Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rudina Seseri: Programi i qeverisë: një këngë e vjetër me orkestrim të ri

Shko poshtë

Rudina Seseri: Programi i qeverisë: një këngë e vjetër me orkestrim të ri Empty Rudina Seseri: Programi i qeverisë: një këngë e vjetër me orkestrim të ri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 5:29 am

Programi i qeverisë: një këngë e vjetër me orkestrim të ri


Rudina Seseri: Programi i qeverisë: një këngë e vjetër me orkestrim të ri N680866341_6889

Rudina Seseri - Botuar tek Gazeta Panorama
18 Shtator 2009


Përtej të bërit politikë, çdo njohës i ekonomisë që lexon programin qe paraqiti qeveria ne Kuvend nuk mund te kete aspak besim tek aftësia e saj per të përmirësuar sado pak gjendjen ekonomike të shqiptarëve. Kryeministri aty këtu dhe vend e pa vend u përpoq ta paraqisë me optimizm programin duke u angazhuar se Shqipëria në katër vitet e ardhëshme do të kalonte 6 vende të Bashkimit Europian, por kjo është redaktuar me kujdes në versionin zyrtar, te publikuar të programit. Madje mu duk se edhe vetë kryeministri, që e lexoi këtë program pa entuziazëm dhe me sforcim të madh, nuk kishte besim se do të ndryshojë gjë në katër vitet e ardhshme. Sepse, në thelb, nuk u tha asgjë e re, vetëm u përsërit kënga e katër viteve më parë me një orkestrim të ri.

Programi përcakton parametrat ekonomikë optimalë për katër vitet e ardhëshme dhe si të tillë përmend inflacionin, borxhin publik dhe deficitin buxhetor. Të ndalojmë te këto parametra vetëm një moment: borxhi publik i brendshëm dhe i jashtëm ka kaluar 56% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) e deficiti buxhetor vetëm është thelluar, sidomos në 2008n dhe 6-mujorin e parë të 2009s. Deficiti buxhetor në programin e mëparshëm të qeverisë ishte parashikuar deri në 4.55% e PBBsë. Sipas FMNsë, deficiti i 2008s arriti në 5.75% dhe per vitin 2009 parashikohet 6.3% ose më i larti midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Natyrshëm lind pyetja, me cfarë të ardhurash do ta ulë borxhin publik dhe balancoj buxhetin qeveria e re? Të ardhurat nga doganat vazhdojnë të ulen jo vetëm nga konjektura botërore, por edhe për shkak të uljes së importeve prej frenimit të prodhimit dhe prej uljes së konsumit për shkak të rënies së fuqisë blerëse. Për shkak të krizës në vend, aktiviteti i biznesit është frenuar dhe, si rrjedhoj, edhe të ardhurat nga tatim fitimi kanë renë 7.2% ne krahasim me 2008n. Dhe këtu as nuk po i hymë analizës së shpenzimeve stratosferike që do ti duhej të bënte qeverisë për të përmbushur premtimet që ndërmori katër vite më parë e që po i përsërit sërisht tani.

Aspekti më problematik i programit ekonomik të qeverisë është ajo cfarë nuk thuhet në të. Në program nuk permendet as edhe një parashikim i vetëm për rritjen ekonomike që do të ketë vendi dhe per të ardhurat për frymë - dy tregues primar - me të cilat lidhet direkt niveli i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe niveli i jetesës. Në programin e 2005s, qeveria percakonte qartazi synimin për rritje të PBBse nga 6% - 8%. Sa do të jetë rritja ekonomike dhe të ardhurat për frymë në 4 vitet e ardhëshme? Është një rast unik që në një program qeverie nuk parashikohet rritja ekonomike. Është një rast unik që në një program qeverie nuk thuhet asnjë fjallë se si do të ndryshojë kontributi i degëve kryesore të ekonomisë gjatë katër viteve të ardhëshme. A mos vallë janë harruar të permenden? Unë mendoj se jo.

Problemi është shumë më i thellë dhe lidhet me themelet e gabuara ku mbështetet ky program. Programi supozon që Shqipëria ka një ekonomi të lulëzuar, e cila ndryshe nga e gjithë ekonomia botërore nuk është frenuar nga kriza. Por, megjithë përpjekjet e qeverisë për ta sheqerosur krizën ekonomike me pretendime për rritje spektakolare të Produktit të Brendshëm Bruto ne nivelin 8% që supozohej ta vendoste Shiqipërine në vendin e parë në Europë dhe në botë për mosprekje nga kriza, realiteti rezulton ndryshe. Të dhënat e palëve të treta si FMNja dhe Agjensia e Inteligjencës Amerikane qartazi tregojnë se ekonomia shqipëtare nuk u rrit 8% ne 2008. Madje, edhe stipulimi per 6% rritje te PBBsë, ofrohet me shume rezervime dhe kujdes. Për më tepër, Shqipëria nuk është as e para, as e dyta e as e dhjeta apo e njëzeta per nga rritja ekonomike, por zë vendin e 56të në botë pas vendeve si Bhutani, Ruanda, Kirgistani e Uganda. Ndërkohë që të njejtat burime konfirmojne se në Europë ka plot shtete ekonomia e të cilëve është rritur më shumë se Shqipëria përfërshire këtu Rumaninë, Malin e Zi, Moldovën dhe Slovakinë.

Këtë konkluzion e konfirmon edhe raporti më i fundit i Bankes se Shqiperise, i cili jep një imazh të zymtë të ecurisë së sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Prodhimi në sektorin bujqësor për vitin 2009 ka renë dhe pritet te bjerë me 4.5% deri ne fund te vitit 2009 në krahasim me 2008n. Ky fakt është domethënës dhe shqetësues sepse keqson situatën ekonomike të thuajse 50% të popullsisë që jeton në zonat rurale. Kjo pjesë e popullsise jo vetëm që është e pa asistuar nga qeveria sepse konsiderohet si “e vetpunesuar” – nënkupto “e lënë në mëshire të fatit” – por, edhe ata pak njerëz që kanë një copë tokë e ca të mbjella, po përballen me rënie të prodhimit dhe, si rezultat, të të ardhurave të tyre. Analiza për sektorin e industrisë është akoma më e errët. Vetëm në tre muajt e parë të 2009s, sektori i industrisë ka rënë me një ritëm dyshifror prej 13.2%. Tkurrja e këtij sektori dhe ritmi i kësaj tkurrje është një goditje e rëndë për ekonominë e sotme pasi do të thotë që mjaft biznese janë mbyllur dhe numri i sipërmarrësve të falimentuar dhe të papunëve është rritur. Sigurisht, konsekuenca më imediate e papunësise dhe e falimentimit është rënia e të ardhurave. Në program jo vetëm nuk parashikohet asnjë masë antikrizë, por arrihet deri aty sa kriza ekonomike e Shqipërise nuk konsiderohet as edhe një herë të vetme në 57 faqe program.

Në program nuk flitet asnjë fjalë për familjet ne zonat rurale. Si do të ndryshojë niveli i jetesës së tyre, me se do të jetojnë ato? Programohet që çdo familje fshatare të ketë Internet, por nuk programohet që të ketë bukë, ushqim të mjaftueshëm dhe ujë e drita. Ky program e ka fshatarin jashtë vemendjes së qeverisë. Qeveria interesohet të rrisë investimet në kullimin e në mbrojtjen e tokës, që do të krijojë mundësinë për disa tendera e favore më shumë, por nuk merr asnjë angazhim të rrisë të ardhurat e familjeve fshatare. Pa komentuar pastaj për historinë e Internetit në familjet fshatare që është groteske njëlloj si ajo e Internetit në të gjitha shkollat e fshatit, të cilat janë ende pa dyer e dritare. Premtohet barazimi i pensioneve të fshatit me ato të qytetit. Por po po në të njëjtin seksion thuhet se pensionet në qytet do të rriten 10% dhe në fshat 15% çdo vit. Arithmetika e thjeshtë nxjerr se pas katër vitesh pensionet e fshatit do të rriten rreth 20% më shumë se të qytetit, pra nuk mund të barazohen. Madje, për rreth 150 mijë pensionistë në fshat rritja e pensioneve do të jetë 25% më e vogël se rritja që përfituan në katër vitet që shkuan, ndërkohë që për rreth 280 mijë pensionistë në qytet rritja do jetë vetëm 9% më e lartë.

Themelet janë gabuara edhe në shumë aspekte të tjera të zhvillimit të vendit. Programi mbështetet në vazhdimin e reformave të nisura në sistemin e drejtësisë ndërkohë që tashmë eshte nje fakt i ditur se për një reformë të tillë në katër vitet qe shkuan nuk u arrit të përgatitej as strategjia e reformës. Programi mbështetet në vazhdimin e reformës së garantimit dhe gëzimit të pronës, kur dihet se çështja e pronësisë është nga pikat më të dobta të qeverisjes së mëparshme. Programi mbeshtetet ne vazhdimin e reformave në administratën qendrore, reforma te cilat kane terhequr kritikat kryesore të institucioneve ndërkombëtare per deshtimin e tyre ne reformimin e administratës. Programi mbështetet në vazhdimin e luftës kundër korrupsionit, kur dihet shpërdorimi i madh i fondeve publike dhe deri manipulimi i proceseve gjyqësore të lidhura me to.

Këto janë reflektimet paraprake mbi një program që nuk jep asnjë shpresë për ndryshim, por që vetëm përsërit, madje të deformuar, programin e parealizuar të katër viteve më parë. Ky program konfirmon plotësisht vlerësimet negative të paralajmëruara nga Partia Socialiste për këtë qeveri. Qellimi i kësaj analize fillestare, te cilen do ta thellojme me tej per cdo sektor e cdo aspekt te programit, është të vër në dukje nevojën imediate për politika që rrisin mirëqënien, ulin papunësinë – te cilën qeveria as nuk begenis ta masë saktazi dhe e quan papunësi administrative – luftojnë krizën ekonomike dhe shtojnë të ardhurat. Në fund të ditës, shqiptarët kanë nevojë për një mirëqënje reale, jo për deklarata dogmatike të përsëritura që nuk i sherbejnë askujt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi