Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi: Duarët e ngrohta

Shko poshtë

Përparim Hysi: Duarët e ngrohta Empty Përparim Hysi: Duarët e ngrohta

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 10:27 pm



Përparim Hysi: Duarët e ngrohta U1_PerparimHysiDuarët e ngrohta

Tregim i jetuar

Mikut tim, Shpëtim Roshit

Nga Përparim Hysi

Ka qenë aty nga mesviteve '70-të,kur Manushaqes,një koleges
sonë,i ndodhi një fatkeqësi e rëndë familjare: të
shoqin,Shpëtimin(këtij dhe ia kushtoj tregimin),ia morën në burg.Kish
lënë"eksiq" vëndin e luftës(lutaniku Enver Hoxha,kish ngritur tërë
vëndin në alarm duke bërë paradëforce kundër armiqëve imagjinarë që do
t'i shpartallonim?!!!),se qe duke kryer atë zborin e kotë,dhe nga
malli për fëmijtë e vegjël,kish vrapuar fshehurazi deri në shtëpi.Sa
për t'i parë,po hafija,një kalec e ndiqte këmba-këmbës dhe,tek do
kthehej prapë tek "vëndi i tij i luftimit",e arrestojnë.I bëjnë gyjqin
farsë dhe e dënojnë me burg.Fatkeqësi për vet Shpëtimin(me profesion
qe elektricist në ndërmarrjet e naftës),por ca më shumë për
Manushaqen.Se nuk kishe se si mos vriteshe shpirtërisht,kur shikoje
këtë grua të re,nënë e dy fëmijëve të vegjël(më i vogëli,gati motak)
që kullonte nga lotët.Burri në burg(si armik,domosdo!) dhe ajo e
re,tani vetëm me atë rrogën prej 5600 lekësh të vjetra,të përballonte
gjithë ato halle.E shikonim kolegen tonë që sa vinte tretej e
mpakej.Se nuk qe hall i vogël.Punën në shkollë e kish 10 km larg dhe
tek e shihje tek pedalonte mbi biciklete në rrugë e pa rrugë,të dukej
se shihje një çikliste që garonte e vetme.Jo se nuk kish shoqe e shokë
të tjerë që e bënë këtë rrugë,por Shaqen nuk e priste puna.Dhe kështu
ajo më përpara zhdukej se sa dukej me sy.Frymën nga shtëpia në punë
dhe anasjelltas.Të vogëlin(djalin) e linte në krevat( elidhte mirë e
mirë atje),e afronte pas sobës dhe flur e në shkollë.Se nuk kish njeri
tjetër në shtëpi.
Dhe një ditë prej ditësh,desh kish ndodhur e keqja:sikur Shaqa mos
kish arritur me kohë,jo vetëm fëmija kërthi do qe djegur,por dhe
shtëpia me gjithësej.Tek na tregonte për këtë gati gjëmë,i dridhej
buza.Përlotej dhe të këpuste shpirtin.Pale kur zinte fliste për
Shpëtimin.Më keq akoma.Por çfarë mund të bënim me të vërtetë?Shprehnim
keqardhjen dhe aq!Po kë ndihmoi keqardhja?Sado që kish halle të mëdha
mbi kokë,një ditë nuk mungoi në shkollë.Dhe copa bëhej në orët e
mësimit.Sikur dhe një nxënës të mos përparonte,e përjetonte me
dhëmbje.Më duken nxënësit,si fëmijtë e mi,- thoshte.Qe skrupuloze në
punë.Pse do t'i vij anës.

* * *
Shpëtimi nuk kish dalë nga burgu edhe kur filloi viti i ri
shkollor.Kur Shaqa,kjo pra,hallemadhja,më thotë:-U regjistrova në
filial.Ishte e etur për dije.Unë,pak disfatist,se induktohem shpejt
nga hallet etë tjerëve,i them:-Moj Shaqe,për ç'filial flet,moj e
shkretë!Nuk të mjafton gjithë ai "samar" që ke në kurriz,po do vësh
dhe një samar tjetër.Ia thashë miqësisht,do mosdo.Po dëgjonte ajo?Kish
një vullnet të pashoq.Nuk thonë kot që hallet të argasin.Dhe qe
çudi,me të vërtetë,me këtë Shaqen.E vogël sa një sterlinë,kur i thonë
asaj këngës,por gjëronte energji.Fjala myzeqare që thotë"Ferra e
vogël,fsheh lepur të madh",sikur shkon për Shaqen.Dhe u regjistrua
Shaqa në filial dhe po në degën time:për gjuhë-letërsi!E vetmja Shaqa
nga të gjithë kolegët e koleget e ciklit të ulët.Epo kjo ishte për t'u
përshëndetur me urra.Po unë përsëri skeptik dhe mu në mes
kolektivit(ishim mbi 25 mësues),e zbraza koburen:-Dëgjo,moj Shaqe,-
ithem,-pse ç'të duket filiali ty sikur do dalësh shetitje?Pak ke në
kurriz,po i fute një lufte që do ta humbësh.Dhe,si i nxituar(por jo
zilar),bëj prroçkën tjetër:-Dëgjo,-i them,- po arrite ti që ta
sosësh(filiali vazhdonte 4-vjet) dhe të marrësh diplomën,unë diplomën
time do ta djeg.Të gjithë ia dhanë të qeshurit,për këtë deklarim(dhe
sot ndjej të më skuqen veshët),se ashtu si unë,e quanin të kotë
ngulmimin e Shaqes.Unë në kolektiv kam qenë pak a shumë si djali i
njerkës:askush nuk më zëmërohej,se sahanët i kisha pa kapak.As Shaqa
nuk m'u zëmërua.Sado që nuk m'u zëmërua,ajo shpesh kërkonte ndihmën
time,për ndonjë leksion a tekst.Unë kurrë nuk u kurseva.Përkundrazi.E
kam ndihmuar.Dhe ajo është e ndërgjegjshme për ndihmën time.Ndërsa
Shaqa punonte dhe fluturuonte tutje-thu mbi biçikletë,një ditë prej
ditësh doli dhe Shpëtimi nga burgu.Gëzim i madh i Shaqes.Dhe sa në
punë paradite dhe në filial deri në orët e vona të mbërëmjes.4-vjet
nuk ishin pak.
Dhe kur thonë turqit,pas kasavetit,ka selamet.Shaqa u diplomua si
mësuese e gjuhë letërsisë.Gëzim tjetër.Qeshë nga të parët që e
urova.Ajo filloi punë si mësuese në cikël të lartë dhe përpiqej
shumë.Si më me përvojë,nuk e kurseva as unë dha as kolegë të
mi,ndihmën për të.

* * *
Një mbasdite vonë,trokiti dera ime.Kur e hapa,pashë
Shpëtimin,bashkëshortin e Shaqes.U takuam përzëmërsisht dhe,ndërsa u
ul mbi divan,nxora diçka për ta qerasur.Më kujtohet shumë mirë(sado që
kanë kaluar mbi tridhjetë ekusur vjet),se mbasi toku godën e rakisë me
mua dhe bëri gëzuar,më tha:
-Papi,e di pse kam ardhur?Unë mblodha supet.Ti ke vënë një bas me time
shoqe,- vazhdoi,-se,po të diplomohej,do ta grisje diplomën tënde.Dhe
ja:nxori nga xhepi i brëndshëm i xhaketës,diplomën.Kësaj i thonë:me
shpatualla pas murit mu në shtëpinë tënde.Natyrisht,unë u ndjeva
ngusht(ndoshta aq ngusht sa një mi kur bie në çarg),dhe,ndërsa po
matesha për ta këprcyer këtë gërç të liksht,Shpëtimi,i ndërgjegjshëm
se në atë"zotim timin",në përmbajtje nuk kish hiç
keqdashje,vazhdoi:-Ti ke katër vjet para që e ke marë këtë zotim dhe
unë nuk jam ndjerë.Basi është bas dhe quhet i përfunduar,kur mundet
njëri krah a tjetri.E di mirë se sa e ke ndihmuar time shoqe.Gjë nuk
kam në dorë që të ta kthej ç'ke bërë ,po në se të lipsen këto dy
duarët e mia prej punëtori,më ke gati qoft dhe në mes të natës.Tani jo
vetëm u çlirova nga ai gërçi,po ndjeva një këndellje deri në përlotje
të këtij mirënjohësi me emrin Shpëtim Roshi.Sa të ngrohta m'u dukën
ato duar.Dhe sa më mungojnë tani që po shkruaj.Janë duarët më të
ngrohta të një miku që ma ngrohin këtë shpirt kallkan,në këtë kohë
kur bota sa po vjen e bëhet më e ftohtë.I dua ato duar të ngrohta,o
Shpëtim Roshi!....

14 tetor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi