Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Përse kemi një nam të keq nëpër botë?!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Përse kemi një nam të keq nëpër botë?! Empty Lediana Kapaj: Përse kemi një nam të keq nëpër botë?!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 5:37 pm

Lediana Kapaj: Përse kemi një nam të keq nëpër botë?!


Nje dite nje mikja ime me beri kete pyetje....

Jam dakort me faktin qe fatkeqesisht nje mendim i tille ekziston per ne Shqiptaret!
Eshte teper normale te ndjehesh keq kur degjon fjale te tilla,eshte mese normale pasi jemi dhe i perkasim kesaj origjine.

Por ama nuk jam fare dakort me keta njerez te huaj qe na gjykojne si popull!!


Ne çdo shtet ka njerez pozitive dhe negative, ka qe vjedhin e vrasin, qe perdhunojne, qe shesin njerez ne perfitim te interesit te tyre , etj,por nuk jam dakort qe te gjthe ketyre njerezve tu ve emrin "Shqiptar"!.
Neper gjykata ketu ne Evrope me ka rastisur te shoh njerez te denuar nga ligji,mund te kene qene... Franceze...Shqiptare......Angleze.....Italiane.....Marokene.....Algjeriane .....Rumune....Bullgare....e shume kombe te tjera.

Kam pare njerez me kombe te ndryshme ne bashkepunim te plote dhe te perbashket per nje çeshtje vjedhjeje, dhune ose prostitucioni...I kam pare te denuar ne sallen e gjygjit dhe kam lexuar te nesermen gazeten lokale ose kam pare lajmet ku ne te cilat dilte....."Mafia shqiptare,marokeni dhe algjeriani" dhe aspak ai qe ishte francez ose per te qene me e drejte,dilte shume pak ose i pajisur me statusin e "viktimes"!


Pse ndodh kjo ne shtetet e Evropes?!
Pse na shajne?

Sepse ne rradhe te pare jemi te huaj dhe ju kemi shkelur vendin!
Sepse ne rradhe te dyte ka rracizem...
Sepse shume shqiptare negative na kane njollosur vendin dhe fytyren....sepse shume shqiptare kane marre rrugen e shtrember te degjenerimit dhe jo ate te civilizimit!
Tym pa zjarr nuk ka,po edhe ekzagjerime ka!

Shpeshhere shqiptaret jashte kur kane probleme me ligjin dhe rrezikojne burgun ose perzimin nga shteti ku jane,shpeshhere aty degjon avokatet qe thone...."Jo ky person nuk mund te beje burg,nuk mund ta heqim,pasi eshte rrefugjat politik dhe statusi i tij mbrohet nga Komisioni i Gjeneves"!
A eshte e drejte kjo?....une them qe jo!

Po te ishte nje francez dhe te bente pislliqe ne vendin tone,a mendoni se do mbrohej ne kete menyre?!....une them se jo!

Per te qene brenda teme po them...


Jo cdo gje e keqe ka firmen "shqiptar" ne fund!!!
Nuk mund te simbolizoj popullin tim me kete fjale,nuk mund te gjykojme nje shporte ku ne te cilen ka shume molle te kalbura po ka edhe shume me teper te mira!
Bota duhet te denoje krimin,vjedhjen,padrejtesite,mizerjen,luften....dhe jo te gjykoje sipas kombesise sepse per mua e keqja nuk ka as komb as rrace,po eshte e perhapur kudo.

Detyra jone patriotike eshte qe te mbrojme te drejtat e popullit tone,duke ju treguar qe nuk jemi vetem te keqinj,duke ju treguar qe kemi nje potencial akoma me te fuqishem se ta....sepse kemi njohur vuajtjen!


Lediana Kapaj: Përse kemi një nam të keq nëpër botë?! N744374599_8281


Studentet shqiptare ne bote jane nxenesit me te perkryer,femijet e shqiptareve neper bote jane te paret neper shkolla,kemi inxhiniere dhe arkitekte te perkryer qe i njeh bota mbare,kemi sportiste te talentuar,muzikante,kengetare,kemi poete e shkrimtare....kemi plote shqiptare atdhetare dhe plot shqiptare ne Shqiperi te cilet po perpiqen per te mirat dhe te drejtat e vendit tone.

Duhet te jemi krenare per origjinen tone dhe mos te ulim koken kur dikush paragjykon kombin tone,mos ta ulim koken as te na vije inat....mjafton ta bindim dhe ti provojme qe jemi dikush tjeter,nje komb me vlera dhe humanizem.

Une jam krenare me kombin tim....Krenare per njerezit e mire....Krenare per ju miq!


Lediana Kapaj



Lediana Kapaj: Përse kemi një nam të keq nëpër botë?! 9717_157370474599_744374599_2578143_4643288_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi