Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazeta FAKTI: Diskriminim në gjimnazin “Goce Dellçev” të Kumanovës

Shko poshtë

Gazeta FAKTI: Diskriminim në gjimnazin “Goce Dellçev” të Kumanovës Empty Gazeta FAKTI: Diskriminim në gjimnazin “Goce Dellçev” të Kumanovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 11:11 pm

Shteti me kute të dyfishta për nxënësit shqiptarë dhe maqedonas

Diskriminim në gjimnazin “Goce Dellçev” të Kumanovës

Askush deri më tani nuk e ka të qartë se pse vetëm nxënësit shqiptarë të këtij gjimnazi, deri më tani nuk kanë libra, në kohën kur moshatarët e tyre maqedonas procesin mësimor e zhvillojnë me tekste të reja shkollore, të porositura nga drejtoria e gjimnazit. Mësojmë se nga buxheti i ndarë për këtë gjimnaz, në vlerë prej 1 milion e 300 mijë euro, për paralelet në gjuhën shqipe nuk janë dhënë as edhe një cent.

BEKIM BUÇI

Paralelet shqipe të gjimnazit “Goce Dellçev” në Kumanovë as për së afërmi nuk i ngjajnë një institucioni të mirëfilltë arsimor. Të gjithë patën shpresuar se me ndarjen e këtyre paraleleve nga gjimnazi amë, dhe vendosjen e tyre në ish objektin e ZIK-ut, do të krijohen kushte dhe standarde adekuate me kërkesat e nxënësve shqiptarë. Mirëpo, kishte ndodhur e kundërta. Ajo për të cilën ishin angazhuar të gjithë, si profesorët, si prindërit, si subjektet politike, që nxënësit shqiptarë të gjimnazit “Goce Dellcev” të ndahen edhe fizikisht për arsye të sigurisë së tyre dhe statusit më dinjitoz edukativo-arsimor, sikur ka rënë në ujë. Kushtet në këto paralele jo vetëm që nuk janë përmirësuar, por ato edhe më tepër janë përkeqësuar. Ankesat e nxënësve, por edhe të personelit arsimor, në këto paralele janë të shumta dhe të gjitha kanë një emërues të përbashkët: neglizhimin nga drejtoria qendrore e gjimnazit e nevojave jetike të këtyre paraleleve për të pasur të gjitha kushtet që i kanë edhe paralelet amë në gjuhën maqedonase.
Askush deri më tani nuk e ka të qartë se pse vetëm nxënësit shqiptarë të këtij gjimnazi, deri më tani nuk kanë libra, në kohën kur moshatarët e tyre maqedonas procesin mësimor e zhvillojnë me tekste të reja shkollore, të porositura nga drejtoria e gjimnazit. Profesorët e paraleleve shqipe për këtë e akuzojnë drejpërdrejt drejtorin maqedonas të gjimnazit, i cili pa kurrfarë arsyetimi i ka lënë pa libra nxënësit shqiptarë.
Disa nxënës që i kontaktuam na thanë se e kanë vështirë të ndjekin mësimet pa libra dhe ajo që ata e praktikojnë tani, duke marrë shënime nga profesorët, as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e tyre për një proces bashkëkohor edukaktivo-arsimor. Ata ankohen se është e pamundur të përvetësojnë materiet mësimore pa libra dhe për këtë akuzojnë drejtorin maqedoans i cili i ka diskriminuar nxënësit shqiptar mbi baza nacionale.
“Nëse ka pasur kushte për nxënësit maqedonas, pse nuk paska pasur edhe për neve, në mënyrë që edhe ne si bashkëmoshatarët tanë maqedoans, të kemi libra në gjuhën shqipe”, thonë ata. Me këtë problem ballafaqohen edhe nxënësit e paraleleve shqipe të të njëjtit gjimnaz në Likovë. Por, problemet dhe anomalit në këto paralele të ndara, nuk përfundojnë me kaq. Nga burimet mirë të informuara brenda udhëheqjes së këtyre paraleleve mësojmë se drejtoria e gjimnazit “Goce Dellçev” në Kumanovë, po bën edhe një diskrimin flagrant financiar. Mësojmë se nga buxheti i ndarë për këtë gjimnaz, në vlerë prej 1 milion e 300 mijë euro, për paralelet në gjuhën shqipe nuk janë dhënë as edhe një cent. Drejtoria qendrore e këtij gjimnazi, duke llogaritur në mosinformimin adekuat të faktorëve politikë shqiptarë për këtë skandal financiar, bëhen sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe mjetet buxhetore tinëzisht i orientojnë vetëm për nevojat e paraleleve në gjuhën maqedonase. Me fjalë të tjera, paratë publike të mbledhura edhe nga taksapaguesit shqiptarë, financojnë paralelet maqedonase të gjimnazit “Goce Dellçev”. Ky absurd i llojit të vet nuk ka shpjegim tjetër, pos tendencës së hapur të strukturave udhëheqese të këtij gjimnazi që me të gjitha mjetet të luftojnë mëvetësinë dhe autonominë e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe të të njëjtit gjimnaz.
Ata që kanë rastin të vizitojnë ndërtesën ku janë të vendosura paralelet në gjuhën shqipe, do të vërejnë një varg mungesash të tjera. Pa toalete funksionale, me mungesë të theksuar të bankave e karrigeve, madje edhe te dërrasës së zezë. (edhe pse ka kohë që është instaluar rrjeti i kompjuterëve që mësimi të zhvillohet në mënyrë bashkëkohore në shkollë ende nuk janë sjellë kompjuterët, lënda e edukatës fizike pothuaj nuk zhvillohet fare në mungesë të sallës së edukatës fizike, për kabinete as që mund të bëhet fjalë) këto paralele punojnë në kushtet gati si në mesjetë, në kohën kur epoka e digjitalizimit dhe e kërkimit të alternativave për jetë në Hënë, tash më janë bërë përditshmëri e botës së civilizuar. Për t’u dhënë një përgjigje adekuate të gjitha këtyre anomalive, stafi pedagogjik i paraleleve në gjuhën shqipe ka një propozim konkret: krijimin e një subjekti të veçantë edukativo-arsimor, me drejtori dhe udhëheqësi krejt të ndarë dhe të veçantë nga drejtoria e tanishme e gjimnazit. Ata mendojnë vetëm me një gjimnaz të ri, me mësim në gjuhën shqipe, do të mund të vijnë në vend nevojat dhe kërkesat immediate të nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë për një proces bashkëkohor kualitativ edukativo-arsimor. Për ta realizuar këtë qëllim, profesorët shqiptarë kanë bërë disa herë kërkesë deri te Ministria e Arsimit, mirëpo deri më tani askush nuk e ka marrë seriozisht kërkesën e tyre.

Latifi: Mjetet ndahen në mënyrë false

Përgjegjësi për paralelet shqipe, Sami Latifi për “Fakti”-n deklaroi se ndarja e mjeteve shkon në mënyrë false. “Mjetet mund të ndahen në dy pjesë, një pjesë andej, një këndej, por shkojnë në mënyrë false”, thotë Latifi. Sipas tij, tek paralelet shqipe nuk kanë mbërri tesktet shkollore as për një lëndë. Ai thotë se kanë intervenuar disa herë dhe kjo ka qena herë e tretë që intervenojnë mirëpo ende pa rezultate konkrete. “Nxënësit gjenden ashtu siç dinë, profesorët u japin shënime disa të tjerë në formë elektronike u shpërndajnë nxënësve material”, thotë Latifi duke shtuar se për këtë fajin e sheh tek Ministria e Arsimit. Ai pranon se nxënësit shqiptarë punojnë në hapësira të ngushta dhe në kushte të këqia.

Nikoliq: Mjetet janë ndarë në mënyrë transparente

Drejtori i gjimnazit “Goce Dellçev”, Lubisha Nikoliq për “Fakti”-n deklaroi se ka arritur një sasi e librave për nxënësit maqedonas, kurse për nxënësit shqiptarë ende nuk kanë arritur dhe nuk e di ku qëndron problemi. “Tekstet shkollore janë porositur dhe të njëjtën priten të na i sjellin”, thotë ai. Sa i përket zërave se ky gjimnaz nga buxheti i saj prej 1,3 milionë euro nuk ka lëshuar asnjë cent për paralelet shqipe, Nikoliq thotë se nuk janë ndarë mjete për paralelet maqedonase dhe gjithçka që është investuar është ajo që është bërë edhe në paralelet shqipe edhe ato maqedonase, siç janë meremetimi i ndërtesës, mirëmbajtja dhe kushtet tjera”, thotë drejtori i këtij gjimnazi, Lubisha Nikoliq.


Gazeta FAKTI: Diskriminim në gjimnazin “Goce Dellçev” të Kumanovës 8825_161072720473_146554110473_3262702_8064282_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi