Fehmi Rexhepi: Në tehun e sulmeve të mercenarëve, kuislingëve e spiunëve
Faqja 1 e 1

NË TEHUN E SULMEVE TË MERCENARËVE, KUISLINGËVE E SPIUNËVE
Nga Prof. dr. Fehmi Rexhepi
Kohëve të fundit një numër jo i vogël “gazetarësh, publicistësh e analistësh” – mercenarë dhe mbi të gjitha shërbyes besnikë të të gjitha regjimeve, po thuajse si në kor i kanë drejtuar shigjetat kundër inteligjencies në përgjithësi e kundër historianëve në veçanti. Inteligjencia dhe studiuesit e historisë në Kosovë, nuk e kanë për herë të parë që po ballafaqohen me sulme të tilla, sepse fushata si këto të këtyre ditëve ishin bërë edhe para tri dekadash, sidomos pas demonstratave të vitit 1981, por vetëm me një ndryshim: atëherë ishte makineria propagandistike serbe, ajo që ndërmori fushatë kundër kulturës dhe historisë së popullit shqiptar, kurse tani në emër të lirisë së shprehjes, janë çuar peshë mbeturinat shqipfolëse që i kanë shërbyer me besnikëri atij regjimi.
Shkrimet në disa gazeta, e sidomos në Express, për inteligjencien e shkencave albanologjike, nuk janë tjetër veç se një fushatë e organizuar mirë dhe e përgatitur në kulisat antishqiptare. Nuk është i rastësishëm as shkrimi denigrues dhe mbi të gjitha fyes i Baton Haxhiut në gazetën e tij Express (që asocon në gazetën Exppress të Beogradit), me titull “Institutet e pasulit me mish”, të datës 19 shtator 2008. Si duket zotit Haxhiut nuk i pëlqen asgjë çka është bërë në Kosovë pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të vendit. Ai mohon dhe stigmatizon gjithçka dhe çdo arritje, duke filluar nga strukturat udhëheqëse e deri te intelektualët dhe institucionet shkencore. Për të është shumë brengosëse e gjithë puna që bëhet në ngritjen e institucioneve e në veçanti të atyre shkencore. Lidhur me punën shkencore dhe të arriturat në shkencën e historisë ai mohon çdo gjë dhe përfundon se në rrethanat e krijuara, jo vetëm që nuk ka progres por vlera e tyre është barazi me zero.
Nuk mund ta marr me mend ku jeton Batoni. Ai ndoshta mendon se është jashtëtokësor dhe vjen nga një planet tjetër dhe për këtë bën edhe shkrime planetare pa kurrfarë mbështetje, prandaj nuk është çudi as konstatimi i tij për ndërtesën e Institutit të Historisë kur thotë: “Kujt i duhet gjithë ajo hapësirë për Institutin e Historisë dhe një grup historianësh që asnjëherë nuk kanë shkruar për historinë dhe historiografinë”. Shtrohet pyetja: cili është Batoni dhe nga e merr atë guxim për të dhënë vlerësime të tilla për historianët dhe për historinë!? Është e qartë se historianët e Kosovës asnjëherë nuk kanë shkruar sipas shijes dhe qejfit të Batonit dhe të urdhërdhënësve të tij, qofshin ata në Prishtinë, në Beograd apo në Moskë.
Intelektualët shqiptarë dhe studiuesit e Institutit të Historisë, gjithçka kishin menduar se mund të ndodhë, por kurrë nuk kishin mundur ta merrnin me mend se në Kosovën e Pavarur, në vitin 2008, mund të gjenden në tehun e sulmeve të mercenarëve, kuislingëve e spiunëve të Serbisë. Si shkas për këto sulme merret reagimi i punonjësve të Institutit të Historisë të cilët kërkojnë që Qeveria e Kosovës ta rishikojë dhe ta anulojë vendimin lidhur me ndërrimin e destinimit të ndërtesës së Institutit të Historisë. Gjithashtu, qeveria duhet ta analizojë me kujdes edhe fushatën dhe qëllimet e shkrimeve që kanë marrë gazetarët e tipit të Baton Haxhiut e Shkëlzen Maliqit me kompani, shkrimet e të cilëve nuk dallojnë prej shkrimeve të gazetarëve serbë pas vitit 1981, në fushatën e tyre kundër inteligjencies, kulturës dhe historisë së shqiptarëve.
Përveç Institutit të Historisë, Batonin e pengon edhe Instituti Albanologjik dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, ashtu siç i pengonin edhe pushtetarët serbë, sidomos pas vitit 1981. Batonin e pengon kjo, pos tjerash, edhe pse këto institucione gjenden në zemër të qytetit, si duket ai në pamundësitë që t’i mbyll krejt, do të kënaqej po t’i dërgonte diku në një skaj të qytetit. Çuditërisht, si Shkëlzen Maliqi ashtu edhe kalemxhinj tjerë, e sidomos Baton Haxhiu – së pari i jep ders Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknolologjisë, zotit Enver Hoxhaj, duke e urdhëruar që “duhet ta bëjë një komision të ngjashëm si për Universitetet private, për ta verifikuar dijen e historianëve të Kosovës” dhe më pas, duke e përgëzuar se pasi ka marrë vendim për ndërrimin e destinimit të ndërtesës së Institutit të Historisë, “ka bërë një detyrë brilante, ndoshta më të mirën në punën e tij”. Idetë e tilla të ngjashme antikombëtare kanë provuar t’i zbatojnë edhe institucionet e dhunshme serbe. Vardisjet e Baton Haxhiut ndaj Ministrit Hoxhaj, kam bindjen se nuk i bëjnë shërbim as Ministrit Hoxhaj e as Ministrisë që ai e drejton, e aq ma parë kur zoti Hoxhaj, jam i bindur, se ka informacione dhe duhet ta dijë mirë interesave të kujt iu ka shërbye në të kaluarën por edhe sot zoti Haxhiu sepse kjo është më shumë se transparente.
Baton Haxhiu e klani i tij, që këto ditë po i mbushin faqet e gazetave me shkrime “kritike”, minimizuese e denigruese për intelektualët dhe institucionet tona të kulturës e të shkencës, janë një plotësim obligues ndaj detyrave të punëdhënësve të tyre. Ata mund të “mashtrojnë” gjeneratat më të reja dhe mund të ekspozohen edhe në mjetet e informimit në Shqipëri dhe në Kosovë, të shiten si atdhetarë të devotshëm, por harrojnë se gjeneratat më të vjetra i dinë dhe i kanë të freskëta manipulimet dhe angazhimet e Batonit, e posaçërisht shëtitjet e tij në vitet e ‘90-ta me veturat e sigurimit serb në relacionin Beograd – Prishtinë - Brezovicë. Në kohën kur Batoni shoqërohej me Stanishiqin ( Shefin e sigurimit serb) intelektualët dhe historianët, që tani po i atakon, së bashku me popullin e Kosovës, bënin përpjekje mbinjerëzore duke kundërshtuar me të gjitha mënyrat dhe format, pushtetin okupues serb të Millosheviqit. Jo rastësisht krimineli Millosheviq në Tribunalin e Hagës iu drejtua Batonit “Jeste li vi bili saradnik službe državne bezbednosti”? (a keni qenë ju bashkëpunëtor i shërbimit të sigurimit shtetëror), kur ky ishte thirrur si dëshmitar në Tribunal. Besoj se kjo nuk do koment, këtë e kanë parë dhe dëgjuar mijëra shikues përmes ekraneve të televizionit. Kurse në një shkrim në “Kohën ditore”, Veton Surroi ia përkujton Batos,- Stanishiqin dhe Tribunalin e Hagës.
Është obligim, së paku moral e kombëtar, i intelektualëve dhe institucioneve të Kosovës, që para opinionit të japin sqarime për akrobacionet dhe sulmet e “gazetarëve, publicistëve e analistëve” të tillë mbi intelektualët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nëse duan që ky shtet të mos jetë “Republika bastarde e Kosovës” siç e ka quajtur Shkëlzen Maliqi, por shtet demokratik i ndërtuar mbi gjakun dhe idealet e popullit shqiptar.

Përgatiti: Kadri Mani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ismail S.Rexhepi:Për miqt e mi bashk me mikun... Agim DESKU ,Bashkim Kombtar, Ismail Rexhepi, Foto Betim
» XHEVAT REXHAJ:ECJA E HASHIM THAQIT NEPËR TEHUN E THIKËS
» Politika e Beogradit sulmon Shqipërinë përmes mercenareve islamiko-shqiptarë!
» VV Kamishit: Nuk i frikësohemi spiunëve
» Ja emrat e spiunëve shqiptarë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi