Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vilhelme Vranari: Nënë Tereza, e mohuara nga Diktatura Komuniste

Shko poshtë

Vilhelme Vranari: Nënë Tereza, e mohuara nga Diktatura Komuniste Empty Vilhelme Vranari: Nënë Tereza, e mohuara nga Diktatura Komuniste

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 9:41 pm

Vilhelme Vranari: Nënë Tereza, e mohuara nga Diktatura Komuniste U1_VilhelmeVranari
Nënë Tereza, e mohuara nga Diktatura Komuniste

Nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

Nënë Tereza është një prej presonaliteteve më të mëdha të kombit shqiptar. Madje theksoj një nga pesonalitetet më të mëdha botërore të shekulli XX. Bota nuk i ka heronjtë dhe i krijon.Më pas i vlerëson dhe i përjetëson. Kurse ne i kemi dhe i mohojmë, duke i lënë në errësirë, ku i mbulon pluhuri i harresës. Jo vetëm kaq por nuk ndalemi duke hedhur baltë mbi ta. Është fatkeqësi për një komb kur antivlera ngrihet kundër vlerave, të cilat mohohen deri në atë shkallë, sa të tjerët na quajnë provincialë dhe kulturën tonë provimciale, gjë që nuk është e vërtetë. Pa dashur të përmend figura të ndritura të kombit, duke nisur qysh nga Perandorë, Papë, udhëheqës ushtarakë, diplomatë, projektues dhe ndërtues të famshëm, filozofë, mjekë apo artistë me famë botërore, të cilët në tërësi kanë bërë evolucion në jetë dhe shkencë( në fushat ku ata kanë lëvruar) dhe në sa e sa profesione, shumica e të cilëve i kanë dhënë vlerat e tyre intelektuale dhe profesionale jashtë vendit. Unë do të përqëndrohem tek portreti i ndritur i Nënë Terezés, e cila si shumica e intelektualve u vlerësua vetëm pas vdekjes. Në këtë rast është domethënëse shprehja: “Vdis, pa të të dua!” sepse ajo u njoh nga bota si shqiptare, vetëm pasi u vlerësua me çmimin “Nobel” për Paqen. Kurse debati se cilës kombësi i përkiste, ndodhi pas rënies së Diktaturës komuniste dhe sidomos pas vdekjes dhe lumturimit të saj.

Nënë Tereza u lind në një familje shqiptare me emrin Agnes (Anjez) Gonxhe Bojaxhiu më 27 gusht të vitit 1910 në Shkup. Atë kohë qyteti i saj i lindjes ishte nën sundimin osman , më pas i përkiste konfederatës Jugosllave, kurse tani është kryeqyteti i Maqedonisë. Atëherë gjithë rajoni ishte pjesë e Perandorisë Otomane. As Shqipëria dhe as Maqedonia nuk njiheshin si kombe më vete. Pavarësisht nga origjina gjeofizike e lindjes së Gonxhes, ajo kishte gjak shqiptari dhe këtë e ka pohuar me gojën e saj kur mori çmimin “Nobel Për Paqen”.Ishte një pohim për ta mësuar e gjithë Bota origjinën e saj, bijë e një fisi të lashtë, prej të cilit trashëgoi bujarinë, besën, mikpritjen, durimin, dashurinë për jetën dhe mirësinë, që janë cilësi virtyti të shqiptarit. Për këdo, i njohur apo i panjohur, vatra shqiptare ka qenë dhe mbetet e ngrohtë, ndaj në shekuj janë shprehur: ”Bukë e kripë dhe zemër!” Sa bukur, sa thjesht, sa natyrshëm dhe po aq e madhërishme ka qenë pohimi i saj:
Vilhelme Vranari: Nënë Tereza, e mohuara nga Diktatura Komuniste U1madretereza1
''Me gjak jam shqiptare, me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit ,jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes së Zotit, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit.''
As Maqedonia as Shqipëria nuk ekzistonin si shtete të pavarur, dhe përkatësia shtetërore për opinionin botëror nuk ishte e qartë. Megjithatë sot mendoj se nuk ka kundërshtime për identitetin kombëtar të Nënë Terezës. Nga ana e saj, në shkrimet, krijimet, apo prezantimet e veta, Nënë Tereza e përshkruante veten një shqiptare nga Shkupi.
Por ajo u largua nga qyteti i lindjes në moshën 18-vjeçare për të shkuar nëpërmjet Irlandës në Kalkuta, në Indin e varfërisë më të varfër të rruzullit tokësor,në vendin e skamjes, miseries, epidemeve,ku tuberkulezi ,malarja dhe lebra shkaktonin vdekje në masë. Gonxhja e nisi punën si mësuese. Mé pas drejtoreshë shkolle. Po duke u përballur me realitetin e hidhur, me lejën e Vatikanit, në Kalkuta ngriti urdhrin bamirës "Motrat e Mëshirës" për t'u kujdesur për të sëmurët. Rreth saj u mblodhën njerëzit e besimeve të ndryshme.
Si rrjedhim, ajo s’e ka vizituar as Maqedoninë dhe as Shqipërinë, ku u vendos më vonë familja e saj dhe pas shumë vitesh larg mjedisit të fëmijërisë edhe pse e ruante ende gjuhën, shqipja e saj nuk ishte e rrjedhshme.
Që nga viti 1929 kur u vendos në Kalkutë dhe deri në vitin 1960 nuk kishte dalë jashtë kufirit të Indisë. Pikërisht më 1960, e ftuar në një konference ndërkombëtare për gratë katolike,udhëtoi drejt Europës dhe ShBA-s .Mes të tjerave ajo vuri në dukje:
''Nëse keni sy të shifni, shumë nga njerëzit nuk dinë gjë për ekzistencën e varfërisë dhe të të varfërve. Por ju mund të gjeni sa e sa Kalkuta në të gjithë Botën”. Kjo thënie prej një gruaje me zemër të madhe, ishte si një apel për qeveritë dhe udhëheqësit e shteteve.
Në këto takime ndërkombëtare, ajo si një e krishtere e mirë, që ishte kundër vrasjes së foshnjave qysh në embrion, u ngrit kundër abortit: “Ligji që lejon abortin, është kundër Paqes në Botë!”
Gjithashtu kur Irlanda do të votonte për divorcin,
Nënë Tereza bëri një fushatë sensibilizuese kundër divorcit dhe ky projekt-ligj nuk u aprovua. Ajo kishte parasysh se globalizmi në ekonomi dhe politikë nuk e favorizon familjen e divorcuar. Pasi prej shpërbërjes së familjes, rriten problemet sociale, si: prostitucini, trafikimi i qenieve njerëzore, përdorimi i drogës dhe rritja e kriminalitetit.
Gjatë udhëtimit në Europë, në Itali u takua me të vëllanë Lazrin (Llazarin),për herë të parë pas kaq vitesh. Kishte dëshirë të takonte nënën dhe të motrën që tashmë jetonin në Tiranë. Mësoi se e ëma ishte e sëmurë që e kishte kërkuar të bijën dhe më 12 korrik 1972 mori lajmin e vdekjes së nënës. Po kështu 2 vite më vonë i vdiq e motra, por nuk u lejua kurrë. Shumë njerëz me influencë, si Indira Gandi, apeluan tek qeveria shqiptare për praninë e Nënë Terezës në varrimin e tyre, por pa sukses. Madje Diktatori u shpreh me një fjalor vulgar, tejet të ulët, e quajti ”kuçka e Evropës”. As vlersimi i të parës shqiptare me çmimin “Nobel”, nuk e lëvizi nga istikami ”moralin e lart komunist të diktaturës hoxhiane.

Vilhelme Vranari: Nënë Tereza, e mohuara nga Diktatura Komuniste U1_mother-teresa-feeding
Gjatë periudhës së komunizmit Nënë Tereza u mohua si nga Maqedonia, atëhere brenda ish-Jugoslavisë, ashtu edhe nga Shqipëria, diktatori komunist, Enver Hoxha, ngriti të vetë-quajturin shtet të parë ateist në botë ku u ndaluan fetë. Sipas moralit komunist Nënë Tereza ishte “antikombëtare”.Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë, por një grua humane dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit,“Shtëpia e Nënës”, pranë portës së saj qe vendosur një tabelë ku shkruante:“Mother Teresa ”IN/ OUT.

Ja si e shpreh ajo dhembjen për vendin e saj:

Si shumë po vepron Qoftëlargu në vendin tim,
12 shtatore me figura shenjtësh do të doja të kisha në Shqipëri,
patjetër edhe në Kosovë 12 të tjera, vepra të mëdha të luteshin murgeshat e mia,
për të larguar të keqen nga atdheu im.
Dua të kthehem në Shqipëri, t’u shërbej më të varfërve të gjakut tim.
Dhe në nderim të kujtimit të prindërve, dua të kthehem, pranë tyre t’i mbyll sytë.
Secili nga ne është krijuar për të bërë diçka të madhe...

(shkruar më 27 gusht 1997-duket si një amanet, edhe pse s’u quajt i tillë)

*Vetëm katër vjet pas vdekjes së Hoxhës, Nënë Tereza u lejua të shkonte në Shqipëri për të vizituar varrin e të ëmës së saj.
NËNË TEREZA, GONXHJA që fali shumë dashuri,, mirëkuptim, tolerancë dhe falje, është nëna e të gjithe shqiptarëve kudo që janë në botë, e cila u ka lënë këtë himn. Këto rreshta t’u shërbejnë atyre si moto për jeten që të dinë ta vlerësojnë dhe ta ndryshonë atë në dobi të njerëzimit

Vilhelme Vranari: Nënë Tereza, e mohuara nga Diktatura Komuniste U1_MadreTeresa“Jeta është bukuri,
admiroje

Jeta ështe jetë
mbroje

Jeta ështe nje mister,
zbuloje

Jeta ështe e çmuar,
ruaje

Jeta ështe një pasuri,
kurseje

Jeta ështe dashuri,
gëzoje

Jeta është një ëndërr,
bëje të vërtetë

Jeta ështe bekim,
shijoje

Jeta është një sfidë,
përballoje

Jeta ëdshtë një lojë,
luaje


Jeta është një trishtim,
kaloje

Jeta është një luftë,
lufto

Jeta është një aventurë,
ndiqe

Jeta është një himn,
këndoje”

Nënë Tereza

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi