Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilmi Veliu: A ka lidhje djegja e arkivit të Shën Bigorit me Enciklopedinë e Blazhes

Shko poshtë

Ilmi Veliu: A ka lidhje djegja e arkivit të Shën Bigorit me Enciklopedinë e Blazhes Empty Ilmi Veliu: A ka lidhje djegja e arkivit të Shën Bigorit me Enciklopedinë e Blazhes

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 2:14 am


Ilmi Veliu: A ka lidhje djegja e arkivit të Shën Bigorit me Enciklopedinë e Blazhes U1shenbigori1

A ka lidhje djegja e arhivit të Shën Bigorit me Enciklopedinë e Blazhes

Nga Dr. Ilmi Veliu

Duke përgatitur disretacionin e doktoraturës “Toleranca fetare ne Maqedoni e Ballkan në sh ek. XV-XVII” hulumtova edhe në arhivin e Shën Bigurit, ku përveç një numri të madh dokumentesh, librash dhe meshës në gjuhën shqipe gjeta edhe dokumente që pa dyshim dhe në mënyrë të prerë vërtetojnë se shqiptarët jënë populli më i vjetër i Ballkanit, ata të parët në Ballkan e pranuan Krishterizmin, dhe sllavët pastaj e morën këtë fe nga shqiptarët, e që hedhë poshte tezën e Bllazhes me shokë se shqiptarët këtu jënë të ardhur. Disa të dhëna të pakta unë i shënova me laps sepse fotografimi ishte rrjeptësisht i ndaluar. Të dhënat i kam përgatitur për Bllazhen, dhe në gjuhën e Bllazhes, që ai pastaj mos të ankohet se nuk ka mundur ti kuptojë. Ja disa nga dokumentet që hudhin poshtë qëndrimin e falsifikuar shovensit të Bllazhes dhe Bllazheve tjerë shqipfolës që vazhdojnë të jenë antarë të kësajë farë akademie lugetërish të mbetur nga koha e Sërbisë e që vazhdojnë të punojnë për interesat serbe.
1. Житието на ,Тивериополските Маченици, “Теофилакт Охридски”,
2. ,,Чудата на Свети Димитрија Солунски,,
3. ,,Хронографијата од Теофан,,
4. ,,Прокопие Цезарес ,,
Прокопие Цезарес
......Војската на словените ја премина реката Истар (Дунав) и изврши страшни злосторства над сите Илири, све до Епидамн (Драч) убивајќи ги и ограбувајќи им ги богатствата....А илирските архонти ги следеле , но никако не се осмелувале сосемa да им се приближуваат…
Житието на Теофилакт Охридски
... Словените, еден варварски народ, ги опустошиа многу градови во Илирик. Дел од жителите со меч ги сотреле, дел ги заробиле, и сите убави згради и божјите храмови ги разурнале, и до темел ги уништиле (Këtë document e ka botuar edhe Златарски,Софија.1972,стр. 196.)
,,Тивериополските маченици,,
......тие словените ги затворaat очите,да не gi gledaat hramovite , и gi stavaat prstite vo nivnite ушите, да не слушаат христијански молитви. …...сепак покорените илирци ја држеле својата чиста татковинска вера, и во разговорите со дојдените словени, им го спомнувале христовото учење и им ја откривале, доколку им било возможно, евангелската светлина. ( Dokumenti është I botuar edhe te ,,Византиски извори,,I, 193; И. Иванов, стр.69.)
,,Чудата на Свети Димитрија Солунски,,
........Населувајќи ја Македонија, со исклучок на Солун, Словенуите ги словенизирале, и им нанесле тежок удар и на Византија и на староседелците Илири, трачани и грци на Балканот.
,,Хронографијата од Теофан,,
..Непосредниот контакт што го имале словените со старото население, илирите,траците и хелените, било од пресудно значење за нивното постепено преминување во христијанство.(Dokumenti është I botuar edhe te, Бранко Панов, Средновековна Македонija, Skopje,стр. 652)
,,Чудата на свети Димимитрија,,конечното населување на Словените заврши при крајот на 7 век, а тоа значи и потпаdање под нивна власт и на илирите, хелените, траците..."
Бранко Панов, Средновековна Македонија 652; ,,Словените ја поминуваа реката Дунав и ги напаѓале Илирик и Тракија, а тоа се сите краишта од Јадранското Море до Цариград. (Види и кај Вера Битракова, Старохристијански споменици во Охрид, Охрид 1975, стр.10; Грчки Извори 1. стр 144-45. каде што се наведува дека Охрид бил главен град на Нови Епир i не бил дел од Македонија.
Милан Шуфлај во неговото дело ,,Албанци и Срби,, вели дека Албанците се од првите народи на Балканот што го примиле Христијанството. Mеѓу народите што го примија Христијанството во првите 100-те години, се и Албанците.

Dua që dokumentet të jenë në gjuhën e Bllazhes, sepse ai shpesh është deklaruar me cinizëm të pa parë, se shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë histori e as historianë për ta shkruar atë. Ajo që ai ka shkruar në ,,Severnomakedonska Enciklopedija,, nuk është kur gjë e re, e shkruar kundër shqiptarëve, por vetëm një pjesë e kopjuar nga proekti i Qubriloviqit, Garashaninit e Ivo Andriqit, dhe fatkeqësia më e madhe është ajo së atë mendim e gjejmë edhe sot në të gjitha kokat e serbëve e maqedonëve të sotëm, edhe pse është shekulli XXI. Se “Shën Biguri” ka qenë e ndertuar nga arbërit e vërteton edhe Teofilakti i Ohrit ku thotë se sllavët i shkatërruan deri në themel “Shtëpitë e Zotit” (Bozhjite Hramovi) dhe ilirikët, përsëri i rindërtuan.
Kolegu i Blazhes që nuk jeton më, Бранко Панов nw “ Средновековна Македонија,,Том-3, Скопје, 1985, стр548, “ …mногу траги Словените оставиле во дебарскиот крај, ги разурнале старите тврдини, населби и божјите храмови…..”
Branko Panov është historian i Maqedonisë i cili e ka shkruar Historinë Mesjetare të Maqedonisë dhe ai vetë duke u bazuar në dokumentet arkivale vërteton se Blazhja dhe maqedonët e tij kur erdhën në Ballkan e pranuan krishterizmin nga shqiptarët (Arbërit) dhe më vonë, shqiptarëve ua uzurpuan edhe kishat, sepse këta erdhën nga Karpatet si egërsira, paganë dhe të pa fe.
Pasi është djegur e shkatërruar nga sllavët, Shën Biguri është rindërtruar në vitin 1018, përsëri nga arbërit në kohën kur Kisha e Krishterë ishte ndarë në ate të Perëndimit me qendër në Romë dhe të Lindjes më qendër në Konstantinopol. Ky ka qenë kapërcimi i sh.X-XI kur trevat shqiptare ishin nën juridiksionin kishtar të tri kryepeshkopatave: Naupaktit, Durrësit dhe Ohrit. Kjo e fundit edhe e përmbëlidhte numrin më të madh të peshkopatave shqiptare dhe kishte nën vete edhe selitë peshkopale të Prizrenit,Shkupit, Dibrës, Kërçovës, Përlepit, Devollit, Kolonjës Manastiritt etj. Ndarja përfundimtare dhe zyrtare e kishës (1054) në Katolike dhe Ortodokse i detyroi shqiptarët të ndahen në mes të këtyre dy qendrave të mëdha të botës së krishterë. Duke u nisur nga kufinjtë e dioqezës së Tivarit, Kisha Katolike depërtoi në thellsi, në drejtim të Lindjes (Dardanisë) dhe të Jugut (Principata e Arbërit). Në vitin 1204 burimet historike flasin për ekzistencën e selive peshkopale katolike në Prizren, Shkup e Dibër. Shtrirja e ritit katolik në viset e Dardanisë me kryeqytet Shkupin (kufiri i të cilës shtrihej deri në malin Bukovik mes Gostivarit e Kërçovës), toka të banuara këto kryesisht nga popullatë shqiptare, përkonë me kalimin e tyre nga sundimi bizantin nën sundimin e shtetit serb, politika e të cilit synonte që Kisha Ortodokse serbe, që prej vitit 1219, të zinte në këto hapsira vendin e kishës bizantine të Konstantinopojës. Themelimi dhe kthimi i një sërë kishash e manastiresh në teritorin, Kosovë e Maqedoni e sotme, si dhe zhvendosja në Pejë e selisë së Patrikanës Serbe, i shërbenin pikërisht këtij qëllimi. Për të shmangur ballafaqimin me shqiptarët, që ishin në përgjithësi të ritit katolik, dhe me botën katolike përtej detit Adriatik, (Itali) mbretërit e parë serbë të dinastisë Nemanja, ua njohën për ca kohë shqiptarëve autonominë kishtare. Mirëpo kur serbet u shfaqën në viset e Kosovës, Pollogut e rrethinat e Dibrave, fillojnë edhe persekutimet e zhupanit të madh” (Veliki Zhupan)1173, si dhe ankthet dhe vuajtjet e shqiptarëve katolikë të robëruar nga sërbia 1199. Politika antishqiptare dhe antikatolike u kristalizua me ardhjen e Stevan Uroshoit II, (1282-1321), Uroshit III, (1322-1331) dhe Stevan Dushanit (1331-1355). Kjo është koha kur Sërbia arrin kulmin e fuqisë, dhe plotësisht i prish marëdhëniet edhe me papatin po edhe me botën katolike si që ishte Hungaria dhe Anzhuinët fracez.
Duke i konsideruar shqiptarët katolik si një element destabilizues dhe aleat i natyrshëm i këtyre fuqive, mbretërit serbë zbatuan një politikë të tërë që erdhi duke u përpunuar dora dorës e që gjeti shprehjen më të qartë në “Kodin e Dushanit” 1349. Disa nga nenet më të rëndësishme të këtij kodi i kushtoheshin shkuljes së herezisë katolike të shqiptarëve të cilët nuk dëgjonin të konvertoheshin në ortodoksë. Për këtë, shpallej hapur përvetësimi i kishave të tyre ose prishja e tyre, sekuestrimi i pasurisë, damkosja me hekur të nxehtë, dëbimi dhe dënimi me vdekje. Dokumente të shumta që shqiptarët nuk i kanë pasur në dorë dhe që kanë qenë në arhivën e Shën Bigurit, provonin se këto masa të parashikuara kundër shqiptarëve katolikë, në kodin e së drejtës mesjetare sërbe, u zbatuan në praktikë me egërsinë më të madhe, duke shkaktuar edhe kryengritje të shqiptarëve (Arbanasi- nga Arbër) si dhe protestat e ashpra të Papatit, që më se njiherë shpalli deri organizimin e kryqëzatave perëndimore për të shpëtuar popullsitë katoolike që vuanin nën shtypjen e mbretërve të Rashës.
Qoftë për traditë, qoftë si rrjedhojë e ndikimit, që Kisha Ortodokse ushtroi vazhdimisht në trojet shqiptare, këtu u arritë të krijohej një simbiozë dhe përzierje e të dy riteve, për të cilën papët e Romës u ankuan disa herë. Rrethanat politike bënë që familjet fisnike shqiptare si Matranga, Muzaka, Zenebishi, Shpata, Ballsha, Kastrioti të mbanin lidhje me kishën ortodokse por edhe me fuqitë katolike si anzhuinët e Napolit, Venedikun , madje edhe me vetë Papatin. Një dokumet i vitit 1290 jep pikërisht emrat e një grupi pinjollësh të këtyre familjve që me herët kishin qenë të lidhur me Kishën Ortodokse dhe tash kishin kaluar ne atë katolike.
Pavarsisht nga fakti, se ndarja kishtare që prej sh. XI u bë një realitet në jetën shoqërore të shqiptarëve, ajo nuk arriti asnjiherë të ushqejë shfaqje të intolerancës e të fanatizmit fetarë. Përgjatë gjith mesjetës, nuk ka asnjë të dhënë që të pohojë ekzistencën e ballafaqimeve e konflikteve fetare midis shqiptarëve ortodoksë dhe atyre katolikë. Kjo bashkëjetesë e ky mirkuptim u ruajtë edhe kur struktura fetare në tokat shqiptare ndryshoi dhe kur pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare e pranoi Islamin.
Kjo ishte një përgjigje shumë e shkurtër për Blazhen, ku vërtetohet me fakte e dokumente historike se shqiptarët në vazhdimsi i kanë baniuar këto troje dhe Bllazhet jënë ata që ende nuk e kanë të formuar identitetin e tyre kombëtarë shtetrorë e kishtarë.
Ti kthehemi edhe njiherë Shën Bigurit. Këto teritore kanë qenë në kuadër të Principatës së Gjon Kastriotit. Në një dokument që është “aktdhurim” nga Gjon Kastrioti i vitit 1426, ku ai i ka dhuruar Kishës së Hilandarit dy fshatra nga rrethi i Rostushës, dhe disa fshatra tjere edhe Manastirit të Shën Bigurit. Vetë emri i manastirit “Sveti Jovan” është emri i Gjon Kastriotit (i shënuar në dokumentet slave si Jovan Kastrioti) dhe ky emër ka filluar te përdoret në shënjë respekti, sepse i dhuroi pasuri të madhe këtij manastiri. Edhe te Kisha e Hilandarit në Atos (Greqi) një pirg e mban emrin e Gjon Kastriotit, poashtu për nderë të dhuratave që ai i dha kësajë kishe. Ky eshte llogaritur si “Ktitor” i ketyre kishave.
Bllazhet, duke menduar të mbështetetn në dokumentet që gjindeshin në Shën Biguri (toponim shqip, Biguri, bie guri, rrëzohet guri) filluan të shkruajnë se Skënderbeu ishte me origjinë nga Galiçniku, por kur filluan ti nalalizojnë dhe të hynë më thëllë e kuptuan se këto dokumenta flasin të kundërtën dhe ne dobi te shqiptarve,heshtën. Tash , me rastin e enciklopedise, shkoi puna në ekstrem, dhe që të zhduken faktet nga duartë e historianëve shqiptarë, zgjidhja e vetme ishte vetëm zjarri. Disa gazetarë u tmerruan dhe reaguan shumë ashpër kur kuptuan se unë merrem me hulumtimin dhe origjinën e kishave në Maqedoninë Perëndimore, dhe publikova disa të dhëna dhe fakte për manastirin e Kërçovës “Sveti Preçista” në kishën e të cilit manastir ka elemente shqiptare, te cilin manastir heren e fundit e ka renovuar me finansat e veta Gjorgji Kokale-Koka mbiemer ky qe ne Diber perdoret nga shqiptarët.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi