Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi: Monologu i çartur i një tabuje…

Shko poshtë

Suzana Zisi: Monologu i çartur i një tabuje… Empty Suzana Zisi: Monologu i çartur i një tabuje…

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 5:50 pm

Suzana Zisi: Monologu i çartur i një tabuje… N100000149972946_5366

Suzana Zisi: Monologu i çartur i një tabuje…



(Mos e lexoni…zonë e ndaluar…!)


Mu mohua jeta qysh kur kokën nxorra prej mitrës së ngrohtë.
“U bëftë 100 vjece’ - uroi një Fatë…
“Edhe 80 s’janë pak…Belbëzoi e rrëgjuara gjyshja ime plakë…(që aq nuk rrojti dot as vetë…)
Ulërita dhimbjesh.
E ndërtova burgun tim që ditën e parë.
Mos qesh!
Unë i dëgjova të tëra.
Është e martë, ora 2 – pëshpëriti nata, këtë foshnje, do e ndjekë një i madh mallkim.
Eh, sytë ç’më panë…kur infermierja mi përlyeu buzët me një të kuq të ndritshëm dhe nënës sime të gjakosur nga lindja, ia përplasi fytyrës surratin tim…
Mu mohua buka, qysh kur biberonin, 70 gram ma mbushën edhe pse etje kisha shumë…
Mu mohua drita, kur nëna më thirri ëmbël: “Shkoi vonë bijë, fli gjumë…
Mu mohua liria…kur…eh shumë herë… më…janë aq shumë, sa kujtesa ime e revoltuar, i nxorri jashtë për të mos ua çelur portën e hyrjes kurrë…
Mu mohua loja e shumë të tjera…
Edhe dituria mu mohua nga…nuk e di, më janë bërë lemsh: moral, tabu, pantallona të ngushta, kraharor i zbuluar, mos fol shumë, ata janë burra, ai ka pushtet, flet si do vetë, ti dëgjo, hesht…
Ç’ke?
Rri e qetë.
Nuk do?
Mirë, atëherë voto.
Ngrije dollinë.
Për kë?
Për partinë.
Për cilën?
Për atë që të jep bukë?
Po unë pa bukë jam përherë.
Prit të çelë pranverë dhe lëndinave lëshoju e ha ç’të gjesh, edhe m…është me vlerë…
Puthja këmbën djallit, ai është i fortë, ti je e vogël.
Nuk dua.
Ti?
Kush je ti?
Ah, e kotë.
Ti, derdh nja dy pika lotë dhe…ky ështe misioni yt në jete.
Fatin, e përcakton “peshku i madh”, lëpija gjurmët dhe lumturohu e qetë… se…kështu e ka jeta, shijoje, është e shkurtër, 100 vjet, 80, ose…që tani mund të vdesësh nëse do….
Si the?
Jo?
Sa patetike…
Lexon libra?
Përse?
Kush ka nevojë për ty?
Oh, paske rënë në dashuri?
Mjerim, mjerim…
Të paska ardhur fundi, unë kisha për ty një fije shpresë…
Ktheje me fund filxhanin e kafesë, të të lexoj fatin qe iku e shkoi…
E thure mbrapsht jetën kokëshkretë, e thure vetë…nuk të kujtohet, epo vdis më mirë…
Të thashë më parë që e thurin te fortët jetën tënde?
Unë them ç’dua, ti, dëgjo dhe hesht…
Kush jam unë?
Dashke shumë…shkretetirë…
Qepe gojën.
Dëgjomë mua.
Është më mirë…
Ftohtë, ftohtë…
Më ndjek pas dikush që do të më përqafojë…
I duket vec hija…është (ma thanë ulërimash fatat këtë), nje mik…
Ik…
Ik…
Se ai…ka veshur sot, petkat e të dashurit armik…
Ndërsa kjo, shikoni?
Ç’është kjo?
Dashuria?
Vrapo zemër, vrapo, e zezë si mortja ime, me kamë në dorë…e ndjekin pas sy te hakërruar, buzë të shprishura, mijra dasmorë…

Fftohtë…
Ftohtë…
Nënë, pse s’më përplase një grusht turinjve, teksa kokën nxirrja prej mitrës tënde të ngrohtë???

Suzana Zisi: Monologu i çartur i një tabuje… 9527_103348743013458_100000149972946_93629_7375699_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi