Blerim Rrecaj: E shtunë, e diel…
Faqja 1 e 1
Blerim Rrecaj: E shtunë, e diel…
Blerim Rrecaj
E shtunë, e diel…
E shtunë. Tetori merr teposhtëzën. Dhe ditët e tij mbërthehen një e nga një. Dhe ne jemi paksa të trullosur. Pak-sa e Shumë-sa… E shkruajta këtë dhe u rropata nëpër shtëpi për t’u kthyer te ky lokal edhe për t’u takuar me njërin që punon si gazetar në Klan Kosova dhe i cili kërkonte një banesë për t’u vendosur sepse do ta lironte banesën, ku tash sa kohë banonte si qiraxhi. Tri pika(…)Pos tjerash mora edhe një telefonatë të largët për një çështje që ka të bëj me drejtësinë. Halli hallit nuk i ngjan por sa në të vërtetë jemi në gjendje ta kuptojmë hallin e tjetrit a t’i ndihmojmë a t’i gjendemi pranë…Dhe ç’të bëj por vetëdijshëm a pavetëdijshëm ulem përballë këtij kompjuteri dhe për të lexuar një shkrim me titull “Ruajtja e fesë dhe e identitetit”. Ose komentin që titullohet : “EULEX-i nxit konfliktet në rajon (1)”.Përsëri tri pika(…) Dhe u bë një gjashtëpikësh imi e jo i Ban Ki Munit…Për ta lexuar në gazetë për procesin kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët akuzojnë gjyqtarët për shantazh dhe ndonjëri prej tyre mundohet të shfajësohet nga këto akuza. Rryma ka nisur të ndalet mjaft shpesh. Dhe...Jo, jo kurrgjë. Po afrohet edhe fundi i kësaj së shtuneje të 17 tetorit. Nesër bëhen pesëmbëdhjetë vite nga vdekja e gjyshit tim, e gjyshit tonë shpirtmirë, shpirtbardhë që u largua nga kjo botë gati pa u vërejtur dhe se i pranishëm gjendet në kujtimet tona. Dhe i cili bëri shumë e shumë vepra të mira që i dijmë e nuk i dijmë. Na merrte ne fëmijëve dhe na lëshonte si pëllumba të lirë. Nuk bënte dallime. Sa përpiqej e kujdesej për lumturinë tonë. Vëllau i cili jeton në Gjermani ndodhej atje edhe kur vdiq gjyshi dhe për çdo pushim që vije shkon dhe i heq barishtet e ferrat që mbijnë mbi varrin e tij në fshat. Duket se ndjen një dhimbje ndoshta të çuditshme. Mund të më thoni se e ke përzier krejt muhabetin e s’po di më për çka po flet. Mund të keni të drejtë. E unë kujt t’i jap të drejtë, ndokujt që mund të thotë se shtune e shtatëqind vjet s’do të bëhet mirë këtu apo atij që thotë se mirë, mirë do të bëhet… Ndoshta desha të them se me vepra të mira shumë mund ta ngrisim vetveten tonë dhe ato do t’i kemi mburojë prej të këqijave, prej syrit të keq…Më zuri e diela dhe shkuan edhe gjashtë minuta të saj…Do vargje këngësh që i kam dëgjuar e që thonë: ‘Dashuri moj dashuri ku jam unë e ku je ti’ , ose ‘mos ta ndijnë se çka thotë bota, mos ta ndijnë për fjalët e kota’ …pse më bëjnë mjaft përshtypje e ndonjëherë edhe vetë i nxjerr nga goja duke i shoqëruar me tinguj melodik ashtu siç i kam dëgjuar…Edhe e diela zbardhi pas atij gjumi nate. Një e diel me shi, e lagur, me erë që fryn dhe me një qiell të hirtë. Ftohtë dhe shumëkush thotë pritet të bjerë borë...Lukthi pak më është i rënduar nga ajo kapuçino që e piva në njërin nga ato aparate të vendosura së fundmi nëpër kryeqytet…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi