Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani: Vandalistët e Fakultetit të Filologjisë!

Shko poshtë

Kadri Mani: Vandalistët e Fakultetit të Filologjisë! Empty Kadri Mani: Vandalistët e Fakultetit të Filologjisë!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 10, 2009 12:25 am

Kadri Mani: Vandalistët e Fakultetit të Filologjisë!



Kadri Mani: Vandalistët e Fakultetit të Filologjisë! U1_KadriMani2007
Kadri Mani
KATEDRËS SË GJUHËS SHQIPE TË FAKULTETIT TË FILOLOGJISË
NË PRISHTINË- Shefit të Katedrës Prof. Dr. zotit Liman Matoshi-
LËNDA: Kërkesë për kalimin e ekzemplarëve të revistës “Shqipëria etnike” nga Biblioteka e Katedrës në Bibliotekën e përgjithshme; Kadri Mani
I drejtohem titullit të sipërm me kërkesën për kalimin e ekzemplarëve të revistës “Shqipëria etnike” nga Biblioteka e Katedrës në Bibliotekën e përgjithshme, për dy arsye:
1.Ngase aty ku ia kam dorëzuar Prof. Dr. Zotit Isak Shema, është tepër ngusht në krahasim me Bibliotekën e përgjithshme ku mund të shfrytëzohet edhe nga studentët, dhe
2.Kur e kam kërkuar një nr. Të revistës për t’ia fotokopjuar artikullin e vet Dr. Riza Bradës, revistat nuk ishin në Katedër!?!
Nëse dikush (Rexhep Qosja) e ka urdhëruar Prof. Isak Shemën që t’i mënjanojë apo t’i zhduk?- le t’i sjelli ekzemplarët që ia kam dhënë për bibliotekën e vet pesonale, dhe këtë në afatin prej 3 (tri) ditësh, me kërcënim të publikimit në mjetet informative.
Në pritje e sipër, ju përshëndes.
28.9.2008
P.S.: Zotni Prof. Liman, për revistat me juve dhe me Prof. Bardhin kemi biseduar gjatë Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Historinë dhe Kulturën Shqiptare (kur na e mohuat të drejtën e diskutimit, duke shkelur Programin tuaj!?!) dhe që atëherë punën e revistave e keni heshtur, të trimëruar se studentët tuaj nuk guxojnë të ndihen të gjallë derisa janë në duart tuaja?- por ja që në këtë rast jeni gabuar: studentët thonë se i keni shndërruar në qena të Fakultetit, dhe se mbi 50% të kohës jua humbni duke bredhritur korridoreve ose pa orar të mësimit e të provimeve, ose duke mos i respektuar ato orare nga profesorët arrogantë, gushavellët e pangopshëm që i kanë uzurpuar nga 3-4 lëndë në nga 3-4 fakultete!?
Dhe ata shtojnë: nëse nuk guxojnë të reagojnë derisa janë në duahrt tuaja, sapo të dalin nga duar tuaja, nëse nuk mund të hakmerren në ndonjë mënyrë tjetër, të paktën do të shtiren se nuk i shohin e se nuk i njohin profesorët e tyre, duke e kthyer kokën anash, dhe se nuk do t’i përshendesin- kurrë!!
Kurse me mospërfilljen e kërkes time, keni rënë më poshtë sportelisteve enveriste: po ta lësh porosinë në cilindo sportel qoftë, anekënd Shqipërisë, do të kryehet porosia, se s’bën!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi