Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi: Denar dhe Tea Kokomani, shembulli që duhet të ndiqet

Shko poshtë

Albert Zholi: Denar dhe Tea Kokomani, shembulli që duhet të ndiqet Empty Albert Zholi: Denar dhe Tea Kokomani, shembulli që duhet të ndiqet

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2009 3:04 am





Albert Zholi: Denar dhe Tea Kokomani, shembulli që duhet të ndiqet U1_AlbertZholi
Flasin Tea dhe Denar Kokomani, vëlla e motër nga qyteti Durrësit, notar dhe nxënës të shkëlqyer


Denar dhe Tea Kokomani, shembulli që duhet të ndiqet

Nga Albert Zholi


Tea Kokomani

13 vjec, tre herë rekordmende 200 stil shpinë për fëmijë deri në 14 vjecc. Notare e “Sport Klub Teuta”/ Në vitet 2008-09, ka thyer 3 rekorde. Aktualisht në garimet brenda dhe jashtë vendit spikat në stilin shpinë, ku ka rezultate më të larta.





Tea sa vjecc e keni filluar sportin e bukur por të ëvshtirë të notit?





-Në moshën 11 vjecc. Ishte dëshirë e babit meqë ky sport ka qenë dhe mbetet një ndër pasionet e tijë gjë që bëri të na përkrahte dhe mua dhe vëllanë.





Në maratonën e ketij viti në Sarandë më 27 shtator ju zutë vendin e dytë në stil të lirë. Ky vend a është normale dhe rezultat i kënaqshëm për një rekordmente?





Unë rekordet i kam thyer në stil shpinë, por gjithsesi ky nuk është justifikim. Konkurenca në këtë maratonë ishte e madhe. Ndoshta nuk kam qenë në momentet e mia më të mira.


-U ndjetë keq pas këtij rezultati?


-Edhe vendi i dytë nuk është pak, pork y garim më bën që të stërvitem më shumë në stilin e lirë.


-Në cfarë moshe keni zënë vend të nderuar në garë?


-Në verën e vitit 2007 kur isha 11vjecc. Fitova vend të tretë në stilt ë lirë. Më pas vend të dytë në Greqi në 200 m stil shpinë., dhe po atë vit në Shqipëri po në kët garë zura vendin e parë.





-Cfarë të vjen në mend në momentin kur do garosh?





-Mbushem thellë me frymë dhe mendoj sarificën e prindërve të mi, përkrahjen që ata më kanë dhënë për të qenë dinjitoze në sportin që ndjek. Kjo më jep energji.




-Cilët janë inspiruesit e tu në sport?





-Prindërit (veccanërisht babi), që më ndjekin në ccdo garë. Por në të gjitha përpjekjet si dhe në mësime kam gjithmonë praën nënën e cila me përkuahtimin e saj në ccdo moment të ditës.Njëkohësisht pjesë e rezultatave të mia mbetet dhe traineri Agron Ismailati që punon me passion dhe seriozitet me ne.




-Ky përkushtim ndaj notit, nuk ju pengon në rezultatet në mësime?





-Menaxhimi i mirë i kohës më bën që jo vetem të mos i le pas mësimet, por të jem me rezultate të shkëlqyera.





-Cfarë ndjen kur noton apo garon?





-Uji, noti, më jep liri pa kufij. Vetëm aty ndjehem se jam unë dhe vetëm unë.




-Cili është garimi i ardshëm?





-Në fund të tetorit zhvillohet “Perspektiva e notit”, në qytetin tonë Durrës, ku unë do të garoj në stilt ë lirë dhe shpinë. Pretendimet e mia janë për vend të parë.





Denar Kokomani 15 vjec





Në Maratonën më 27 shtator në Sarandë zuri vend të parë në 4 km stil i lirë. Spikat në stilin delfin. Notin e ka filluar në moshën 13 vjecc.në ndryshim nga motra e tij e ka pas edhe vetë passion notin, përvecc shtysës së të jatit.Në “Perspektiva e notit 2007”, zuri vend të parë në stil i lirë. Disa nga vendet në garat për të rinj për vitin 2009 janë:


Vend i dytë stil delfin.në garat për të rinj.Po në garat e të riturve vend i dytë stil delfin. Në “Kupën e Republikës” ku garonin të gjithë moshat zë vendin e tretë, në 400 metër stil i lirë.





Denar, në sportin e notit duke parë rezultate shihet se ju spikatni në stilin delfin. Pse pikërisht këtu?





Në këtë stil stërvitem më shumë sepse më duket stil sharmant. Më pëlqen se kordinohem bukur dhe saktë duart me këmbët.





Cili është mendimi juaj para se të garoni?





-E ccliroj trurin nga ccdo mendim. Mendoj vetëm notin. I përkushtohem tërësisht ujit ku ndjehem aq mirë.





-Ju cdo ditë bëni 3 orë stërvitje për notin. A ju pengon kaq përkushtim në not në rezultate në mësime?





-Absolutisht jo. Orët që do dilja me shokët ose do shëtisja, unë notoj, stërvitem. Tashmë di mirë se si a menaxhoj kohën.






-Po në shkollë cilat janë lëndët më të preferuara?





-Matematika dhe kimia. Atu ndjehem mirë dhe më lehtësojnë, relaksojnë.





-Cfarë ndjeni në ujë gjatë garimit?





-Se më është hapë rruga e lirisë së pa matë.





-A keni menduar ta lini notin?





--Asnjëherë. Unë nuk jam më në fazën e garuesit të thjeshtë. Tashmë kam përvojë dhe jam në pozicionin e një notrai që di se ku e ka synimin, e një noatri apo njeriu I dashuruar përgjithmonë me detin, ujin.





Mirënjohje prindërve dhe trainerit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi