Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukëshkalët

Shko poshtë

Bukëshkalët Empty Bukëshkalët

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2009 12:03 am

Bukëshkalët

Shkruan Miranda HAXHIA


Gjithmonë kam menduar se media jonë ka një problem të madh, kur gazetari e deformon lirinë. Gazetari, në fund të fundit është njeri dhe kur një njeri shfrytëzon punën, profesionin për të dëmtuar dikë, atëherë, kush e mbron qytetarin, kush e mbron nga sulmi i gazetarit apo medias së cilës i shërben?
Çfarë nuk kemi dëgjuar të thuhet dhe të shkruhet për familjen Berisha. Kjo histori më kujton gjithë sagën e urrejtjes ndaj familjes Kadare, duke krijuar një stres jo vetëm njerëzor, por edhe një ankth social. Kur këtë e bëjnë gazetarë të paidentifikuar, të paformuar edhe falet, por kur akuzat, kur vështrimet e panjohura politike të deritashme dalin si qëllime serioze drejt një hakmarrjeje ndaj partisë të cilën e ke dashur, i ke shërbyer, e ke vlerësuar, atëherë e gjitha është një strategji e menduar hollë në derivatet e pakënaqësisë që krijohen në mendjet e njerëzve që populli i quan bukëshkalë, mos mirënjohës. Bukëshkalët janë personazhe që mitizojnë dështimin e tyre, edhe pse kujdesen të kujtojnë lexuesin për dështimin e qeverisë dhe demokracisë shqiptare!

Është një dukuri e zakonshme tashmë që kush del nga një përvojë politike i pakënaqur, nga mediat opozitare vlerësohet si njeri me integritet, si mësonjës i politikës së pastër shqiptare, si mëtues i vlerave të demokracisë.
Historia e demokracisë së brishtë shqiptare ka qenë e tillë që i ka ofruar gjithkujt mundësitë e veta dhe në këtë drejtim më shumë se kushdo ka qenë tolerant dhe zemërgjerë kryetari i Partisë Demokratike. Përse u dashka të kujtohen historitë me kast se ata që kanë qenë në fillim në Partinë Demokratike, që kanë qenë zgjedhur disa herë radhazi, paskan të drejtën të jenë të pushtetshëm gjatë gjithë jetës dhe në rastin më të parë që nuk u krijohet kjo mundësi, kjo lehtësi, atëherë, fillojnë dhe përgërin bukën të cilën e kanë gatuar edhe vet!
Të dalësh nga historia e Partisë Demokratike dhe të pështysh atë vlerë në të cilën ke qenë pjesë e procesit, e së ardhmes, e vet demokratizimit të kësaj force politike, nuk është trimëri e madhe. Sepse edhe dalja, ikja, ka një vlerë, ka një formë shumë demokratike të shfaqjes së thelbit të politikanit të mirë, të njeriut të mirë. Si duket ndonjë nga këto hallka është e këputur, pa i gjen të lidhur si personazhe të reja në forcat opozitare duke bërë gjyqtarin e një historie të cilën nuk e kanë parë si të paanshëm, asnjëherë.
Nuk është trimëri të quash shkelje të së drejtës së votës, sepse të grisin një poster gjatë fushatës. Raste të tilla ka patur në të dy kahet dhe kjo histori është si të ikësh nga dasma për një lugë sheqer!
Nuk është e mundur që zgjedhjet të mos kenë standard perëndimor, sepse nuk i fituan socialistët, pasi të gjithë qytetarët që ndoqën ditën e votimit dhe numërimit të votave panë reagimin e së majtës, e cila deri në mesditë fliste për standarde perëndimore, për zgjedhje të vlerësuara dhe me kthimin e diellit, pasdreke, ndryshoi klima e vlerësimit. Nëse do të fitonte PS, zgjedhjet do të quheshin me standard evropian, fakti që fitoi e djathta u dashka që të quhen pa standard! Ky është një zemërim më foshnjor sesa loja që bëjnë kalamajtë e që mërziten kur fiton tjetri. Zotërinj të ikur, të panominuar, mos e quani veten si shpëtimtarë të standardeve demokratike në Shqipëri, nëse e quani veten themelues të demokracisë!
Nëse ka patur një kontribut në Partinë Demokratike, për atë kontribut jeni vlerësuar dhe çmuar, ndoshta më shumë nga sa e meritoni. Mendoj se ky ka qenë gabimi i kryetarit të PD, sepse ju ka dhënë më shumë nga sa ju mbante "kapaciteti i vlerave demokratike civilizuese" të një shoqërie e cila priste prej jush, meqë u vetëquajtët ithtarë të demokracisë dhe kujtoni vitin dhe datën kur morët pjesë në Partinë Demokratike.
Duke ndjekur gjithë shpjegimin e përvuajtur të një "deputeti të munguar" sot vërej me keqardhje se gjithë arsyet shkojnë pa vetëdijen e autorit në kahun e majtë, në vlerësimin dhe mbivlerësimin e rolit të bojkotit. Asnjëherë nuk janë shkaqet dhe motivet të njëjta kur bëhet fjalë për dy kohë të ndryshme, për ngjarje të ndryshme, për situata krejt të kundërta.
Një ish-përfaqësues i djathtë që barazon dy situata bojkoti, duket që ka qenë mysafir i ngopur në gjirin e Partisë Demokratike dhe në çastin që fillon uria kërkon gjellëtoren e komshiut dhe vlerëson gjellën e tij.
Këta flasin për pushtet pothuaj despotik dhe kjo kur demokracia është një vijë progresive e hulumtimit dhe zbatimit të saj. Nuk përbëjnë shembuj të ngjashëm për gjithë të ikurit dhe të pakënaqurit historitë e perandorive të Egjiptit, Indisë dhe Mesopotamisë. Megjithatë, dua t'ua kujtoj! Nëse atë kohë të historisë çdo qytet apo shtet kishte tiparet e veta etnike dhe të mjedisit, të gjithë ishin të bashkuar rreth fuqisë të atij që qeveriste. Ndoshta të parët e këtyre vendeve bënin gjëra që nuk u pëlqenin qytetarëve dhe shtetasve të tyre, në ekonomi, në drejtësi, në taksat, në luftërat në shpërndarjet e prodhimit dhe të mirave materiale. Por në të gjitha rastet të gjithë u mbështetën në intuitën dhe mendimin e mençur të përbashkët në zgjidhjen e problemeve. Nëse në Kinë, një qytetar kishte përshëndetjen e tij para perandorit duke bërë një hark të fuqishëm ceremonial duke u përkulur para, duke mbështetur kokën në tokë, në Indi puthnin pluhurin, në Egjipt fermerët tërhiqeshin zvarrë në dysheme, në të gjitha rastet ishte një shenjë besnikërie dhe një shenjë bashkëpunimi dhe ofrimi i gjithçka njeriu kishte të denjë për shtetin e tij.
E gjithë kjo nuk mund të gjejë ngjashmëri në kohën dhe tiparet e shtetit tonë demokratik, por të paktën të jetë mirënjohja, ajo e pashprehura, apo respekti për gjithë kohën kur ke qenë pjesë e një procesi demokratik e që sado argumente të ngrenë bukëshkalët, nuk mund të mbushin mendjen e askujt, sepse as vetja e tyre nuk i beson dot se po shikojmë tipare të një pushteti despotik.
Tradita evropiane ka treguar se nuk mund të jetojmë përtej ndërgjegjes, duke e zhvlerësuar rolin e ligjit dhe të shtetit. Kjo "qëndrueshmëri" e ndërgjegjes është një trashëgimi e traditës greke, të krishterë dhe borgjez. Çfarë shenje do bënin bukëshkalët për të shprehur mirënjohjen e tyre? Por ndaj kujt, vallë?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi