Julia Xhika: Nga kafeneja e xha Dhorit në Worcester MA
Faqja 1 e 1

JULIA GJIKA
NGA KAFENEJA E XHA DHORIT NE WORCESTER MA.
Në Worcester MA të Amerikës, shqiptarët e moshuar të këtij qyteti, mblidhen në disa kafene, midis të cilave shquhet kafeneja e xha Dhorit në Pleasant Street. Aty zjejnë opinione dhe vlerësime nga më të ndryshmet për ngjarjet në Shqipëri dhe diasporën e këtushme, për librat e reja që lexojmë, për veprimet e politikanëve tanë, etj.
Xha Dhori nuk di kujt t’ia prishë e kujt t’ia ndreqë. U buzëqesh të gjithëve, për t’i mbajtur myshterinj. Kur dikush kërkon që ai të shfaqë mendimin e tij, ngrihet dhe bën sikur e kërkon banakjerja, bukuroshja Ana, e cila është nusja e djalit të tij. Ndonjë herë ngrihet duke treguar filxhanët e kafesë të lënë në një nga tavolinat e tjera, që duhen mbledhur, për të pastruar vendin për myshterinjtë e rinj…
Midis myshterinjve bie në sy një grup kompakt, që vjen regullisht dy herë në javë, gjithnjë bashkë prej nja shtatë a tetë vetësh, ish nëpunësa, mjekë etj të Shqipërisë së djeshme. Këta shquhen për besnikëri ndaj figurës së Enverit e politikës së Partisë. Të gjithë kanë qenë komunistë ose simpatizantë të zjarrtë të komunizmit shqiptar. Kompaktësia e këtij grupi të kujton mbledhjet e celulave të dikurshme komuniste.
Me ta është e pamundur të flasësh për krimet e kryera gjatë diktaturës, sepse ata mendojnë se gjithchka është kryer për të mirën e popullit, për zhvillimin e vendit, për të siguruar pavarësinë, etj.
Demokratët vijnë dy nga dy, a tre nga tre, ose të vetmuar e bashkohen aty me të njohurit e tyre.
Bisedat shpërthejnë me zë të lartë e tifozllëk pro e kundra, sikur nga ato biseda te zjarrta të varrej fati i Shqipërisë…
Amerikanët vijnë, blejnë dichka dhe ikin me nxitim për në punë, duke hedhur nga një sy tek tavolinat zhurmemedha. Ata chuditen me ne që flasim në një kohë e mezi i lemë radhën tjetrit.
Meqënëse mjaft biseda e diskutime m’u dukën interesante, mendova t’i mbledh e t’i sjell në këtë shkrim, pa ndryshuar asgjë. Cho ide është e bashkëbiseduaesve dhe jo e imja, bashkëbiseduesve u kërkoj të falur që nuk u mora lejë për t’i publikuar dhe që nuk ua kam përmendur emrat e tyre të vërtetë, por të ndryshuar.
* * *
Në kafene hyn një ish kapiten anieje, ish komunist, por mjaft i evoluar, e quajmë Mimi.Ai i përket grupit tonë të demokratëve, prandaj erdhi e u ul tek tavolina jonë. Grupi kompakt nuk e duron dot këtë renegat që shan Enver Hoxhën dhe e quan tradhëtar të idealeve partizane…
-Po ti more Mimi a nuk ke turp që shan Enver Hoxhën, iu ndërsye prej dy tavolinave të bashkuara Labushi, konservatori më i madh dhe anëtari më i zjarrtë i grupit kompakt, që e mban veten për lab 24 karat.
-E ch’turp të kem, ia pret Mimi, përderisa ndjek shëmbullin e xhaxhi Enverit. A nuk e dërgoi Mbreti Zog Enverin me bursë në Francë, madje dhe kur ky e la shkollën, ai e emëroi konsull në Belgjikë? Kurse Enveri e mohoi mirësinv e mbretit, e quajti tradhëtar, maskara, etj. Edhe mua më dërgoi Enveri me bursë për studime jashtë shtetit, u bëra dhe komunist, punova si kapiten anieje etj dhe tani e quaj Enverin maskara, kriminel, etj, po ashtu si e quajti Enveri mbretin Zog. Kësaj i thonë të vësh në jetë mësimet e xhaxhi Enverit dhe jo si ju që i bini daulles sipas avazit të vjetër…
-Ti je një locho që nuk e ke shokun, hidhet i revoltuar Republikani, po e quaj Republikan sepse mban kapele republikë, ndërsa nga bindjet është vetëm komunist e aspak republikan.
-Ke të drejtë, i përgjigjet Mimi, unë vërtet jam një locho që nuk e kam shokun. Javën që shkoi vajta dy herë tek zyra e policisë dhe i thashë sportelistit:
-Zoti polic kam ardhur të deponoj kundër disa shqiptarëve ish komunistë që marrin asistencën nga shteti amerikan pa punuar asnjë ditë për Amerikën dhe tërë ditën shajnë demokracinë amerikane dhe lëvdojnë komunizmin. Mirëpo polici më pyeti:
-Këta njerëz a kryejnë ndonjë veprim antiligjor, psh vjedhin, ose dëmtojnë pronën e shtetit a pronën private të ndokujt?
-Jo nuk dij që të kryejnë veprime të tilla, i thashë, por nuk pushojnë së shari Amerikën dhe së lëvduari komunizmin.
-Shko në shtëpi e qetësohu dhe mos eja më për të tilla deponime, ma preu polici. Mirëpo unë mbas disa ditësh, kur ju përsëri ma sollët në majë të hundës me diskutimet tuaja, shkova për së dyti tek polici dhe i thashë të njëjtat ankesa. Polici kësaj radhe mu hakërrye duke më thënë:
-Ti nuk marrke vesh, ne nuk pranojmë deponime për mendimet e njerezve, ne pranojmë deponime vetëm për veprime antiligjore, dëgjon apo jo. Po erdhe përsëri për të tilla deponime, do të të fusim ty në burg, sepse ky është veprim antiligjor…
-Kështu që u largova i mërzitur e me bishtin në shalë, mbasi nuk arrita t’jua mbyll gojën juve, por për pak e pësova tamam si një locho…
Pastaj duke na u drejtuar neve, Mimi shtoi me zë të ulët: as kam vajtur fare tek ndonjë polic, se me anglishten time nuk lidh dot as dy fjalë, por kam qejf t’i ngacmoj këta komunistë të paevolueshëm.
-Mimi dëgjo këtu, iu kthye Labushi, duke u ngritur në këmbë, Enver Hoxha të dha shkollë, të bëri kapiten anieje, të bëri anëtar partie, të shpuri jashtë shtetit dhe tani ti thua se ai paskej qenë një birbo, një shërbëtor i jugosllavëve, një kriminel, diktatori më i keq i Evropës Lindore… Dije se ti je thjesht një bukëshkalë…
Mimi pa lëvizur fare, i u përgjigj:
-Në kohën e diktaturës, kur hanim vetëm një lloj sillazhi, atë që prodhonte Partia e xhaxhi Enveri, mendoja dhe unë si ti e si shumica servile, por tani, mbasi kam lexuar shumë libra të atyre që kaluan vite e vite nëpër internime e bugje, kuptova se Enver Hoxha ka qenë një karrierist dhe demagog që ka maskuar me djallëzi luftën e tij për karrigen me të quajturat interesa të larta të atdheut e të Partisë.
-Hajde MiMi hajde, u krekos Labushi, po me veprat e burgaxhinjve vlerëson ti jetën dhe bëmat e Enver Hoxhës?
-E kam fjalën për artikujt dhe librat e shkruara prej patriotëve si At Zef Pëllumbi, Uran Butka, Pjetër Pepa, Agim Musta, Lek Pervizi, Tomor Aliko, Petraq Xhachka, Eugjen Merlika me shokë. Në këto shkrime ndjehet zjarri i njerëzve të ndershëm për të thënë të vërtetën se shumica e partiotëve ishin dënuar kot së koti.
Sa për burgaxhinjtë ordinerë që u dënuan për shkelje ligjore, si vjedhje e shpërdorim pasurie a posti, ata edhe unë i urrej si kushdo që ka dy para mend në kokë. Le që këta burgaxhinj as që kanë marrë mundimin të shkruajnë gjë, se nuk kanë ch’të thonë.
Po, a më sqaron dot ti Labush, vijoi Mimi qetë qetë, si ta merr mendja ty, ata dy të dërguarit e Titos, Miladini dhe Dushani do të zgjidhnin si drejtues të partisë sonë komuniste një komunist shqiptar që me ndjenja patriotike si Zef Mala, Sadik Premtja, Anastas Lulo, Aristidh Qendro, etj, me shkolla perëndimore, apo një person servil me shkollë të pambaruar, që ishte i gatshëm të shitej për poste me të cilin duheshin mbrojtur interesat jugosllave në Shqipëri?
-Ik more, ti qenke droguar prej librave të burgaxhinjve, thirri Labushi dhe u ul në karrike duke parë nga shokët e grupit të tij, për të gjetur mbështetje për ato që tha.
-Ik ti, ia preu Mimi, që nuk të ka dalë ende droga e formave të edukimit komunist. Më quan mua kuadër i Enverit, sikur nuk i paskam marrë diplomat e gradat me aftësitë e mia, po m’i paska dhënë Enveri. Po gjithë këta të rinj që mbarojnë sot shkollat e larta në Shqipëri mos u dashkan quajtur kuadro të Sali Berishës dhe mos u dashka që t’i shërbejnë atij qorrazi, se përndryshe qënkan bukëshkalë?
A ke dëgjuar ti këtu në Amerikë, që ky apo ai kuadër të quhet pjellë e këtij apo atij presidenti, meqë paska mbaruar shkollën në kohën e udhëheqjes së tij. Im bir që mbaroi kolegjin në kohën e drejtimit të George Bushit na qenka kuadër i Bushit… E ch’na thënke more Labush, e mbylli fjalën MiMi, merr e lexo disa nga librat e të përndjekurve politikë se ke për t’u kthjelluar dhe ti, mjaft me atë tifozllëkun e vjetër…
Labushi me kolegët e tij u afruan kokë më kokë e dicka po thoshin me zë të ulët, nuk donin ta zgjasnin muhabetin meqënëse nuk iu ndezi, vijuan bisedën me zë të ulët.
Edhe në tavolinën tonë u ndërrua tema e bisedës dhe u ul toni i bisedës.
Feraku, më i gjati i grupit, emri i të cilit sqarojmë se nuk ka lidhje me fjalën ferrë, po e kemi sajuar ne, si dhe emrat e tjerë, na hodhi një pyetje shumë intriguese:
-Shqiptari në shekuj e ka mbrojtur pronën e vet në rrugë personale, pa gjyqe, po me plumb. Për një pëllëmbë tokë ai e ka vrarë atë që ia ka marrë, edhe sikur ky të ishte vëllau i vet.. Pushteti komunist u mori pa gjyq e pa shkak, jo nga një pëllëmbë tokë, po krejt tokat e pasuritë, florinjtë, shtëpitë, gjënë e gjallë, i rasi nëpër burgje e kampe internimi mijra e dhjetra mijra familje shqiptare. Mirëpo as gjatë diktaturës, as mbas shkërmoqjes së diktaturës nuk doli ndonjë ish i përndjekur e i shpronësuar të vinte në vend padrejtësinë që i ishte bërë familjes së tij. Askush nuk shkoi t’ia numëronte në ballë diktatorit a pasuesit të tij, ose së vesë së diktatorit, ose prokurorit të përgjithshëm që u kishte dhënë dëmimin pa të drejtë, as ministrit të brendshëm apo atyre që i kishin torturuar chnjerëzisht në hetusi.
Feraku duke parë nga ne, shtoi: si e shpjegoni ju këtë fakt?
Pyetja e tij, si e shpjegoni ju këtë fakt, na vuri në mendime. Filluam të shihnim njëri tjetrin, pastaj ulëm vështrimet tek filxhanët e kafes dhe filluam të vrisnim mendjen Nga situata na nxori i zoti i pyetjes duke thënë: le të mendohemi nëpër shtëpitë tona dhe përgjigjet t’i japim kur të takohemi herën tjetër…
Kur u mblodhëm ditën e shtunë, na ndrisnin sytë të gjithëve, sejcili mendonte se kishte për të dhënë përgjigjen më të saktë ndaj pyetjes intriguese të Ferakut.
-Unë, filloi Naku, së pari dua të sqaroj se kujt i përket më shumë detyra e shlyerjes së borxhit ndaj kupolës komuniste. Dhe vijoi: populli ynë gjatë kohës së diktaturës përbëhej nga tre shtresa kryesore:
Shtresa e pushtetarëve, ku futen ata që kanë pasur në dorë fatin e njerëzve, si udhëheqësit e partisë me sekretarët e rangjeve të ndryshme, anëtarët e qeverisë me gjithë kryetarët e komiteteve e deri tek drejtorët e ndërmarrjeve, prokurorët e gjykatësit, hetuesit, drejtorët e burgjeve, spiunët e paguar, etj. Kjo shtresë ka përbërë rreshtat e sipërm të piramidës. Nga kjo shtresë nuk ka pse të pritej dalja e ndonjë hakmarrësi, mbasi të gjithë këta kanë qenë dhe janë përgjegjës ndaj krimeve që u kryen gjatë kohës së diktaturës.
Shtresa e bashkëvuajtësve dhe bashkëfajtorëve, ku futen gjithë punonjësit e ndryshëm të qyteteve e të fshatrave, dhe komunistët e thjeshtë me gjithë inteligjencën krijuese. Kjo shtresë ishte shtresa më e gjerë e shoqërisë shqiptare, e cila përbente rreshtat e mesit duke përfshirë gjithë rreshtat mbas atyre të majës deri tek rreshti i dytë mbi tokë. Chdo anëtar i kësaj shtrese, duke mos i kundërshtuar krimet e diktaturës, tregoi se ishte pajtuar me diktaturën. Ata ngushëlloheshin nga fakti se nuk ishin krejt në fund, por diku mbi të tjerë. Pra kjo shtresë ka qenë e përlyer si bashkëfajtore. Këtu bëjmë pjesë edhe ne. Bashkëfajtorët nuk mund ta venë në vend nderin e kombit që ishte marrë nëpër këmbë.
Shtresa e të përndjekurve dhe të shpronësuarve, ku futen gjithë nacionalistët e patriotët e ndershëm dhe intelektualët të cilët partia e pushteti i konsideroi armiq dhe i vrau pa gjyqe ose me gjyqe fallco, ose i futi nëpër burgje e kampe internimi, madje mjaft prej tyre me disa breza. Kjo shtresë përbënte themelet si dhe rreshtin e parë mbi themele të piramidës. Mbi pjesëtarët e kësaj shtrese rëndoi gjithë pesha e diktaturës. Nga kjo shtresë pritej të delte heroi që do t’ia bënte bamp, për të marrë hakun e aq viteve bugrimi e internimi, për grabitjen e pronave, pasurive dhe të nderit.
Natyrisht në këtë shtresë nuk hyjnë ish pushtetarët komunistë të dënuar si armiq e tradhëtarë prej njëshit të tyre. Kochi Xoxe, Liri Belishova, me gjithë bijtë e tyre, mbasi e patën shijuar kënaqësinë që të jepte pushteti komunist dhe mbasi kishin lyer duart me gjak shqiptari të pafajshëm, nuk mund të ngriheshin kundër vetvetes. Kur ndonjëri prej tyre, si psh Todi Lubonja shkroi kujtimet e veta, nuk përmendi poshtërsitë që kish bërë kur ishte pushtetar, por vetëm vuajtjet kur ishte në burg dhe këto kujtime i mbylli me thënien: Sikur të më jepej edhe një herë jeta, unë do ta jetoja atë si komunist!
Pepja, e ndërpreu:
-Me një fjalë, duhet të pranojmë se sistemi diktatorial komunist gjatë sundimit të egër ia arriti që të kultivonte tek chdo shqiptar frikën dhe prishjen e karakterit, prandaj edhe pse nuk u kërkua asnjë e falur publike prej ish pushtetarëve, askush nuk guxoi të merrte hakun e vet e të familjes se tij të dëmtuar rëndë.
-Nuk besoj se ka qenë chështje frike, ndërhyri Feraku, unë them se të gjithë shqiptarët që kanë pësuar prej diktaturës, e sidomos bijtë e shtresës së të përndjekurve e të shpronësuarve, kanë treguar këto njëzet vjet shumë kurajo dhe vetmohim për të dëshmuar vlerat e veta me shumë artikuj, vepra kujtimesh, vepra letrare e shumë bema të tjera. A nuk janë plumba e më shumë se plumba veprat e At Zef Pëllumbit, Visar Zhitit, Avni Mustës, Uran Butkës, Eugjen Merlikës, Lek Pervizit, Mërgim Korchës, Rose Dostit, Uran Kostrecit, me shokë. A nuk të bëjnë ato të urresh diktaturën si sistem dhe diktatorin me shokë si shtypës e gjakatar? A nuk na informuan me shumë krime të panjohura, a nuk na zgjuan e poqën në ndërgjegjen tonë shumë ndjenja e mendime që nuk i përjetonim më parë? Shumica e shkrimtarëve dhe artistëve a nuk ka evoluar për mire nga e djathta? Po veprat e reja të Kadaresë, a nuk e kanë shprehur hapur urrejtjen ndaj sistemit diktatorial?
-More, ndërhyri përsëri Pepja, të vdesë nga perëndia diktatori ynë, e veja e tij, vijuesi i diktatorit, prokurori i përgjithshëm etj, për mua është krim i madh dhe një gabim që nuk do të na e falë e ardhmja.
-Zotrote, e ndërpreu Naku Pepen, armën di ta përdorësh, Shqipëria është plot me revolverë e kallashnikovë, pse nuk shkon atje e t’ia bësh bamp?
-Po unë jam 73 vjec tha Pepja, duart më dridhen e ch’ bamp mund t’ia bëj unë.
-Kohës së hakmarrjes alla kanun, shtoi Naku, i ka kaluar koha, si kudo dhe nv Shqipvri; nuk e shikoni sa qesharakë e të urrejtshëm bëhen ata që po e marrin hakun sipas kanunit e jo sipas ligjit? Unë pajtohem me sqarimin që dha Feraku, hakmarrja sot bëhet në plan moral, artistik, logjik. Puna është që të sqarohet populli në atë nivel që të kuptojë se ish sigurimsat e ish komunistët nuk duhet të kandidojnë më për deputetë e bashkiakë…
-Unë, tha Mimi, e pranoj që politika e kupolës komuniste ndaj patriotëve nacionalistë, intelektualëve të formuar në Perëndim, pronarëve, etj ka qenë chnjerëzore dhe duhet dënuar rëndë. Si ish komunist, më vjen shumë inat që ende sot N. Hoxha, R. Alia etj flasin e botojnë shkrime për të mbrojtur politikën e vjetër të dështuar të partisë, në vend që t’i kërkojnë me burrni të falur popullit, vechanërisht të përndjekurve. Por ama unë e konsideroj po aq të dënueshme edhe moskthimin e pronave prej qeverive të quajtura demokratike të këtyre njëzet vjetëve. Shumë prej politikanëve të sotëm meritojnë po ashtu një ndëshkim shëmbullor.
Ju demokratët nuk duhet të vuani nga tifozllëku, chdo arritje që realizohet sot e konsideroni sukses e vepër të Salës, si dikur që konsideronim chdo gjë vepër të partisë e të Enverit. Unë jam i bindur se shpejt a von, Saliu, ky ish sekretar partie, që sot lufton të jetë udhëheqës i pazëvendësueshëm i demokracisë, ka për të dalë një agjent i kupolës së vjetër komuniste. Këtë e kanë shpallur shumë vetë, tani së fundi e tha bukur dhe Pëllumb Kulla. Unë bashkohem me këtë akuzë nisur nga fakti se të shpronësuarve nuk u janë dhënë as pronat as postet qeveritare që duhet të merrnin mbas ndërrimit të sistemit politiko-shoqëror.
Opozita e vërtetë e partisë komuniste përbëhej prej nacionalistëve, intelektualëve të formuar në Perëndim, pronarëve të mëdhenj e borgjezisë. Këta duhej ta përbënin shumicën e klasës politike shqiptare. Kurse sot këtë klasë e përbëjnë pjellat e komunizmit. Ata hiqen si të persekutuar, por në fakt janë lojtarë të ish kupolës komuniste. Misioni i tyre është të krijojnë sa më shumë tym e zhurmë “antikomuniste” me qëllim që të maskohet pasurimi i bijve dhe shërbëtorëve besnikë të ish kupolës.
Ua kam thënë dhe herë tjetër, se mbas shtypjes së kundërrevolucionit hungarez, Mehmet Shehu u dha shefave të Ministrisë së Punëve të Brendëshme këtë porosi: Duhet të punojmë në mënyrë që po të ndodhë tek ne një përmbysje e sistemit politik, të vijnë në udhëheqje njerëz që të duken si armiqtë tanë, por në fakt të jenë agjentët tanë.
Duhet ta kuptojmë se për këtë porosi të dërguar prej KGB-së sovjetike, është punuar me seriozitet që nga viti 1957 deri më 1990. Cho qeveri, sidomos ato diktatoriale, punojnë jo vetëm për shkatërrimin e kundërshtarëve të tyre, por edhe për përjetësimin e pushtetit…
Naku, gati sa nuk thirri:
-Me këto që thua ti Mimi, dalka e qartë se pse gjatë viteve 1990-91 sigurimi i shtetit u përpoq që familjet kryesore të të persekutuarve, si familjet Gjonmarkaj, Kupi, Merlika, Pervizi, Dosti, etj, etj t’i “këshillonte e ndihmonte” që të shkonin jashtë shtetit tek njerëzit e tyre të arratisur në Perëndim. Sigurimit të shtetit nuk mund t’i vinte keq për viktimat e veta, por paska qenë porosi e partisë që të rralloheshin sa më shumë opozitarët e vërtetë, të cilët mund të organizoheshin në Shqipërinë mbasdiktatoriale. Pra, për ta pastruar Shqipërinë nga të pakënaqurit e vërtetë, u hapën ambasadat, u organizuan hipjet nëpër vaporë, largimet nga kufiri në Greqi, etj. Dreq o punë…
-Sigurimi ka punuar që edhe këtu në diasoporën e re të dërgojë aktivistët e vet, e mori fjalën Pepja. Ti, unë e shumë të tjerë kemi ardhur nga nevoja dhe shohim punën, por kam vënë re se disa të tjerë që merren gjoja me aktivitete patriotike, formojnë shoqata ose forume mediatike, për të na e bërë kokën dhallë, përpiqen nën dhe për të mbajtur gjallë mentalitetin komunist, dhe lidhjet e informatorëve.
-Ty Pepe të është bërë mendja sigurim, ndërhyri Feraku. Sigurimi i vjetër u shkërmoq në Shqipëri e si mund të vijojë punën këtu në Amerikë.
-More, kundërshtoi Pepja, ata që kanë marrë njerëz më qafë, që kanë lyer duart me gjak, bashkë me bijtë e tyre, do të punojnë derisa të vdesin për të mbajtur fshehur krimet. Nuk shikoni se ch’bëjnë këtu, sesi aktivizojnë e popullarizojnë ca mediokër, kurse intelektualët e vërtetë i lenë në hije…
Komunistët kanë punuar gjithnjë të organizuar me disiplinë të fortë, duke i dhenë shumë rëndësi propagandës, kurse demokratët shikojnë punën e tyre, pa charë kokën se ch’bëjnë fshehurazi komunistët. Kam frikë se komunistët, ashtu si erdhën në fuqi më 1944-45 mund të vijnë përsëri në pushtet në shumë vende ish komuniste…
-Nuk të paska dalë ende lepuri nga barku, more Pepe, tha me të qeshur Feraku. Mos u tremb, se bota shkon përpara dhe nuk mund t’i kthehet një eksperimenti që dështoi. Edhe pse historia e njeh ecjen me zikzake, Shqipëria nuk mund të kthehet mbrapsht. Pozicioni gjeografik dhe qëndrimit tepër armiqësor që mbajnë Sërbia dhe Rusia ndaj nesh, mendoj se janë dy arsye që Evropa do ta përfshijë Shqipërinë në gjirin e vet. Populli ynë si një nga popujt më të vjetër të Evropës duhet mbrojtur ashtu si pelikanët.
-Rrugët dhe ndërtimet e mëdha që po bëhen në Shqipëri, ndërhyri Naku, janë tregues se Evropa dhe Amerika kanë vendosur ta pastrojnë e ndërtojnë atë pjesë të oborrit evropian. Prandaj duan apo nuk duan fqinjët tanë dhe ish komunistët shqiptarë, Shqipëria do të hyjë në Evropën e Bashkuar, ku ka për të gjetur veten populli ynë, i cili është populli më i abuzuar i Evropës. Në kushtet e asaj bashkësie do të gjallërohen tiparet e tij pozitive si zgjuarësia, guximi, bujaria, mikpritja, inisiativa për të kapur të renë, etj …
-Ne duam të bëhen ndryshimet menjëherë, e mori fjalën Feraku, por të ndryshosh Shqipërinë nga një vend diktatorial të prapambetur në një vend evropian me standarte të përafërta me ato të vendeve të tjera, do të paktën tridhjet vjet.
-Sidomos ndryshimi i mentalitetit të një populli të tërë, vijoi Naku, është proces që ecën edhe më ngadalë. Brezi ynë kam frikë se nuk do ta shijojë përfundimin e këtij ndryshimi të madh. Ne do ta pësojmë, si Mojsiu i Biblës,që vdiq para se të mbrinin judenjtë në vendin e premtuar. Vecse duhet të jemi të kënaqur që e jetuam shkërmoqjen e sistemit diktatorial si dhe futjen e Shqipërisë në rrugën e zhvillimit të shpejtë…
Tetor/ 2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ndërron jetë “Elezi” i “Kafeneja Jonë”
» Poezi nga Julia Gjika
» Julia Gjika: Gëzuar Pavarësinë
» Cikël poetik nga Julia Gjika
» Julia Gjika: Nga Vatra e Kulturës Demokracia (II)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi