Urat e shumta dhe shtresat e bardha të Rugovës
Faqja 1 e 1

Beqir Sina, New York
Shoqata shqiptare-amerikane “Rugova” festoi 1-vjetorin e krijimit
Hys Shkreli: "Rugovës, për 100 vjet askush nuk i dha asgjë, mirëpo ajo i dha Kosovës liderin e saj"
BRONX - NEW YORK CITY: Shoqata “Rugova” festoi me anë të një manifestimi kulturor e argëtues1-vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ditën e diel, në njërin prej lokaleve më të njohura në Bronks- Nju Jork "Maestro's Restaurant" morën pjesë anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate, përfaqësues të shoqatave e organizatave të tjera, aktivistë e veprimtarë të komunitetit. Morën pjesë edhe Ansambli Folklorik Autokton "Rugova", grupi muzikor Elita-3 dhe këngëtarët Klementina Morina e Besim Muriqi.
Po ashtu në këtë manifestim ishin të ftuar edhe aktivistë të dalluar të komunitetit shqiptar, kryetari i LDD-ës, Agim Rexhaj, nënkryetari i “Vatrës”, dr. Gjon Buçaj, anëtari i bordit të LQSHA, Zef Balaj, nënkryetari i SHA-"Dibrane" Lavdërim Cami dhe nga shoqata “Drenica”, Rifat Drenica, të cilët edhe e përshëndetën 1- vjetorin e krijimit të shoqatës "Rugova".
Festa e 1-vjetorit të krijimit të shoqatës u zhvillua në një sallë të bukur të krijuar me një ambient festiv, enkas për këtë rast, para afër 500 bashkëkombasëve tanë të pranishëm, kryesishtë mërgimtarë nga treva e Rugovës, Peja e rrethinat e saj. Njëvjetori i Shoqatës "Rugova" në Nju Jork, kishte si qëllim të ofrimit të bashkëkombasve tanë në diasporë, në gjallërimin e aktiviteteve të ndryshme në drejtim të ruajtjes dhe ngritjes së ndjenjes sonë kombëtare dhe ruajtjen e vlerave të kulturës, traditave dhe zakoneve tona.
Njëvjetori i shoqatës “Rugova” u shoqërua me një koncert festiv në qytetin e Bronksit- Nju Jork, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh, i treti në këtë zonë për nga madhësia numerike mes shumë etnive që e karakterizojnë këtë qytet amerikan, ku jetojnë të gjitha racat dhe fliten të gjitha gjuhët e botës.
Kjo festë, e para e këtij komuniteti, u shënua duke e pasuruar programin me shumë valle e këngë të krahinës së Rugovës, luajtur nga Ansambli Folklorik Autokton Rugova, recitime nga dy vogëlushet Elonora e Qendresa Lajçi, monologu nga poeti Shaban Lajçi, këngët e vallet e bukura burimore folklorike nga grupi folklorik autokton "Rugova". Luajtja në instrumentet karakteristike të kësaj krahine, daullja, lahuta, çiftelia, tepsia, gjethi e fyelli krjuan një ambient mjaft të mrekullueshëm në interpretimin e tyre.
Kryetari i Shoqatës “Rugova”, Isuf Rexhaj, mori fjalën e rastit dhe përshëndeti të gjithë të pranishmit në sallë duke ju uruar festën, dhe duke falënderuar shumë në kontributin e anëtarëve të kësaj shoqate dhënë në themelimin e fondit për blerjen e ndërtesës së shoqatës dhe blerja e truallit për varreza të komunitetit rugovas..
Më tej ai tha se ky manifestim i shoqatës "Rugova" do të bëhet tradicional dhe do të mbahet në fillim të tetorit, që është muaji kur edhe u krijua shoqata "Rugova", e cila u themelua më 11 tetor 2008. Kryetari i shoqatës z Isuf Rexhaj tha se kjo shoqatë është e regjistruar si organizatë jopërfituese, e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet e tjera që veprojnë në komunitet. Shoqata "Rugova" do të jetë shoqatë kryesisht kulturore e sociale, e cila do të afirmojë vlerat kulturore e historike të trevës së Rugovës, por edhe do të ndihmojë organizimin e jetës dhe punës së mërgimtarëve tanë nga kjo trevë dhe mbarë trevat shqiptare.
Sipas tij, roli i saj do të jetë i dyfishtë: organizimi i jetës, punës dhe aktiviteteve tona kulturore këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe lidhje me vendlindjen. Po ashtu kjo shoqatë do të punojë edhe me inkuadrimin e mërgimtarëve tanë në jetën e sistemin amerikan dhe forcimin e miqësisë shqiptaro- amerikane. Për të arritur këto qëllime shoqata "Rugova" ka filluar përgatitjen për dy projektet tona të para: blerjen e një ndërtese për nevojat e shoqatës dhe të komunitetiti dhe blerjen e një trualli të përbashkët për varreza, në Nju Jork.
"Po ashtu, tha kryetari i shoqatës, ne planifikojmë që të ndihmojmë edhe aksione të ndryshme në vendlindje, në Rugovë dhe viset e tjera shqiptare. Këtu, për shembull, një nga angazhimet tona në vendlindje do të jetë caktimi i lokacionit të përherëshëm të Lojrave Popullore, ose të një Festivali Tradicional të Lojarve e Valleve të Rugovës. Ngritja e një Pllakati Memorial, me të gjithë emrat e të gjithë heronjve të Rugovës e më gjerë, që ranë për mbrojtjen dhe lirinë e kombit tonë.
Së fundi, në fjalën e tij kryetari i kësja shoqate, Isuf Rexhaj, tha se për të gjitha këto plane e projekte do të punojmë, por edhe do të ftojmë në bashkëpunim të gjithë ata që mund të kontribuojnë, sidomos biznesmenë e intelektualë të sukseshëm, aktivistë e punëtorë të dalluar, gjithmonë do t'u shërbejmë interesave të kombit tonë duke vazhduar të prezantojmë dhe afirmojmë kulturën dhe traditën rugovase dhe mbarëshqiptare. Zoti e bekoftë shoqatën “Rugova”, kombin shqiptar dhe kombin amerikan!
Rugovës, për 100 vjet askush nuk i dha asgjë, mirëpo ajo i dha Kosovës liderin e saj.
Gazetari i mirënjohur shqiptaro - amerikan, Hys Shkreli, u kujtoi rugovianëve, duke thënë: "kur e keni lëshuar Rugovën, ju keni menduar se po e leni Rugovën prapa. Por ju kurrë nuk e keni lënë atë, sepse kudo që keni shkuar e keni marrë nga një copë Rugovë me vete dhe kudo që keni shkuar e keni gjetur nga një pëllëmbë Rugovë... Dhe sonte kjo është më e madhja Rugovë që kam parë ndonjëherë në Amerikë, tha ai.
Për të evitentuar rëndësinë e kësaj treve Shkreli, tha se "Rugova me Drenicën, Shalën e Llapin ishin rezistenca e fundit e komunizmit jugosllav. Ajo Ishte strehorja e fundit e heronjve që rezistuan okupimin e Kosovës në fund të Luftës së Dytë Botërore, për këtë arsye pushtetet e kaluara sllave e dënuan Rugovën. Ajo për më shumë se 80 vjet, ishte një burg i madh i Kosovës, e izoluar tërësishtë nga civilizimi..."
Mes të tjerave, gazetari i mirënjohur Hys Shkreli, potencoi se "Rugovës për 100 vjet askush nuk i dha asgjë, mirëpo ajo i dha Kosovës liderin e saj. Rugova, tha Shkreli në fjalën e tij, së bashku me Plavën e Gucinë, ishte kufiri më i përgjakuar i veriut të Kosovës, Gryka e Rugovës dhe Gryka e Kaçanikut ishin dy grykat legjendare të Kosovës, të cilat i hapën derën mikut e ia mbyllën armikut, kudo dhe kurdo që ai ia mësyu Kosovës. Rugova, ka theksuar ai, ishte Pullazi i Kososvës, aty ku u strehuan shqiponjat e fundit të Kosovës, aty ku u strehuan edhe heronjtë nga lufta e fundit e Kosovës.
Shkreli e quajti Rugovën si të ishte Olimpi i Kosovës, Kolorado e Kosovës, por, tha ai, ishte edhe Tibeti i Ballkanit. Duke folur me nota poetike, ai tha se Rugova është rajoni më i bardhë i Kosovës, i bardhë më borën që e mbulon, i bardhë për historinë e saj, i bardhë për ujin që shkumëzon, i bardhë për veshjen e saj tradicionale, e bardhë më plisat e saj shqiptarë, i bardhë edhe me shkëmbijtë e saj. Rugova pra është sot agimi, mëngjesi i Kosovës. Atje puthin të parat rreze agimin; atje, në Rugovë përfundon edhe dita në Kosovë.
Në fund ai tha: "Falë shoqatës shqiptaro - amerikane "Rugova", një pjesë e historisë, traditës, bukurisë e mikpritjes rugovase, është sonte këtu me ju dhe për ju. E përgëzoj këtë shoqatë në Ditëlindjen e saj të parë dhe e hap këtë mbrëmje duke hapur kaptinën e re më të sukseshme të kësaj shoqate dhe këtij komuniteti në këtë vend të bekuar, i cili na ofroi sofrën atëherë kur të tjerët na e rrëmbyen atë.
Duke shpresuar se kjo Shoqatë të jetë ajo ura e njohur e Rugovës, që lidh dy brigje, dy shkëmbinj, lindjen me perëndimin, e ne këtë rast të shërbejë si lidhje juaja me vendlindjen dhe lidhje e kombit tonë me atë amerikan, ka përfunduar fjalën e tij gazetari i mirënjohur shqiptaro - amerikan, Hys Shkreli, i cili përshëndeti me këtë rastë 1- vjetorin e krijimit të shoqatës “Rugova”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi