Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Blerim Rrecaj

Shko poshtë

Poezi nga Blerim Rrecaj Empty Poezi nga Blerim Rrecaj

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2009 3:19 am

Poezi nga Blerim Rrecaj


Poezi nga Blerim Rrecaj U1_BlerimRrecajThem: s’kam se ç’them

Endem pëshillem e s’më zihet vendi -vend
Shoh, dëgjoj, rri
Dhe më më duket s’kam seç them
Dhe vërtet më ç’them nuk di…
As për zhvatjen e ngulfatjen, as për zhvilimet e çfarëdorshme,
As për veten, as për atë, e as për ty.
Shqetësimet e vjetra dhe të reja parakalojnë
Herë diç ndjej, herë i shoh e i prek, herë s’i shohë, herë më trazojnë, herë më lënë të qetë…
Herë ma bëjnë me dorë e herë ma bëjnë me sy.
Herë më bëjnë për vete, herë më hedhin në rrjetë.
Në mjaft ëndrra po shoh qentë që po më vërsulen
Dhe po mundohem të përballem, të përleshem me ta disi…
Bredh e endem s’di ç’të them, nuk më zihet vendi-vend
Në këtë vend jemi bërë si të pamend me ligje të shkruara, me shkelje të hatashme, kaos që lulëzon, vend pa rregull e pa rend…
Qysh është vendi bëhet kuvendi themi shpesh,
E fort shpesh veshët në lesh …
A kuptojmë a marrim gjë vesh…
Mirë le të bëhet se ndryshe s’bëhet…
Gjithherë gatuhet një fillim i ri…
Them se më s’kam se ç’them dhe i kthehem shkrimit
Pasi që ende besoj se ndonjëherë më shpie nëpër shtigje lehtësimi…
Njëherë nuk u mblodha mend dhe vazhdoj kështu,
Bëj mirë a keq si thoni ju?!
Edhe diçka m’u kujtua të them:
Po flas qartë e përçartshëm…
Këtu këtë po e mbaroj, e mbarova
Më falni se ju shurdhova…
Paj, po them edhe diç
Për të mira,njerëz, dashamirë, e miq…

Duke ecur

Një gjethe ra
Një qiell i mrekullueshëm
Ecjen vazhdoj
Mendueshëm
Kujtueshëm
Turbullueshëm

Ndonjëherë

Ndonjëherë kujtohem për emrin tim
Ndonjëherë kujtohem për sytë e mi të gjelbër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi