Intervistë me zotin Prof. dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë
Faqja 1 e 1
Intervistë me zotin Prof. dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë
ÇDO NDËRHYRJE ARBITRARE CENON PUNËN HULUMTUESE E SHKENCORE
- Marrja e objektit të institutit të historisë nga ana e qeverisë së Kosovës, a është pengesë për historinë kombëtare?
Nuk mund të flasim për marrje të objektit të institutit të Historisë nga qeveria e Kosovës, por bëhet fjalë për një vendim të ngutshëm dhe të pamatur mirë, i cili prodhon pasoja pikërisht në një kohë tepër të papërshtatshme kur Republika e Kosovës do të duhej të krijojë institucione të nevojshme dhe të domosdoshme për vendin tonë dhe nga ana tjetër institucionet me rëndësi të veçantë politike, shtetërore, ekomomike, shkencore, kulturore etj., do të duhej fuqizuar në mënyrë që secili nga këta të bëjë punën e vet në mënyrën më të mirë të mundshme në përputhje me interesat e shtetit tonë, të cilin po e ndërtojmë dhe për të cilin janë sakrifikuar gjenerata të tëra. Natyrisht se çdo ndërhyrje ndaj një institucioni siç është Instituti i Historisë, pengon zhvillimin normal të punës së studiuesve, sidomos kur behët fjalë për kushtet elementare të punës dhe për realizimin e njërit ndër projektet më madhore, siç është “Historia e Kosovës”. Them të drejtën, ne kemi pritur ndihmën e MASHT-it dhe qeverisë së Kosovës për ta përmbyllur me sukses këtë projekt shumë të rëndësishëm për aktualitetin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës dhe natyrisht rishikimin e periudhave të caktuara të historisë kombëtare në bashkëpunim me institucionet shkencore të Republikës së Shqipërisë.
- Çfarë hapash do të ndërmerrni kundër këtij vendimi dhe si mendoni të dilni nga kjo situatë?
Ne kemi ofruar gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të domosdoshëm, duke filluar që nga Pëlqimi i Bordit të Universitetit, leja e komunës së Prishtinës për të shfrytëzuar pronën e saj, leja urbanistike, vendimin për ndarjen e mjeteve nga buxheti i Kosovës etj., të cilat dokumentojnë qartë të drejtën tonë dhe dedikimin e godinës për Institutin e Historisë. Të gjitha këto jua kemi dërguar institucioneve relevante dhe kemi kërkuar që ta diskutojmë këtë çështje me institucionet më të larta të shtetit, përfshirë këtu Presidencën e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, kryetarin e Parlamentit, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe partitë politike të koalicionit dhe ato të opozitës për të gjetur një zgjidhje fatlume në interes të të gjithëve. Përveç Qeverisë dhe MASHT, të gjitha institucionet tjera të politikëbërjes në Kosovë e kanë pritur delegacionin e Institutit të Historisë dhe kanë shprehur habinë për këtë vendim që cenon interesat e zhvillimit të mendimit dhe punës shkencore në Kosovë. Dalja nga kjo situatë kërkon vullnetin e mirë politik, revidimin e këtij vendimi dhe përkrahjen e institucioneve shkencore të rëndësisë së veçantë për Kosovën nga ana e qeverisë sonë.
- A jeni ju ata që mund të stoponi një vendim të tillë dhe a e keni përkrahjen nga koleget tuaj nga institucione tjera të shkencore e kulturore?
Ne jemi të bindur thellësisht se Qeveria e Kosovës do ta rishikojë vendimin dhe do të ndërmerrë hapat e nevojshëm për krijimin e kushteve për punë kërkimore shkencore të studiuesve të këtij Instituti, në ndërtesën e cila që nga themeli është e dedikuar për Institutin e Historisë, duke përfshirë këtu zyrat e punës, bibliotekën, amfiteatrin, fototekën, kinotekën, arkivin dhe ambientet tjera brenda ndërtesës, të cilat janë të domosdoshme për një objekt bashkëkohor për punën kërkimore-shkencore . Natyrisht se kemi përkrahjen e të gjithëve, sidomos personaliteteve të shkencës dhe kulturës, të cilët i ka habitur ky vendim. Përkrahja e tyre ndonjëherë me shumë vështirësi, por megjithatë të shumtën e herëve bëhet publike edhe përmes mediumeve tona. Këtu duhet përmendur reagimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Institutit të Historisë në Tiranë, kolegëve nga Instituti Albanologjik, kolegëve nga Katedra e Historisë e Fakultetit Filozofik etj. Kemi pranuar edhe letra përkrahje të shoqatave profesionale, shoqatave atdhetare, shoqërisë civile nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët, sidomos nga SHBA dhe Evropa, të cilët janë shumë të indinjuar. Natyrisht se ka edhe zëra të shterur brenda Kosovës, të cilët për shkak të interesave të tyre të ngushta ose smirës “gjykojnë” çdo veprimtari dhe çdo institucion shkencor.
- A është vendimi i qeverisë vendim ne pajtim me ligjin dhe çka do te bëni ju si institut në të ardhmen?
Nuk mund të jetë një vendim që prodhon konflikt në mes dy institucioneve në pajtim me ligjin. Ne kemi ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, ku shihet qartë e drejta e Institutit të Historisë. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore e demokratike për ta realizuar të drejtën tonë.
- Keni deklaruar se ky vendim është marrë pa dijen e Institutit të Historisë dhe deri më tani edhe për kundër insistimit tuaj, qeveria ende nuk e ka parë të udhës që të ju pres në një takim për të diskutuar për këtë problem. Si e komentoni ju këtë?
Nga vetë pyetja juaj, mund të nxirret edhe përgjigjja. Ky injorim është i pashembullt në komunikimin e qeverisë me një institucion të karakterit shkencor e shtetëror. Mbase kjo pyetje do të duhej bërë atyre që pa nevojë e kanë krijuar këtë kontekst të padenjë për kohën.
- A mendoni se edhe Ministria e Arsimi mban një përgjegjësi lidhur më këtë vendim të qeverisë dhe si e komentoni qëndrimin e ministrit Hoxhaj në këtë rast?
Meqenëse Institucionet shkencore janë përgjegjësi e MASHT, është e natyrshme që Ministria ka një përgjegjësi shumë të madhe në këtë situatë. Ministria në çfarëdo rrethanash është dashur të mbrojë të drejtën legjitime të institucionit të varur prej saj. Qëndrimi i ministrit Hoxhaj fillimisht ishte krejt ndryshe, por me kalimin e kohës z. Hoxhaj ndërroi qëndrimin e tij për arsye të cilat nuk i shpjegoi asnjëherë. Në takimin që kemi pasur më datë 25 qershor 2008 me ministrin Enver Hoxhaj, unë duke dëgjuar “fjalë të çarshisë” se po përgatitej një “sihariq” për Institutin pata shfaqur shqetësimin tim dhe të punonjësve të Institutit para tij, kurse ministri më patë thënë: “ unë nuk mund ti ndali dëshirat e njerëzve por ndërtesa e Institutit të Historisë nuk do të merret kurrë”.
- A keni përkrahje nga opozita, e cila, siç dihet, ka qenë kategorike ndaj këtij vendimi?
Kemi përkrahje të parezervë jo vetëm nga opozita por edhe nga deputetë e ministra të mazhorancës, duke përfshirë këtu edhe ata nga partia që e drejton qeverinë. Mendoj se ky problem nuk do të duhej trajtuar e as bërë “mollë sherri” në mes qeverisë dhe opozitës. Ky është një problem i të gjithëve që do zgjedhje. Fundja, qeveritë dhe partitë janë të përkohshme, kurse institucionet shtetërore, shkencore etj., janë të përhershme dhe në shërbim të interesave të Republikës së Kosovës
- Duke marrë parasysh që ju keni mungesë të hapësirës, çka do te bëni në të ardhmen, po qese ky vendim behet i plotfuqishëm?
Së pari ne besojmë shumë në reflektimin e qeverisë sonë dhe marrjen e një vendimi në përputhje me interesat e shkencës, studiuesve, dhe Institutit, i cili ka qenë i atakuar gjithmonë nga Serbia. Ne jo vetëm që kemi mungesë të hapësirës, por ne mbijetojmë në kushte tepër të pavolitshme në ndertesën e arkivit të Kosovës. Aty kemi adaptuar disa zyre pune, madje edhe nën shkallët e Arkivit. Kjo situatë në të cilën punojmë e veprojmë ne, është e patolerueshme dhe pengesë e madhe për përtëritjen e kuadrit të domosdoshëm.
- Nëse qeveria nuk tërhiqet nga vendimi i saj për tjetërsimin e pronësisë së këtij objekti, a do të kërkon mendimin edhe të organe tona më të larta gjyqësor, apo edhe të kuvendit?
Thashë edhe më parë, ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike, të cilat na i garanton edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Por thellimi i mosmarrëveshjeve në Kosovë, sidomos i atyre që kanë përgjegjësi të lartë qytetare, shtetërore e kombëtare, mendoj se nuk i shërben interesave të vendit tonë.
- Para një viti një fat të ngjashëm përjetoi edhe Instituti i Albanologjisë i Prishtinës, a mendon se veprime të tilla nga ana e politikës në institucionet tona shkencore, arsimore e kulturore, dëmtojnë në masë jo vetëm funksionimin normal të këtyre institucioneve, por edhe punën shkencore në to?
Gjithmonë kam ndier keqardhje për ndërhyrjet në institucionet shkencore, çfarëdo qofshin ato. Natyrisht edhe për Institutin Albanologjik, sepse jemi institucione shkencore dhe përballemi, afërsisht, me probleme të njëjta. Por secili duhet ta ketë të qartë se Instituti i Historisë ka 41 vjet punë hulumtuese e shkencore dhe nuk ka ndërtesë të veten. Ne jemi dhe duam të jemi titullarë të godinës, e cila që nga fillimi është dedikuar për Institut të Historisë. Për ne është e papranueshme që në vitin 2008, në kohën kur kemi shtetin tonë demokratik, të njohur ndërkombëtarisht, të mos kemi të paktën “kulm mbi krye”. Çdo ndërhyrje arbitrare, e kujto qoftë, pasqyrohet negativisht në punën hulumtuese e shkencore, prandaj është fare e natyrshme që kjo situatë i ka goditur shumë rëndë punonjësit shkencorë të Institutit të Historisë.
(botuar në “Kosova Sot” më 28 shtator 2008) - Përgatiti për ZSh z. Kadri Mani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi