Hasan Qyqalla: Me asht e gjakim drejt "shtigjeve te drites"
Faqja 1 e 1
Hasan Qyqalla: Me asht e gjakim drejt "shtigjeve te drites"
Liman Zogaj
SHTIGJET E DRITËS
Redaktor
Din Mehmeti
Recensent
Halil Haxhosaj
Ballina
Blini BK
PRISHTINË
2 0 0 9
Shkruan: Hasan QYQALLA
Këto ditë doli nga shtypi përmbledhja me poezi e autorit Liman Zogaj me titull "Shtigjet e Dritës". Libri ndahet ne katër kapituj, dhe ate: Brezat që kërkonin liri; Shtigjet e dritës; Në buzëqeshjen e saj; dhe Biografia e dhimbjes...
Vëllimi poetik në fjalë, i sapo botuar, sikur është vazhdimësi ligjërimi nga libri i parë i autorit "Kosovë nuk ta mora diellin", bazuar në stilin e thurrjes së vargut, që është specifikë e çdo krijuesi. Poezia që hap librin, mban titullin "Anamnezë burgu", mbase edhe jo rastësisht. Ndryshe do të thoja anamnezë vargu të shtrira nëpër shtigje, e të mbërthyera disproporcionalisht me ngjarjet kronologjike nëpër kohë (etapa). Që në fillim shpërthen klithja poetike e autorit për jetë të lirë, ku të burgosurit i uron "të mos i ndryshken prangat"! Periudha e qëndisjes me laps, është epokë e gjembosur, ku jeta e vdekja qëndrojnë karshi njëra tjetrës. Stoicizmi mendor e intelektual, bujar e burrëror, shprehur permes vargjeve, komunikojn lehtë e besueshëm me lexuesin. Simbolika poetike posedon një spektër të larmishëm të të gjitha shtresave sociale të kohës. Gjithashu gjejmë një shtrirje të gjërë gjeo-historike në rrjetin e etnis kombëtare. Kryeneqësia e vargënimit e shfaq edhe kur s'ka një fije liri, s'ka një rreze dritë e as një kure bukë! Marshimi nuk çalon as nëpër humnerë, as nëpër shtigje të thepisura e të gjakosura, mbase dëshmon pjekurin intelekuale e patriotike nëpër të cilën patjetër duhet kaluar. Diellin poetik e bartë si nëna lehonën ngado që shkon, ku do t'i pëlcas nga thellësia shpirtërore si vullkan e t'i prekë rrezet në liri. Ndryshe me pragjykime e bindje të qëndrueshme në vargje, pa hezitim mund të themi se ishte një profet i kohës, pasi që atëher e "nuhati" lirin kombëtare. Është e pashmangëshme që tek një poet si z. Zogaj, labirinthet e së cilës kohë të pa kohë i përjetoi vetë, të mos lënë gjurmë: dhëmbja, plaga, burgu, pranga e gjaku. Autori është sentimental, i përpjekshëm me familjen, i ndjeshëm për fisin, shoqërinë, kombin e gjithëkombëtaren. Në vargje poeti gjen prehje shpirtërore, por edhe qanë shpesh herë tok me vargjet. Lajtmotivi krijues rezulton drejt shtigjeve të dritës, pra drejt lirisë. Ai qëndron vertikalisht, nuk thehet as nuk përkulet para sfidave e të papriturave të kohës. Del kryeneq, i vendosur drejt realizimit e konkretizimit, jo vetëm në ligjërime por zbërthen llërën e gjoksin të flijohet bashk me vargun për truallin, për rrënjën.
Është interesante të vëhet në pah, si një specifikë apostrofuese e z. Zogaj,që edhe dallon nga krijuesit tjerë të kohës, se vetëm kur mbaron katrahura e zisë dhe robrisë, i kthehet vendlindjes besnike me ëndërrat dhe përjetimet "përrallore" nga fëmijëria e rinia e hershme. Si duket vatëm tani poeti frymoi thellë në liri, për t'iu kthyer idilit natyror të fshatit, dëshirave dhe përjetimeve të moshës së bukur e të paharruar, që është një lidhje ijesh në skeletin anatomik të mërgimtarit. Epiqendra e tërmetit shpirtëror e artistik i poetit është pikërisht vendlindja, për të vazhduar së shkruari me gjeografin kombëtare dhe fatin nopran historik të bashkëkombasëve, që ngalën jashtë kufijëve administrativ. Maratona kombëtare, edhe pse me plagë, vazhdon rrugëtimin nëpër shtigje, gjer te Zoti i Olimpit, që mjeshtri i sprovuar i vargut dhe diellit e dritës,pra z. Zogaj, t'i qëndis në dizajn artistik. Mbase ka artikulim artistik, figura metaforike, ngjyrim perjetësie e herë-herë edhe konfrontim real, si te poezia "Burgu":
"As këngë zogjsh
Vetëm krrokatë shpendkeqsh
Vetëm korbat këndojnë
Aty ag e terr
Vdekja rri
Sy me sy
Me ty".
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi