Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyçi:Në kërkim të trashëgimisë-Nënë Tereza në Atdhe

Shko poshtë

Enver Bytyçi:Në kërkim të trashëgimisë-Nënë Tereza në Atdhe Empty Enver Bytyçi:Në kërkim të trashëgimisë-Nënë Tereza në Atdhe

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 10:07 pm

Në kërkim të trashëgimisë-Nënë Tereza në Atdhe

Enver Bytyçi


Nënë Tereza në atdhe?! Ishte ky një propozim, i cili erdhi përsëri si suprizë e sjellë nga "lart", nga goja e vetë kryeministrit të vendit, megjithëse në Shqipëri e në Kosovë kemi me dhjetra OJQ, shumë institute dhe asosacione që merren me shoqërinë, të shkruarën, të tashmen dhe të ardhen e saj. Por ato nuk është e thënë që të vijnë deri te idetë dhe abstraksioni për t'i shërbyer asaj shoqërie që i përkasin. Askush nga ne nuk ka dëgjuar ndonjë suprizë-propozim, që të vinte nga "poshtë", nga ajo pjesë e shoqërisë e angazhuar pikërisht për të sjellë ide dhe projekte të reja për zhvillimin dhe emancipimin e shqiptarëve.
Gjithçka që sjellin OJQ-të tona kanë të bëjnë vetëm me servilizmin dhe nënshtrimin ndaj donatorëve të huaj. Sa më antishqiptar të jetë donatori, aq më i zi në shërbim të antikombit janë OJQ-të tona. Ato propozojnë çmime, dekorata dhe shpërblime të majme për autorët e antishqiptarizmit. Ato janë ura ndërlidhëse midis shërbëtorit dhe ustait, bosit antishqiptar. Ndaj dhe OJQ-të shqiptare nuk kanë as kohë, as bok, as shans që të merren me problemet e shoqërisë shqiptare.
Do të duhej që kryeministri i Shqipërisë të hidhte idenë e kthimit në atdhe të eshtrave të Nënë Terezës si dhe të Mbretit Zog, Fan Nolit dhe Mit'hat Frashërit.
Vitin e ardhshëm do të përkujtohet përvjetori i 100-të i lindjes së Nënë Terezës. Një shekull që ka shënuar në kujtesën e tij veprën monumentale të asaj gruaje të vogël në trup, por me zemër të madhe. Nënë Tereza është shënuar tashmë një nga dhjetë personalitetet më të mëdha të shekullit që kaloi. Ndaj 100 vjetori i lindjes së saj do të shënojë një pikë kulmore të veprimtarive botërore.
Duket se ndryshe nga OJQ-të tona Kryeministri i Shqipërisë dëshiron t'i kthejë vendit shkëlqimin që mban emrin e shquar të "Nënë Terezës", e pagëzuar në lindje si Gonxhe Bojaxhiu. Sjellja e eshtrave të saj nga India, ku ajo prehet sot, në Shqipëri, aty ku prehen eshtrat e nënës dhe motrës së saj të dashur, do të ishte ngjarja më e madhe në jetën e shqiptarëve, por edhe një lajm i pëbotshëm.
Ky akt do të shprehte përmasa të dyfishta: humanitare dhe patriotike. Humanitare për faktin se Nënë Tereza do të prehej në qetësi pranë dy njërëzve të saj më të dashur, për të cilat ishte lutur aq shumë së gjalli. Patriotike, sepse bota skeptike dhe armike e shqiptarëve do të merrte përfundimisht përgjigjen e saktë për atë çfarë përfaqëson në prejardhjen dhe origjinën e saj nëna e të gjithë planetit. Nuk do të mundej më që në Shkup të tentohej të "vidhej" fama e shqiptares Gonxhe Bojaxhiu. Nuk do të shprehnin më habinë e tyre skeptikët në formën e pyetjes sugjestionuse: "Pse nënë Tereza shqiptare është?!"
Megjithatë nga mediat është mësuar se në Indi ka një refuzim të gjithanshëm për të lejuar kthimin e nënë Terezës në Shqipëri. Deklarata e Berishës ka shkaktuar edhe në Dehli reagime të kundërta dhe refuzuese. Madje përfaqësuesit e qeverisë indiane janë shprehur kundër një akti të tillë. Deri në shtatorin e ardhshëm ka edhe 11 muaj. Ndoshta është një periudhë e mjaftueshme për të negocuar dhe për të shkuar në një zgjidhje të pranueshme. Nëse arrihet kjo, atëherë Nënë Tereza merton një mazoleum të madh, shumë tëmadh, një park të madh, një vendvendosje që të bëhet vend pelegrinazhi për të gjithë vizitorët e botës së qytetëruar dhe për ata, të cilëve Nënë Tereza ishte bërë shpresa e vetme e jetës. Ngritja e këtij mazoleumi do të kërkojë fonde, ide dhe forcë realizuese të panjohur më parë. Megjithatë gjithçka ia vlen dhe do t'ia vlente që Nëna e Globit të rrezatonte nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, në të gjithë botën.
Ndoshta eshtrat e Gonxhe Bojaxhiiut nuk do të mund të vijnë shtatorin e ardhshëm në Tiranë. Edhe në këtë rast ideja e Berishës nuk mund të zhvleftësohet. Ajo zgjoi diskutime, evidentoi dhe njëherë faktin se Nënë Tereza është shqiptare dhe bota ballafaqohet sërish me këtë realitet, të cilin disa përpiqen ta përvetësojnë në mënyrë tinëzare. Por ky propozim, nëse nuk relizohet në kuadrin kohor të para 100 vjetorit të lindjes së saj, së paku mbetet e duhet të mbetet projekt i çdo kohe. Ai obligon dhe do të obligojë të gjitha qeveritë që të bëjnë përpjekjet e duhura në këtë drejtim. Një ditë Nënë Tereza do të prehet në tokën e saj të shenjtë, aty ku asaj i ishte mohuar prezenca për varrimin e nënës dhe motrës së saj, në Shqipëri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi