Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Peraj: Sa poshtë ka rënë katundi

Shko poshtë

Shaban Peraj: Sa poshtë ka rënë katundi Empty Shaban Peraj: Sa poshtë ka rënë katundi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 22, 2009 1:41 am


Shaban Peraj: Sa poshtë ka rënë katundi U1_shaban-perajSa poshtë ka rënë katundi

Shkruan: Shaban Peraj

Kohë më parë një parti shqiptare në Mal të Zi, doli dhe vuri në qarkullim thënien se së shpejti do të organizohet Agjensia turistike në Ulqin, ku sipas tyre drejtori do të jetë kryetar i një partie tjetër politike shqiptare, aleate me partitë në pushtetin lokal të Ulqinit. Tani po sipas asaj që dëgjohet nëpër koluare të politikanëve lokal del se kjo e thënë së shpejti pritet të bëhet realitet në këtë vend të cilit i ka kaluar çdo afat rreth organizimit dhe funksionimit të agjensisë turistike. Sot nuk jam në gjendje të provoj vërtetësinë e asaj që thuhet apo të kundërtën e saj, por sipas asaj popullores “Ku ka za, nuk asht pa gja”, të jep të kuptosh se thëniet e mëparshme të partisë shqiptare dalëngadal duhet të bëhen realitet në prag të zgjedhjeve lokale, me dëshirë apo pa dëshirën e tyre, gjë që indiferenca e atyre që është dashur, po edhe që duhet ta bëjnë këtë është e pashpjegueshme rreth kësaj ngjarjeje! Si duket këta politkanë shqiptarë ia kanë arritur të gjejnë fuqi morale bashkarisht me aleatë të kolicionit, për t’u shkëputur në emër të votuesve duke menduar se ky është vullneti i tyre.
Të paktën publikisht këtë nuk e tha askush , por ajo që dëgjohet së shpejti pritet të bëhet realitet dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, e keqja është nëse thëniet nuk bëhen të vërteta dhe nëse të njëjtit nuk diferencohen për të dhënë arsyet e belave të krijuara më herët qysh në origjinën e këtij projekti që shënoi telashe jo të vogla rreth përcaktimit të tyre për të qenë pjesë e “sofrës së madhe”, të politikës aktuale si rrugë e vetme për të shmangur përgjegjësitë e keqkuptimet nga e kaluara. Poashtu flitet e thuhet së disa funksionarë të lartë të partisë që pritet të drejtojë Agjensinë turistike së shpejti edhe zyrtarisht do ta shpallin vetën anëtarë të partisë në pushtet çka nuk duhet të befasojnë askend. Kështu sot qytetari përballet me realitete të ndryshme si rezultat i kulisave politike e që e ka ndërtuar politika “alla shqiptarçe”, gjë që sa më shumë koha kalon, aq më bindëse bëhen thëniet e atyre që përcjellin rrjedhat shoqërore , kurse ata që e bëjnë këtë do të arsyetohen se kështu ka kërkuar qytetari i thjeshtë, ndaj është vështirë të formosh opinion. I dukshëm është rizgjimi i tyre para gjedhjeve lokale që priten të mbahen në vitin në vijim.Potenciali i tyre politik sa vjen e shtohet duk u transformuar në konkretizim për të qenë nesër pjesë e ndonjë subjektit tjetër politik. Me përvojën e krijuar me të cilën kërkohet kapja e një pozite pa e pyetur vetvetën se me çfarë vlerash konkurojnë dhe sa kanë dhënë për shoqërinë tashmë të lodhur nga pazaret e bëra. Këto pazare që pritet të bëhen realitet tregojnë se sa poshtë ka rënë katundi duke e bërë të papërfillshëm prezencën e tyre në skenën politike. Kjo e vënë në siklet akoma më shumë votuesin për të kuptuar ndryshimin e kursit politik të pative shqiptare e për të qenë palë me ata të pushtetit, duke humbur orientimin e programin partiak, gë që nuk është asgjë e re përveç se një ambicje e sëmurë e disa “kapove politik” që duan me çdo kusht të jenë pjesë e shumicës, thjeshtë për të përfituar personalisht për vete. Pa bërë ndonjë analizë të duhur e pa reflektuar në opinion ata me paudhësitë e tyre vinë e bëhen gjithnjë e më të vegjël në sytë e votuesve ku me zënka e kapardisje i shkojnë për shtati shumicës, gjë që ka ardhur koha që votuesi të mos e pranojë më këtë status poshtërues. Vetëm të bashkur mund të mbajnë në këmbë të ardhmen e tyre, ndryshe kulisat prapa shpinde që dëgjohet se po përgatiten mund të shkatërrojnë edhe ato pak të arritura që ka pëjetuar komuniteti shqiptar në Mal të Zi. Nuk ka dyshim se të njëjtit që e kanë lëshuar vetën në prehrin e rehatisë, do të vijë një ditë që të bien aq poshtë sa të presin nga të tjerët edhe nevojt e përditshme! Por nëse, për më tepër seç ç’fshihet pas kësaj dhe gjendja vlerësohet me mendësinë e burrit me xhaketë hedhur supeve, kjo është vetë fatkeqësia. Duket se u ka ardhur dita dhe vendin e dëshirës së tyre e ka zënë sevdaja për harem, ndaj ky komunitet ka për tu shtri për tokë. Me që ata mendojnë të braktisin vijën kombëtare me kompleksin e fajit të rrjedhur, duke u përfshi nga mendimi kritizer për shokët duket si e pamundur të shpëtojnë nga një perversitet e të kthehen në vijën e tyre të parë.Këta si duket do ta kenë vështirë të rimarrin vetën, gjë që nuk mund të krahasohen me profetin Adem. Ai kur rrëshqiti “e rimori vetën shpejt, me një të hedhur, në saje të mohimit të fajit e pendesës”. Djalli u ngrit ta mbrojë veten pavarësisht nga faji i madh që kish bërë, pra ra në një disfatë të amshuar. Këta nuk pendohen.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi