Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
Faqja 1 e 1
Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
ATA KËNDUAN PËR NE:
ISUF MYZYRI
Çohu, Isuf Myzyri ,
Ngjitu rreth kalasë ,
Merre violinën ,
Se po dua me plasë !
Tregoi Elbasanit
Edhe gjithë Shqipërisë –
Qysh ua thonë ashikët ,
Këngëve t’ ashikërisë !
Çohu , Isuf Myzyri ,
Dil n’ kasolle me kashtë ,
Hiqja mallin pyllit
Se shumë e ke dashtë !
Bëri zë bilbilit ,
Rexhepit n’ Kërçovë ,
Mazllomit , Qamilit –
Çabratit n’ Gjakovë...
Mblidhuni për rreth sofre ,
Rreth buke e kripe ,
Tregoni kësaj bote –
T’ mos vdes kënga shqipe !...
N’ vend t’ këngëve burrërishte ,
T ‘ “Shotës – mashalla” –
Këndojmë këngë magjupishte ,
T’ stilit “TALLAVA”!?
Kokat na janë mbushë
Me euro e dollarë...
Mendjet janë bërë fushë ,
S’ këndojmë si shqiptarë !
QAMILI VOGËL
Ditë e zezë – katër nëntori ,
Lajm i zi dheun e mori .
Ra pikëllimi në çdo votër ,
Na ka vdekë Qamili i Vogël .
Qamili që deshi këngën ,
Deshi jetën , shoqërinë ,
Deshi kombin e atdheun ,
Toka e zezë na e rrëmbeu .
Të ndau vdekja prej kësaj bote ,
Por me ne, ti, prapë jeton .
Këngët tua , fjala jote ,
Gjithmonë n’ zemër na pushon .
Bashkë me ty , ikën bilbilat ,
E pa ty erdhën n’ pranverë...
Çohu njëherë , baca Qamil ,
T’ ia themi këngës si përherë !
Shih bilbilat kësaj pranvere ,
N’ çfarë drejtimi fluturojnë !...
Te Çabrati , buzë Gjakovës
Ty, Qamil , po të kërkojnë .
Qamili që deshi këngën ,
Deshi jetën dhe lirinë ,
Qamili që rriti famën –
I këndoi kombit historinë .
DERVISH SHAQA E DEMUSH NEZIRI
Hej , i kujtojmë do vite të rana –
Kur dëgjohej Radio Tirana !...
Kur këndonte ,oh, ai Dervish Shaqa –
Me këngë t’ tija , oh, gjithmonë u kënaqa !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri –
Me ata gishta , oh, si xhevahiri ,
Me at’ za burrash dhe traditë shahiri ,
Ia thanë kangës , oh, si asht ma s’ miri !
Hej, kur ia lëshojshim radios , zanin –
Seç e plasshim gjithë dushmanin !
N’ çdo shtëpi ku hyjshin valët –
Nga këto kangë jehojshin malet !...
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri ...etj.
Hej, kur e dridhte çiftelinë –
Seç e ngjallte Ahmet Delinë !
Kur ia thoshte Dervishi, bejtet –
Seç e ngjallte Azem Bejten !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri ...etj.
Hej, kur i knonte Shotë Galicës –
Krenari i jepte Drenicës !
Kur i knonte Bajram Currit –
Ngritë n’ kala , kullat e gurit !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri ...etj.
Hej, kur i knonte Isë Boletinit –
Ngriste kullat e Dukagjinit !
Kur i knonte Hasan Prishtinës –
Dridhte kullat e Vraninës !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri ...etj.
Hej, Kamer Loshit e Nak Berishës ,
Haxhi Zekës , Rifat Berishës ,
Dedë Gjon Lulit e Jakup Ferrit ,
Sulejman Vokshit , Idriz Seferit ...
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri ...etj.
Hej, mirë iu knoj trimave t’ vendit ,
Edhe burrave të kuvendit...
Drinit , Vjosës dhe Shkëlzenit ,
Burrave t’ Lidhjes Përzerenit ...
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri ...etj.
Hej, me ata tela , oh, t’ asaj sharkis-e ,
Mirë ia knojshin , oh, trimat Shqipnis-e !
Si bylbylat , oh, n’ Çabrat t’ Gjakovës –
Mirë ia knojshin ,oh, trimat Kosovës !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri ...etj.
Hej, o Dervish , o legjendë e gjallë ,
Çohu nji herë , me ne me u çmallë !
Në Deçan ,o , na sot kemi ardhë ,
Gjithë kah jemi , o, rapsodë shqiptarë !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri...etj.
Hej, do t’i knojmë lirisë edhe paqes ,
Trimav’ tanë edhe Dervish Shaqës ...
Do t’ ua çojmë , o , n’ vend amanetin –
Kangët shqipe , o, kurrë nuk do t’ vdesin !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri...etj.
SALIH E FERIZ KRASNIQI
Pyet Anglia e Langoleni ,
Për rapsodët e këtij vendi –
Ç’ janë këta zëra e këto jehona ,
S’ kanë nevojë për mikrofona ?!
Refreni:
Kur këndonin Salihi e Ferizi –
Si ndër festa – tambli e orizi !
Të dy ishin me fis Krasniqi ,
Me zë t’ ëmbël si hurma e fiqi .
-Janë rapsodët kosovarë ,
N’ tirq të zi , e n’ plisa t’ bardhë.
N’ Festivalin Ndërkombëtar –
N’ Langolen , zunë Vend të Parë !
Refreni:
Kur këndonin Salihi e Ferizi...etj.
Nëpër oda, ku ish burrëria ,
Vlonte kënga , e binte sharkia .
N’ ballë ju printe krenaria ,
Mbas ju vinte historia .
Refreni:
Kur këndonin Salihi e Ferizi ...etj.
Nëpër odat kosovare ,
U bëtë mbretër t’ këngës shqiptare !
N’ krenari , ju kujtojmë prore –
Trungu i këngës popullore !
Refreni:
Kur këndonin Salihi e Ferizi...etj.
REXHEP ZAJAZI
Si bylbyli prej kafazit ,
Po i këndoj Rexhep Zajazit !
Bacë Rexhepit , me djem t’ vet ,
Që kënduan për ne shumë vjet !
Kur këndonte Rexhep Zajazi –
Shuhej malli – shkrepte gazi .
Me atë “ISON” kërçovare ,
Këngë e valle mahitare .
Kur këndonte ai Bacë Rexhepi –
Zëri i tij , porsi valë deti...
Herë në Shkup, herë në Prishtinë ,
Seç e shkrinte n’ këngë shoqërinë !
Kur këndonte Rexhep Zajazi –
Plasnin zanat prej marazi !
Këngë ahengu , këngë krenare –
Krenaria jonë kombëtare .
Zëri i tij vinte si fryma –
“Në bahçe na ka ra bryma!”...
Mirë ia këndonte “Zullufet e Ajshes”,
Mirë ia fshinte lotët prej faqes !...
“Na pikuan gjethet e ullirit” –
Shpejt ia mbërrini stina e dimrit !...
Dheu i zi – Rexhën përpiu ,
Bora e bardhë – zërin ia ngriu !...
Këta bilbila kush na i thirri ?
-N’ Elbasan , Isuf Myzyri !
Shkoi Rexhepi nga Kërçova ,
Shkoi Qamili nga Gjakova...
Formuan TRION LEGJENDARE –
T’i këndojnë këngët gjithë shqiptare !
U bashkuan në PËRJETËSI –
TRI LEGJENDA – NJË SHQIPËRI !...
*****Autor i teksteve, melodive dhe interpretues i këtyre këngëve është Demir KRASNIQI.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi