Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndue Lazri: Kujtime nga karikaturisti dhe humoristi shkodrane Shtjefen Palushi

Shko poshtë

Ndue Lazri: Kujtime nga karikaturisti dhe humoristi shkodrane Shtjefen Palushi Empty Ndue Lazri: Kujtime nga karikaturisti dhe humoristi shkodrane Shtjefen Palushi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 09, 2009 2:43 am





Ndue Lazri: Kujtime nga karikaturisti dhe humoristi shkodrane Shtjefen Palushi U1_NdueLazri
Ndue Lazri
Kujtime nga karikaturisti dhe humoristi shkodrane Shtjefen Palushi
Nga Ndue Lazri
Karikatura shqiptare dhe humori shkodran do te ishin te mangeta pa personalitetin krijues dhe gjenialitetin improvizues te Tefe Palushit. Kam qene ende teper i ri kur shikoja ne faqet e revistes “Hosteni” karikaturat mjaft te bukura e domethenese, me humor e ironi te mprehte, te cilat mbanin ne fund firmen “Tefa”. Pasi mbarova studimet u emerova ne Shkoder dhe nje nder njerezit e pare qe njoha ishte pikerisht Tefe Palushi.
Gazeta jone kishte ne faqen e fundit nje rubrike te titulluar “Kendi humoristik”, e cila ne raste te Vitit te Ri e festash te veçanta zinte edhe tere faqen. Nje nga bashkepunetoret e pare (madje qe ne numrin e pare te gazetes “Jeta e re” e me i rregullti derisa u nda nga jeta, ishte pikerisht Tefe Palushi. Mijera karikatura, njera me e bukur se tjetra me ka qelluar te botoj ne ate rubrike gjate 16 viteve qe punova ne ate gazete. E te tera ishin krijime te mrekullueshme te Tefes. Me vone edhe Paulini, autori i letres se hapur u be bashkepunetori yne ne fushen e karikatures e te fotografise. Nderkohe Tefa si karikaturist ishte i shumekerkuar edhe ne organe te tjera te shtypit shqiptar, si “Hosteni”, “Drita”,”Ylli”, “Nentori” e te tjera. Te tere e kishin per nder ta kishin Tefen bashkepunetor, i cili ishte kurdohere teper kerkues ndaj vetes per cilesine e krijimeve dhe sillte gjithmone diçka te re e origjinale.
Kur e takova Tefen per here te pare, mbeta i befasuar. M’u duk sikur shkodranet po me benin nje shaka, kur me thane qe personi qe kisha perballe ishte Tefa. Me nje handikap shume te avancuar, ai mezi ecte rruges e te dukej sikur nga çasti ne çast do te binte. Kishte veshtiresi ne artikulimin e fjaleve aq sa te vinte keq tek e shikoje sa sforcohej. Duart i dridheshin papushim sa te dukej sikur çdo objekt qe mbante ne dore do t’i binte. Por, si per çudi, sapo mbeshteste berrylin ne tavoline, dora e tij nuk dridhej me dhe ishte e afte ta hiqte vijen aq te drejte sa nuk kishte vizore qe t’ja kalonte. Por forca e tij e vertete qendronte ne idete qe i vinin ne koke dhe tek origjinaliteti i paraqitjes se tyre nepermjet karikatures. Edhe stili i te vizatuarit ishte aq origjinal, sa edhe sikur te mos e vinte firmen e fund te krijimit, kuptohej qe ishte dora e Tefes. Ai kishte stilin e tij qe s’mund te ngaterrohej, barazohej apo krahasohej me askend tjeter. Padyshim mbetet nje nga karikaturistet me te medhenj te artit shqiptar (ne mos me i madhi, por kete s’me takon mua ta them).
Tefa ishte i shquar edhe per humorin e tij ne tavoline, per batutat perhere te gatshme e befasuese, si dhe per shume barceleta kryevepra qe i bejne nder humorit shkodran. Na qellonte te uleshim shpesh here ne ish-klubin e shkrimtareve ne Shkoder. Tefes i pelqente te pinte nje gote raki apo vere, pa e tepruar kurre. Askush nuk mund te thote se e ka pare Tefen te dehur, qofte edhe nje here te vetme. Aty ne tavoline me miq, Tefa tregonte talentin e tij si bashkebisedues i kendshem, plot humor e batuta te papritura qe na benin ta mbushnim sallen me te qeshura. Ne nje nga keto mbremje ai u nxit e na beri nje karikature miqesore si çift mua dhe Zhanit, te cilen e ruajme edhe sot me xhelozi ne arkivin familjar.
Po shkruaj ketu nja dy batuta te kendshme te Tefes:
Kishte raste qe ne tavolinen e Tefes uleshin shume njerez qe edhe perfitonin nga bujarlleku i tij. Tefa u porosiste nga nje gote e ne fund paguante ai. Por shpejt e kuptoi qe disa nga ata ishin tipa qe i binin qylit. Nje mbremje vajti ai ne tavolinen e tyre e priti si do te silleshin. Asnjeri nuk porositi, por pinin vetem cigare e prisnin te porosiste Tefa. Edhe ai u fut ne lojen e tyre e nuk porosiste gje, vetem asistonte ne pirjen e cigareve. Dikur, pasi u merzit, u ngrit nga vendi dhe ju drejtua te pranishmeve: Kur do te mblidhemi nje nate tjeter qe te pime cigare?
Nje rast tjeter. Tefa ishte ne Tirane me grupin e delegateve shkodrane ne kongresin e shkrimtareve e artisteve.
Tek holli i hotelit, dikush, per te ngacmuar Tefen i thote:
Me ke ke deshire te te veme ne dhome per te fjetur, me Tinka Kurtin apo me Fadil Krajen?
Dhe Tefa pergjigjet: Po qe puna per te fjetur, me mire me Fadilin.



Ndue Lazri: Kujtime nga karikaturisti dhe humoristi shkodrane Shtjefen Palushi U1_shtjefen-palushi-tefa
Artisti, karikaturisti dhe humoristi i njohur shkodran Shtjefen Palushi
Ne ato kohe kishte njerez qe krijonin edhe barcaleta (te konsideruara reaksionare) qe i perhapnin duke thene se i ka krijuar Tefa. Ky ishte nje spekullim ne emrin e tij qe kishte nje popllaritet te jashtezakonshem ne mbare vendin. Tefa behej nervoz dhe nervozizmin e tij e shprehte jo aq ne faktin qe ato barcaleta mund t’i nxirrnin telashe, por sepse ato nuk kishin brenda art. Sapo i degjonte Tefa, thoshte: “Do ta pranoja si timen, por kjo barcalete nuk eshte as e bukur”. Pra, edhe ne keto momente ai ishte ekzigjent i cilesise se humorit.
Me vjen keq qe per kujtimin e emrit te Tefes nga organet shteterore detyrohet ta ngreje zerin i vellai. Jo se ka ndonje gje te keqe qe flet Paulini (perkundrazi kjo i ben nder si vella e si krijues) por e pafalshme eshte heshtja dhe sjellja neglizhuese e organeve te pushtetit lokal dhe atij kombetar. Me sa di une emrin “Qytetar nderi” e kane marre plot artiste qe jane ende gjalle e nuk e di nese te gjithe e meritojne vertet nje titull te tille. Por te lesh pa nje titull nderi nje krijues te kalibrit te Tefe Palushit, edhe kaq vjet pas vdekjes se tij, eshte e pafalshme. Behet fjale per nje akt burokratik, sepse populli ne kujtesen e tij ja ka ngritur me kohe permendoren Tefes.

kosova.albemigrant.com - Dërgoi për ZSH: Paul Tedeschini
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi