Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LUIGJ GURAKUQI

Shko poshtë

LUIGJ GURAKUQI Empty LUIGJ GURAKUQI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2008 10:27 pm

LUIGJ GURAKUQI


Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda). Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.
Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.
Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".
Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.
Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.
L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.
L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).
Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.
Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.




Do te mjaftonte Kongresi i Manastirit dhe Pavaresia e Shqiperise qe atij t'i rehatoheshin lirisht eshtrat ne Panteonin Shqiptar.

Per pak dite, mbushen 79 vjet nga vrasja e Luigj Gurakuqit, nga kushuriri i vet i pare Baltjon Stambolla. Vrasja i quhet dores te Ceno Beg Kryeziut, kunatit te Zogut, qe vete do te vdiste pak me vone ne nje atentat ne Prage. Mbi Gurakuqin, ne ditet tona eshte hedhur balte, teksa i prishen bustin ne Shkoder ne vitin 1993, teksa shtepine ia lane ne meshire te fatit dhe ajo u shkermoq, nen peshen e madhe te historise se saj. Te tjere e akuzojne Gurakuqin si hajdut, si feminist etj., por ajo qe mbetet nga figura e njohur shqiptare, e shtrire ne mes te dy shekujve, eshte veprimtaria e tij.

Ate dite, shkodranet duhet te ishin zgjuar heret. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, teksa pritej qe ate dite do te vinte Luigj Gurakuqi. Ne vitin 1908, 29 vjecari, e kishte namin shume me te madh se motet, qe mbante mbi shpine. Kjo ishte arsyeja, qe ndersa i afrohej qytetit, kishin dale per ta pritur shume bashkeqytetare te tij, kryesisht te rinj, per te cilet ishte nje shembull i kohes. Ishte idhulli i tyre i ri dhe ne vend vleresohej masivisht sepse kishte qene i denuar me burgim te perjetshem per veprimtarine e tij kombetare. Dhe, askujt, nuk iu duk e tepruar, kur ne momentin, qe ai erdhi ne Shkoder, ne shenje nderimi te thelle, ne Parruce, shkodranet shmprehen kuajt dhe e terhoqen te gjithe bashke... deri ne qender te qytetit. Per te, kjo duhej te ishte teper e papritur. Madje, kete, nuk e kishte hasur dhe ne librat dhe ne kujtimet, qe i kishte dhene mesuesi i tij i shquar de Rada ne Shen Miter Korone. Nje gje te tille, i dukej pak e tepruar, studentit te Napolit...

SHTEPIA E TIJ

Duhet thene se Luigji nuk e ka gezuar shume shtepine e tij. Ashtu si sot shqiptaret nuk mund ta gezojne me. E kaluar ne disa duar, ajo u rrenua, duke e lene Shkodren, pa njeren nga trashegimite e saj me te mrekullueshme ndertimore. Kush e njeh Shkodren, e njeh mire shtepine e tij, tek rrugica e njohur e Gurakuqeve. Eshte kaq klasike shkodrane, sa lehtesisht, cdokush, mund te ngreje ne imazhin e tij, rrugetimin e perditshem te Luigjit per ne shtepi. Vite me vone, te gjithe shqiptaret, do ta njohin shtepine e tij, nga nje film i hershem melodramatik, "Çifti i lumtur". Gjithsesi, me nje vendim te posacem te shtetit komunist, shtepia e tij ishte kthyer ne shtepi muze ne vitin 1964. Nje hap pozitiv ky, po te mendosh se me 1957, eshtrat e tij do te kthehen ne Shqiperi nga Bari. Nga kjo shtepi, shqiptaret, do te rikujtonin historine e tij, ndersa shkodranet ne Lagjen Gjuhadol, jo shume larg Katedrales se madhe te qytetit, nje nga krenarite e tyre kombetare. Shtepine, qe mendohej se i perkiste fund shekullit te XVIII dhe fillimit te shekullit te XIX, Gurakuqet, e kishin trasheguar nga paraardhesit e tyre. Ajo kishte karakteristikat me te mira te nje shtepie qytetare shkodrane dhe shtrihej ne rrugicen, qe mbante emrin e Gurakuqeve. Kishte oborr dhe avlli, ndersa dera e madhe e shtepise mund te admirohet ende. Teksa ngjiteshe tek shkallet, ishte nje çardak i hapur dhe parmake prej druri. Ne kete shtepi u ruajten per shume kohe, te gjithe ato, qe na mbeten prej tij: Leterkembime, objekte, madje dhe kostumi i te ndjerit, kur u vra ne Bari. Sot, ajo i perket kujtimit te se shkuares, sepse nje mosmarreveshje e madhe ndermjet pronareve te saj te rinj dhe Institutit te Monumenteve e ktheu ne germadhe. Ca me shume ende, me vitin 1993 ne Shkoder atij ia thyen dhe monumentin, duke kujtuar dhe njehere ekzistencen e fuqive te erreta, ne kete qytet, qe po i vuan si askush vend tjeter, vitet e "tranzicionit". Ky ishte nderimi i ri i bashkeqytetareve ndaj tij.

LUIGJI-POLITIKAN

"Duke bamun ligje moderne -thote Gurakuqi, - do te bajme te mundun zhvillimin arsimuer e permiresimin ekonomik, dy gjana per te cilat ka ma teper nevoje populli i yne". Kur i thoshte keto fjale, figura e njohur e historise sone, Shqiperia kishte shume pak njerez te njohur dhe anarkia ishte pjese perberese e jetes shqiptare. Por, per Gurakuqin, kjo nuk kishte rendesi te madhe. Ne vizionin e tij, kishte kohe qe trasohej nje Shqiperi moderne dhe e barabarte ne familjen e madhe te vendeve evropiane. Jo me kot, ishte nje nga kryesoret e Kongresit te madh te Manastirit, ku do te vendosej per fatin e shqipes; ishte drejtori i pare i Shkolles Normale te Elbasanit dhe nje nga udheheqesit e kryengritjeve te Veriut (1911-1912). E perkrah Ismail Qemalit realizoi shpalljen e Pavaresise, ngjarjen me te madhe te historise se shtetit shqiptar. Madje, do te mjaftonte, vetem kjo, qe ai te ishte i patrazuar ne panteonin shqiptar. Me 1916, ishte nga themeluesit e Komisise Letrare ne Shkoder. Ishte nje figure, qe ngjallte respekt dhe qe nderohej masivisht ne Shqiperi. Ndersa, ne vitet 1921-1923, Luigj Gurakuqi, si deputet i Shkodres, u gjend vazhdimisht ne opozite me Zogun dhe gjithe perkrahesit e tjere te tij. Ishte bashkepunetor i Fan Nolit dhe patjeter nje nder udheheqesit me veprues te levizjes te Qershorit te vitit 1924. Duket se percaktimin me te madh ndaj tij, e ka dhene vete Noli: Ai "qendronte aq larg fanatizmes fetare te ngushte, sa muhamedanet e Veriut kishin nje besim te pakufishem", aq sa ne Gegeni, "s'ka patur nje tjeter udheheqes, i cili...bashkonte rreth vehtes se tij, katoliket e muhamedanet gege"..." Ai ka qene aq pak regjionalist sa qe kur lindi çeshtja kombetare s'ka patur nje gege patriot, aq te dashur midis toskeve sa Gurakuqi".

Kaq e rendesishme eshte figura e tij, sa ai eshte perdorur njesoj edhe nga komunistet per te treguar permasat e nje patrioti te kohes. Po aq sa pas viteve '90, forcat demokratike e treguan per forcen e tij dhe endrren e tij per Shqiperine.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LUIGJ GURAKUQI Empty Re: LUIGJ GURAKUQI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2008 10:31 pm

ATA QE MUNDOHEN T'JA ULIN VLEREN

Elementi i vrasjes se tij eshte elementi i vetem, ku kapen per te ulur figuren e Gurakuqit. Keto te vine ndermend, kur per Luigj Gurakuqin tashme fliten dhe shkruhen shume gjera: Ka marre parate e shqiptareve; u vra per nje femer, apo thjesht u vra per probleme familjare. Keto jane disa prej akuzave qe i behen sot dhe nje justifikim eshte se u vra nga djali i tezes se tij. Ndoshta studiuesit skrupuloze, mund t'i shkojne deri ne fund, ketyre sensacioneve. Por, diten e 2 marsit 1925, kur ai do te jepte shpirt, i qelluar nga kushuriri i tij i pare Baltjon Stambolla, nuk mund t'i parashikonte keto. Ashtu, si edhe ate dite, nuk e kishte parashikuar, qe te vishej me rrobat e vjetra. Per te ishte nje dite, si te gjithe ditet e tjera, ku ai vuante karizmen e tij jo te zakonshme, te viteve '20. Gjithsesi, duke i mbetur argumentit, ne kohen tone, ne shtypin e perditshem, eshte permendur nje leter qe Kryeziu i ka bere nje mikut (?) te tij ne Beograd me 1925, ku thuhet se: "Tash, qe i vrava Currin e Gurakuqin, nuk di çfar te bej, ta vras Zogun dhe pastaj t'ja ndaj motren, apo t'ja ndaj motren dhe pastaj ta vras Zogun", sipas nje materiali qe i referohet Arkivit te Shtetit ne Beograd dhe botuar ne gazetat e sotme. Mbase, kjo ishte arsyeja, po sipas medias tone, "qe kunder Stambolles ne Itali, nena dhe vellai i Gurakuqit (Angjelini) deklaruan se: Zogu nuk kishte fare gisht ne ate vrasje". Paradoksalisht, e jema e Luigjit, ne shtratin e vdekjes, kishte foton e te birit tek koka.

***

Te gjitha keto, Luigji, nuk mund t'i kujtonte ate dite te vitit 1908, kur zbriti i nderuar nga bashkeqytetaret e tij dhe i terhequr me "kuroren e nderit". Ca me shume, edhe ate dite, kur teksa kthehej nga "Cavour", do te ndjente gjakun qe t'i rridhte nga kemisha e arrnuar, i qelluar pabesisht nga djali i tezes se tij. Tashme, nuk i duheshin me edhe 360 liretat e fundit qe kishte ne xhep, per te ngrene sillen e zakonshme buke me caj, sepse qe ketej e tutje do te ushqehej ne Perjetesi.
BOTIMET E TIJ

Botoi ne Bukuresht me 1905 librin "Abetar i vogel shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me shenime n'dy dialektet".

Botoi ne Napoli "Fjalorth shqip-frengjisht e frengjisht-shqip" i fjaleve te reja.

Botoi ne Napoli me 1906 "Vargezimi n'Gjuhen Shqipe".

Ai ka botuar dhe shume artikuj ne gazetat "Albania", "Kalendari-kombetar", "Drita", "Liria e Shqiperise", "La nazione Albanese" etj.

Q E N D R E S A

Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj
plot qenka n'ket bote t'lashte!
U shueka teper shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bame me kashte.
Veç nji qellim i nalte t'ban me durue
e zemren te forcon;
nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue,
mjere ai ** nuk duron!

Retrospektive, Tre vjet pas vrasjes se Gurakuqit.
(Shkruar nga Kostandin Boshnjaku ne gazeten "Liria Kombetare", me 1 mars 1928)

Kur ky artikull do dale ne Lirin Kombetare do jene mbushur tre vjet q'eshte vrare Luigj Gurakuqi. Dhe une kam deshiruar te shkruaj disa vija per Gurakuqin, po me qene se nuk e kam bere kete ngjer sot, po e bej tani.

Pervec gjyqit te Musolinit, te gjith e dime se Gurakuqin e vrau regjimi feodal i Shqiperise, dhe Baltion Stambolla, ne kete ngjarie, nuk lojti perveç nje rol miserable te dores se dyte dhe nuk meriton te behet me fjale as per te as per shoket e tij ndihmes, qe ka patur, sic nuk behet pergjithesisht fjale mbi xhelatin, qe ve ne zbatim urdherin qe merr. Sa behet fjale per jevgun qe vari Don Gazulin fjala bie, aq meriton te behet fjale dhe per Stambollen. Gurakuqin pra e vrau ay regjim, qe kryesohet sot prej Ahmed Zogut, si vrau dhe shume te tjere burra qe dilnin prej popullit dhe qe kane mbrojtur te drejtat e popullit, domethene te vegjelise.

Po Gurakuqi u-vra n'Itali, ne nje vend "te qyteteruar", ne nje vend ku ka gjyqe dhe gjykates te mire etj...dhe ne nje vend te cilin Gurakuqi e ka dashur me teper se kushdo tjater prej Shqiptareve. Dhe, per kete shkakun e fundit, shume e quanin Gurakuqin italofil. Po ne kete ka patur nje mosmarreveshie: Gurakuqi donte Italin e artit dhe te vjetersise, popullin italian sic thosh dhe vete, po jo qeverin e reakcionit me te madh qe mbreteron sot n'Itali, qeverin e mercenerve te kapitalisteve. E dinte se sa te rezikshim jane keta te fundit per jeten e popullit shqiptar, i cili me zi po fillonte te ecente ne jeten e tij ekonomike, dal nga dale si fillon t'ecij cilimiu; prandaj sa ish gjalle, Gurakuqi as u-beri as u-perpoq te bente kapitalisteve italiane sherbimin me te vogel ne roberimin e Shqiperise. Perkundrazi, gjithemone i ka luftuar nderhyrjet ekonomike te huaja qe nuk pajtoheshin me interesat politike dhe ekonomike te vendit.

Po qeverise imperialiste te Musolinit nuk i duhej nje "italofil" i tille, si nuk i duhej as i duhet nje qeveri nacionaliste shqiptare. Pasi qeveria e Mussolinit, bashke me qeverit e tjera reakcionare, i ndoqi nacionalistet shqiptare nga Shqiperia, u-mundua dhe po mundohet ngjer sot qe, me anen e tyre, duke i spekulluar, te fitoje ato qe duante te fitonte prej kohe ne Shqiperi: dhe ne kete filloi nga Gurakuqi i vdekur. Vrasia e Gurakuqit i erdhi per hesab Mussolinit. Filloi t'a shtrengoje Ahmedin se gjyqi do t'a nxirte ne shesh fajtor, po te mos pranonte sa me shpejt konvencionet e fameshme te bankes dhe te huas. Dhe, nuk eshte me sot sekret per njeri qe, ne pjesen e madhe te tyre, keto konvencione i detyrohen ketij spekullimi. Qe te mos dale ne shesh rrenja e katillekut, te dy tiranet, mbeten d'akord te rrjepen popullin shqiptar. Dhe, keshtu sot, ky paguan per vit 350'000 napolona per hua, qe s'ka marre dhe ka dhe nje banke "kombetare", e cila punon qe t'a lere pa breke. Gjyqi i Mussolinit, pas ketyre kombinacioneve, e nxorri vrasesin patriot dhe Gurakuqin tradhetor, qe te kupetoje cdo budalla qe gjyqi i "pa-aneshme" eshte nje mjet ne duar te kapitalisteve, sic jane dhe topat e mitralozat...Paturpesin e gjyqit dhe chantage-in e Mussolinit e kupetuane ahere, dhe po e kupetojne dhe sot, te gjithe Shqiptaret brenda e jashte Shqiperise.

* * *

Banka dhe huaja, qe pjesen me te madhe te themeleve te tyre e ka vene mbi gjakun e Gurakuqit, kane qene hallkat e para dhe me te fortat e atij zinxhirit q'eshte shtuar dhe dita me dite po e shtrengon me teper popullin shqiptar. Pakti i Tiranes No.1, pakti i Tiranes No.2 nuk jane pervec se hallka, qe jane lidhur me ato hallkat e para dhe copa t' atij zinxhiri, qe po lidh popullin nga kemb'e nga duar. Kejo esht'e verteta dhe cdo interpretim tjater, ne rastin me te mire nuk eshte pervec sofisme.

* * *

Me vjen ner mend se c'pershtypie te keqe u beri vendimi i gjyqit te Tranit shokeve te mergimit dhe sidomos disave, qe kane qene shoke me te ngushte te Gurakuqit. U erdhi i papritur. Nuk lane fjale pa thene, dhe me te drejt, kundra tiranit te Romes, i cili na e beri Stambollen patriot dhe Gurakuqin tradhetor. Po sa shpejt ndryshuakan kohet! Po prej atyre me te rrepteve, ahere kundra Mussolinit, sot po ketij tiranit me te madh te popullit shqiptar i behen eloge!! Ku te jeshe, mor Gurakuq, dhe te shifnje...Ne tre vjet se sa ndryshime! Dhe nuk ka ndryshuar as Musolini as miku i tij Ahmed Zogu. Po ti flij i qete! Ka shume, shume njeres te tjere, qe e dine mire se sa spekullime jane bere me gjakun t'end dhe do punojne per t'i thyer ata zinxhire q'i kane vene popullit shqiptar tiranet, me ate force qe do punoje dhe ti ne kete rast, sikur te jeshe i gjalle. Jane te forte zinxhiret, po dhe populli shqiptar i ka pa fund burimet e luftetareve dhe do t'i thyeje. Flij i qete, Gurakuq!

2 Mars 1925.
Plumbat e dores mizore te Baltjon Stambolles shtrine perdhe ate qe Fan Noli e perjetesoi ne elegjine e tij "Syrgjyn vdekur".

Pushoi se rrahuri perjete zemra e "Viganit liberator", qe shkriu gjithe jeten per Atdheun e popullin e vet, e atij qe nuk heshti kurre, me fjale, me vepra, me pende, shkrime e fjalime te zjarrta ne parlamentin e pare shqiptar gjate viteve 1921-1924, per te kundershtuar me guxim te pashoq vendosjen e nje regjimi te eger, qe pas vrasjes se tij u lidh aq ngushte me rregjimin fashist te Musolinit.

"Larot ta permbysne dalin" vajtonte per te Fan Noli, ai qe kur e akuzuan se ishte vegel e Gurakuqit shkruante: Zoti Faik Konica esht i mendjes qe kam qene vegla e Gurakuqit. Nuk e besonj. Po edhe sikur te jet' e vertete e kam e do t'a kem per nder. Ishte mjaft i math sa te kishte vegla si mua. (Leter e Fan Nolit derguar nga Vjena me 26 gusht 1925, drejtorit te gazetes "Dielli" ne Boston, me shenimin:"Me lutje qe te botohet". Kurse Hasan Prishtina mbi varrin e Luigj Gurakuqit thonte: "Eh! Lamtumire, o mik i madh, o ndera e kombit tone! Te jesh i qete se shpagen tate do ta marrim dhe lulezimin e perparimin e Shqiperise do ta realizojme!"

Ky ishte Luigj Gurakuqi, atdhetari, politikani demokrat, intelektuali me kulture te gjere, reformatori, poeti, gjuhetari, pedagogu dhe ekonomisti i shkelqyer, qe kur e pyesnin se nuk martohej, pergjigjej prere: "Jam martuar me Shqiperine". Perse e thonte kete? Sepse e dinte qe nje dite do te binte i vdekur nga plumbat e krereve feudale, kundershtareve mizore te rendit demokratik, te cilet donin ta shtypnin me dhunen e terrorin e tyre, popullin e shumevuajtur, qe kerkonte nje rreze drite e Luigj Gurakuqi nuk donte qe ta linte pas tij nje grua te ve e femije jetime.

Nena Laze, e ema , u dogj gjithe jeten per ta pasur prane saj djalin e dyte, kanakrin e familjes, krenarine e Shkodres e te Shqiperise, por vdiq, kur ai ndodhej larg, duke u perpjekur per te ardhmen e vendit te tij dhe ne shtratin e vdekjes i kishin vene prane fotografine e te birit.

Por mos valle Baltjon Stambolla, djali i tezes se Luigjit, e vrau ate per konflikte familjare financiare, sic e kemi pare te shkruhet me paturpesine me te madhe ne nje gazete te perditshme te diteve tona (me 30 prill 2000)? E kush ishte Baltjon Stambolla, perpara figures madheshtore te Luigj Gurakuqit? NJe liliput, nje vagabond, nje njeri i hurit dhe i litarit, qe iu shit kundershtareve politike te ketij martiri, duke u bere vegel e tyre nepermjet konsullit shqiptar te asaj kohe ne Bari (Viti 1925), Qatim Saraci, pjestar i familjeve te parise antidemokratike te Shkodres, duke zbatuar porosine e nje mbledhje te kesaj parije ne shtepine e Rrok Geres (Referuar librit "Luigj Gurakuqi"-Vepra te zgjedhura-pergatitur nga Mark Gurakuqi, botim i vitit 1961). Dhe, ky Rrok Gera, pas vrasjes se Gurakuqit merr shperblimin nga padroni i tij, duke u emeruar Minister i Financave. (Perseri reference ne kete liber).

Cili ishte ky padron? Dihet boterisht: ai qe nga minister i brendshem u be kryeminister, president e me vone, me asamblera te sajuara, sovran august e "Mbret i Shqiptareve".

Kthimin e tij ne dhjetor 1924 me ndihmen e ushtrise jugosllave te Krajl Pjetrit te Beogradit dhe mercenareve te gjeneralit rus Vrangel e quajten me mburrje "Triumfi i Legalitetit"! Cili Legalitet? Per cilen monarki flitet? Per ate qe u krijua duke vrare e zhdukur kundershtaret politike, duke filluar me Avni Rustemin, per te mbaruar me Hasan Prishtinen, pasi kishin lare me gjak Luigj Gurakuqin e Bajrram Currin? Ate monarki qe pa u ngritur mire ne kembe ia shiti Shqiperine, Italise fashiste? (Lexoni per kete monarki librin e Bernd J. Fischer-it "Mbreti Zog dhe Perpjekja per Stabilitet ne Shqiperi botuar nga Cabej); me parathenie te autorit per botimin shqip nga Santa Barbara, Kaliforni, mars 1996. Ky eshte nje liber autentik dhe i mbeshtetur ne dokumenta autentike dhe jo sipas hamendjeve, fantazirave te semura e perralave arabe te "Njemije e nje neteve".

I shkrova keto rradhe, sepse pas disa diteve, me 2 mars eshte pervjetori i 79-te i vrasjes se Luigj Gurakuqit, duke dale nga restoranti "Cavour" ne qytetin e Barit.I gjeten ne xhep 360 lireta dhe kishte veshur nje kemishe te grisur e mbathur corape te arrnuara. Rrobat e tij i terhoqen nga spitali bashkeluftetari e bashkeqytetari i tij, Gjon Kamsi, qe i ruajti rrobat e te vrarit deri nje nate para se te hapej shtepia muze e Luigj Gurakuqit, ne rrugen qe mban emrin e tij (ish "Rruga e Gurakuqeve". Kjo shtepi per turp te hisorise se vendit tone po shndrrohet ne nje germadhe...

Dhe u gjend dikush, qe te kete paturpsine qe te shkruaj (i frymezuar nga forca me qellime te erreta) duke hedhur balte mbi kete figure te paster qelibar, se Luigj Gurakuqi, kur u largua per ne Bari, pas renies se qeverise se Nolit, duke qene Minister i Financave, grabiti thesarin e shtetit prej 300 milion frangash ar!!! Si duket keto para i nevojiteshin per te ngrere darken me buke e çaj ate nate qe u vra dhe per te blere nje kemishe te grisur dhe corape te arrnuara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LUIGJ GURAKUQI Empty Re: LUIGJ GURAKUQI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2008 10:34 pm

Syrgjyn Vdekur

(Elegji për Luigj Gurakuqin)

Nën’ô moj, mbaj zí për vllanë,

me tre plumba na i ranë,

Na e vran’ e na e shanë,

Na i thanë tradhëtór.


Se të deshte dhe s’të deshnin,

Se të qante kur të qeshnin,

Se të veshte kur të çveshnin,

Nën’ ô moj, të ra dëshmór.


Nën’ ô moj, vajtó merr malin,

Larot t’a përmbysnë djalin

Që me Ismail Qemalin

Ngriti flamur trimërór.


Nën’ ô moj, m’a qaj në Vlorë

Ku të dha lirí, kurorë,

Shpirt’ i bardhë si dëborë,

Ti s’i dhé as varr për hór.


Nën’ ô moj, ç’është përpjekur

Gojë-mjaltë e zëmër-hekur

Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn vdekur

Ky vigan libëratór.


F. S. Noli

Berlin, shkurt 1926

NJI LULES SË VESHKUN


E mjera lule — kush t’paska dá?

Prej shoqesh tuja — kput kush të ká?

Jé veshkë e thamun — qysh se t’kan tretë

Luleja e shkretë!


Si ti edhé une — dá prej shoqnís,

Lark prej qytetit — lark prej Shqipnís

Si ti jam veshkun, — ktu n’dhé t’huej tretë

Luleja e shkretë!

Gegë Postrippa
(Filip Shiroka)

Botue te “Albania”, Vit III, nr.IV, 15 gjer 30 t’prillit


TË PËRGJEGJUN

Por kur t’shkret’s lule — po i vjen kush rreth

Prap zbukurohet — e mbushet n’gjeth:

Kopshtin e parshëm — t’bukrën saksí

Lulzon për s’rí.

Prap n’nadje t’freska — t’kandshmes prendverë

Gjith rreth e rrethin — prap mbyt me erë;

Çil, lag prej voeset, — boçat e veta

** t’rritet jeta.


Njashtu edhe tine — ** tash sa sende

N’mall lark Shqipnijet — tuj kthy’ n’kto vende

Vajin e t’zezen — ke me e harrue

Prap ke me gzue.


N’at Shkodren t’ande — ndoj muej tu’ u ndalë

Me miqt e motshëm — tu u përfalë,

Prap prap n’buz’ gazi — ka me t’u pá

Ktheu nji herë prá!


Jakin Shkodra
(Luigj Gurakuqi)

Nga Dheu i Italís

Botue te “Albania”, Vit IV, nr, 4.


TUFË LULESH: KUJTIM I TË DASHTUNVET


“Le fontane, versando acque lustrali,

Amaranti educarono e viole

A libar latte e a raccontar sue pene

Ai cari estinti, una flagranza intorno

sentia qual d’aura de’ beati Elisi.”



(Ugo Foscolo: I Sepolcri)

---------------
Dal kadalë, por tuj mendue

Me krye t’ultë ra ‘i djalë kah Blini;

Rug’s s’qytetit i u-largue,

N’Fush t’Rmajit vojt e hini;

U-suell pak, mandej qe pá

Mbi nji vorr tuj dnesë, tuj qá.


Kuq â qielli prej prêndimit,

Si zjarm bâ janë skâjet t’tana;

Pak ka pak mbas ktij shkelqimit

Prej buz’s s’malit çohet hâna:

Fryn kalehtas nji freskí

Gjithkund shifet rahatí.


Me gjeth t’njomë ket t’mallshme Fushë

E ka veshë i bukri máj;

N’vjollca vorret gjith janë mbushë

Me ‘i bojë t’zbetë ** shenjon váj;

Marshallojë, smarí, shimshír

M’u ndalë ktune t’çojnë dishír.


Mbi njaj kryqit ultë këndon

Porsi n’váj nji zog i zí;

N’prozhme lark qyqja gjimon,

E mbi vorr njehë djali i rí;

Hâna e zbetë, gjetht tuj u shtue,

Hijet t’thrrasin me vajtue.


Ky qyqar, Zot, kush do t’jetë

** lshon gjamë m’ket mnyrë pa dá?

Kush të ziut dekë do t’i ketë

Zêmrën kshtu ** i paska vrá?

Tjetër natë si s’e kem’ pamun?

Paska pritë sonde me qamun?!...


Ah! nji herë m’bâhet s’e njofsha,

Ftyra e tij tash po m’bje n’mend;

Ka do dit, për n’mos gabofsha,

** mungon prej këtij vend;

Por le t’ndijmë pale çka thotë,

Kem’ m’e njoftë mâ mirë atbotë.


“Shpijet larg, (motër!), n’dhé t’huej

E dek’s s’ate fjala mrrijni,

E kjo e zezë; ka tash sa muej,

S’m’u hoq kurr, zêmrën m’a grini;

Por der tash e kam mbajtë ndry,

Mallin t’gjith sot due m’e shfry’.


“Çou, pra çou; del vorrit jashtë

Ngrehu n’kambë, lê dhén e zí;

T’ka ardhë vllau ** aq fort ke dashtë,

Me ty sonde don m’u ngî:

Çou mos m’lên mâ shum me qá;

A s’t’ka marrë malli me m’pá?!


A s’t’ bje n’mend sa keq u-dame

Lamtumirë kur t’thaçë, o e mjerë?

A s’t’ bje n’mend se sa fort qame

Tuj u-puthë për të mbramen herë?

Çou, pra, e m’rrok, m’a hiq ket máll,

Mbas ** s’mujta me t’puthë gjáll!”

Si mjesnata pat kalue,

E ne e mbram hâna prêndoi,

S’u-ndîn gjetht mâ tuj ushtue,

E mâ djali nuk gjimoi;

Shtri mbi vorr i mjeri fjet

Tuj u-knaqë me motër t’vet!...

Jakin Shkodra

(Luigj Gurakuqi)

3 Maj 1900

Botue te “Albania”, Vit IV, nr. IV.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LUIGJ GURAKUQI Empty Re: LUIGJ GURAKUQI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2008 10:36 pm

DESHÌR!


T’mujshe sot n’ket ditë t’bukur, gjith lulzue

T’nji zogu me vû mbrapa nji par’ fletë,

E’ fluturim me ‘to n’Shqipní me shkue

E’ mbrenda s’bukures Shkodër sot m’u gjetë,

Me gjiní, dhe me miq m’u përqafue,

K’ n’at shpín t’ime nji grim herë me mbetë

Edhe me dhanë gjith ç’kam t’imen riní

T’mujshe me fluturue sot n’Shqipëní!


Jakin Shkodra

(Luigj Gurakuqi)


Te Dheu i huej, 20 Prill 1901

Botue te “Albania”, Vit IV, nr.5


DALLËNDYSHA U-KËTHYE


(Gegë Postrippës)

Filip Shirokës


Ti dallëndyshes je porositun

Vendin t’and me shkue me t’pá,

Nepër Shkodër me shetitun,

Mbi vorr t’bab’s e t’nan’s me t’qá,

N’shkollë, n’shpí t’ânde ‘i her’ m’u ndalë,


Erdh njimend, e nepër Shkodër

Shum kërkoi tue fluturue,

Rrugës, n’livadhe, n’mal e n’kodër,

Me kângë t’vet na ka gazmue;

N’fush t’Rmajit âsht ndalue

E mbi vorre ka vajtue.


Në prendverë ktej porsa mrrijni

Miqvet t’uej i u fal me shndet,

Nepër shkollë, nepër kishë hîni,

Me t’a hjekë at kasavet,

E n’shpí t’vjetër kû ke lé

Ka goditë çerdhen e ré.


Por kur kthej, me t’thânë a diti

Miqt, qytetin, pun’t si i la?

Para sysh Shqipnin a t’qiti?

A e harroi ndoj send belda?

A t’kalxoi gjithshka kish pamun?

Si mbi vorre kishte qamun?


Por prej prindsh ndoj shndet, ndoj fjalë,

Ndoj bekim a t’a ka prû?

Ndo’j tubë lule a i a kish vû?

T’zezat t’ona a t’i kalxoi?

Me kângë t’vet a t’i diftoi?


Mirë po shoh se ke shum’máll,

Për me u gjetë nji herë n’Shqipní;

Ik pra e eja për të gjáll

Me miq t’ú m’u knaq’, m’u ngî!

Eja vetë Shkodrën m’e pá,

Eja vetë n’Rmaj me qá!


Jakin Shkodra

(Luigj Gurakuqi)

1903

Botue te “Albania”, Vit VII, nr. 2


QINDRESA


Me Gusht shkon vapa, e me djelmní kalojnë

Gjith prrallat e kohës s’ré;

Si n’dimën bora dhén, kryet na zbardhojnë

Vjetët e kujdeset né!


Me lule t’ershme e larca m’dukej shtrue

Bota sa ishe i rí;

N’gaz m’shkonte jeta, s’m’nepej kurr m’u ankue

Kurr zêmra s’m’ndjellte zí.


Andrra t’kandshme m’livrojshin nepër mênd

Si flutra pa ja dá!

T’lum si vedin nuk njifshe tjetër kênd,

Nuk dijshe kurr me kjá.


Zânat tek unë shpesh zdrypshin, e n’Mal Shêjt

M’flakrojshin me mendim;

E vetë, sa niste Apolli me dridhë pêjt,

I a thojshe kângës me gzim.


Shum herë te bregu i prronit, mblue prej barit

Ku, rrokun dorë për dorë,

Valles i a krisëshin nymfat, me flokë arit,

E mblidheshin kunorë,


Shkojshe prej nadjes, e nën t’kândshmën hije

T’njij lisi veshun n’gjeth,

Për t’gjatë u shtrijshe, e t’etshëm bukurije,

Syt siellshe rreth e rreth.


Rrjedha e ujit përciellë me fyell të barís,

Me delet tue kullotë,

M’thirrte gjumin; un’ndêjë në prehën të gjithsís,

Nisëshe nga pak m’u kotë.


Era, tue shkelë mbi lule pa lânë gjurmë,

Me flokët e mij tue luejtë

Shkonte; vetë flêjshe... Engjujt, pa bâ zhurmë,

Zdrypshin nën krahë me m’ruejtë!


Por! ândrrat sot kaluen, prrallat djelmore

Janë zhdukun e kanë tretë;

Idhéve t’bukra, shpresavet lulzore

Veç êmni u ka mbetë.


Oh jeta përnjimend me rrêna e váj

Plot qenka n’ket botë t’lashtë!

U shueka tepër shpejt lakmimi i sáj,

Si zjarmi i bâm me kashtë.


Veç nji qellim i naltë t’bân me durue,

E zêmrën t’a forcon;

Ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue

Mjer’ ai ** nuk qindron!

Lek Gruda
(Luigj Gurakuqi)

Botue te “Albania”, Londër, Vit. VIII, nr.10
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LUIGJ GURAKUQI Empty Re: LUIGJ GURAKUQI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2008 10:39 pm

ÇASHTJA E VOJIT TË GURIT


Përveç ligjës së zgjedhjevet, që do t’i apë jetë Asemblesë Konstituente, nji nga projektet mâ me randësi, që ndodhen në rend të ditës për bisedim në sesjonin e jashtëzakonshëm të Parlamentit, âsht, pa dyshim, çashtja e koncesionit të vojit të gurit.

Ndonse mund të thohet se nuk ka mbetun as i madh, as i vogël në Shqipni, që të mos jetë interesuem për këtë çashtje, prapë unë besoj se opinioni publik nuk âsht zdritun aqë sa duhet mbi te, e se kjo çashtje nuk âsht rrahun e shkoqitun aqë sa randësija e saj e kërkon.

Ata, që, mâ tepër se të tjerët e kanë pasun për detyrë që me e thelluem si duhet ketë çashtje, janë deputetët, pse këta e kanë ditun se, heret a vonë, kanë për t’u thirrun me dhanë vendim mbi te. Due të besoj që secili prej tyne e ka kryem si duhet detyrën e vet, e nëqoftëse shumë prej sish, e unë bashkë me ta, kanë heshtun deri tash, këte e kanë bamun për mos me i sjellë pengime qeverisë e për me i lanë dorë të lirë në zhvillimin e marrveshjevet me shoqënitë, që kanë ardhun të kërkojnë shfrytëzimin e vojit të gurit të Shqipnisë. Po sot që duket se këto marrveshje janë kryem tue qenë se Këshilli i Naltë e ka përmendun edhe koncesjonin e vojit të gurit bashkë me dekretin, që thrret Parlamenti në sesjon të jashtëzakonshëm, sot do t’ishte nji faj i madh për neve nëqoftëse do të vijojmë në heshtjen tonë e nuk do të kërkojmë me i dhanë popullit lajme të plota e hollsina të mjaftueshme mbi këtë çashtje me randësi kryesore për ekonominë e financën tonë.

Në çashtje këso dore –çashtja që mund të lidhin Shtetin tonë për nji kohë rrokull pesdhjetë vjetve e që, të rregullohen mirë, mund t’i sjellin Arkës sonë nji kontribut të përvjetshëm disa miljonash –na deputetët nuk duhet të kënaqemi vetëm me të drejtat që na ep ligja, por e kemi për detyrë me kërkuem që të kuptojmë edhe mendimin e popullit e t’i konformohemi dëshirit të tij. Sa për mue, unë do t’isha i mendimit se në këtë kohë, sa Parlamenti bisedon çashtjen e vojit të gurit e koncesjone të tjera me randësi, bashkitë e odat tregtare të Shqipnisë të dërgoshin këtu në Tiranë delegatën që t’u rrishin pranë deputetëvet, t’u ndihmoshin me këshillat e veta e të drejtoshin veprimet e tyne për të mirën mâ të madhe të Shtetit e të popullit.

Qe tashti këtu, në pak fjalë, se si ka rrjedhun çashtja e koncesjonit të vojit të gurit e pika ku gjindet sot.

Në muej të Marsit të vjetit 1921 qeverija e Z. Eljas Vrionit ka pasë lidhun nji kontratë me nji degë të Shoqëniës inglize Anglo-persjane, me të cilën i jipte të drejtën kësaj Shoqënije që me bamun kërkesa e me shfrytësuem vojin e gurit të Shqipnisë. Kjo kontratë, që do të hynte në veprim mbas pëlqimit të saj nga ana e Parlamentit, bazohej mbi ekskluzivitetin e kërkesavet e të shfrytësimit e mbi monopolizimit e tregtisë së vojit të gurit në Shqipni, dy kondita aspak të fitimshme për Shtetin tonë. Shkoj shumë kohë, e as qeverija, as Parlamenti, as Shoqnija vetë nuk u interesuen fare për këtë koncesjon.

Në mbarim të muejit të Gushtit 1921 erdhën në Tiranë përfaqësuesit e Shoqënisë amerikane Sinclair, me të cilët qeverija hyni në bisedim edhe arrijti në një marrveshtje të plotë, marrëveshtje, që mbeti pa u nenshkruem nga shkaku i kondërshtimit, që njatje vonë bani Anglo-persjane tue u mbështetun në të drejtat e veta të fitueme. Njena mbas tjetrës, paraqitën kërkesa për koncesjone voj guri edhe dy Shoqëni të tjera, e para italjane dhe e dyta frange; e mâ në fund u paraqit edhe Shoqënija mâ e madhe e botës Standard Oil e New-Jorkut, e cila i parashtroi qeveris kërkesën e vet.

Nuk due të thom në bani mirë a keq qeveria, që, për pa u zgjidhun prej pengimit që kishte me Anglo-persjane, hyni në marrëveshje edhe me të tjerë; unë do të vështroj vetëm rezultatin, që ngjalli edhe në Shqipni nji farë lufte për vojin e gurit e që shtrëngoi Shoqëninë inglize me i ndryshuem e me i përmirësuem konditat e veta. Tue qenë se këto ndryshime e përmirësime nuk janë akoma shpallun zyrtarisht, nuk due të bâj sot nji krahasim ndermjet konditavet të paraqituna prej secilës Shoqni; po shtoj vetëm se, për sa dihet, ato të dy shoqëni amerikane janë sot për sot mâ të mirat. E për kondita mâ të mira unë kuptoj nji përqindëse fitimi mâ të naltë, e garanti të mjafta për sigurimin e shfrytsimit.

Këto dy pika duhet të mbajë parasysh parlamenti shqiptar në bisedim të çashtjes së vojit të gurit tue u ruejtun prej çdo farë influencash të tjera, të cilat mund të dalin të damshme si në politikë ashtu n’ekonomi. Udha, që na këshillon me mbajtun, në të dhanun të koncesjonit të vojit të gurit, organizatori i financavet Z. Hunger, âsht fare e çuditshme, aqë sa që nuk do ta kishe besuem, sikur të mos kisha e kisha kënduemun të shtypun ndë një fletore të këtushme me nënshkrimin e tij. Z. Hunger propozon që e drejta e zgjedhjes e tokës për kërkesa e shfrytësim të vojit të gurit t’i jipet Shoqënivet të ndryshme tue i rreshtuem mbas datës s’ofertavet të tyne. Këjo udhë do t’ishte e drejtë, po t’ishte se ligja e jonë të caktonte konditat mbas të cilavet duhet të jipen koncesjonet; po, kur kjo ligjë mungon, vjen vetiu se parapelqimin e ka ajo shoqëni, që parashtron konditat mâ të mira.

Ndë numër t’afërm do të kthej përsëri mbi ket subjekt e do të mundohem me dhanë shkoqitje mâ të plota tue marrë në veshtrim konditat e ndryshme t’ofertave mâ me randësi.


LUIGJ GURAKUQI

POPULLI FITOI… RRNOFTË POPULLI


“Në Shqipni nuk ka opinion publik; populli shqiptar nuk ka mendim e vullnet të vetin...” Kështu thërriste, kështu pleqnonte nji herë në Parlament nji deputet ish-Popullores, i cili, duket, nuk kishte pasun kurrë kujdes me njohun popullin që përfaqësonte.

“Juve të Shkodrës ju kam frikën; nuk keni për të dalë mâ deputet. Ju përfaqësoni nji krahinë malsorësh e katundarësh të mësuem me u rrejtun mbas pares. Proqeveritarët levdohen se do të ndajnë nji shumë të madhe të hollash për me kundërshtuem me to zgjedhjen tuej”. Kështu më thoshte, pakëz ditë përpara se të përndahej Parlamenti i vjetër, nji shok i emi i Opozitës; e nuk kishte faj, pse tue qenë prej Shqipnisë jugore nuk njifte mirë popullin e Shkodrës.

Unë, që kam pasë fatin me i ramë Shqipnisë kryq e tërthuer, me rrojtun në mes të popullit e me ndamë bashkë me te të mirat e të këqijat — të këqija mâ shum se të mira — unë nuk u vuna vesh këtyne fjalve. M’u helmue shpirti prej së fyemes që i bante popullit deputeti i ish-Popullores dhe protestaova rrebtësisht kundër tij. Bana buzën në gaz e vuna qeleshen më njenin sy, e me kaqë i u përgjigja shokut tem t’Opozitës.

Nuk due të flas përgjithsisht mbi zhvillimin e çuditshëm të popullit shqiptar, pse punët flasin vetë. Mjafton të kujtoj luftën e ashpër të bame prej shokëvet të “Xhokës” në Tiranë e ngadhnjimin e saj në zgjedhjet e para të Nenprefekturës së Shjakut, t’asaj krahine ku, disa muej përpara, mbretnonteanmiku i “Orës së Maleve” e populli i shtypun kishte edhe qetësinë shtëpiake.

Do të thom vetëm pak fjalë mbi luftën elektorale e mbi fitimin e Opozitës në Shkodër, fitim, që âsht nji ndér për popullin e kësaj Prefekture, fitim, që âsht prova mâ e shkelqyeshme se në Shqipni ka nji opinion publik, se populli shqiptar ka nji vullnet të vetin e âsht i zoti i mendimevet të veta.

Në prefekturë të Shkodrës nuk punuen të hollat, nuk patën ç’bâjnë premtimet. Popullin e kësaj prefekture nuk e trembën friksimet, nuk e penguen ndërhyrjet, nuk e ndaluen shpërdorimet. Luftën elektorale e bâni gjithnji me mjete ligjore, me nji guxim qytetnuer të çuditshëm. Besa, burrnija, urtija e vjetër e këtij populli shkëlqyen, në kohën e zgjedhjevet, mâ tepër se kurr. Malsorë, katundarë, qytetarë qindruen burrnisht të gjithë së bashku, edhe prapë së bashku fituen lumnisht.

Lufta elektorale në Prefekturë të Shkodrës âsht nji dishmi e kjartë e përparimit dhe e zhvillimit shoqnuer të popullit shqiptar.


LUIGJ GURAKUQI
T’FALUN ATDHETARIT TË KOSOVES *

( Për të mira ** â tuj u-përpjekë me bâ për gjuhë shqipe )


Sado nen êmën i t’Kosoves je mblue

Po m’dan prej Shkodrës s’ime;

Vllaznisht po t’falem pra ** ke fillue

Me i prû giuhës s’on ‘ lulzime.


Me t’ dreit’ sot ka përse m’u-gzue Shqipnija,

Sot ka kê me thirr’ bír;

Pse me irrit’ êmnin po punon djelmnija,

E giuhën me i a dlír.


Kety gjuh’ t’ tingllueshme, t’ambel e trimnesh’

Ket gjuh’ plot bukurí;

** né t’mjerve na e çon gjith zêmrën pesh’

N’ dhé t’huej lark tuj e ndí.


Por prap sot jan’ disa ** edhe s’kuptojnë

I gjuhës ç’âsht përparimi;

Tuj ndrrue gjuhën t’falitunit mendojnë,

Se vjen qytetënimi.


Ktyne njerzve ** mbahen gjind me krye,

Sa t’dalin prej gzhoj’s s’vet,

E t’ rrîn jashta do dit, kur kan’ me kthye

S’ke shqip mâ pse ju flet.


Por n’mos e paçim prap faret harrue,

E flasin tan’ perzije;

Me I pvet’ : « Ej ç’keni bâ, si keni shkue ? »

T’thon « Dobro, kako vije? »


« Ma jena già merzit; ktû as dreqi i s’rrî ;

Halà jan ‘ rozzi ed empi;

Nder vende t’jera kem, la Dieu merci,

Shum qefe e passatempi .»


« Del nieri me shtetit’ , shkon al Caffè;

Merr bash’ la sua ragazza

Mblidhna per nat’ nder balli e soirée

Si gode e si gavazza.


Ktu invece s’dijn neanche per idea

Ç’ka do me than’ progresso ;

Jan’ gjind t’egjer ancora, gente rea

S’nderojn il debol sesso. »


Kshtu flasin, bisedojn, kshtu djekt e vet

Pezmojn t’mjeren shqipní;

Dy fjal’ s’mund t’ thon’ jrejt shqip, pse Zoti vret

Fjal’t t ‘thueja mbrend’ pa shtî.


S’po flasim per buongiorno e buonasera

Kto fjal’ i ndijm pa dá :

Do m’u-përshndet’ thon’ tash deri kali imera,

Guttmorgen herren, disá.


Ah t’falitun! Ku e xût ket diturije?

Fort jeni tuj gabue !

Se njallet poplli, der sot kush s’ka ndije ,

Gjuh’ e zakon tuj ndrrue !


Si t’bjerr’ gjuhën nji popull shqim mbaron ;

N’shum çeta ka me u-dá :

Gjuha njerzt e nji kombi i bashkon,

I lidh si vllan me vllá.


Si t’lam zakonet ** kem’ pas’ ne e par’ ,

Prindt t’on’ si t’i mohojm,

Fisnik’ mâ s’jemi, s’jemi mâ Shqiptar’

S’kem mbrapa kuj t’i shkojm.


Pra ju Shqiptar’t e rí pade m’diftoni

Ku e xût ket far’ njerzijet

** mbaheni si t’ardhun nga Londoni,

Prej Francës o prej Austrijet.


Kjet ndoshta der n’ Triesht’ o n’ Dobrovnik,

Der n’Vjen’ o der n’Trebin’;

O shkuet n’Ismir, n’ Paris o n’Venedik,

O der n’t’ vorfnën Cetin’


E me ‘i her’ ndrruet; me ‘i her’ filluet me than’

** na s’kemi njerzí;

** s’nderojm grat, ** dorën s’dijm me e dhan’.

** s’dijm me ndej’ n’shoqní !


Une pra kam sa dit ** rrî n’dhé t’huej

E s’munden me e zan’ bes’

** t’ jen’ njerzî kto pun’ ; ** i thrras , n’gjuh’ t’ huej :

Affectée politesse.


T’kqyrim, gjithsa mundohna, për Atdhé,

Mos m’e marrue Shqipnín;

T’marrim prej tjerve çka t’jen mir’ për né,

E t’lam’ m’njen’ ân’ teprín.


E ty, I Kosoves Shkrimtar, ** jé tuj krye

Mbi gjuh’ shum zbukurime,

T’lutem mos me u-marzit’ e me pelqye

Nyi shndet prej zêmrës s’ime.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LUIGJ GURAKUQI Empty Re: LUIGJ GURAKUQI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi