Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajdin Islami: Të rinjtë i thonë JO HIV/AIDS

Shko poshtë

Hajdin Islami: Të rinjtë i thonë JO HIV/AIDS Empty Hajdin Islami: Të rinjtë i thonë JO HIV/AIDS

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2009 2:51 am



Hajdin Islami: Të rinjtë i thonë JO HIV/AIDS U1_hajdin-islamiNëpërmjet Festivalit të Teatrit për të Rinj, të rinjtë i thonë JO HIV/AIDS

Nga Hajdin ISLAMI

PRISHTINË,21 Tetor 2009-Sot do të mbahet Festivali për të Rinj për Ndryshime Sociale me temë promovimin e sjelljeve të sigurta kunderjtë HIV/AIDS. Ky është edicioni i tretë i këtij festivali dhe përkon me javën për zhdukjen e varfërisë 2009. Festivali do të mbahet në teatrin Dodona, me fillim në ora 12:00 deri ora 14:00. Sipas komunikatës së UNKT-së në Kosovë “Festivali synon që përmes performancave teatrale të të rinjve të përcjell mesazhe të cilat ndikojnë pozitivisht në ndryshimin e dukurive negative dhe përmirësimin e mirëqenies së të rinjve e në veçanti ngritjen e vetëdijes së të rinjve rreth HIV/AIDS”. Të rinjtë që do të marrin pjesë në këtë festival janë trajnuar në edukimin e bazuar në teatër. Rreth 30 të rinjtë janë ftuar që të aplikojnë përmes rrjeteve ekzistuese Y-PEER, OJQ’ve, Qendrave Rinore dhe Shkollave të mesme. Janë krijuar 7 shfaqje të shkurtra me fokus HIV/AIDS siç janë: diskriminimi, stigma, informimi, testimi etj. Këto 7 shfaqje nga 7 komuna të Kosovës do të prezantohen premierë në festival dhe do të vazhdojnë paraqitjen në shkolla, qendra rinore dhe shtëpi të kulturës në komunat përkatëse: Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Pejë dhe Lipjan. Shfaqjet do të vlerësohen nga paneli i jurisë profesioniste, ku edhe do të shpërblehen tri shfaqjet më të mira. Juria përbëhet nga: znj. Aurita Agushi - aktore, Ilir Gjocaj – Dramaturg, Fatime Arenliu – Qosaj , këshilltare e lartë për HIV/AIDS në zyrën e Koordinatorit të Agjensive të Kombeve të Bashkuara, në Kosovë dhe Adrian Morina – Aktor. Këtë vit Java për Zhdukjen e Varfërisë shënon përvjetorin e katërt, dhe do të shënohet me një varg të aktiviteteve informative, avokuese dhe për rritjen e ndërgjegjësimit, ku do të jenë së bashku Agjensitë e Kombeve të Bashkuara, Qeveria e Kosovës, Kuvendi, shoqëria civile, sektori privat, media, artistë, dhe partnerë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë për të bashkuar përpjekjet me qëllim luftimin e varfërisë dhe të kontribuojnë për mirëqënien e të gjithë njerëzve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi