Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjela:" Pas marrëveshjes me Greqinë fshihet një aferë e madhe korruptive"!‏

Shko poshtë

Ngjela:" Pas marrëveshjes me Greqinë fshihet një aferë e madhe korruptive"!‏ Empty Ngjela:" Pas marrëveshjes me Greqinë fshihet një aferë e madhe korruptive"!‏

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 6:41 pm

Parlament :"MOS MIRATO MARRËVESHJEN DETARE ME GREQINË"!!!






Nga TCH, Tema

Avokat Spartak Ngjela do të paraqesë vetë ankimimin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e kufijve ujorë.
Ngjela tha se pas kësaj marrëveshjeje fshihen interesa korruptive.
Avokat Ngjela shtoi se me këtë marrëveshje është shkelur Kushtetuta, neni tre i saj, që flet për cenimin e territorit. Ngjela tha se vetë fakti që flitet për marrëveshje, do të thotë që është lëshuar territor. Ai u shpreh gjithashtu se ka një vendim të Gjykatës së Hagës për incidentin e Korfuzit që penalizon Shqipërinë, duke supozuar kështu njohje të këtij territori si shqiptar.
“S’kam pse ta fsheh, do ta paraqes vetë përpara Gjykatës Kushtetuese. Do jem dhe si avokat. Ne dyshojmë se këtu mund të ketë një aferë të madhe korruptive, për faktin se aty do kalojnë tubat e gazsjellësit dhe Shqipëria humbet rreth 200 milionë euro në vit. Pyetja është: Kush i fiton? Këtë do ta gjejnë organet përkatëse”, - tha Ngjela.
“Është cenuar territori. Cenimi i territorit është neni 3 i Kushtetutës. Është krim i rëndë në Kodin Penal. Janë shumë gjëra të rënda rreth kësaj marrëveshjeje. Fakti që bëhet një marrëveshje kuptohet që nuk është territor grek, por është territor shqiptar, se, po të ishte territor grek, nuk do të kishte nevojë për marrëveshje me Shqipërinë. Ekziston vendimi i Gjykatës së Hagës që Shqipëria të ndëshkohet me pagesën e reparacioneve për një dëm që i sjell flotës angleze pas një shpërthimi bombe në territorin shqiptar. Ka qenë një konflikt i vjetër anglo-shqiptar, i cili është zgjidhur me anë të këtij vendimi, të cilin e kemi pranuar dhe e kemi paguar një ton e gjysmë ar”, - tha Ngjela.

www.gazetatema.net
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi