Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rezart Palluqi:Europë! Luftë je për atdheun tim në çdo kohë!

Shko poshtë

Rezart Palluqi:Europë! Luftë je për atdheun tim në çdo kohë! Empty Rezart Palluqi:Europë! Luftë je për atdheun tim në çdo kohë!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 2:28 am

Rezart Palluqi:Europë! Luftë je për atdheun tim në çdo kohë! S1544641187_30190328_6953393
Rezart Palluqi


Europë! Luftë je për atdheun tim në çdo kohë!

Fqinjtë tanë s'i bën dot miq me verë të kuqe,
as me oxhak të ngrohtë apo të puthura të sinqerta.
Ata i kënaq vetëm po t'u dhurosh veshkat apo gishtin e unazës....

Ja kështu i ankohem miqve të mij holandezë,
teksa rufis kafenë përballë Gjykatës së Hagës!

Por edhe kur ua ke dhuruar veshkën dhe gishtin e unazës,
ata prapseprapë nuk kënaqen.
Atëherë udhëheqësit tanë bujarë pranojnë prej tyre si dhuratë,

kafazin e zvogëluar të shqiponjës në një valixhe me kyç të artë!

Europë, oj ëndërr shekullore e vyer.
Luftë je për atdheun tim në çdo kohë!
Në kohë skizofrenike ëndërron t'ia shkulesh atij zemrën.
Në kohë paqjeje mësyn t'ia grabitësh veshkat e gishtin e unazës.

Por zemrën s'ke për tia grabitur dot, kaq ta bësh dhëmbin.
Zemrën mëmëdheut tim, jo, jo s'ia shkul dot!
Sepse në venat e tij gulçon gjaku yt, i sertë e i lashtë!
Vampirët e mënçur s'ia pijnë kurrë gjakun njëri-tjetrit?!

Fqinjtë tanë i qytetëron vetëm po ta duash atdheun.
Vetëm kështu ua zhduk atyre instiktin kafshëror.
Atëherë ata të respektojnë si një kafshë
që e meriton egzistencën e denjë në xhunglën njerëzore...

Rezart Palluqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi