Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi: Dritëro Agollit

Shko poshtë

Përparim Hysi: Dritëro Agollit Empty Përparim Hysi: Dritëro Agollit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 17, 2009 3:58 am

Përparim Hysi: Dritëro Agollit U1_DriteroAgolli
Përparim Hysi

Dritëro Agollit

Pak nga pak,po mbush tetëdhjetë
Babaxhani nga Devolli
Ky Poet pëmbi Poet
Firma e tij:Dritëro Agolli!

Kush më shumë ne na kënaqi
Sa në prozë e sa në vargje
Varg e fjalë si hoje mjalti
Mbushur plot e tija magje.

Çau në ara letërsie
Plugun ngul si nga Devolli
Mbolli grurë poezie
Made in Dritëro Agolli!

Dhe s'e ndau njëherë nga buza
Kurrë lirikën aq të ëmbël
Ndaj lexuesit i ha buza
Bie e fle;me të në ëndërr.

Mandej zë e thotë me vete
(se ka frikë mos e harroj?!)
Se çdo varg të bën për vete
Kush më mirë se Dritëroi?

Dritëroi aq i mirë
(gjemani ju të ngjajshmin,vallë?!)
Shpirt e zëmër xhevahir
Vargu i tij si talisman.

Talisman,zë biem në gjunjë
Jetë të gjatë,urojmë Poetin
Ky urim s'është veç nga unë
Duan të gjithë të mbushësh shekullin.

Ky urim shkon gojë më gojë
(kush të njeh,kush të lexon)
Me këto vargje të uroj
O ballsam për shpirtin tonë!

13 tetor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi