Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Strasburgu kërkon heqjen e vizave që nga muaji janar

Shko poshtë

Strasburgu kërkon heqjen e vizave që nga muaji janar Empty Strasburgu kërkon heqjen e vizave që nga muaji janar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 11:22 pm

Strasburgu kërkon heqjen e vizave që nga muaji janar

Miratohet nga Komisioni i Drejtësisë raporti i eurodeputetes për Shqipërinë, vetëm një votë kundër

Strasburgu kërkon heqjen e vizave që nga muaji janar _--strasburgu

Fajon: Vota "pro", mesazh i dukshëm për Komisionin Europian

Pas miratimit të këtij raporti në komision, Fajon shprehu kënaqësinë për këtë mbështetje të madhe të PE dhe theksoi se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në muajt e fundit. Fajon tha gjithashtu se vota pro është një mesazh i dukshëm për Komisionin Europian, i cili siç tha ajo, duhet të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës sa më parë që të jetë e mundur.


Komisioni Parlamentar i Lirive Civile, Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme në PE ka miratuar dje raportin e europarlamentares Tanja Fajon, që parashikon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve që do të përfitojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Raporti i eurodeputetes sllovene parashikon përfshirjen e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushëveprimin e instrumentit ligjor për heqjen e vizave. Pas miratimit nga Komisioni i Jashtëm, edhe Komisioni i Drejtësisë në PE ka vlerësuar se këto vende, Shqipëria, Bosje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia kanë perspektivën e hyrjes së mundshme në Baskimin Europian dhe tashmë kanë përfituar nga lehtësimi i vizave dhe marrëveshjes së ri-pranimit. Raporti pritet që të marrë vulën e tij përfundimtare nga Parlamenti Europian më datën 12 nëntor. Sipas këtij raporti, Shqipëria, bashkë me vendet e tjera të rajonit mund të përfitojë liberalizimin e vizave në muajin janar të vitit të ardhshëm nëse përmbush kriteret teknike. Eurodeputetët kanë rënë dakord gjithashtu, që ky kompromis të hyjë në fuqi sapo vlerësimi pozitiv i Komisionit për këto dy vende të jetë miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian, që do të vlerësojë ecurinë e reformave në këto vende. Në seancën e zhvilluar të Komitetit të Parlamentit Evropian mbi Liritë Civile, Drejtësisë dhe Çështjet e Brendshme me vetëm një votë kundër dhe dy abstenime, raportit të Tanja Fajon i është hapur rruga për miratim nga PE më 12 nëntor. Po kështu, mbështetje ka gjetur edhe pika e propozimit në të cilën parashikohet nisja e dialogut me Kosovën. Ndër të tjera, deputetët e PE-së thanë më tej se Komisioni Evropian duhet të raportojë mbi progresin e të dy vendeve në fillim të 2010, si dhe të fillojë një dialog për vizat me Kosovën. Eurodeputetët kanë vënë në dukje se dialogu i liberalizimit të vizave duhet bërë i barabartë me të gjitha vendet në një pozitë të barabartë, pa asnjë diskriminim dhe se duhet të zbatohen kriteret e njëjta për të gjitha vendet e interesuara. Anëtarët e Komitetit thanë se të dyja vendet duhet të arrijnë standardet sa më shpejt të jetë e mundur. Ata thanë se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina kanë bërë përparim të mëtejshëm që kur Komisioni Evropian publikoi vlerësimin e tij të fundit. Parlamenti Evropian tha më tej se Komisioni Evropian duhet të fillojë "dialogun e vizave" me Kosovën, në mënyrë që të krijojnë një plan për lehtësimin e vizave dhe liberalizimit të ngjashëm me ato të vendosura me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Fajon: Vota "pro", mesazh i dukshëm për Komisionin Europian
Pas miratimit të këtij raporti në komision, Fajon shprehu kënaqësinë për këtë mbështetje të madhe të PE dhe theksoi se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në muajt e fundit. Fajon tha gjithashtu se vota pro është një mesazh i dukshëm për Komisionin Europian, i cili siç tha ajo, duhet të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës sa më parë që të jetë e mundur. Fajon i kërkon Brukselit të vijojë me tej procesin, por të heqë vizat për Bosnje-Hercegovinën dhe Shqipërinë dhe për të nisur një iniciativë të re për Kosovën. Ky raport do t'i shkojë Komisionit Evropian, i cili merr vendimin për procesin e liberalizimit të vizave. Miratimi i tij nga Komiteti përbën një arritje për Shqipërinë dhe Bosnjën për procesin e liberalizimit të vizave me vendet Shengen. Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhet të përmbushin disa aspekte teknike për t'u kualifikuar për një qëndrim të shkurtër për të hequr vizat, siç u bë me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, janë shprehur anëtarët e Komitetit të Parlamentit Evropian të të Drejtave Civile.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi