Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DËSHMI KOHE PËR NJERËZIT DHE HISTORINË TONË TRAGJIKE

Shko poshtë

DËSHMI KOHE PËR NJERËZIT DHE HISTORINË TONË TRAGJIKE Empty DËSHMI KOHE PËR NJERËZIT DHE HISTORINË TONË TRAGJIKE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 19, 2009 1:23 am

DËSHMI KOHE PËR NJERËZIT DHE HISTORINË TONË TRAGJIKE


DËSHMI KOHE PËR NJERËZIT DHE HISTORINË TONË TRAGJIKE 1488
Nga e majta: Idriz Zeqiraj, Tefik Ramadani e
Xhafer Leci pas një tubimi në Kirchheim-Teck, Gjermani 2002


Nga:Xhafer LECI
Shokët e mi Idriz Zeqiraj, gazetar dhe Tefik Ramadani, defektolog janë të burgosur politik. Idrizi më 1968 në mungesë dënohet me 9 vjet burg nga gjyqet jugosllave. Largohet për në Shqipëri duke menduar se atje do të gjëjë shpëtim, por regjimi enverist e burgos dhe i vuan 17 vjet burg të rëndë. Kishte qindra kosovarë nëpër burgjet e E. Hoxhës. Po i përmend edhe tre shokët e Idrizit: Fazli Deliun nga Çabra e Mitrovicës, i ka vuajtur 27 vjet burg, Hysen Bukoshin, vëllai i dr. B. Bukoshit, i ka vuajtur 10 vjet burg, Nazmi Berisha-Dyzi nga fshati Dyz i Podujevës 20 vjet burg.

Nazmiu e ka shkruar librin:”20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës” (dëshmi për periudhën prej 1959-1980, botuar nga Enti botues, Berat, 1995)). Ta lexosh librin e Nazmi Berishës është shumë vështirë ta besosh dhe kuptosh se ndaj atdhetarëve kosovarë të cilët kishin kërkuar shpëtim në shtetin amë, regjimi diktatporial i E.Hoxhës të ketë mundur që të ushtrojnë aq dhunë dhe terror ndaj shqiptareve te Kosoves.Këtu do e bëja një krahasim midis dy regjimeve: Atij të mbretit A. Zogu me regjimin e diktatorit E. Hoxha. Shqipëria e kohes se mbreterise,kurrë nuk duhet barazuar me diktatorin, sepse ajo është piemonti i kombit shqiptar. E. Hoxha thuajse të gjithë kosovarët, të cilët ia mësynin shtetit amë për ta shpëtuar kokën i burgoste me akuzat si agjentë jugosllav, spiun të imperializmit, edhe pse e dinte fare mirë se ata ishin patriotë e jo spiunë. E. Hoxha frikësohej nga hija e vetë se mos ndokush po ia prishte rendin e tij stalinist, se mos po i bënin grusht shteti “kosovarët kokëderra..”!? Mbreti A. Zogu e bente të kundërten duke i strehuar e mikpritur kosovarët hallemëdhenj. Atyre u jipte tokë për të punuar si dhe vend për ndërtimin e shtëpive. Jugosllavët ua kishin frikën kaçakëve, ngase ndërmjet dy luftërave botërore e vetmja mbrojte e popullatës shqiptare ishin kaçakët. A. Zogu nuk i burgoste, por i ndihmonte dhe të cilët në çdo kohë mund të ktheheshin në Kosovë me detyra të caktuara. Ata mund të sulmonin gjendarmërinë serbo-jugosllave dhe pas kryerjes së akteve të tilla pa ndonjë problem ktheheshin në Shqipëri. Nga regjimi i E.Hoxhës jugosllavët jetonin dhe flinin të qetë, sepse E. Hoxha kosovarët që kërkonin shpëtim në tokën mëmë i mbyllte nëpër burgje dhe i poshtëronte në mënyrat më çnjerëzore dhe shtazarake. Në kohën e Zogut,Iljaz Qorri nga Reçaku i Shtimes-Ferizaj ishte strehuar në Shqipëri si edhe shumë kaçakë tjerë nga mbarë trojet etnike shqiptare,kur merr vesh se serbët ia kishin burgosur babain nga Shqipëria vjen në Prishtinë dhe kur afrohet te roja e burgut u thotë se jeni të rrethuar nga qindra luftëtarë dhe po lëvizet do t’u vrasim të gjithëve.Rojet frigohen edhe pse I. Qorri kishte qenë fikallvetëm dhe nga frika rojet ia lirojnë të babain nga burgu. Iljazi me atë rast i vret dy xhandarë-oficerë serbë dhe bashkë me babain vishet me rrobat e oficerëve të vrarë dhe largohen nga Prishtina. Nuk dëshiroj të flas dhe të shkruaj për historinë tonë tragjike, sepse nuk jam historian, por desha vetëm që ta jap një shembull konkret që ilustron qendrimet zyrtare të dy udhëheqësve shqiptarë në dy periudha historike që kanë pasuar njëra-tjetrën (1924-1939 dhe 1941-1990), njëri mbret dhe tjetri diktator, që në mënyrë decidive flasin për meritat (A. Zogu), përkatësisht për tradhëtinë (E. Hoxha) që bëri ndaj pjesës më nevralgjike të trungut tonë kombëtar, Kosovës martire. Pra, dallimet midis këtyre dy regjimeve janë si nata me ditë, prandaj jam i bindur se historia jonë kombëtare do t’ua përcaktojë vendin ashtu siç e kanë merituar.
“Ana më filozofike e historisë është, ajo që na tregon marrinë e njerëzve.” (Volter)
Pjesë nga libri “NË THEMELET E TRADITËS KOMBËTARE SHQIPTARE”.
Autor:
Xhafer Leci
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi