Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Banorët e Debelldesë protestojnë kundër marrëveshjes

Shko poshtë

Banorët e Debelldesë protestojnë kundër marrëveshjes Empty Banorët e Debelldesë protestojnë kundër marrëveshjes

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 11:06 pm

Banorët e Debelldesë protestojnë kundër marrëveshjes



Banorët e Debelldesë protestojnë kundër marrëveshjes DEBELLDEja
Pika kufitare Debellde


Banorët e fshatit Debellde, kanë protestuar për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj marrëveshjes së arritur për demarkacionin e kufirit Kosovë Maqedoni, kurse kanë paralajmëruar edhe ndërmarrjen e masave radikale, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Me pankartat "Kodra e furrës është e jona", "Tokat tona nuk janë dhuratë, janë të shenjta", ata edhe njëherë kanë kundërshtuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.
Kryetari i fshatit, Zymri Ilazi ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria që të rishqyrtojnë edhe njëherë këtë marrëveshje, e cila sipas tij, asnjëherë nuk do të pranohet nga banorët e Debelldesë.
Banorët kanë paralajmëruar veprime radikale nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga autoritet e vendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi