Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bregu: Partneriteti, çelësi i suksesit të Shqipërisë

Shko poshtë

Bregu: Partneriteti, çelësi i suksesit të Shqipërisë Empty Bregu: Partneriteti, çelësi i suksesit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 12:05 am

Bregu: Partneriteti, çelësi i suksesit të Shqipërisë

Shqiperia shpreson qe brenda ketij vitit Brukseli zyrtar te jape miratimin e vet ne menyre qe te filloje pergatitja e procedurave per hartimin e pyetesorit qe duhet te plotesoje qeveria jone per te marre statusin e vendit kandidat per ne BE.


Bregu: Partneriteti, çelësi i suksesit të Shqipërisë MAJLINDA
Majlinda Bregu

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi të martën se,"partneriteti është çelësi kryesor i suksesit të Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian".
Për këtë arsye, në Tiranë u organizua një takim pune, që u përqendrua te sfidat me të cilat do të përballet administrata shqiptare, pas marrjes së pyetësorit të kandidimit nga Bashkimi Evropian.
Ministrja Bregu informoi se "në datën 1 nëntor do të fillojnë trajnimet për gjithë administratën publike nga një grup ekspertësh, të cilët do të jenë prezent për të ndihmuar administratën në përballjen me këtë sfidë".
Në këtë drejtim, Bregu prezantoi eksperten kroate, Dubravka Vlasic Plese e cila do të asistojë Ministrinë e Integrimit në këtë proces.
“Kroacia, është i vetmi vend në rajon që ka ecur më përpara në procesin e integrimit europian, ndaj dhe eksperienca kroate nuk është zgjedhur rastësisht. Ne kemi miratuar edhe një udhërrëfyes për mënyrën se si do të përballojmë këtë proces dhe ky udhërrëfyes tani është kthyer në një plan veprimi konkret për Ministrinë e Integrimit", tha Bregu.
Pyetësori i kandidimit në BE pritet të përmbajë deri në 4500 pyetje dhe ka për qëllim vlerësimin e gatishmërisë së vendit, për të ecur drejt fazave të tjera të procesit të anëtarësimit në BE. Pyetësori i KE-së është hapi i parë (jo zyrtar) drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai përcakton vijat e përgjithshme të zhvillimit të negociatave të mëtejshme për çdo kapitull të veçantë të Acquis Comunitare dhe çdo pasaktësi në këtë pyetësor do të ndikojë negativisht në negociatat e mëvonshme.
Pas marrjes së pyetësorit, Shqipëria do të ketë në dispozicion një periudhë kohore prej 4-6 muajsh për të kthyer përgjigjet e kërkuara dhe në këtë proces pritet të përfshihen një numër i madh aktorësh institucionalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe stafit akademik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi