projektesh në kuadër të përgjegjësisë sociale. Shtëpive të të Moshuarve në Shkodër dhe Gjirokastër u janë dhuruar pajisje elektro - shtëpiake për të cilët ata kishin nevojë. Po ashtu, një ndihmesë e veçantë në lodra dhe mjete argëtimi kanë shkuar për kopshtin e Fshatit SOS në Tiranë. Dhurata është kryer sërish në bazë të kërkesës së vetë drejtuesve të këtij institucioni në bazë të nevojave konkrete për materiale.

Po ashtu Eagle Mobile nuk mund të rrinte pa ndihmuar edhe ata që sapo kanë hapur sytë dhe janë përballur me ftohtësinë e jetës. Shtëpia e Foshnjës në Tiranë është pajisur me materialet më të nevojshme për bebet. Po ashtu një fond i caktuar ka shkuar edhe për lodra plastike për fëmijët e kësaj moshe.

Së fundi Eagle Mobile, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, do t’u dërgojë mëse 230 mijë abonentëve Eagle një SMS ku do kërkohet mbështetje për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Vlera prej 100 lekësh e çdo SMS-je që do të dhurohet për këta fëmijë.

Eagle Mobile garanton gjithë opinionin publik, se si pjesë e kësaj shoqërie, mbetet e ndjeshme ndaj problemeve sociale të saj. Dhe nisur nga kjo, është dhe do të jenë ndër ata që mundohen t’i zgjidhin këto probleme.

Për nder të vizitës së znj. Liri Berisha në zyrat qëndrore të Kompanisë Eagle Mobile, Drejtori i Përgjithshëm z. Ali Taskin, i akordoi asaj çmimin e mirënjohjes për të gjitha meritat dhe angazhimet sociale që ajo ka dhënë duke e bërë pjesëtare nderi të kësaj kompanie.

Instituti Kombëtar i Integrimit të jetimëvë Shqiptarë, tashmë ka krijuar një fizionomi të qartë dhe një imazh shumë pozitiv në avokatinë që i ka bërë çështjes së fëmijëve jetimë, por edhe në inisiativa që ka ndërrmarë në sensibilizmin në ndihmë të jetimëve anembanë Shqipërisë, në Kosovë e më gjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror Empty Re: Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror

Mesazh nga Rrebele Fri Jan 09, 2009 6:29 am

Ndoshta ne kohen e fundit ka rene pak ajo ndjenja e humanizmit sepse njerzit jane te dhene pas individualizmit dhe intresit te tyre.Mirpo kjo nuk dmth se ne nuk kemi gjak shqiptari.Shqiptaret prej kohesh me vepra jan treguar huma???
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi