Bilall Maliqi: Dashuria - mishërimi i shpirtit
Faqja 1 e 1
Bilall Maliqi: Dashuria - mishërimi i shpirtit
DASHURIA-MISHËRIM I SHPIRTIT
(Edona Beqiri “Zemra troket në zemër”, Sh.B. “Kurora” Gjilan 2009, faqe 48)
Nga Bilall MALIQI
Mishërimi i shpirtit shpeshherë transmetohet përmes vargjeve poetike të cilat japin gjithë atë vrull të fuqishëm, atë zjarr që e nxenë trupin, dejt që gjaku i fryen dhe me shpejtësi e përshkon tërë brendësinë, e zemra pastaj troket në zemër për t’u bashkuar dhe për ta ndërtuar një dashuri të pastër dhe të sinqertë.
Deri tani në duart e lexuesve dhe në bibliotekat tona libra kryekëput me poezi të motivit të dashurisë janë deficitare, veçanërisht kur shkruan gjinia femrore, e këtyre ditëve heshtja për krijime nga gjinia femrore u thye, duke marrë guximin për të dalur para opinionit me vargje të zjarrta të motivit erotik të krijueses Edona Beqiri e cila para lexuesve shpalosi frymëzimet e saja për botën e dashurisë me përmbledhjen e saj të parë të titulluar “Zemra troket në zemër”.
Vetë titulli i librit e fut lexuesin thellë në lexim të poezive.Është një kurreshtje e madhe për lexuesit, veçanërisht për rininë për të cilën tani kjo është satisfaksion.Dashuria përmes vargjeve paraqitet në segmente të ndryshme, por tani në këtë libër Edona lidhë dashurinë shpirtërore me poezitë e saja, lidhet shpirtërisht dhe emocionalisht me protagonistin e vargjeve , pra me atë që e len pa gjumë.
“Dashurinë e shkruajnë dy emra, e cila i lidh dy zemra”
Mirsad Kuteli
Është e vërtetë se dashurinë e shkruajnë dy emra.Aforizëm i qëlluar sepse në brendi të kopertinave të këtij libri bëhet fjalë për dashuri zemrash, për një peizazh të bukur që të rrëmben, dhe së lexuari të poezive shumica e të rinjve bëhen pjesë e këngëtimit poetik të Edones, hyjnë në skenë dashurie secili në ëndrrën e vet, por megjithatë shumëçka ka të përbashkët në aspektin shpirtëror dhe emocional…
Ty që më lë pa gjum
Me këtë cikël fillon bota e zjarrtë poetike e Edonës, e cila në vazhdim do të ballafaqohet me dashurinë e cila është e lashtë po aq sa edhe jeta.Duke i shfletuar poezitë në vazhdim del një botë reale e cila ndodhë në përditshmëritë tona.Tek shumica e të rinjve dashuria transmetohet përmes zemrës, ëndrrës, tek disa edhe përmes kujtimeve sepse janë larg njëri –tjetrit, e me të drejt autorja këtë e dëshmon përmes vargjeve poetike te poezia “Me ty”:
“Kjo jetë
Me ty
E vërtetë
Pa ty
E shkretë”.
Në vazhdim të shtjellimit të poezive të këtij libri, lexuesi ndeshet me vargje të një figuracioni të qëlluar enkas për momentin kur janë dashtur të jenë aty ku është kërkuar nevoja për forcimin e vargut, për shtjellimin, fuqizimin dhe jetësimin sa më efikas të vargut.Ky figuracion shprehet dukshëm në poezinë “Rrugë mjalti”, e cila është ndarë në tetë këngë, ku paraqiten të gjitha ndjenjat, preokupimet, dhe në sipërfaqe dalin gjithë ato pëshpëritjet, ofshamat të cilat puthiten fuqishëm që nga prologu i kësaj poezie deri te epilogu i saj.Pra te kjo poezi autorja derdh tërë atë maksimumin dhe zjarrin shpirtëror që ka për protagonistin e saj.
Kur jemi te kjo poezi nuk mundemi t’i anashkalojmë vargjet të cilat paksa ngjallin emocione, e këto emocione bashkëdyzohen dhe janë të natyrshme, sepse shumicën e të rinjve i përcjell ky fat i dashurisë në largësi e që lidhen fuqshëm përmes ëndrrave, kujtimeve dhe shpresës që sa më parë të jenë bashkë, apo të gjenden diku përmes krahëve të falur nga pëllumbi:
“Krah më fali pëllumbi
Për një fluturim
Shqipëri-Britani
Deri
Në këtë pjesë etnije
Për t’u gjet ne dy”
(Poezia “Rrugë mjalti”, faqe 13).
Ndjenjat
Edhe më tej Edona e paraqet para lexuesve inspirimin dhe frymëzimin pa fshehur asgjë, gjithnjë në forcën shprehëse të saj.Ndjenjat e saja sikur u shpërndanë dhe u pronësuan aty ku kishte zbraztësirë shpirti.Në poezitë në vazhdim sidomos te poezia “Më ndje”, është e pranishme figura e krahasimit gjë që është e natyrshme, pastaj diku disa poezi janë edhe të rimuara, e disa me vargje të bardha.
Moshën të cilën e ka Edona dhe bashkëmosharët e saj, janë përplot me ngjarje dashurie, të cilat maten me sfida të natyrës së ndryshme, për ate dashuria del si mesazh se duhet ruajtur e kultivuar si nga afër, por edhe prej së largu.Në këtë rast më së miri tregon autorja përmes vargjeve, se si duhet luftuar për t’u gjetur e bashkuar, duke i thyer edhe akullnajat dhe çdo pengesë tjetër, e kjo pra është ruajtje dhe kultivim i sinqert i dashurisë.Këtë vrull që në këtë moment e ka Edona e paraqet përmes vargjeve në vazhdim:
“Për t’u gjetur
Vendosëm
T’i thejmë akullnajat
Për ta pushtuar
Hapsirën”
(Poezia “Përherë në shtektim”, faqe33).
Vlera
Edhe në rrugëtim të shtjellimit dhe zbulimit të mesazhit drejtuar asaj moshe që në gji iu vlon dashuria, atëherë nuk mundemi pa i përmendur edhe poezitë:”Lulet e pranverës”, “Dashuria verore”, “Shikoje”, “Së paku në kujtesë”,” Ëndërr”, “Para syve tu”, “Sa melodi thure”, etj., ku len të kuptojmë se Edona ka një vullnet të madh për krijime poetike.Marrë në përgjithësi vëllimi poetik i Edonës ka vlera të kënaqshme artistiko-letrare, është një fillim i mbarë i kësaj krijuese, dhe besojmë se në të ardhmen do të punoj edhe më shumë për gjetjen e rrugës për krijime letrare…
Biografia
Edona Beqiri lindi në Gjilan më 25 X 1991.Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme Ekonomike është duke e vijuar në Gjilan.Është nxënëse shembullore.Që kur ishte nxënëse e shkollës fillore, nisi të merrej me krijimtari poetike.Dëshira e saj për të dalë me libër para lexuesve u realizua me veprën e saj të parë me titull “Zemra troket në zemër”.
Jeton dhe vepron në Gjilan.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bilall Maliqi: Dashuria botë e zjarrtë motivuese
» Bilall Maliqi:UNAZAT E FATIT
» Bilall Maliqi: LAVDËROVE TËKEQEN
» Bilall Maliqi: Një fjalor si domosdoshmëri e kohës
» Bilall Maliqi: VETMIA JOTE
» Bilall Maliqi:UNAZAT E FATIT
» Bilall Maliqi: LAVDËROVE TËKEQEN
» Bilall Maliqi: Një fjalor si domosdoshmëri e kohës
» Bilall Maliqi: VETMIA JOTE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi