Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vera Berisha: Arti poetik i NAIM FRASHËRIT,në ciklin "BUKURIA"

Shko poshtë

Vera Berisha: Arti poetik i NAIM FRASHËRIT,në ciklin "BUKURIA" Empty Vera Berisha: Arti poetik i NAIM FRASHËRIT,në ciklin "BUKURIA"

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 19, 2009 3:01 am

Vera Berisha: Arti poetik i NAIM FRASHËRIT,në ciklin "BUKURIA"
Vera Berisha: Arti poetik i NAIM FRASHËRIT,në ciklin "BUKURIA" N100000322274726_7094

Objekti kryesor i frymëzimit të poetit është një femër,atë femër ai e ngritë në shkallën e simbolit e të pësosmërisë së bukurisë fizike e shpirtërore.Këndoi për dashurinë,idealiste apo platonike,për një dashuri të madhe,të flakët që nuk do të realizohej kurrë...Niset nga dashuria konkrete,por i jep përmasa simbolike,për të ruajtur anonimitetin e asaj gruaje,për të mos u hetuar,diktuar ajo dashuri.I këndon bukurisë së saj,na e paraqet ,si të krijuar nga drita e gjithësisë,që para saj tokësorja përulet,e ngritë në sferat më kozmike, në qiell e bën të paarritshme,e qon te perëndija,nga e ka edhe burimin bukuria e saj.
Përshkrimi i bukurisë së saj me termet e traditës sonë e bën të jetohet bukuria e saj,të shikohet:
Shtati i saj i ngjanë purtekës së florinjët
Dora e bardhë me lulen e jaseminit etj…
Poeti digjet nga flaka e dashurisë dhe bukurisë ,siç dëshmon gjendja e tij shpirtërore e shprehur nga vargjet e poezive të tij.Edhe qiriu ka mësuar të digjet nga gjendja e tij,ai nuk e ka frikë zjarrin,është djegur tërë jetën .Andaj, do ta mbajë të fshehur atë zjarrë për të mbrojtur tjetrin.Nga bukuria e vashës edhe trandafili ka mësuar të çelë e të zbukurohet dhe kështu e ka bërë bilbilin të vuaj.Poeti ,i mahnitur nga bukuria,i shqetësuar nga dashuria këndon:
Nga qepallat jam qarë
Po të vërtetën e gjeta,
Vetullat më paskan vrarë,
Me vrau harku e jo shigjeta.
Poeti e ndien mospërfilljen e asaj gruaj ,e krahason me berthamen e fortë të hurmës,me thesarin e fshehur në dhe,dielline fshehur me re,shpirtin në qivurë,zotin në katër mure…
Se, kush e e ka sjellur në ketë gjendje te dashuren e tij, nuk dihet.Vazhdon të vuaj poeti,të flijohet,porsi kandili i tij.Bashkë me gjendjen e tij shpirtërore,ecë edhe natyra paralel,dimër,peisazh i ftohtë,çdo gjë ka rënë në qetësi,ka ngrirë,acar,veri..dhe tamam kur mendojmë
se ka pushuar çdo gjë,është ngjethës,therrës pohimi i tij,se ai vazhdon të dashurojë edhe në gjendjen e pamundur(mendoj une):
AH SA TË DUA!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi