Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RETUSHIMI I VISAREVE TË VENDLINDJES

Shko poshtë

RETUSHIMI I VISAREVE TË VENDLINDJES Empty RETUSHIMI I VISAREVE TË VENDLINDJES

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 19, 2009 1:26 am

RETUSHIMI I VISAREVE TË VENDLINDJES

12 Shtator 2008
RETUSHIMI I VISAREVE TË VENDLINDJES Xhafer_leci
Xhafer Leci



Para disa kohësh iu drejtova njërit prej aktivistëve më të shquar të diasporës shqiptare në Gjermani, mikut tim, të palodhurit Xhafer Leci (në foto) me kërkesën për të më shkruar diçka nga veprimtaria e tij. Qëllimi im ishte të njihesha me veprimtarinë e tij por sidomos doja të njohesha me detaje me një nga periudhat me të cilën shqiptarët e Kosovës dhe diaspora e saj duhet të krenohen; mbajtja me ndihma e shtetit paralel në një kohë që Serbia e mbante Kosovën të pushtuar. Zoti Leci më dërgoi intervistën e mëposhtëme që ka zhvilluar me zotin Kadri Osmani dhe që përfshihen në librin e tij "NË THEMELET E TRADITËS KOMBËTARE SHQIPTARE". Duke e falenderuar, intervistën po e botojmë të plotë duke qenë se është interesante. Do të ftoja të gjitha ata shqiptar që kanë dëshmi të tilla të na dërgojnë shkrime të tilla prej të cilëve kemi se çfarë të mësojmë të gjithë.

Ju uroj lexim të këndëshëm !
Ajet Nuro
Montreal, Kanada
Shtator 2008


INTERVISTË ME VEPRIMTARIN E MIRËNJOHUR TË LDK-së z.XHAFER LECIN


RETUSHIMI I VISAREVE TË VENDLINDJES

Pyetje: Kush jeni Ju?- Luteni të prezantoheni për lexuesit e revistës „Shqipëria Etnike“, duke bërë një shëti të shkurtër nëpër biografinë Tuaj deri më sot, si dhe planet Tuaja për të ardhmen?

RETUSHIMI I VISAREVE TË VENDLINDJES Xh_leci_ne_themelet1Përgjigje: Jam i lindur më 1948, në Gmicë të komunës së Dardanës (ish-Kamenicë). Kam të kryer shkollën e mesme ekonomike, seksionin e kontabilitetit në Gjilan. Kam mësuar e diplomuar për kamerier në vitet 1978-1980 në Stuttgart të Gjermanisë. Punoj në perëndim që nga viti 1969. Jam inkuadruar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, për krijimin e strukturave organizative, sidomos duke bërë punë humanitare për zbutjen e varfërisë, për përballimin e bllokadave që po na vënte pushtuesi, që të mos gjunjë-zoheshim për një copë bukë, sikur që e planifikonin ata etj. Jo vetëm punët humanitare në mënyrë organizative, të cilat i shtronte qeveria dhe partia, por kam kryer edhe shumë ativitete të tjera. Pos të tjerash me dhjetëra njerëz të mi familjarë, miq dhe shokë i kam punësuar në firma gjermane në mënyrë legale dhe ilegale, duke rrezikuar edhe kafshatën e bukës për vete dhe familjen time. Një shembull për këtë: me lejën time të punës punonin disa punëtorë ilegalisht. Njeri nga ata në një rast i kishte prerë tërësisht tre gishtërinj me sharrë elektrike duke prerë dërrasa në një firmë ndërtimtarie. Më thërret shefi i firmës në fjalë dhe më thote: z. Leci sa më shpejt eja në Spitalin e Nürtingen-it dhe merre me vete polisën e sigurimit (Kranken -schein). Shkova ia dhash dhe i thashë se unë nuk e nënshkruaj. Nesër mund të më pyesin mjekët ti i ke humbur njëherë 3 gishtërinj? Nuk di si arsytohem? Pa nënshkrimin tim mund të thosha se ndokush m’i ka vjedhur lejën e punës dhe fletën e sigurimit. Shefi më thotë unë e nënshkruaj vetë dhe se kjo ngjarje do të shlyhet mbrenda dy ditësh, sepse unë do e paguaj tërë shërimin privat. Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi. Kurrë kush nuk më pyeti se ku i kam gishtërinjët pasi nuk ishte evidencuar askund. Ata që kanë para edhe në perëndim nganjëherë mund të manipulojnë. Madje shumë shqiptarë kanë banuar me vite të tëra (nga 5-6 veta) falas tek unë, pa paguar banesën as ushqimin etj. Shumë prej të cilëve më vonë kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në Kosovë, për çka jam shumë i gëzuar. Gruaja ime e devot-shme, zonja Refike Leci, ua ka larë dhe pastruar rrobat dhe mbulesat e krevatit, të gjithëve sëbashku me ato të familjes time dhe kurrë nuk është ankuar, edhe pse lodhej mjaft, sepse ajo punonte nga 8 orë në ditë në një firmë gjermane. Të mos i harrojmë mysafirët e shumtë që vinin për vizita pune pa ndërprer. Punë dhe aktivtete atdhetare kam bërë dhe do të bëj deri në vdekje. Kurrë nuk jam penduar për gjithë atë që kam bërë për popullin tim. Tani e pres pensionimin që të kthehem në vendlindje, pra në Kosovë dhe atje, sadopak, të pushoj fizikisht e psikikisht dhe të çmallem me njerëzit e mi, natyrisht duke vijuar të shkruaj! Këto janë disa nga planet e mia, duke parë e duke bërë, për të gjitha ato që sjell koha në të ardhmen, e që para-prakisht nuk mund t`i dimë as t`i parashohim. Kurbetçarët duhet të kthehen. Atdheut borxh ia kemi kthimin. Ata kanë potenciale të ndryshme e mundësi dhe aftësi reale për retushimin e visareve të veta!

Pyetje: Ti je pjesëmarrës i demonstratave të vitit `68 dhe `81. Të ka kërkuar policia ndonjëherë, ke qenë i dënuar?

Përgjigje: Më 1968 për pjesëmarrje në demonstrata kam qenë i dënuar me një vit burg në Gjilan. Prokuror ka qenë Ahmet Imami. Pas ankesës së shtruar më është shqiptuar dënimi me kusht. Policia shqiptaro-serbe në Ramjan të Vitisë në një festë-miting-tubim të madh shtetëror të RSFJ diku në tetor 1972 nuk më kujtohet karakteri i tubimit, ku mirrnin pjesë shkollat e rajonit të Gjilanit e Ferizajt, më ka burgosur mua më dajën tim Avdi Bucën, si dhe të miturin 14 vjeçar Agim H. Shahiqi, bir i mësuesit të vjetër të ndjerë Hajdin Hasan Shahiqit. Agimin policët e maltretuan, por e liruan aty për aty. Mua dhe Avdiun na mbajten një natë dhe ajo natë ishte më e gjatë se sa 100 netë, duke na maltretuar fizikisht dhe psikikisht. Më akuzonin se unë i kisha sharë Fadil Hoxhën gjatë diskutimit të tij dhe Nexh-mije Pagarushën kur ajo këndonte dhe se e kam shkyer flamurin turk. Të gjitha këto ishin vetëm gënjeshtra. Nuk dëshiroj t’i cek gënjeshtrat fjalë banale me të cilat kinse unë i paskam fyer F. Hoxhën e N. Pagarushën, kurse deklarata ishte shkruar në gjuhën serbokroate. Polici gjysëmanalfabet Sabit Buca, kushëri i Avdiut, e bëri këtë gjest antikombtar me siguri duke menduar për arritjen e ndonjë posti më të lartë në radhët e policisë serbosllave. “Zabiti” shërbëtor i njohur i sigurimit sekret serb na e montojë procesin politik, ndërseu policin analfabet Rexhep Hasanin etj që të vërsulen mbi ne pamëshirshëm si bishat. Fyerje-sharjet e shprehura në gjuhen serbe nga polici Rexhep Hasani, pa pikë gjak shqiptari, duke na sharë; ( majku vam shiptarsku j....nanën shqiptare ua q....), i përjetuam shumë më rënd se sa maltretimet fizike e psikike. Sabiti vetë ishte fshehur deri sa ata na maltretonin, sepse nuk ia mbante të ballafaqohet sy me sy me ne. Unë kur iu kërcnova Rexhep milicit, se po që mbeta gjallë do të hakmirrem, Rexhepi u tremb dhe maltretimet e sharjet pëfunduan. Sabiti, si burrë shumë i ligë që ishte, kishte porositur rojet e burgut që ata të na rrahnin tërë natën. Njëri nga rojet ishte shqiptar, na pyeti çka e keni Sabit B.? I treguam edhe rastin e montimit të procesit polici rojë, i cili e kuptoi se ishim të pafajshëm dhe na tregoi për porosinë e pistë të Sabitit, kurse policët serbë e kryen amanetin e Sabit sahanlëpirësit, duke zbrazur mllefin e tyre urrejtës ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Na maltretuan sa patën fuqi. Për këtë e falënderoi shumë nga zemra gjykatësin për kundërvajtje, të cilit mjerisht nuk ia mbaj mend emrin, por që ishte një shqiptar i mirë, djalë i ri. Ai konstatoi se ishte një proces i montuar politikisht dhe hakmarrës, na liroi duke më porositur mua që të largohem jashtë vendit. Unë atëbotë punoja në Austri, kisha shkuar për ca punë në shtëpi, shoqërova Avdiun i cili ishte nxënës i shkëlqyeshëm në vitin e 5-të të normales, i cili tash është profesor në shkollën e mesme teknike në Gjilan. Kush e di sa mund të na dënonin, po mos të ishte ky gjykatës shqiptar i ndershëm dhe shpirtmirë? Policët SB. e RH. nga frika se ne do të hakmirreshim patën dërguar njerëz për pajtim . Ne ishim kategorik kundër pajtimit me njerëz të cilët punonin kundër interesave shqiptare. Ata ishin shërbëtorë të devotshëm të UDB-së jugosllave, të cilët popullata e Anamo-ravës i njeh për së keqi, sidomos për maltretimin e të burgosurve politikë dhe të familjeve të tyre. Policia serbe në Gjilan më ka kërkuar më 1975, sepse më kishte lajmëruar Latif Morina tek punëtori i sigurimit Refik Thaçi, të cilin nuk e kam njohur, por për këtë kam marrë vesh më vonë nga njëri prej policëve të cilët më kërkonin me akuzën se unë punoja dhe flisja kundër Jugosllavisë dhe se mbaja dy pasaporta falso me emra dhe mbiemra të ndryshëm. As Refik Thaçi sot nuk ka fytyrë të dalë para dy vetëve. Ishte e vërtetë se atëherë propagandoja dhe punoja kundër Jugosllavisë, por nuk posedoja dy pasaporta. E kisha vetëm një dhe atë me emrin dhe mbiemrim tim të vërtetë. Gjithashtu më 1975, punëtorët e sigurimit në Gjilan e kishin marrë në pyetje Sahit Agajn nga Hogoshti, të cilin e kishin pyetur për mua se a më njeh dhe si më njeh, kurse Sahiti u kishte thënë se Xhafer Leci është shumë njeri i mirë, ndërsa ata i kishin thënë: “Si është e mundur të thuash ashtu kur Xhaferi dje ishte te ne dhe të ka sharë gjithçka, madje ta ka sharë edhe nënën”. Sahiti e kishte kuptuar lojën e tyre, prandaj edhe u kishte thënë “ unë nuk besoj, derisa nuk e dëgjoj me veshët e mi, etj”. Kur Sahitit i kishin drejtuar pyetjen „Si nuk na beson ti neve!?” Ai iu ishte përgjigjur “unë juve ju besoj, por nuk iu besoj atyre që vijnë tek ju dhe sjellin lajme të rrejshme!”. Latifi më pati lajmëruar edhe tek policia gjermane, duke u thënë atyre se unë jam njeri i armatosur dhe i rrezikshëm, si për Jugosllavinë ashtu edhe për Gjermaninë. Numër i madh policësh gjermanë në mengjez herët pa u gëdhirë pati rrethuar tërë ndërtesën e Firmës “ E. Behr” në Wendlingen, (Alb Str.13) ku banonim mbi 20 shqiptarë dhe me atë rast u kontrolluan shumë nga shqiptarët, me ç’rast morën një revole tek vëllau im Bajrami (Bala), i cili pagoi një dënim prej 1200 DM. Policia gjermane Balën donte ta largonte nga Gjermania, por për fat të mirë e mbrojti shefi i Firmës “Erwin Behr”, z. Bayer, sepse Bala ishte punëtor i mirë dhe i urtë. Megjithatë Balën e pushuan nga puna , sepse mjeshtri i tij z. Steinez, ankohej se nga Bala për rastin e ndodhur po frikohen punëtorët. Mua në banesën time më rrethuan shumë policë që kishin marrë me vete edhe qenë nuhatës, sikur të isha ndonjë terrorist edhe pse isha njeri i thjeshtë sikur të gjithë, por që policia gjermane i kishte besuar Latifit. Njeriu, i cili punon në ilegalitet për çështjen kombëtare, mendon, din dhe duhet të ruhet, prandaj policia gjermane nuk gjeti asgjë tek unë. Unë me Xhemil Xhelilin nga rrethi i Dibrës në Maqedoni dhe shokë të tjerë shpeshherë kemi hyrë nëpër lokale jugosllave, kur ata mbanin tubime e festa , me forcë ua merrnim mikrofonat, flisnim dhe propogandonim për situatën dhe padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar nga jugosllavët. Latifi ka lajmëruar edhe shumë njerëz të tjerë për raste të ndyshme: psh. kushëririn tim Bejtullah Lecin, se ai kishte shkuar në shtëpi me raport të pushimit mjekësor, Bejtullahun për këtë Firma „Behr“ e pushoi nga puna. Me keqardhje e them se hakmarrja nga ana jonë pasoi, ngase ishim të detyruar, por për këtë është më mirë të flasin vetë dëshmitarët e këtyre ngjarjeve. Për këto që përmenda më sipër, policia gjermane më ka marrë disa herë në pyetje me akuzën se po ankohen jugosllavët, që unë po ua prishja rehatin nëpër tubimet e tyre, po i fyeja në baza nacionale etj. Në një rast në Wendlingen më ndaloi Svetozar Pavlloviq nga Shabaci, duke më thënë “se çka po fryhesh ti bre shqiptar dhe po i shan e rrah vëllazërit e mi serb të pafajshëm. Jemi vetëm ne dy dhe urdhëro trego çka ke kundër serbëve? Ju shqiptarët vetëm kur jeni shumë shokë bashkë shtireni trima, përndryshe kur jeni vetëm jani frikacakë”-më tha Svetozari. Unë i them Svetozarit mirë shumë, tani po e di, ti qenke ai cili më paske lajmëruar te policia gjermane, e cila po më merr në pyetje shpeshherë dhe pa u hamendur Svetozarin e grushtova shpejt dhe pamëshirshëm, ndërsa ai as që provoi të mbrohet. Me atë rast aty pari kalonte Adem Fetahu - Kërqeli nga Gjilani, duke e dëgjuar Svetozarin, i cili më kërcnonte se do hakmirrej e do më lajmërojë tek policia gjermane. Ende pa folur unë Ademi i tha “Po e lajmë-rove Xhaferin, ti më kurrë në jetë nuk do të ngrënësh bukë” dhe vërtetë nuk pati guxmin të më lajmëroj më asnjëherë. Policia gjermane gati 3 vite, vetëm nga 3 muaj ma vazhdonin lejeqendrimin dhe gati sa nuk më kthyen në Kosovë. Për këto që ceka kam paguar shumë dënime në të holla. Fillova të tërhiqem e të punoj në ilegalitet, s’kisha më zgjidhje tjetër, ndërsa Xhemil Xhelilin, policia gjermane e largoi nga Gjermania në vendlindjen e tij.

As gjë nuk ishte e rastësishme, gjithëherë shqiptarët ishin të gatshëm të sakrifikonin për interesat dhe dinjitetin e tyre kombëtar.

Më 1981-82 kam qenë i ndjekur për pjesëmarrje në demonstrata, kurse në vitet 1993-1997 në Kosovë policia më kërkonte për aktivitete politike, që unë natyrisht i bëja në interes të çështjes tonë kombëtare. Më 1976 në Stuttgart më ka marrë në pyetje konzuli shqiptar Refik Agaj. Refiku pati sjellje shumë korrekte ndaj meje gjatë marrjes time në pyetje. Më 1985 në mengjes heret në orën 4 na zgjuan nga gjumi tërë familjen dy policë, njëri shqiptar e tjetri serb. Nuk lejova që askush të dalë në oborr edhe pse baba im i ndjerë Osmani më tha unë do të flas me ta, por unë dola vetë. Dola dhe i pyeta kë e kërkonin? Më thanë, Xhafer Lecin dhe edhe pse isha vetë unë ai që bisedoja me ta, u thash Xhaferi është në Gjermani. Atëherë ma treguan një telegram në të cilin shkuante se guas time i kishte vdekur nëna, por me gjithë atë nuk u tregova se unë isha, meqë i rrejta. Edhe më 1998, kur unë nuk shkoja për pushime në Kosovë, punëtori i sigurimit në Gjilan, Fatmir Dërmaku, kishte marrë në pyetje kushërinin tim Zenel Kadri Lecin, të cilin e kishte pyetur se çka punon Xhaferi? Zeneli i kishte thënë se unë punoj në Zvicër, kurse Xhaferi në Gjermani, prandaj edhe unë nuk di asgjë për këto që më pyetni ju, se si sillet ai në Gjermani. Zenelit i tregojnë edhe një fotografi timen, duke i thënë ky është Xhaferi për të cilin ne po të pyesim, sepse ne ishim dy me të njëjtin emër: Xhafer Rexhep Leci dhe unë Xhafer Osman Leci. Zenelin, F. Dërmaku e pyet edhe për kryetarin e Klubit "Përparimi" në Zürich, z. Fatmir Sejdiun. Zeneli u kishte thënë se nuk e njeh, kurse ata ia tregojnë një fotografi me flokë të rëna të Fatmir Sejdiut, por Zeheli përsëri u thotë se nuk e njeh. F. Dërmaku i thotë si nuk e njeh kur ti jeton në Zürich. Unë thotë Zeneli, shkoi në punë dhe në xhami, por jo edhe nëpër kafene e klube. Pastaj Zenelit i bën pyetje kryeshefi i sekretariatit, njëfarë Bozha nga Tërpeza e Vitisë, i cili e pyet Zenelin se çka punon dhe sa fëmijë i ka? Pasi që i përgjigjet se i kishte 12 fëmijë i thotë Fatmirit “lëshoje le të shkojë në shtëpi, se ky nuk qenka njeri i politikës, por Fatmiri ia kthen se nuk do ta lirojë sepse, kinse Zeneli paska qenë në Shqipëri, paska disa vula në pasaport dhe se duhet të sjellë edhe një revole !.. Zeneli i kishte thënë se nuk ka revole, kurse serbi përsëri i thotë F. Dërmakut “lëshoje se ky paska mjaft halle të veta me 12 fëmijë”. Më në fund Zenelin e lirojnë. Kryeshefi serb ka dashur ta lirojë, Fatrmiri, argat i huaj nuk ka dashur ta lirojë, gjë që nuk don koment. Për Dërmakët që nga viti 1968 kam pasur konsideratë të veçantë si njerëz të sakrificës kombëtare, kurse Fatmir Dërmakun, nuk e njoh, por në popull njihet për të keq, i cili deri në hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, iu qëndroi besnik forcave serbe. Kam pasur disi fat dhe iu kam shpëtuar gjithmonë më të këqijave. Gati për të gjitha rastet e di kush më ka spiunuar dhe për këtë shkak me nga disa vite nuk kam shkuar në Kosovë, siç është periudha e viteve 1993-1997, derisa vëllazërit e mi më siguruan se nuk më kërkonin më. Mirëpo, nuk doli ashtu, sepse policët më kërkuan më 1997, duke e rrethuar shtëpinë time dhe të vëllaut, Fehmiut, por fati e deshi dhe iu ika! Po të më kapnin në vitet e 80-ta do të më dënonin disa vite, si të gjithë shqiptarët e tjerë. Nuk është dashur shumë. Ka mjaftuar vetëm të thuash Kosova Repubilkë!

Pyetje: Ti je njëri ndër veprimtarët më të shquar në diasporë. Cilat janë problemet kryesore me të cilat përballet aktivisti në terren?

Përgjigje: Ashtu sikurse janë njerëzit e ndryshëm edhe problemet janë të ndyshme. Kur kemi marrë ndonjë aksion, psh. për ta ndihmuar arsimin etj, disa nga bashkatdhetarët e kërkonin regjistrin për të parë se kush sa ka dhënë , sepse as unë nuk do të ipja më shumë të tjerët na thoshin. Tjetri thoshte: vetëm se ka ardhur filani të na i kërkojë paratë, nuk jap fare, atij jo se jo! Dhe eja dhe merri vesh këto komplekse!? Ne kishim formuar 3-4 komisione me nga 2-3 vetë dhe nuk e kishim të lehtë që të dërgojmë njerëz të tjerë apo të shkojmë vetë në gjitha terrenet. Kishte raste kur ndonjëri u thoshte veprimtarëve mos më vini më në derë, se nuk u jap para! Pak para jush iu dhashë disa të tjerëve, për çdo ditë vini e lypni, etj. Ne aktivistët e LDK-së ishim vazhdimisht në terren, kishim vulën e Aktivit dhe të Shoqatës, që i zyrtarizonim dokumentet e lëshuara nga Aktivi ose Klubi, dëftesat për pagesën e 3%-it, kontributet e tjera dhe për çdo arkëtim të mjeteve të tubuara, mbanim evidencë të plotë, të cilën në fund ia paraqitnim anëtarësisë për verifikim. Pra, çdo gjë e evidenconim dhe ia dorëzonim komisioneve përkatëse për ta vënë në shërbim të kërkesave që shtronin organet tona partiake ose qeveria jonë në mërgim. Shumë herë edhe më tele-fononin, duke më thënë “Xhafer të lutëm mos të më vijë filani më në derë, se nuk kthehet shëndosh”!? E po përse i thosha unë duke ia bërë me dije se ai është në komision?Më 1991 për aksionin me moton për “Vetëmbrojtje” unë Xh.Leci e Hajrullah Matoshi shkuam në Neckarhausen, te Shaban Berisha nga rrethi i Pejës për të marrë parat për aksionin. Shabani na tha se unë i kam dhënë parat tek Murat Kryeziu kryetar i klubit “Fazli Graiçevci” në Sielmingen. Shabanin e pyetëm ku banojnë disa azilkërkuas shqiptarë na tregoi derën, duke na thënë mos shkoni se ata nuk u japin para!? Me gjithë atë ne hymë tek ata 3 të rinj. Na priten shumë mirë dhe na dhanë aq sa paten mundësi. Për Shabanin më vonë mësuam se nuk e kishte kryer obligimin. Nuk ishte ky i vetmi mashtrues që u ikte obligimeve, të tillë kishte mjaft. Kishte edhe të tillë, të cilët jo vetëm se i jepnin paratë pa fjalë, por edhe na ftonin brenda dhe na jepnin kafe dhe na prisinin me bujari të cilët na jepnin forcë dhe kurajo që të vazhdonim veprimtarinë atdhetare, pa u lodhur fare. Aksionet e këtilla ishin të shpeshta, siç ishin edhe hallet tona të shumëta të jetës në kurbet.

Pyetje: Ti ke drejtuar Aktivin e LDK-së në Kirchheim/Teck të Gjermanisë mbi një dekadë, pastaj disa vjet edhe SHKSH "Kadri Zeka" në Nürtingen. Cilat janë problemet me të cilat përballet më së shumti një kryetar aktivi apo shoqate, përpos atyre organizative?

Përgjigje: Organizimet, si sporti, koncertet, festat e ndryshme, e të tjera s’janë punë të lehta dhe sidomos për shkak të terrenit të gjerë, i sigurimit të sallave si dhe të fushave të sportit etj. Nganjëherë masa bën pyetje dhe vërejtje pa nevojë: pse ia dhatë fjalën të diskutojë filani e akëcili, pse nuk e përshëndetët filan aktivistin dhe kështu me rradhë. Dhe nëse një gjë e tillë ndodhte, ndodhte për shkakun se ne nuk i njhnim të gjithë pjesëmarrësit nëpër tubimet tona. Ta zëmë, ne dy javë më herët, për festën e qytetit formonim komision i cili bënte ngritjen e çatisë (shatorja), të tjerët bënin shërbime tjera, blerjen dhe shitjen e pijeve, të ushqimit tradicional shqiptar, etj. Takimi përgatitor caktohej për në orën 6.00 të mengjesit, në të cilin prej 10 të ftuarve vinin vetëm 4 veta. Disa nuk vinin fare dhe disa vinin me nga 2-3 orë vonesë dhe rrallëkush na lajmëronte më herët se do të vonohej apo nuk do të mund të vinte, për t’i zëvendësuar me të tjerë dhe e gjithë kjo ishte një ngarkesë e madhe psikike për ne, hidhërime, humbje kohe dhe tendosje nervash për organizatorët. Në sallën e rezervuar për 28 Nëntorin duhej psh. të shtronim 400-600 karriga e tavolina, mbulesa, etj. Nga 6 të rinj që na kishin premtuar vinin vetëm 2, pastaj në vend se t’i presim mysafirët dhe masën e ftuar, ne kryesia vetë duhej t’i bënim gati të gjtha punët. Pasi u kryente tubimi, thuaja se iknin te gjithë. Kryesia duhej përsëri t’i mblidhte karrigat, tavolinat dhe për këtë i sillnim gratë tona për ta pastruar sallën, kuzhinën, etj. Me një fjalë, organizimet janë punë e kok-lavitur, të cilat të lodhin fizikisht dhe psikikisht.

Pyetje: A ka patur keqpërdorime gjatë organizimit në radhët e LDK-së në Gjermani?

Përgjigje: Unë pesonalisht nuk e di, por nuk e përjashtoj një gjë të tillë. Nëse ka patur, atëherë sigurisht kjo ka ndodhur tek kryesia e degës, kurse tek nëndegët dhe aktivet nuk besoj. Njerëzit flasin mbarë e mbrapshtë, por fjalëve të trotuareve dhe ndejave të ndryshme nuk duhet besuar. Për këtë po e sjell një shembull. Diku në vitin 1992 me marrëveshje nga anëtarësia e LDK-së u ble për kryetarin e degës z. Hafiz Gagica një veturë e përdorur „BMW“, prodhim i vitit 1986. Njëri nga anëtarët e LDK-së (M K) e kishte përhapur fjalën se autovetura kishte kushtuar afër 100.000 mijë DM. Ishte blerë edhe një veturë për kryeministrin dr.Bujar Bukoshin, e cila kishte kushtuar pak më shtrejtë se sa ajo e z. Gagica, por të dyja nuk kishin kushtur as për së afërmi të shumës shpifëse. Një shok imi (GA), të cilit duhet besuar, kur më tregoi personin se kush i kishte thënë për çmimin e veturës, i thashë se unë nuk i besoj MK. Në një rast tjetër pata biseduar për koston e lartë të veturës në fjalë edhe me një shokë timin (OO) në Schaffhausen të Zvicrës, por asnjëherë nuk e kam thënë publikisht, sepse pa e argumentuar dhe doku-mentuar lajmin nuk guxojmë të flasim me hamendje. Pas disa javësh u raportua në një mbledhje të nëndeges së LDK-së për BW, e cila u mbajt në lokalet e Klubit "Fazli Grajçevci" në Silemingen të Gjermanisë. Raportuesi tregoi çmimin e veturës, e cila kishte kushtuar nja 23.000 DM. Ja si zbulohen rrenat e njerëzve të papërgjegjshëm.

Pyetje: A kanë shtruar njerëzit e LDK-së nga dega, nëndegët apo aktivet ndonjëherë pyetje QRK, për një përgatitje paraprake për luftën eventuale me Serbinë, e cila mund të fillonte në Kosovë në vitet e 90-ta?

Përgjigje: Unë nuk dij për të tjerët, sepse nuk kam mundur të marrë pjesë në të gjitha tubimet që janë mbajtur në Gjermani, meqë është hapësirë e madhe, por unë personalisht kam bërë pyetje diku në vitin 1992-1993, në Bietigheim në një mbledhje të nëndegës së LDK-së për Baden Württem-berg; se ç’është puna me oficerët shqiptarë të cilët e lëshuan armatën jugosllave, se a është duke u përgatitur diçka në atë drejtim, apo jo? Sa i ndihmojmë ne ata (ushtarakët) materialisht dhe nëse jo, pse? Më atë rast pata përmendur me emër dy oficerë të lartë nga Dardana (ish Kamenicë) Ramadan Qehajen dhe Zaim Berishën, të cilët nuk merrnin ndihma nga askush..?! Z. H. Gagica shkurt më është përgjigjur “Nuk jam kompetent të jap përgjigje për këtë”! Ndërsa më 12 mars 1994 në lokalet e Klubit shqiptar "Kadri Zeka" në Nürtingen të Gjermanisë u mbajt një tubim vetëm me kryetarët e aktiveve të nëndegës së LDK-së për BW, e cila kishte 72 akitve ku muarën pjesë 72 kryetarë dhe anëtarë të kryesisë së nëndegës, të cilën e drejtoi me sukses Shaban Bobaj. Nga dega merrte pjesë nënkryetarja znj. Donika Gërvalla, ministri i financave mr. Isa Mustafa si dhe anëtarja e kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë zonja Edita Tahiri. Unë në atë mbledhje bëra pyetjen se pse nuk po përgatitemi për luftë. Mendoj se 3%-shi është fare pak, thashë unë, kur ne e dimë se okupatori është shumë i fortë? Mendoj se ne duhet të japim me dhjetëra dhe qindra mijëra marka, bile edhe të marrin kredi nga 20-30 mijë marka gjermane, sepse ne e kemi shtetin amë Shqipërinë të lirë ku mund të ushtrojmë e t’i vendosim raketat në veri të saj me të cilat mund ta sulmojmë edhe Beogradin. Dhe posa t’ia hudhim ato si specat e kuq, Beogradi do ta ftonte dr. Rugovën në bisedime për çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Faridin Tafallari në librin e tij “Terror, dhembje, qëndresë” për këtë mbledhje ndër të tjera shkruan se Xh. Leci kishte përgatitur çdo gjë për mbledhjen, duke i përmendur replikat dhe polemikat eveta me Donikën dhe të tjerë, por nuk e përmend pyetjen që shtrova unë atë ditë, por as përgjigjen të cilën e mora nga mr. Isa Mustafa, i cili më tha se nëse e don nevoja do të kërkojmë ndihma tjera jashtë 3%-it. Pse z. F.Tafallari nuk shkruan për shokët dhe punën tonë në diasporë në kontekstin pozitiv, por vetëm në atë negativ ?! Fjalën e kam për të tjerët si bie fjala për Donika Gërvallën, H.Gagicën e të tjerë, kur dihet se të gjithë ne kemi bërë gabime ndonjëherë, por edhe kemi bërë punë të mira dhe të mbara për çështjen tonë kombëtare.

Një tubim të cilin e drejtonte Hafiz Gagica, kryetar i degës së LDK-se, më 1996, që u mbajt në "Altes Feuerwerhaus Süd" Möringer str. 56 në Suttgart, ku merrte pjesë akademik Mark Krasniqi me një delegacion të PDSHK-së M. Krasniqit unë i bëra pyetje me shkrim në emrin tim personal se kur do t’i vie fundi rezistenës paqësore? Ai m’u përgjigj “Kur macës t’ ia mbyllësh dyert e dritaret dhe e ndjek atë nëpër dhomë, kur ajo nuk ka ku të ikë më, do të kthehet dhe do të sulmojë në fytyrë, sepse nuk ka rrugëdalje tjetër. Kështu edhe neve kur të na mbyllen të gjitha dyert e dritaret do të mbrohemi....” Më 18 mars 1999, ishte për një vizitë zyrtare dhe private në Gjermani, dr.Pajazit Nushi, kryetar i Këshillit për të drejtat dhe liritë e njeriut. Gjithmonë kam dëshiruar të marrë mendimin e intelektualëve shqiptarë kur ishte në pyetje çështja komëbtare. Shpeshherë takoja njerëz të cilët mendonin si unë dhe përforcoja bindjet e mia politike edhe më shumë. Prof. P. Nushin nga Stuttgarti për në Frankfurt e shoqëronte z.Qemajl Morina.

Atje duhej të mbahej një mbledhje për të drejtat e njeriut. Qemajlin e porosita që gjatë udhëtimit t’ia bëjë dy pyetje prof. Nushit në emrin tim personal, sepse nuk deshiroja t’i bëja pyetje para publikut. Pyetjet e mia ishin se çka mendon për UÇK-ën dhe për dr. Rugovën e dr. Rexhep Qosjen dhe cilit do t’ia ipte votën ai? Profesor Nushi i ishte përgjigjur se UÇK-eja në vitin 1998, ishte baras me zero, ndërsa në vitin 1999, diçka krejt pak më mirë. Prof. Nushi i kishte thënë se unë personalisht votën time do t’ia ipja dr. Rugovës, sepse jam i bindur se kurrë nuk do t’i shkelë interesat komëbtare për ato personale, kurse akademik R. Qosja, mendon vetëm të jetë i pari, e si i mbetet puna mbrapa shpine nuk lodhet shumë. Ky është mendimi im i kishte thënë Q. Morinës prof. Nushi. Në qytetin e Göppingenit më 20 mars 1999, kryetari i SHKSH "Nëna Tereze" mr. Mazllum Hasimja bëri një takim enkas për prof. Nushin, ku patën rastin shumë bashkatdhetarë të shtronin shumë pyetje. Z. Nushi në përgjigje ishte shumë i kujdesshëm, pasi që ai e dinte mirë situatën e acaruar në mes subjekteve politike e ushtarake shqiptare.

Pyetje: A keni pasur ndonjëherë provokime nga masa dhe nga anëtarët e kryesisë, kanë punuar prapa shpine, a je zhgënjyer etj. A mund të na përshkruash ndonjë rast?

Përgjigje: Po i përmend dy raste. Në një tubim me bashkatdhetarë, kishim mysafir ish delegatin e Kuvendit të Kosovës z. Adem Mikullovcin. Një mysafir tjetër filloi të na shesë mend dhe pikërisht mua m’u drejtua me disa filozofime, që s`ia vlen t’i përmend. Iu përgjigja shkurt se nuk doja të mirrem me të. I thash zotëri, ne punëtorët dimë të punojmë atë që kërkon populli, s`kemi nevojë për filozofime të këtilla. Mysafiri i ardhur nga Kosova ishte kushëri i kryetarit të Klubit "Kadri Zeka", i biologut Faridin Emërllahut. Atij iu përgjigj Adem Mikullovci, duke i thënë se nëse dikush mban përgjegjësi për shpalljen e Republikës së Kosovës dhe ikjen e delega-tëve, atëherë unë duhet dhënë përgjigje dhe llogari, por jo punëtorët këtu në mërgim. Ai heshti. Raste e tilla e të ngjashme ishin të shumëta. Provokime më ka bërë Xhevat Bekteshi, anëtar i kryesisë së aktivit tonë dhe i nëndegës së LDK-së për Baden Württemberg, të cilat i kam përmbledhur në një shkrim timin të veçantë prej disa faqesh.

Pyetje: Të ka lajmëruar ndonjëherë ndokush tek policia jugosllave apo ajo gjermane për aktivitetet që keni zhvilluar, kur dihet se keni folur edhe për politikë kundër shtetit jugosllav etj.?

Përgjigje: Po, më kanë lajmëruar në ish (YU) dhe këtu në Gjermani. Gati për të gjitha rastet i njoh njerëzit e zinj, por nuk dua të flas, sepse nga-njëhere heshtja është punë më e mirë se sa të folurit. Nuk i kisha kujt gjë borxh, unë bëja punën time atdhetare. Mjerisht, antikombëtarë dhe tradhtarë ka patur gjithmonë dhe do të ketë.

Pyetje: Mendoni se të gjitha ato aktivitete që keni zhvilluar, kanë qenë me rëndësi, apo ka pasur raste që vetëm keni humbur kohë?

Përgjigje: Në raste të shumëta, aktivitetet ishin të domosdoshme për situatat e rënda që po përjetonte populli ynë. Ka pasur edhe raste të rralla që me të vërtetë sikur ishim tubuar që t’i shesim mend njeri-tjetrit, duke disku-tuar edhe për gjëra të panevjoshme, thjesht humbje kohe.

Pyetje: Keni zhvilluar aktivitet sipas programeve të partisë të dërguara nga Kosova, dega në Gjermani, apo edhe sipas situatave e nevo-jave të cilat janë paraqitur në zonën ku ju keni vepruar?

Përgjigje: Edhe njërën edhe tjetrën, por shumë më shumë kemi marrë aksione vetë sipas nevojave e situatave. Edhe pse merrnim aksione jashtë programeve partiake, masa nuk i ka kundërshtuar, sepse i ka kuptuar dhe përkrahur ato si të qëlluara dhe të nevojshme.

Pyetje: A jeni kritikuar ndonjëherë, apo lavdëruar për punën tuaj nga dega apo nëndega në Gjermani?

Përgjigje: Po, nga dega dhe nëndega e BW në raportet e punës së tyre që kishin përgaditur sekretari i degës Bajram Kosumi dhe kryetari i nën-degës Shaban Bobaj më 1999, aktivi ynë në Kirchheim-Teck është lavdëruar si njëri ndër aktivet më të mira në Gjermani, për punën e mirë që kishte bërë. Meqë isha edhe kryetar i SHKSH."K.Zeka" edhe dr.Shefqet Canhasi, kryetar i klubeve, i shoqatave dhe i shoqërive për Baden Württem-berg, më ka dhënë mirënjohje me shkrim, për aktivitetet dhe punën e mirë që kemi zhvilluar në kuadër të SHKSH "Kadri Zeka" në Nürtingen të Gjermanisë.

Pyetje: Keni refuzuar ndonjëherë propozimet për të mos u zgjedhur në ndonjë post?

Përgjigje: Po, kur është themeluar aktivi ynë në fillim, dy herë s’kam pranuar propozimin për anëtar të kryesisë. Por edhe në kuvendet e nëndegës e të degës gjithashtu, nuk kam pranuar gjithëherë propozimet, duke menduar se ka ose duhet të aftësohen kuadrot e reja

vijon


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Oct 19, 2009 1:32 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RETUSHIMI I VISAREVE TË VENDLINDJES Empty Re: RETUSHIMI I VISAREVE TË VENDLINDJES

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 19, 2009 1:30 am

Pyetje: A keni menduar dhe dëshiruar të shpërbleheni ndonjëherë me ndonjë mirënjohje, post udhëheqës politik për punën që keni bërë?

Përgjigje: Jo asnjeherë. Jam i lumtur që kam mundur të bëj ndonjë argat dhe punë të vogël për të mirën e vendit tim dhe jam i gatshëm gjithmonë pa hamendje dhe pa interes të punoj mirë e drejt pa u lodhur për popullin tim të shumëvuajtur. Pas përfundimit të luftës 1998-1999 dy shokë të mi HM e RL më patën thënë: “Kemi menduar se ti Xhafer, që punoje dhe harxhoje aq shumë për çështjen kombëtare, ke menduar për ndonjë post etj. Tash e shohim se me të vërtetë e kishe patur me zemër e shpyrt”.

Pyetje: Kush i organizonte vizitat e funksoinarëve të Republikës së Kosovës dhe të atyre të LDK-së në diasporë dhe kush i finanaconte ato udhëtime e harxhime të tjera?

Përgjigje: Organizonin dhe finaconin degët e LDK-se në diasporë, u bënin takime udhëheqësve shqiptarë nga Kosova me personalitete diplo-matike dhe politike të nivelit të lartë botëror. Siç e dini edhe ju, marrë-dhëniet qeveri-presidencë apo LDK- qeveri nuk ishin në nivel të detyrave që i obligonin ato.

Prandaj në vend se këto udhëtime dhe harxhime t’i financonte qeveria, ato i bënin degët e LDK-së në diasporë me të hollat që grumbulloheshin nga anëtarsia e partisë. Pra, nuk kishte koordinim të pu-nëve ashtu si duhej.

Pyetje: Cilat ishin shërbimet e zyrës së LDK-së në Stuttgart. Flitet për harxhime të mëdha. Kush i financonte shpenzimet e qirasë, telefonit, ujit, rrymës etj.?

Përgjigje: Për zyrë nuk mund të flasim me pak fjalë. Ajo ishte si një ambasadë jona. Ishte një vendtakim i politikës dhe diplomacisë shqiptare, e cila mbante lidhjet me botën para dhe gjatë lufte. Harxhimet ishin mjaft të mëdha, por deri në vitin 1995 i mbulonte pa ndonjë problem anëtarsia e LDK-së, e cila kishte numër të madh anëtarësh, kurse më vonë mjaft me vështirësi, sepse filloi dukshëm të bie aktiviteti dhe ineteresimi i anëtarëve. Sa për qeverinë e Bukoshit, fola më parë. Ajo me sa di unë, financonte disa zyra, si psh. zyrën në Belgjikë, të cilën e drejtonte Gani Azemi. Për zyrën në Stuttgart dhe defektet me qeverinë, duhet të flasë z H. Gagica me këshillin drejtues të degës së LDK-së dhe B. Bukoshi.

Pyetje: Pse pati përplasje në mes qeverisë së dr. Bukoshit dhe presidentit dr.Rugova dhe sa ndikoi kjo negativisht në organizimin politik të diasporës, e sidomos gjatë luftës 1998-1999?

Përgjigje: Edhe pse nuk jam kompetent dhe nuk i di në hollësi defektet, po flas për aq sa unë di? Më zbulimin e organizatorëve ushtarakë për vetëmbrojtje, të cilët edhe u burgosen si Hajzer Hajzeraj, Zaim Berisha etj, nënkryetari i LDK-së, Anton Kolaj, ishte i detyruar ta lëshonte Kosovën. Antonin dr.Rugova e dërgoi në Tiranë të udhëheq zyrën e QRK, por këtë nuk e lejonte B.Bukoshi, duke i dhënë vetes të drejtë se këto janë punë qeverie, e jo të presidentit. Dhe për ketë, më sa duket, askush nuk qe i zoti t’i shuajë problemet, por ato u thelluan gjithnjë e më shumë.

Sa i përket luftës, kanë folur dhe janë shkruar libra nga ata që e kanë udhëhequr luftën në terren etj. Unë mendoj se ende nuk është thënë thelbi kryesor, pse ishte dr.Bukoshi aq i dobët në organizimin e luftës. Dhe a duhej të jetë një politikan aq kokëfortë si Bukoshi? Qe një rast më 1994 në Leonberg të Gjermanisë. Një i ri e pyeti kryeministrin nëse paraqitet nevoja për luftë, si do të bëhet organizimi nga këtu? Dr.Bukoshi i tha “Ashtu siç keni ardhur me duar në xhepa edhe ashtu kthehuni! A ishte kjo një përgjigje normale apo jo? Ndoshta kryeministri ishte i mllefosur nga pyetjet provokative me dhe pa emra të anëtarëve të LDK-së, që bëhëshim, si psh. nga vëllau i funksionarit të LDK-së, Rexhep Gjergjit, i cili studionte në Gjermani, Naim Gjergji, i cili i bëri një pyetje dr. Bukoshit, dhe pyetja nuk u bë publike dhe Bukoshi i tha nuk të përgjigjem, sepse pyetja nuk ështe e jotja, por vetëm emri yt! Këtë duhet ta dijë Hafiz Gagica, pse nuk i bënin pyetjet vetë drejtuesit e degës së LDK-së? Ndoshta zotërinjët mendonin se kryeministri duhet punuar sipas konceptit të partisë? Institucionet dalin nga partitë, por ato vëhen mbi partitë, por këtë s’e kuptonin Gagica me shokë, apo nuk donin ta kuptonin?! Dihet se me tre ministra në perëndim dhe me pjesën më të madhe të popullit në marrëdhënie jo të mira, nuk ka mundësi për një organizim të mirë. Shkurt, Bukoshi u tregua politikan i dobët dhe i papërgjegjshëm. Megjithatë, fajet nuk i kishte vetëm ai. Ato i kishte edhe LDK-ja, sidomos kryesia e degës në Gjermani.

Pyetje: Pse nuk e shkarkoi dr. Rugova kryeministrin Bukoshi, pasiqë Kosova kishte kushtetutë presidenciale dhe atë e lejonte ligji?

Përgjigje: Në këtë pyetje do të ishte mirë që një ditë vetë dr. Rugova me kreun e tij partiak të përgjigjej, sepse kjo nuk më përket mua. Dihet se Rugova nuk e ka shkarkuar asnjë udhëheqës partie as qeverie. Këtë e dimë të gjithë. Pra, nuk e shkarkoi as kryeministrin. Mbase ka pritur momentin që ata të shkojnë vetë pa bërë zhurmë, kështu që Beogradi të mos i dinte defektet dhe përçarjet brenda faktorit politik shqiptar. Janë larguar Jusuf Buxhovi, Anton Kola, dr.Shaqir Shaqiri, Milazim Krasniqi, Fadil Hysaj, Avni Spahiu, Adnan Mirovci, dr. Mujë Rugova dhe tani Edi Shukriu dhe Edita Tahiri etj. Largimi i tyre është bërë në forma të ndryshme. Dr. Mujë Rugova është larguar si materialist, Adnan Merovci thuhet se është larguar nga friga. Dhe, edhe Bukoshit i erdhi rradha dhe u largua vetë. Sikur Rugova ta kishte larguar përmes një komunikate apo vendimi, Bukoshi do të vazhdonte punën, sepse nuk kishte pushtet ekzekutiv, por vetëm moral. Sidomos kur dihet se Bukoshi ishte në mërgim, pra në Gjermani dhe çelësat e arkës i kishte në xhep dhe se Bukoshi nuk do të largohej. Këtë e dinte mirë Rugova, prandaj pse të komprometohej? Tre veta janë larguar si burrat. Kanë filluar të punojnë në profesionet e veta, pa bërë zhurmë asnjëherë: Fadil Hysaj, Jusuf Buxhovi dhe Avni Spahiu. Të tjerët kanë çuar shumë pluhur. Madje disa kanë përdorur fjalë të vrazhda të një niveli të ulët kulturor dhe politik.

Pyetje: Pse nuk patën sukses klubet, shoqatat dhe shoqëritë që të vepronin në tërë territorin e Gjermanisë, të Zvicrës e gjetiu nën drejtimin e dr. Shefqet Canhasit, përkatësisht të S. Dërmakut etj.

Përgjigje: Prof. Canhasi ishte intelektual dhe punëtor i madh, angazhohej shumë, por sipas mendimit tim nuk dinte të organizonte mërgatën pa bërë politikë, gjë që edhe rregullorja dhe statuti nuk lejonin politikë në klube dhe shoqata. Prof. Canhasi në të gjitha takimet merrej me personalitete të jetës politike, që s’kishin gjë të përbashkët me sportin as kulturën, etj. Pastaj masa dezinformohej. Nuk arriti asnjëherë të bashkojë më shumë se 10-12 klube dhe shoqata në tërë territorin e Gjermanisë. Prof. Canhasi dinte dhe i bëri shumë mirë rregulloret, statutet dhe programet, etj. Përgatiste raporte të mira, udhëtonte me qindra kilometra, por taktin organizativ e kishte të dobët. Ky është mendimi im për të. Meqë prof. Canhasin e njoh shumë mirë, se ka qenë në tubimet tona disa herë, por edhe si mysafir në shtëpinë time dhe kam biseduar shumë herë me të rreth shumë çështjeve. Më duket se për së tepërmi ia mbante anën krahut të LPK-së, gjë që e ka dëmtuar shumë punën e tij intelektuale sa ishte në Gjermani.

Ai duhej të luante rolin e intelektualit dhe jo të politikanit. Se politikanë kishim si zajet! Dhe më në fund, prof. Canhasi mbeti i zhgënjyer pa shokë, pa post udhëheqës politik e pa të holla. Ngjashëm me këtë, do të ketë ngjarë edhe me Sami Dërmakun në Zvicër dhe vende tjera.

Pyetje: Cilat ishin defektet që dr.Mujë Rugova, këshilltar për emigacion, iku nga qeveria e dr. B. Bukoshit?

Përgjigje: Mendoj fjala ishte për lakminë dhe interesin e tij personal, dmth kërkonte më shumë para. Mendonte se njerëzit e LPK-së do t’i japin nga fondi „Vendlindja thërret" para më shumë, si dhe ndonjë pozitë më të madhe se sa dr. Bukoshi! Dr. M. Rugovën e patëm ftuar dy herë në tubimet tona. Njëherë në kuadër të aktivt të LDK-së dhe njëherë tjetër të aktivitetit të SHKSH" Kadri Zeka" për bisedime me palën gjermane. Muja pati thenë në një rast se njeriu mund ta ndërrojë fenë, kishën, xhaminë dhe çkado tjetër, por rrugën të cilën e ndjek LDK-ja e udhëhequr nga dr. I. Rugova nuk mund ta ndryshojë askush! Mujë Rugova në një tubim me bashkatdhetarët, të cilin e kishte organizuar LPK-ja, më 2 korrik 1997 në Apollda, Thyringen të Gjermanisë Lindore anëtari i kryesisë së degës, Osman Doda, meqë kishte qenë nxënës i Mujës, e merr fjalën dhe bën disa pyetje. Po i përmend vetëm dy, ku i thotë: “I nderuari profesor, deri dje apelonit për pagimit e obligimit të 3%-it, kurse sot po apeloni për fondin „Vendlindja thërret". Si ndodhi kshtu? Mujë Rugova i përgjigjet duke thënë “Deri tash kam punuar me kokë të huaj dhe këtu e tutje dua të punoj me kokën time!? Osman Doda “Keni moshën mbi 50 vjeçare, nëse deri sot keni punuar me kokë të huaj më nuk keni mundësi të punoni me kokën tuaj”. Mujë Rugova me Bujar Bukoshin do të dalë në gjyq, por një gjë të tillë nuk e bëri deri më sot… Mendoj se me pozicionimin e tij të keq, Mujë Rugova është mashtruar shumë keq. Atij në fillim flitej se LPK-ja, i dha ca para sa për ta mashtruar për qëllime të veta, ndërsa Muja sot është i pa post dhe pa para. Kështu, thuhet se u ka ndodhur dhe janë mashtruar edhe shumë “politikanë” tjerë nga LPK-ja.

Pyetje: Pse nuk u ftua dr. B. Bukoshi të flasë në demonstratën më të madhe të diasporës më 1995 në Bonn të Gjermanisë, ku merrnin pjesë rreth 100 mijë protestues?

Përgjigje: Në ketë pyetje duhet të përgjigjet Gagica me kreun politik të degës. Ato ditë ishte edhe Adem Demaçi në Gjermani. As ai nuk u duk në atë protestë!? Thuhet se Demaçi kishte ardhur me detyra të caktuara nga akademik R.Qosja. Unë kam shkruar për këtë më gjërësisht. Aty ishte dr. Mujë Rugova, këshilltar për emigracion në QRK, të cilit iu afrova dhe e pyeta se pse s’e more fjalën? Nuk ma dhanë, më tha, këta zotërinj Gagicët dhe a e vërejte z. Leci se Donika Gërvalla nuk dinte as të lexonte pa u ndalur te pika dhe te presa. Jo, i thashë. Më vie keq që s’keni folur, por zonja Donikë lexonte shumë bukur dhe ajo është shumë e aftë, madje bën përkthimin nga gjermanishtja në shqip dhe anasjelltas dhe studion në Hamburg.

E kam pyetur edhe Hafiz Gagicën, pse s’e keni ftuar në protestë dr. B. Bukoshin. Ma ktheu shkurt se nuk ftohet i zoti i shtëpisë në shtëpinë e tij. Edhe pse kam shumë respekt për punë të mëdha që ka bërë z.Gagica për çështjen kombëtare, mua m`u duk qesharake përgjigjja e zotit Gagica. Kjo është ajo që ne mendojmë nganjëherë se kush jam unë dhe çka di unë s’di kush tjetër. Ndoshta kështu mendonte edhe zoti Gagica. Në disa raste mendoj se H.Gagica me kreun drejtues e mbi vlerësonin veten. Protesta në atë masë aq të madhe nuk ishte vetëm meritë e tij, por më shumë rezultat e situatës politike në Kosovë dhe e dr. I.Rugovës me miq dhe shokë, por edhe e gjithë organizatorëve tjerë. Unë me shokët Hasan Dançe, Qemajl Morinën, etj edhe pse ishim një zonë e vogël, organizuam 3 autobus plotë me udhëtarë për protestën në Bonn, sikur edhe në tjera protesta në perëndim.

Pyetje: Dega më e madhe e LDK-së në diasporë ishte ajo në Gjermani. A mendoni që H. Gagica e ka udhëhequr me sukses, kryetar i së cilës ishte mbi një dekadë. Flitet se kishte kundërthënie dhe mospajtime kjo degë e LDK-së me qeverinë e Bukoshit?

Përgjigje: Mendoj se Gagica ishte i shkathtë dhe shumë punëtor, dinte dhe kishte taktikë të bejë organizime me shokë, por nganjeherë edhe arrogant dhe injorant! Sa i përket mosmarrëveshjeve me qeverinë, unë fola më lartë. Mendoj se defektet i ka shkatuar më shumë dega e LDK-së në Gjermani se sa Bukoshi. Institucioni është diçka që partia nuk mund t’i diktojë se si duhet udhëhequr dhe mund t’i bëheshin vërejtje qeverisë, por pa u përzier dhe ngatërruar në punët parti-qeveri. Këtë s’e kuptonin apo nuk donin ta kuptonin Gagica me shokë. Pra, është çështje e tyre, për të cilën e kanë obligim kombëtar që popullit t’ia shpjegojnë të vërtetën. Bukoshi ishte njeri të cilin me dy fjalë e ulë në tavolinë dhe po me dy fjalë tjera e qet në mal. Prandaj, me njerëz të tillë duhet të jesh i kujdesshëm.

Pyetje: Si ndodhi që LPK-ja s`kishte më shumë se njëmij anëtarë në diasporë dhe e drejtonte luftën në Kosovë, kurse LDK vetëm në Gjermani kishte mbi 36.000 anëtarë, të cilët mbushnin fondin e qeverisë me të holla. Si shpjegohet kjo!?

Përgjigje: Pikërisht ishin përçarjet që përmenda më sipër qeveri- LDK. Me ardhjen e Fatos Nanos në pushtet, ndryshoi gjithçka në favor të LPK-së, ndërsa në realitet në dëm të Kosovës dhe të gjithë kombit. Qeveria Nano injoroi udhëheqjen legjitime të Kosovës të prirë nga dr. Rugova, duke përkrahur grupe të ndryshme minore që askush d nuk i njihte dhe nuk përfaqësonin askë, por donin me çdo kusht të udhëheqnin me popullin dhe me luftën. Thjesht me dhunë deshën ta marrin pushtetin moral të cilin e kishte LDK-ja, sepse pushtet ekzekutiv s’kishte.

Pyetje: A ka pasur përpjekje të këtyre dy subjekteve LDK- LPK për uljen e tensionit dhe për bashkëpunim për çështjen kombëtare dhe veçanërisht për luftën?

Përgjigje: Unë di vetëm për një rast. Njëherë në Kirchheim/Teck më 13 qershor 1998, pati bërë një organizim Arban Hoxha, kryetar i SHKSH " Kadri Zeka“ me temën: “Dialogu brendashqiptar para dialogut serbo-shqiptar”. Nga LPK-ja muar pjesë Nevzad Gashi, ndërsa nga LDK- Emrush Lokaj, të cilin e solla unë, i cili më pati thënë vetëm hatri yt Xhafer se unë nuk kam dëshirë të debatoj për gjëra të tilla, se kush prej nesh ka më shumë merita dhe kush e ka më drejt e kush më keq. Lokaj ishte intelektual shumë i matur dhe i dijshëm, i cili më tha se për këto punë duhet të flasin ata që janë përgjegjës e jo ne. U bënë pyetje nga më të ndyshmet, nga te dy palët. Vlen të përmend një pyetje të një bashkatdhetari, i cili e pyeti Begzad Gashin duke i thënë se jeni ju LPK-ja ata të cilët mendoni se mud ta çlironi Kosovën? Jo, i tha Begzadi. Ne nuk jemi më shumë se njëmij anëtarë në diasporë, prandaj edhe kërkojmë bashkëpunim me të gjithë. Mendoj se njerëzit e LPK-së ishin më shumë për prishje, për të prirë e udhëhqur se sa për bashkëpunim. Gjithë mshiheshin pas emrit të UÇK-së, sepse nuk kishin njerëz të dijshëm as intelektualë të aftë, as ekspertë ushtarakë, të cilët do t`i njifte populli etj. Ata ranë në hall deri sa akademik R. Qosja e formoi LBD, që u shua shumë shpejt. Emëruan Demaçin në krye të UÇK-së, jo se e donin Demaçin, por nuk kishin të tjerë njerëz. Në anën tjetër disa njerëz nga LDK-ja mendonin se ne kemi popullin prapa dhe çka kërkojnë këta zhurmaxhinjë të vegjël. Disa prijës të LDK-së nganjëherë e mbivlerësonin vetën dhe punën e tyre, duke nënçmuar të tjerët. Do të thotë nuk mësonin nga LPK-ja që gjithmonë rrahnin gjoks se ishin të vetmit ata që punonin për çlirimin e vendit. Dhe kështu acaroheshin edhe mëtej marrëdhëniet në mes subjekteve politike. LDK-ja punonte shumë më shumë, por heshtja para LPK-së e zbehte imazhin dhe angazhimin e punës që bënte ajo në terren.

Pyetje: A ishte dega e LDK-së në Gjermani gjithnjë në kontakt dhe në marrëdhënie të mira me dr. Rugovën dhe me kreun e partisë?

Përgjigje: Mendoj se deri në vitin 1998 po. Këtu e tutje filloi të lind dyshimi ngase Gagica paraqiti një rregullore të re, të cilën u përpoq ta depërtonte pa e vërejtur të pranishmit, duke kërkuar miratimin e saj me propozim aklamacioni. Unë u ngrita i pari dhe kundërshtova dy nene ( 8 dhe 12), ku kërkonte ndarjen e degës nga kreu i LDK-së në Kosovë. Kërkova dy javë afat që ne të kemi kohë në shtëpitë tona të lexojmë, ta vlerësojmë dhe ta japim përgjigjen me shkrim, secili aktiv i LDK-së, ku vetëm në Baden-Württemberg kishte 74 aktive. Masa e tubuar e mirëpriti propozimin tim. Kështuqë, do të thotë se edhe mbreda LDK-së filluan të paraiten defektet e para. Këtë rast e dinë mbi 300 pjesëmarrës në tubimin e nëndegës së LDK-së për BW, i cili u mbajt më 06.12.1998, në Gasthaus Lamm Saalbetrieb, Theodor- Heuss-Str.9, në qytetin Albstadt-Pfeffingen, të Gjermanisë. Gagica një ditë duhet ta thotë se cili ishte qëllimi i tij për ndarjen e degës nga udhëheqja qendrore e Kosovës. Duhet të flasin edhe anëtarët tjerë të kreut drejtues të degës së LDK-së në Gjermani, por edhe ata në Kosovë. Më gjithatë kontaktet me LDK-në, qendra në Prishtinë nuk u ndërpren, por kundërthëniet u vërenin.

Pyetje: Cilat janë meritat dhe mangësitë e dr. Rugoves gjatë këtyre 15 vjetëve të udhëheqjes së tij me popullin e Kosovës?

Përgjigje: Ndoshta nuk më takon mua të flas, sepse nuk kam qenë kurrë në strukturat e larta udhëheqëse të LDK-së, e as që kam qenë i interesuar të kyqem në to. Me gjithatë jam anëtar i LDK-së, nuk kam heshtur kurrë dhe mendoj se kam të drejtë të shpreh mendimin tim. Ndoshta një ditë do të shkruajë vetë dr. Rugova, se ai me siguri ka mbajtur shënime ose do të flasë për shumë gjëra, të cilat ne nuk i dimë. Mangësia ose gabimi më i madh i tij, për mendimin tim ishte që kur filloi lufta, jo haptas por nëper mes kanaleve të ndryshme është dashur ta japë kushtrimin për kapjen e armëve të gjithë. Ndoshta dr. Rugova i është frikësuar një vëllavrasjeje të mundshme, pasi që majtistët enveristë ishin të gatshëm t`i përdornin armët kundër vëllazërve të tyre, vetëm pse mendonin ndryshe nga ata dhe donin që me çdo kusht vetë të udhëheqnin, pa i bërë vetes pyetje se a kishin aftësi dhe dije? Meritat e dr. Rugovës janë shumëta, por unë po i përmend dy. A ka meritë më të madhe se sa ta shpëtosh popullin nga një masakër e zhdukje totale kolektive, kur presidenti kroat , FranjoTugjman, dashi t’i bëjë një kurth të madhe Kosovës dhe nga Kroacia ta zhvendoste luftën në frontin e jugut, si e quanin ata Kosovën. Dua ta thëmë edhe atë së më 1981 sikur pepublikat e tjera të mos ishin bërë argat i Serbisë kundër Kosovës nuk do ta kishin pësuar as vetë atë që e pësuan. Kështu, Tugjmani edhe kësaj radhe deshi të na e linte “kopilin” në derë, kur dihej se Serbia kurrë nuk ka qenë më e përgaditur dhe e vendosur që ushtarakisht të bëjë masakra dhe spastrim etnik ashtu sikurse është bërë pastrimi dhe masakrimi i mëse 600 vend-banimeve shqiptare nga Sanxhaku i Nishit në prag të Kongresit të Berlinit më 1878. Dhe deri sa bota dhe Vatikani mirreshim me kroatët dhe sllovenët, për ne nuk do ta çante kush kokën fare. Ne e pamë çka ndodhi me Bosnjen, 250.000 mijë të vdekur dhe poaq të plagosur. Sot tre popuj secili ngreh në anën e vet dhe vështirë se do të bëhen ndonjëherë shtete të vërteta. Merita e dytë është të bësh apel tek subjekti yt politik, që të heqin dorë nga hakmarrja dhe se ligji e drejtësia duhet t`i bëjë punët e veta, kur dihet se majtistët po vrisnin vëllazërit e vet kundërshtarë politikë, vetëm për një karrikë! Dr. Rugova punonte për ta bërë shtetin, e jo për të hapur front dhe krijuar grupe kriminale për eliminimin e atyre që mendojnë ndryshe. Mendoi se kështu si unë mendon shumica e popullit.

Pyetje: Si do të kishe vepruar t’i gjatë luftës, po të ishe kryetar i degës së LDK-së në Gjermani?

Përgjigje: Tash e kemi shumë lehtë të flasim (në veçanti ata të cilët kanë punuar fare pak ose hiç!), sepse atëherë ishte më vështirë. Mua më 1998, pak para Vitit të Ri, më pati marrë në telefon nga München-i i Gjermanisë Sokol Gjoka,zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të cilin e njihja që nga viti 1992. Sokoli më tha: z. Leci, kam dëshirë të të vizitoj, por nuk kam mundësi se jam në një seminar zyrtar, por nëse ke kohë eja të bisedojmë. Kam dëshirë të takohemi. Edhe pse ishte larg rreth 200 km, mora me vete shokët dhe anëtarët e kryesisë të aktivit: Qemajl Morinën, Mejdi Laçajn dhe Xhevat Bekteshin. Biseduam me Sokolin për situatën e rëndë dhe hallet tjera të kombit. Midis nesh dhe zëdhëndësit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë qe zhvilluar edhe ky dialog:

Mejdi Laçaj: Pse Fatos Nano është lidhuar aq shumë me grekët?“

Sokoli Gjoka: Politikë është ajo.

M. Laçaj: Pse Nano i përqafon dhe ua shtrëngon aq shumë duart grekëve. Këtë nuk e kuptojmë dot?!

S. Goka: Kësaj pyetje iu „përgjigj“ me një buzëqeshje diplomatike, duke thënë: Politika me fqinjët e kërkon ashtu!

Xhevat Bekteshi e Qemajl Morina, gjithashtu ndër të tjera, e pyetën Sokol Gjokajn Kush është, sipas mendimit Tuaj, politikani më i mirë në Kosovë?

Sokol Gjoka: Fehmi Agani dhe Mahmut Bakalli. Ne në Shqipëri nuk kemi Fehmi Agan.

Xhafer Leci: Pse po lejoni që majtistët e Kosovës të drejtojnë TVSH-në dhe po e dezinformojnë dhe përçajnë popullin. Këtë sa më shpejt duhet t’ua ndalojë Qeveria e Shqipërisë!?

Sokol Gjoka: Ne nuk përzihemi në punët e Kosovës.

Xhafer Leci: Kjo është përzierje e madhe!

Sokol Gjoka: Jo, kurrsesi. Emisioni i TVSH-së, të cilin e drejtojnë kosovarët nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërisë.

Pastaj Sokoli na pyeti për situatën. Ne i thamë se jemi të shqetësuar nga masakrat e reprezaljet e okupatorit dhe për përçarjet në mes shqiptarëve. Pas disa ditësh, përpilova një letër dhe shkova në zyrën e LDK-së në Stuttgart, që t’i përcillej Qeverisë të Shqipërisë dhe të kërkohej nga ajo që ta ndalojë hovin e kërcënimeve të majtistëve kosovarë, se një ditë historia do ta dënojë qeverinë Nano për këto përçarje të rrezikshme në rradhet e faktorit politik dhe ushtarak shqiptar. Në korridor të zyrës takova Emrush Lokajn anëtar i kryesisë të degës. Ia përfola qëllimin e letrës dhe kërkova që profesori Lokaj të ma lekturojë dhe ta vulosë, që letra të jetë dokument zyrtar. Lokaj nuk u përgjigj në pyetjen time dhe as që kërkoi ta lexonte letrën. Disi u preka rëndë. Heshta dhe nuk hyra as në zyrë te Gagica, që t’i tregoja pse kisha shkuar aty. Gagicës ndoshta i ka treguar Lokaj. Unë këtë as sot nuk e di. Posa kam dalë jashtë te dera, i zhgënjyer e kam bërë copa-copa atë letër dhe e hudha në shportë. Me një fjalë, unë doja të bisedoja me të gjithë, nëse do të mund të gjëja mirëkuptim, duke dialoguar me të gjithë për të mirën e vendit dhe kombit shqiptar. Por a do të arrija ndonjë sukses, këtë nuk e dija atëherë, e nuk e di as sot!? Po indiferencën e disave duhet ta dënoncojmë bashkërisht.

Pyetje: Thonë se keni qëndrim të vërtetë burrëror, si e keni arritur këtë?

Përgjigje: Të jesh i paluhatshëm, të jesh burrë i vërtetë, nuk është punë e lehtë. Kërkohet shumë vullnet për punë dhe kjo ështe shumë e vështirë. Burri duhet të lidhet për fjalë dhe po e mbajte fjalën, e ke mbajtur edhe besën, trimërinë, moralin. Burrëria nuk lejon të bësh keq , të lakmosh, të koritesh. Unë jam përpjekur gjithherë ta mbaj fjalën e dhënë dhe të jem burrë, por nuk kam mundur t’ia dal gjithherë. Shokët e këqinj të koritin. Ka kohë të gjatë nga mosha 12 vjeqare jam rrëzuar dhe kam dëmtuar boshtin kuurrizor, pra pasoj e veter, e sidomos ato ditë kisha një dhembje në boshtin kurrizor, që më shkaktonte pagjumësi, ngarkesë depresive psychosomatike, përqëndrimin e vëmendjes nuk e kisha në nivel, me mungonte koncentrimi. Ishin bërë vite të tëra që nuk flija më shumë se 2-3 orë në natë, pagjumësia e madhe, e cila mjerisht edhe sot ështe evidente tek unë, por jo në atë masë sikur dikur, më shkaktonte një temperaturë dhe djersitje të madhe, gjumi është kontrolli i njeriut. Të gjitha këto ngarkesa m`i kishte shkaktuar edhe më shumë situata e rendë e popullatës dhe lufta në Kosovë. Arban Hoxha më pati pyetur diku në fillim të vitit 1999, a grumbullojmë veshmbathje për UÇK-në, nga secili person nganjë palë rroba? I thashë po, edhe pse me Arbanin në politikë ishim kundërshtarë, por ishim shokë të mirë, e doja dhe e nderoja, sepse kisha bindje që ai ishte aktivist i palodhshëm, i përkushtuar, i devotshëm dhe i familjes së mirë të Ramiz Cërnicës. Arbani qysh në moshën 17 vjeçare më 1981, për pjesëmarrje në demonstrata, shpërndarje materiali propogandues etj ka vuajtur burgun prej 3,5 vjet. Mendoja që edhe Arbani kishte të njëjtin mendim për mua, sepse mendoja që me angazhimin, punën dhe veprat e mia e kam dëshmuar vetën time, sa i përket çështjes tonë kombëtare. Ne mbajtëm një tubim ato ditë në kuadër të aktivit dhe e diskutova me anëtarë të kryesisë, nuk ishte askush kundër. Më mori në telefon celular Nail Rexha, jurist dhe anëtar i krysisë së LDK-së, dega në Gjemani dhe më tha „Xhafer, mos gabo me dalë me mbledhë veshmbathje për ushtarë, sepse janë mbi 100 mijë palë rroba të gatshme“. E kuptova se atij i kishte berë telefon dhe e kishte lajmëruar Xhevat Bekteshi, anëtar i kryesisë së aktivit tonë dhe i Nëndegës së BW. Këtë nuk pata problem ta dija, sepse nuk ishte hera e parë që Xhevati kishte punuar prapa shpinës time. Xhevati e kishte shok Nailin, rrinte shumë në zyrë të LDK-së në Stuttgart me të dhe i bënin kafe Gagicës. Më bënë edhe telefonata tjera dhe më thanë se unë duhet ta dija se pas vetes ke edhe vulën, të cilën e ke pra-nuar nga lart. Unë i besova Nailit dhe të tjerëve, por gabova sepse asnjëri, pra Xhevati e as Naili, sa i përket çështjes kombëtare, por edhe asaj organi-zative, as te thembra e këmbës nuk më vinin dhe u pendova pse t’i dëgjoja ata. Arbanit i tregova tërthorazi, pa ia përmendur emrat se kush krejt më kishte thënë se janë 100 mijë palë rroba të gatshme për ushtrinë tonë. Arbani më tha se ju disa nga njerëzit e LDK-së po e sabotoni luftën. Jo i thashë, nuk është e vërtetë që po e sabotojmë luftën, por unë iu besova njerëzve të kryesisë së degës. Unë kam ndjekur vijën institucionale, gjë që ka qenë shumë normale. Por, nga ana tjetër, kam ndihmuar UÇK-në nga dy fronte edhe në vijën institucionale edhe jashtinstitucionale, vetëm për hir të gjakut që derdhej në Kosovë. Pra, nuk ishte koha të pyesish se kush e ka mirë dhe kush e ka keq. Ne ishim në luftë me armikun shekullor. Sot më vie shumë inat pse e shkela fjalën time, që kurrë nuk më kishte ndodhur më parë. Përmenda më lart dhembjen e shpinës dhe ngarkesën psikike dhe ajo ishte shkaku që shkela fjalën e premtuar. Për një Xhevat e Nail cilët akoma nuk kanë mësuar se ç’është fjala dhe burrëria. Sot po ai Xhevat ështe anëtar i AAK-së, problem i tij. Unë kam mbetur aty ku isha, pra anëtar i LDK-së.

Tani karrieristëve u ka dalë ngjyra kozmetike mbi fytyrë. Sa për ilustrim, me sa u tha më lart, këtu do ta sillja mendimin e pleqnarëve Zukë Leci nga Gmica e Gallapit (Gollak) dhe të Feriz Depcës nga Karadaku për burrërinë. Sipas tyre burrëria është pjesë e ortakllëkut. Burrërinë-(ka edhe gra burrërore), ta ndreq e ta forcon apo ta prish e ta dobëson: gruaja ( burri ), biri, bija, vëllau, motra, fqiu, fshatari, miku, shoku... sjelljet e pahijshme apo jonjerëzore të ndonjërit syresh, e detyrojnë burrërinë të reagojë, të këshillojë, të ndërhyjë, të qortojë e të dënojë...Dhe personat e ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme. Për këso shkaqesh edhe shkaktohen zënkat, kokëçarjet dhe ndarjet. Megjithatë, b u r ë r i a me kundërargumente e tundime, kualitet, çelikoset dhe flakë -rohet!

Pyetje: Cili është kontributi yt financiar personal për çështjen kombëtare?

Përgjigje: Mirë që u kufizuat në kombëtaren e humane, sepse do ta kufizoja unë, pasi që ndihmat e tjera janë shumë më shumë dhe nuk më duket me rëndësi t`i përmend. Po përmnd vetëm disa nga këto:

Në vitin 1977, për të ndjerin Riza H. Leci-n, cili pas vdekjes së tij për ndertimin e shtepisë i kishte mbetur një borxh prej disa mij marka, ate borxh e shlyem neve disa kusheri, miq e shok të tij, unë pata dhënë............500 DM

Në vitin 1987, pas vrasjes aksidentale të të vetmit djalë të ndjerit Fatmir Ali Tahirit nga Prishtina, për varrimin e tij, unë dhe vëllau im Bala, dhamë nga 450=900 marka ...................................................................................450 DM

Për 3%-shin maj 1992-maj 2002 (120 muaj nga 100 DM ) =12.000 DM

Për shkollat shqipe për periudhën 1990-2000............................…..1.800 DM Më 29.09.1991, për "Vetëmbrojtje" ………………………………2.000 DM Në vitin 1992, Ramadan S.Leci-t për rregullimin e azilkëkuesit.......500 DM

Më 17. 10.1998, Gjithëçka për Pavarësinë e Kosovës …….....… 2.500 DM Më 1998, për UÇK-në fondacionit "Vendlindja thërret"……. ..1.500 DM Më 25.07.1999, Akcion me motonë ndihmë LDK-së Dega në Gjermani..............................................................................................500 DM Në vitin 2001, për ndertimin e shtepisë së Taip Leci-it....................1000 DM

Më 01.04. 2001, për (UÇPBM-në) …… ..................................…700 DM Më 20.05.2001, për (UÇK-në) në Maqedoni ……………………..500 DM Në vitin 2001, për Memorialin e heroit Sali Çeku ……………….... 500 DM Në vitin 2002 ……………………………………….....…….......... 100 EUR Në vitin 2004, për SHKSH."Zukë Leci" në Zürich, Zvicër për ndertimin e një objekti..................................................................................... 500 EUR Po i konvertojmë Euro-t në DM Gjithësej ……………................25.650 DM

Kështu si unë kanë kontribuar edhe dy vëllazërit e mi Bala, i cili banon afër meje në Köngen të Gjermanisë dhe Shukriu, i cili banon në Schaffhausen të Zvicrës.

Pyetje: Si i përjetove zgjedhjet e sivjetme 2004?

Përtgjigje: Bujqit i gëzohen një viti kalendarik të korrash, e ku mbet ne të mos i gëzohemi një dekade suksesesh. Kishim festë familjare! Telefonatat cingëronin gjithandej…Ndoshta dikush nuk pajtohet me mendimin tim, por LDK-ja ka fituar më shumë se që ka punuar! As në Kosovë nuk është punuar mjaft, e sidomos në diasporë, që mendohet nga strukturat organizative të viteve `90, mbi 80% janë përkrahës, simpatizues të LDK-së. Disa aktivistë në vend se të punojnë këtu në mërgim, ata shkuan kinse po i përcjellin zgjedhjet në Kosovë. Thua se pak njerëz kishte LDK-ja në Kosovë. SŽkanë mundur as 5% e diasporës shqiptare të votojnë, sepse atyre u është marrë e drejta, janë mashtruar, manipuluar etj. Mërgimtarët kur kanë shkuar në Kosovë pas lufte, të gjithë kanë nxjerrë letërnjoftime, pasaporta e të tjera dokumente dhe janë regjistruar në Kosovë, duke u shkuar fletëvotimet në shtëpitë, adresat e dhëna të tyre në Kosovë. Forcat e majta politike të pas luftës QPK, e dinin këtë mjeshtri, prandaj e shfrytëzuan mirë. Kështu që e drejta e votimit nëpër mes postës u bë e pamundur dhe diaspora shqiptare mbetën hiç më pak se 95% përqind pa votuar. Sa i përket aleancës LDK-AAK, mendoj se ështe bërë një punë shumë e mirë, fillimisht duhej formuar qeveria. E dyta, punët shkojnë më mirë kur qeverisin dy parti me opozitë. Kjo praktikë është vërtetuar si e suksesëshme edhe në shumë vende të perëndimit. E treta, që është shumë e rëndësishme AAK-ja, pra kryeministri Haradinaj, duhet patjetër ta rregullojë, ristrukturojë gjendjen në TMK dhe pjesërisht në SHPK, sepse nuk mund të kemi ushtri e as polici partish, private të individëve , por ushtri e polici shtetërore si e gjithë bota.

Pyetje: Çka mendoni për organizimin e tashëm të mërgatës shqiptare? A duhet t`i ndërprejmë tanimë organizimet e vogla dhe të veçanta e të hyjmë në një organizim të përbashkët në nivel evropian-në Bashkësi (Komunitet) sikur që janë të organizuar popujt tjerë: Komuniteti Italian, Komuniteti Spanjol, Komuniteti Portugez, pra Bashkësia Evropiane Shqiptare (BESH), ngjajshëm me Bashkësinë Shqiptaro-Amerikane, ku do të inkuadrohen edhe dashamirë të çështjes tonë dhe specialistë të huaj në interes të kombit dhe të atdheut.

Përgjigje: Mendoj se edhe në Europë shqiptarët e Kosoves e të Shqipërisë dhe të viseve tjera, si komunitet më i ri se ai në Amerikë, është dashur dhe duhet patjetër të formojnë një komunitet si ai në Amerikë. Ju e dini se vëllazërit Simon dhe Mikel Kuzhnini shëtiten botën për themelimin e LBSH. Unë më datën 11 dhjetor 1999 pata marrë pjesë në Kuvendin the-melues për Gjermani në Mannheim-Ludwigshafen. Aty ishte edhe presidenti i sotëm i Shqiperisë, gjenerali Alfred Moisiu (i ftuar për vizitë dhe qëndrim 10 ditësh në Gjermani nga Bashkimi i Intelektualëve shqiptarë në Mërgim-BISHM), prof. Esat Stavileci etj. Kishte mbi 600 pjesëmarrës dhe interesimi nuk ishte i vogël. Për këtë Kuvend themelues e zgjedhor pati bërë një shkrim të mirë Rexhep Elezaj.

Unë pata diskutuar si edhe shumë të tjerë. Gjatë pauzës i bëra dy pyetje dr. Esat Stavilecit. I thash se çfarë kuptimi ka Lidhja Shqiptare në Botë, nëse nuk e hapim një konto, sepse pa bazë materiale nuk ka kuptim dhe mundësi të lëvizim dhe të bëjmë asnjë punë? Z. Stavileci tha se kjo është ajo që e prish punën-hapja e fondit. Nga kjo orvatje e Kuzhninëve u pa se nuk doli asgjë nga kjo puna e LSHB-së. Pyetjen tjetër që i bëra dr. Stavilecit ishte se a ju ka ftuar ndokush si jurist i njohur shqiptar, që të merrni pjesë në Konferencën e Rambujesë? Ai më tha, çka flet ti ore?! Akademik Fehmi Agani vetëm një ditë para nisjes për Rambuje, e ka ditur se do të udhëtojë, madje kërkoi nga unë se a kam ndonjë material që t’ia jap me vete! Jo, i thash, krejt i kam në Gjakovë. Shtyheshin se kush do të shkojë në Rambuje, ai ose unë dhe kështu ishte i organizuar keq udhëtimi në Rambuje.Vetëm me njerëz të dijshëm, të ndershëm dhe të devotshëm, mund të ecim përpara, e jo me të padijshëm që dëshirojnë të imponohen me çdo kusht, duke menduer se mos po përfitojnë politikisht dhe materialisht diçka. Kuptohet, një vend pune dhe një rrogë secilit i takon, por jo të mendohet në kush e di çfarë pasurie të madhe, apo posti të lartë pa merita. Nuk mund t`iu jipet analfabetëve dhe të padijshëmve të udhëheqin me popullin, sepse regresiviteti dhe varfëria do ta përcjellin popullin gjithmonë në të gjitha aspektet dhe fushat e jetës ekonomike dhe politike, etj. Në vitin 1992 në një tubim të LDK-së, pata shtruar pyetjen se pse nuk paguajmë tre gazetarë të huaj, anglez, gjerman dhe francez, të cilët marrin pjesë në Parlamentin Europian dhe mund të flasin dhe shtrojnë pyetje për interesat tona shqiptare? Pyetja ime hasi në veshë të shurdhër, ndoshta ndokush mendonte se kush është ky në bisht që flet kështu, kur jemi ne në ballë të vendit dhe i dimë më mirë punët!?

Pyetje: Si keni kohë edhe për organizime dhe për familje edhe kujt i detyroheni përveç bashkëshortes tuaj të devotshme, zonjës Refike?

Përgjigje: Asnjë aktivist s’ka mundur të mos i mbetet borxh familjes. Asnjë grua aktivisti nuk ka qenë e kënaqur me burrin e vet, i cili tërë kohën e lirë ishte në terren. Por, gratë tona e kanë kuptuar nevojën dhe kërkesat e popullit, prandaj edhe kanë duruar dhe kanë ndihmuar. Unë personalisht i kam thënë gruas time që në fillim, se unë jam i përcaktuar në ketë drejtim, për çështjen kombëtare, vetëm lodhesh dhe harxhon fjalë, se nuk do të ndalem kurrë. Gruaja e ka kuptuar mirë qëllimin dhe vendosmërinë time, prandaj më ka thënë vazhdoje, dhe kurrë nuk kemi pasur probleme rreth aktiviteteve dhe kohës që kam munguar në familje. Secili nga ne, nëse ka punuar për çështjen kombëtare me zell dhe vullnet, pa menduar kurrë në shpërblime, çfarëdo qofshin ato dhe nga kushdo qofshin ato, ai nuk kishte probleme. Ka pasur edhe aktivistë të cilët nuk kanë treguar pse dhe janë larguar nga aktivitetet, kinse për shkaqe shëndetësore etj. Por, ne e dinim se kishte probleme familjare dhe e kuptonim. Do të thotë as burrat dhe as gratë nuk e donin atdheun njësoj. Pushimet e çdo fundjave (e shtunë dhe e diel) kanë qenë ditë aktivitetesh për ne veprimtarët për edukimin dhe shëtitjen e fëmijeve, që për ta janë kujdesur grate, duke e kuptuar situatën si shumë të nevojshme. Nëse mendojmë për gjithë ato masakra dhe vuajtje që na shkaktoi pushtuesi, para dhe sidomos gjatë luftës, vëllazërve dhe motrave tona në Kosovë, nuk kemi pse të ankohemi fare, sepse nuk kemi bërë kush e di çka. Megjithatë nuk duhet të nënvlerësohet puna jonë, që nuk mungoi kurrë, pa të cilën veprimtari as lufta nuk mund të zhvillohej në Kosovë.

Pyetje: Është thënë se në bazë të nivelit të kulturës dhe të civilizimit, tamilët janë të fundit të listës në botë, kurse në baza organizative shqiptarët janë nën tamilët!? Çka thoni Ju për këtë dhe çka duhet të ndërmarrim për përmirësimin e kësaj gjendjeje?

Përgjigje: Mendoj se shqiptarët nuk janë organizatorë të këqinj, janë shumë humanë, por mungesa e tyre është që Kosova nuk ka qeverisje dhe ligje me të cilat e obligon qytetarin t’i zbatojë urdhërat. Edhe institucionet duhet të punojnë mirë dhe drejt me programe të përpiluara mirë. Sikur të kishim ambasada dhe konsulata tona nëpër botë, organizimi nuk do të mungonte edhe sot. Ne e dimë mirë që para dhe gjatë luftës kemi mbledhur me miliona marka gjermane, kur nuk kishim shtet as pushtet, por dinim të organizohemi vetë mbi baza vullnetare, sa na e kishin zili shumë popuj fqinjë. Nëse flasim për Shqipërinë, mjerisht atje është shteti, por qeveria nuk ka kontroll mbi shtetin. Atë e drejtojnë mafiozë dhe kriminelë të ndryshëm, në bashkëpunim me qeveritarë të korruptuar dhe të kriminalizuar.

Pyetje: A ka rënë, a është prishur apo mos edhe po rrënohet imazhi i shqiptarëve në botë dhe çka duhet bërë për ta përmirësuar?

Përgjigje: Imazhi i shqiptarëve në botë shikohet me sy të keq nga diplomatë dhe politikanë të huaj. A ka gjë më të keqe dhe më e pamoral-shme për shqiptarin se kur shiten me mijëra vasha nën moshën 18 vjeçare në botë!? Shiten organet e femijeve të vegjël nga vetë shqiptarët, tamam si pje-së këmbimi atomjetesh! Dikur me kanunin e Lekë Dukagjinit shqiptarët nuk kanë guxuar as të fyejnë me fjalë banale një grua, se lëre më të shiten. Ka edhe shumë akte tjera të pahijshme, si droga. Këto që përmenda janë më të shëmtuarat dhe nuk njoh asnjë vend të botës të ndodhin raste në përmasa të këtilla. Përmirësime mund të ketë vetëm atëhërë kur të vijnë në pushtet nje-rëzit e devotshëm dhe të moralshëm, të cilët marrin përgjegjësi mbi punën dhe detyrat, resorët që i drejtojnë. Çka mund të pritej nga F.Nano, i cili erdhi në pushtet duke shkelur mbi kufomat dhe gjakun e mijëra shqiptarëve, vetëm për një karrige. Cili ministër apo funksionar është larguar deri më sot në Shqipëri për korrupcion apo kriminalitete tjera? Po përmend vetëm dy raste. Në Belgjikë ministri i punëve të brendshme pati dhënë vetë dorëheqje, vetëm pse bëri vetëvrasje një grua zezake nga Afrika, e cila nuk fitoi azil politik në Belgjikë. Ministri i komunikacionit të Portugalisë dha dorëheqje, vetëm pse një urë në të cilën kalonte një autobus u rrëzua, ku vdiqën 40 udhëtarë edhe pse dihet se ministri nuk e kishte ndërtuar urën, por inxhinierët. Këto janë përgjegjësi morale dhe njerëzore të një ministri, diplomati dhe politikani. Poashtu ka ngelur një anekdotë nga një shtet skandinav. Kur ministri i arsimit merr vesh se në shtetin e vet është zbuluar një analfabet, jep dorëheqje, ngase e brente ndërgjegjja për paaftësinë e vet!

Pyetje: A mund të flitet tanimë për një organizim të mërgatës në baza vullnetare, apo me një padron të rreptë dhe vetëm me dhunë, Urdhër-zbatim, se ndryshe shqiptari nuk e do!?

Përgjigje: Në baza vullnetare, më sa duket, tani është e pamundur, por as me dhunë dhe diktate nuk shkon më. Modeli diktatorial për 50 vjet nuk ka treguar sukses. Mendoj se vetëm me një angazhim të çiltër të institu-cioneve tona, mund të riaktiviohen njerëzit përsëri, tanimë e kemi një përvojë dhe bazë të madhe në organizime, do të thotë, kemi stagnuar, por mund të startojme shpejt. Nuk jemi më fillestarë, modele të mira për organizim mund të marrim sa të duam këtu në perëndim. Në tërë botën ka organizata joqeveritare, humanitare, pse të mos kemi edhe ne shqiptarët jashtë atdheut?

Pyetje: Si dukej para 35 vjetësh kur ti ke ardhur e si duket sot Gjermania?

Përgjigje: Gjermania pas LDB-së ishte tërësisht e shkatërruar dhe është ndërtuar shumë shpejt. E gjithë bota e di se gjermanët janë populli më i disiplinuar në rrzullin tokësor, me kulturë pune etj. Në vitet 1960-1970, vetëm gjermanët që kanë mbajtur mend, kurse të huajt nuk e kanë vërejtur se këtu para pak vjetësh ka pasur luftë. Sot Gjemania nuk është aq e fortë ekonomikisht, si deri në vitin 1990, sepse Gjermania Lidore, sikur edhe shtetet tjera lindore, është bërë barrë e madhe e Gjermanisë Perëndimore. Për bashkimin e dy gjermanive i janë dhënë me miliarda, Gjermanisë Lin-dore, Rusisë etj. Mbi 3 milionë njerëz me origjinë gjermane nga shtetet e lindjes janë riatdhesuar dhe sot jetojnë e punojnë në shtetin amë. Gjermania ështe zhvilluar në atë nivel, në të gjitha sferat e segmentet e jetës, Indus-trialisht, ekonomikisht etj. Dhe s`ka më ku shkon e si zhvillohet, tani mund vetëm të stagnojë, regresiviteti është evident.

Pyetje: Dhe në fund, porosia Juaj për shqiptarët?

Përgjigje: Asnjë porosi! Ngaqë janë të mjaftueshme porositë e Rilin-djes Kombëtare Shqiptare, të Kuvendeve Shqiptare në përgjithësi, e në ve-çanti, Platforma e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit, e ne vetëm duhet t`i zbatoj-më në praktikë, pa përpiluar xhungël platformash, që thotë me të drejtë shkrimtari ynë i mirënjohuer, Arbër Ahmetaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi