Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dibran Demaku: Ngulitjet në Përëndim - Humbje Kombëtare

Shko poshtë

Dibran Demaku: Ngulitjet në Përëndim - Humbje Kombëtare Empty Dibran Demaku: Ngulitjet në Përëndim - Humbje Kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 9:47 pm



Dibran Demaku: Ngulitjet në Përëndim - Humbje Kombëtare U1_DibranDemakuNGULITJET NË PERËNDIM-HUMBJE KOMBËTARE

Nga Dibran Demaku

Kur në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar shqiptarët e Kosovës nga presioni ekonomik dhe politik që ua bënte pushtuesi serb,filluan të migrojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës perendimore e bile edhe në Amerikë e deri në Australinë e largët,nëpër mediat e ndryshme të pakta që kishin mbetur pa u pushtuar nga pushtuesi serb thuhej dhe shkruhej se ky ishte një largim i përkohshëm.Thuhej atyre ditëve se shqiptarët e shpërngulur nga shkaqet që u përmendur më lart,sapo të zhdukeshin ato shkaqe dhe Kosova të ishte e lirë,do të ktheheshin në vendin e tyre ku kishin jetuar me shekuj të tërë brez pas brezi.Edhe sot na ushtojnë në vesh ato fjalët e tyre përshëndetëse në ato vite të rënda kur përshëndeteshin me të afërmit e tyre dhe merrnin botën në sy me:"Mirupafshim në Kosovën e lirë!"Këto fjalë ishin një satisfaksion që na bënin të shpresonim që kjo ëndërr e tyre do të realizohej një ditë dhe ata ashtu siç shkuan edhe do të ktheheshin.Kështu ëndërronin optimistët.Ndërkaq skeptikët thonin se shpërnguljet e shqiptarëve ishin tragjike për kombin,sepse ata nuk do të ktheheshin më kurrë.Dhe mendimet e tilla ata i arsyetonin duke i krahasuar këto shpërngulje me shpërnguljet shqiptare që kishin zanafillën që pas vdekjes së Skënderbeut e këtej...
Por optimistët për dallim nga skeptikët,shpërnguljet e shqiptarëve të viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lam prapa,i quanin "shpërngulje të kohëve moderne" duke thënë se shpërnguljet e tilla nuk e kanë atë elementin tragjik të shpërnguljeve të kohëve të mëparshme,sepse tash është kohë tjetër dhe njerëzit lëvizin sa andej-këtej.Dhe deklaratat e tilla ndihmonin që shqiptarët të shpërnguleshin në masë dhe me të madhe sepse:"ja edhe njerëzit e ditur të kombit e tumirnin veprimin e tyre!".
Dhe lumi i shpërnguljeve nuk ndalej...Ai çdo ditë e çdo muaj shtohej e rritej e bashkë me rritjen e tij rrokulliste fatet e këtyre njerëzve të pashpresë tek merrnin rrugët e botës.Shumica e këtyre shpërnguljeve,që tashmë dihet botërisht,bëheshin në mënyrë dhe nëpër rrugë ilegale.Gjatë rrugëtimit të këtyre njerëzve faqkeq që bëhej në mënyrë dhe nëpër rrugë ilegale,një numër i tyre pësoi edhe atë më të keqen.Flitej në ato vite se si shumë nga ata mbesnin diku nëpër malet e Evropës perendimore,diku në buzë të kufirit të tokës së premtuar.Dhe kështu shtohej numri i atyre që zhdukeshin pa nam dhe pa nishan.Sot nuk u dihen se ku i kanë eshtrat e lëre më varret.Por,kjo gjë nuk është temë e shkrimit tonë.Tema e shkrimit të sotëm bën fjalë për ata që në fatkeqësinë e tyre,kishin pak fat duke u vendosur nëpër vende të ndryshme,edhepse pas një rruge të lodhshme dhe me plotë rreziqe.Pra,pas kapërcimit nëpër atë rrugë të lodhshme dhe me plotë rreziqe,ata që arritën të vendoseshin në tokën e premtuar,edhepse në fillim e kishin shumë të vështirë të ambientoheshin,në vende dhe njeëz me tradita krejt tjera,me kalimin e kohës sikur e gjetën vetën dhe sadopak u ambientuan.
Në fillim që të gjithë në mendjet dhe në zemrat e tyre e kishin rrugën e kthimit në atdhe.Dhe gati çdo lek që fitonin e dërgonin në atdhe tek të afërmit e tyre.Dihet tashmë botërisht se pa ndihmat e tyre ashtu si të afërmit e tyre dhe Kosova nuk do të mbijetinin.Ndonjë lek që u mbeste e kursenin,gjithmonë me idenë se ato lekë do t`u duheshin kur të ktheheshin andej nga kishin ardhur.
Pastaj në Kosovë ndodhi lufta çlirimtare.Shumë nga ata i lanë vendet e tyre të punës,lanë familjet në mërgim dhe ia mësyen Kosovës që t`i delnin zot.Pjesa tjetër e mbetur në mërgim ndihmonte me para.Dhe pas një lufte titanike të UÇK-se me ndihmen edhe të aleatëve perendimorë,më në fund Kosova ishte e lirë.Ëndrra e tyre ishte realizuar.Ata më optimistët pa një pa dy i lanë që të gjitha që kishin arritur në perëndim dhe u kthyen në Kosovë.Por...siç ndodhë shpeshëherë në jetë me fenomene të ndryshme,edhe fenomeni i kthimit të të shpërngilurve nuk ishte ai që dëshirohej.Shumica nga ata mbetën edhe më tutje të punonin dhe të jetonin aty ku tashmë kishin kaluar vite...
Në fillim ky fenomen na u duk si i arsyeshëm dhe normal,pasi që Kosova nga lufta doli e shkatërruar dhe duhej që `për një kohë t`i shëronte plagët e luftës.Thellë në zemër na bulonte një dëshirë dhe shpresë se Kosova shpejt do të ngritej në këmbë dhe edhe ata që kishin mbetur pa u kthyer një ditë jo të largët do të ktheheshin.Dhe të gjithë së bashku do ta ndërtonim një të ardhme të lumtur në vendin tonë të dashur.
Por,siç duket ky paska pas qenë vetëm një iluzion në mendjet dhe në zemrat tona.Pse themi kështu?!
Sot edhe pas dhjetë vitesh të Kosovës në liri,gjërat sikur nuk po shkojnë në drejtimin që do të dëshironim ne.Gjendja e saj ekonimike edhe pas dhjetë vitesh vazhdon të jetë në hapat e parë të zhvillimit.Jo që nuk po ndodhë kthimi i të shpërngulurve më parë,por ende po vazhdon shpërngulja.Edhe tash në liri,shumë të rinj në forma dhe nëpër kanale të ndryshme e lënë Kosovën dhe ja mësyejnë perendimit,duke mos gjetur perspektivë për punë dhe jetë në Kosovë.Kjo gjë duhet të jetë brengosëse si për pushtetarët në Kosovë ashtu edhe për kombin në përgjithësi.Shprishja e mëtejme kombëtare me ikjen e të rinjve(pjesës më vitale të kombit)do të jetë me pasoja për të ardhmen e vendit.
Në anën tjetër të shpërngulurit e mëparshëm tashmë jo vetëm që nuk kthehen në vendin e tyre siç ëndërronin më parë,por tashmë sikur kanë zënë të nguliten nëpër ato vende ku ndodhen.E ngulitja e tyre nëpër vendet ku ndodhen nuk është asgjë tjetër veç një humbje e dhëmbshme kombëtare.Nuk kalon ditë e të mos dëgjosh se filani e fisteku bleu shtëpi në qytetin apo vendin ku jeton.Se fëmiu i filanit dhe i fistekut u martua me këtë apo atë të huaj.Se filani e fisteku nuk i dërgon fëmijët në shkollën me mësim plotësues në gjihën shqipe me arsyetimin se fëmijët pastaj na haskan në vështirësi në integrim etj, etj...
Këto fenomene që duhet të jenë shqetësues për secilin nga ne që ndodhemi në perendim,duhet të jenë shqetësuese edhe për strukturat udhëheqëse të vendit tonë.Pse themi kështu?!
Dihet botërisht se shqiptari është shumë i lidhur për shtëpinë.Dhe kur ai blenë shtëpi në vendin ku jeton,ky është sinjal se ai nuk e ka ndërmend të kthehet andej nga ka ardhur.E kur kësaj t`i shtohet edhe e dhëna se në vendet e ndryshme perendimore punojnë dhe jetojnë më shumë se gjysëm milioni shqiptarë të Kosovës dhe sikur ata të gjithë të blejnë shtëpi aty ku ndodhen,atëherë na del lakuriq e vërteta e hidhur se Kosova ka humbur një të katërtën e popullsisë së vetë.Kjo për kombin tonë të vogël në numër do të jetë me pasoja të mëdha .Në anën tjetër Kosova do të ketë humbje të madhe edhe nga ana ekonomike.Mendoni sikur ato para të shtëpive të blera në perendim të investoheshin në atdhe se çfarë zhvillimi do të kishte Kosova.Dhe jo vetëm kaq.Mendoni sikur të rinjt e shkolluar në perendim të ktheheshin e të punonin në Kosovë se çfarë do të fitonte Kosova edhe nga ana profesionale dhe intelektuale...
Lind pyetja pse po ndodhë një fenomen i tillë.Dhe kush e ka fajin për këtë?!
Në rend të parë fajin e kemi vetë ne që për fat të keq gjithmonë mendojmë vetëm për vete se si të jetojmë më mirë,pa na shkuar në mendje se kështu e lëndojmë çështjen kombëtare.Pa na shkuar mendja se kështu bëjmë emër të keq në histori.Dhe nuk na shkon në mendje se me veprime të tilla vetë ne kontribuojmë që fëmijët tanë një ditë të asimilohen,pa menduar se kjo është një humbje e pakompensueshme.Mandej për këtë e kanë fajin edhe shumë intelektual tanë që ndodhen në perëndim dhe para këtij fenomeni shkatërrues qëndrojnë anash dhe shumë indiferentë.Bile shumë nga ata sikur e përkrahin këtë fenomen në mënyrë të heshtur.Pse themi kështu?!Themi kështu pasiqë edhe shumë intelektualë në perendim kanë blerë shtëpi dhe kanë shtënë rrënjë në vendet ku ndodhen.Ngulitjet e tyre në vende të ndryshme do të mund të quheshin të dhembshme dhe tragjike.
Në anën tjetër mund të thuhet lirisht se për këtë gjëmë kombëtare një pjesë të fajit e kanë edhe organet udhëheqëse të Kosovës.Ato organe as pas dhjetë vitesh në liri nuk bënë asgjë për pjesën e shpërngulur të kombit(sic).
Lind pyetja se çfarë do të duhej të bënte më shumë për këtë pjesë të dhëmbshme të kombit Qeveria e Kosovës?Na e ha mendja se gjëja e parë dhe urgjente që do të duhej të bënte Qeveria e Kosovës do të ishte formimi i Ministrisë për Diasporë.Pastaj ministria në fjalë të merrte kontakt me këtë pjesë të dhëmbshme të kombit dhe të interesohej për hallet dhe kërkesat e saj.Të ulej dhe të bisedonte me te dhe ta bindëte se e ardhmja e këtyre njerëzve është dhe duhet të jetë në vendin nga kanë ardhur,pra në Kosovë.
Çdo ditë dëgjojmë se si Qeveria e Kosovës në takime të ndryshme me shtetar të huaj që vizitojnë Kosovën lëvdërohet se si po krijon kushte për kthimin e serbëve të shpërngulur,për kthimin e tyre në Kosovë.Ndërkaq për kthimin e shqiptarëve asnjë fjalë.Sikur ata të mos ishin qytetarë të saj,pra të Kosovës.
Do të duhej që Qeveria e Kosovës urgjentisht të bënte plane dhe të krijonte kushte për kthimin e shqiptarëve nga vendet e ndryshme perendimore.Dhe atë sa më shpejt.Përndryshe që të gjithë ne do të kemi mallkimin e brezave të ardhshëm.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi