Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy poezi nga Dibran Demaku

Shko poshtë

Dy poezi nga Dibran Demaku Empty Dy poezi nga Dibran Demaku

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2009 3:15 am

Dy poezi nga Dibran Demaku
Dy poezi nga Dibran Demaku U1_DibranDemaku
SI FENIKS DO RILINDËSH

Ti mund të ikësh nga vendi i robëruar
dhe lirinë të kërkosh diku nëpër botë
veç do të gjesh liri të kufizuar
e kurrë s`do të keshë liri të plotë!

E kur një i huaj të përshëndet sinqerisht
dhe të dëshiron mirëseardhje në vendin e tij
vetëm ty të bëhet sikur me një gisht
të zhduk nga mendja e zemra tënden dashuri.

Se ndjenja për vendin ku ke lindur
është në këtë botë më e madhja dashuri
dhe nëpër stinë e vite vjen duke u rritur
e nuk mund të harrohet nga një gotë raki.

Ndjenja e harresës kurrë mos të shfaqet në zemër
se atëherë vdekja e lirisë ka ndodhur vërtetë
veç se ndjenja e fajit nuk ndryshon dot emër
e ti do të pësosh Anatemë në jetë.

Atdheu i huaj kurrë nuk të falë liri
mbase do të falë vetëm një mashtrim
ti do të lëngosh për një dashuri
do ëndërrosh shpresëhumbur për një gëzim.

Lirinë duhet ta kërkosh vetëm në vendin tënd
aty ku nëna të lindi dhe të bëri këmbë e dorë
vetëm aty do të shkëlqejë gëzimi në syrin tënd
dhe liria do të qëndrojë Emblemë në kraharor.

Dhe për asnjë çmim mos ik nga atdheu
nëse duhet për te të dhurosh dhe jetën
do ngritesh në piedestal si Prometeu
si Feniks do rilindësh në këngë të vërtetën!...

SI DJE SI SOT

Thonjtë po na rriten tmerrësisht shpejt
e në flokët e fëmijëve ka zënë të bie borë
shpresuar kemi në një ditë të kremte
veshët po na i shurdhon pandërprerë një këmborë!

Lajm i keq për synxjerrësit e shumtë
që enden rrugëve a ngado kërkojnë gjak
e në theqafjet e tyre ndotet edhe uji i lumtë
e ditët agojnë në zi të idhta-farmak!

Çfarë po ndodhë kështu me ne Zotynë
kush na mallkoi e na shtyri në këtë katrahurë
lirinë ëndërroi gjithmonë fisi ynë
duke bartur bjeshkën në shpinë kurrë s`u bë urë!

Tymi e mjegulla gjer në qiell ngritur janë
e rrezet e diellit nuk shihen më askund
nuk po dihet më kush është ëngjull e kush tiran
besa e nderi në këtë lindje duket kanë marrë fund!

Mbi mendjet tona sikur ka rënë krahnezë
ecim symbyllur e rrugën nuk e gjejmë dot
të bardhën e mbulojmë dhe e quajmë të zezë
e të zezën të bardhë-si dje si sot!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi