Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi ratifikoi marrëveshjen Kosovë-Maqedoni

Shko poshtë

Kuvendi ratifikoi marrëveshjen Kosovë-Maqedoni Empty Kuvendi ratifikoi marrëveshjen Kosovë-Maqedoni

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 12:17 am

Kuvendi ratifikoi marrëveshjen Kosovë-Maqedoni

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të miratuar mbrëmë nga qeveritë në Prishtinë dhe Shkup.


Kuvendi ratifikoi marrëveshjen Kosovë-Maqedoni +++kuvendi-
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 81 votë PRO, 3 kundër dhe 2 abstenime ratifikuan Marrëveshjen ndërshtetërore për demarkacionin fizik të kufirit me Maqedoninë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 81 votë PRO, 3 kundër dhe 2 abstenime ratifikuan Marrëveshjen ndërshtetërore për demarkacionin fizik të kufirit me Maqedoninë.
Kjo u arrit pas një pauze që bëri Kuvendi pasi një numër i deputetëve nuk ishin prezent në sallë. Para ratifikimit përfundimtar të kësaj marrëveshjeje, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi edhe njëherë ua shpjegoi deputetëve ecurinë e nënshkrimit të këtij dokumenti ndërshtetëror që ishte arritur me 16 tetor ndërmjet dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë.Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin fizik të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Marrëveshja u miratua të premten në mbrëmje nga Qeveria në Prishtinë dhe ajo në Shkup.
Në mungesë votash të mjaftueshme, Kuvendi dështoi ta ratifikojë atë që në votimin e parë. Për këtë u desh që të kërkohej mbajtja e seancës së re të jashtëzakonshme, në të cilën marrëveshja u ratifikua me 81 vota pro, tri vota kundër dhe dy abstenime.
Para votimit, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesnin marrëveshjen.
“Ky moment i deklarimit tuaj për të përfunduar këtë proces, që është pjesë e barrës dhe e debateve të deritashme, do të përmbyllë një kapitull që nënkupton sqarimin e detajuar të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Sejdiu.
Ai shprehu bindjen se me ratifikimin e marrëveshjes, fillon një epokë e re e zhvillimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë.
Në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi, u tha deputetëve se marrëveshja e arritur me Shkupin, rikonfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe, siç u shpreh ai, forcon pozitën e saj lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Kjo marrëveshje është nënshkruar duke pasur parasysh gatishmërinë dhe përkushtimin reciprok për të kontribuuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore, sigurinë, stabilitetin, bashkëpunimin në rajon dhe perspektivën euroatlantike”, tha Thaçi.
Duke e cilësuar si marrëveshje të interesit shtetëror, kryeministri Thaçi i ftoi deputetët, që në mënyrë unanime, ta ratifikojnë marrëveshjen e arritur pas muaj të tërë negociatash mes grupeve të ekspertëve nga të dy vendet.
Kreu i ekzekutivit tha se qëllimi i Qeverisë ka qenë përmirësimi i gabimeve që janë bërë si rezultat i marrëveshjes së vitit 2001.
Por, ai sqaroi se Qeveria e Kosovës sërish nuk ka pasur mandat për definimin e vijës kufitare, por vetëm për shënimin e saj fizik.
Thaçi u premtoi qytetarëve të Kosovës, prona e të cilëve kalon në shtetin maqedonas, se nuk do të jenë të dëmtuar.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të vazhdojnë ta punojnë tokën e tyre pa frikë, pa u penguar dhe me qasje të pandërprerë. Kjo do mundësohet me formimin e komisioneve përkatëse ndërshtetërore, të cilat do të themelohen menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve”, theksoi Thaçi.
Qeveria, sipas tij, do të formojë komision vlerësues qeveritar për të vlerësuar dëmet e shkaktuara banorëve të brezit kufitar, që nuk kanë mundur t’i punojnë tokat e tyre që nga viti 2001, kur qe nënshkruar marrëveshja për demarkacion mes Maqedonisë dhe ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi