Përse Enver Hoxha e kritikonte Çe Guevarën
Faqja 1 e 1
Përse Enver Hoxha e kritikonte Çe Guevarën
Përse Enver Hoxha e kritikonte Çe Guevarën |
Zbulohen bisedat e ish-diktatorit, kundër revolucionarit Revolucionari i famshëm Che Guevara, veç simpatizantëve të shumtë, kishte edhe mjaf kundërshtarëvë. Një ndër kundështarët e tij ishte edhe ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha. Gazeta “Tirana Observer” boton sot pjesë nga libri “Njerëz të mëdhenj, ideale të mëdha” i studiuesit Jovan Jano. Në këtë pjesë autori tregon se pse Hoxha e kritikonte revolucionarin amerikano-latin. Çe Guevara në optikën e Enver Hoxhës Pak ditë pas vrasjes tragjike të Çe Guevarës më 9 tetor 1967, në fshatin La Higuerra, nga repartet e juntës ushtarake qeveritare të Bolivisë, që ishin në shërbim të oligarkisë financiare të fashizmit në Amerikën Latine, asgjë s’u mbajt sekret. Lajmi u përhap si në eter. Fillimisht u deklarua se ky guerlijer u vra në përpjekje me forcat qeveritare. Pastaj u përgënjeshtrua duke thënë se ai pas plagosjes në këmbë, u kap rob dhe pasi u torturua, duke i prerë duart, u pushkatua nga një urdhër i çmendur. Thuhet se Departamenti i shtetit amerikan dhe vetë presidenti i asaj kohe, Lindon Xhonson, nuk ishin dakort me pushkatimin e tij. Po ashtu thuhet se disa kongresmenë amerikanë e kanë bërë problem në kongres duke e klasifikuar vrasjen e Çe Guevarës si shkelje e Kartës Universale për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Por ajo që është interesante është fakti që të gjithë ata, që urdhëruan, firmosën dhe që kryen ekzekutimin e tij, janë vrarë ose janë fshehur apo janë çmendur, edhe pse disa prej tyre kanë shprehur simpatinë për të. Unë nuk e kuptoj pse në vitet 60-të, 70-të e 80-të, u mbajt e fshehtë vrasja e tij. Personalisht e kam dëgjuar vrasjen e tij në Radio Moska, në fund të vitit 1967. Çe Guevara nuk ka shprehur asnjëhërë simpati për politikën e bashkëekzistencës paqësore, të shpallur nga Hrushovi. Natyrisht, ai ishte për vietnamizimin e luftrave nacional-clirimtare dhe simpatizonte tej mase thjeshtësinë dhe popullaritetin e Ho Shi Minit dhe kishte raporte të mira me Kinën. Ishte i vetmi udhëheqës kuban që bënte vizita zyrtare në ambasadën tonë në Havana, ndërsa tek ne nuk flitej kurrgjë për të!!! Vetëm pas 103 ditësh të vrasjes së tij, dhe pikërisht në një të premte të zezë, më 19 janar 1968 udhëheqësi i Shqipërisë së atëhershme, Enver Hoxha, shkruan për vrasjen dhe për personalitetin e Çe Guevarës. Megjithatë, heshtje e madhe! Vetëm në vitin 1982, kur u botuan Ditarët për Çështjet Ndërkombëtare dhe, të Enver Hoxhës, u mor vesh se kush kish qënë Çe Guevara dhe në ç’rrethana u vra. Por dhe këta Ditarë (që për mendimin tim janë librat më të sinqerta të shkruara prej tij) ishin për përdorim të brendshëm. Kur e gjithë bota e majtë e asaj kohe e paraqitnin Çe Guevarën si revolucionar të udhëhequr nga parimet marksiste-leniniste, Enver Hoxha shkruan se ”ai ishte një i revoltuar”. Enver Hoxha e pranon Guevarën si njeri të guximshëm...por shprehet se në një farë shkalle ai mund të quhet një njeri i radhës së “kondotjerëve” jugamerikanë, që patën luftuar kundër sundimit kolonialist spanjoll e portugez. Majtizmin e tij e klasifikon si një “majtizëm” borgjez dhe mikroborgjez, që u përshatet kohës, rrethanave dhe konjukturave aktuale. Pra, majtizmi i tij ishte një amalgamë e ideve demokratiko-përparimtare, të gërshetuara dhe të imprenjuara thellë me ide liberale, anarkiste...Çe Guevara sikundër dhe Enver Hoxha ishin shumë të kulturuar. Ata duke njohur gjuhën frënge mire, është e pamundur të gjykosh për ta se nuk njihnin historinë e revolucionoit francez, historinë e jetës së Ogust Blankit apo historinë e Komunës së Parisit. “Sigurisht, nuk mund të thuhet se ai nuk kishte lexuar disa çështje të marksizëm-leninizmit, por ato nuk ishin bërë botëkuptimi i tij i vërtetë filozofik dhe për veprim. Jo! Çe Guevara nuk mund të ishte dhe të vepronte ashtu siç ishte dhe ashtu siç veproi, pa u trumbetuar si “marksist-leninist”. Ndryshe do të demaskohej me kohë. Jomarksistëve ua do puna edhe jashtë dëshirës së tyr, të vetëquhen “marksistë-leninistë”-shkruan në Ditarin e vet Enver Hoxha. Ne gjykojmë se Çe Guevara mund të mos ketë qënë marksist-leninist, por marksist ka qënë. Ku e mbështesim këtë? E para, ai përkrahte idenë e Marksit për një revolucion të pandërprerë në borë. Ai flet me simpati për Karl Marksin dhe doktrinën e tij, për socializmin dhe luftën e armatosur, për revolucionin dhe revolucionarin, për militantin dhe dhe për punën. E dyta, Çe Guevara dha shembulin i pari për sakrifica në emër të një shoqërie pa diferencime shoqërore dhe e konkretizoi atë duke braktisur rehatinë personale, kolltukun e ministrit kuban, familjen e tij dhe të mos harrojmë se rridhte nga një familje me gjendje të mirë ekonomike në Argjentinë. Ai gjithçka ia detyroi kauzës së shenjtë të revolucionit të njerëzve të pashpresë e të varfër. Po ashtu miku i tij, Fidel Kastro, vinte nga një familje e pasur në Kubë dhe Kastro që në moshën 12 vjecare organizoi punëtorët e duhanit kundër pronarit të fabrikës, që ishte babai i vet. Po ashtu, menjëherë pas revolucionit kuban, Fidel Kastro dha shembullin i pari që pronat e familjes ua ndau fshtarëve të varfër të Kubës duke krijuar divorc me pjesëtarët e tjerë të familjes. Pra, të dy këta ishin marksistë. Në ditar Enver Hoxha e vlerëson vrasjen e Guevarës dhe vetë Guevarën e quan si një “viktimë të ideve të tij jo revolucionare’, si “pseudorevolucionar”, si “borgjez” etj. Nuk marr përsipër të kontestoj Enver Hoxhën, për më tepër që është një personalitet i madh i kombit tonë dhe një burrë shteti me shumë kulturë. Por në rastin konkret dyshoj në redaktimin e këtij ditari. Nuk besoj që këto mendime ndaj revolucionarëve kubanë janë të Enver Hoxhës. Enver Hoxha nuk ishte naiv. Ai e dinte mirë se në ç’rrethana u krye recolucioni kuban, kush ishin shtresat, që e përkrahën, sa i madh qe shfrytëzimi i kubanezëve nga e regjimit të Batistës. Ai e dinte mirë se koha nuk priste sa të formohej partia komuniste e re (në fund të fundit, para revolucionit të barbudosve, në Kubë, ekzistonte një parti komuniste, edhe pse ishte pacifiste. Në atë kohë në Kubë kishte situata revolucionare sepse urrejtja ndaj diktaturës së Batistës ishte shumë e madhe,saqë dhe vetë amerikanët e urrenin). Po ashtu, Enver Hoxha nuk besoj se nuk ka pasur informacion të mjaftueshëm për të ditur faktin që ai revolucion u mbështet dhe nga amerikanët në fillim. Por kur amerikanët panë që revolucionarët kubanë po realizonin shtetëzimin e kompanive të huaja dhe po afroheshin me ish Bashkimin Sovjetik, atëherë kuptuan se uji u kishte hyrë nën rrogoz. Atëherë Kastro dhe Guevara, pasi forcuan ushtrinë revolucionare, filluan dhe nga riorganizimi i partisë. Kam përshtypjen se Enver Hoxha si një erudit dhe si një njohës i mirë i gjuhës frënge, kur ka bërë analizën e personalitetit të Çe Guevarës, duhet të ketë lexuar më parë librin e gazetarit francez, Rexhis Debre: ”Revolucioni në revolucion”, libër që shpreh teoritë e Kastros dhe të Çe Guevarës për revolucionin. Në këtë libër zhvillohet ideja mbi atë se “forma e vetme e luftës në Amerikën Latine duhet të jetë Lëvizja partizane, sipas shembullit të Kubës në vitin 1959. Një Lëvizje e tillë duhet të zhvillohet me grupet e entuziastëve, në rajonet fshatare, ndryshe, lufta në qytete ku proletariati industrial është “borgjezuar”, nuk shpie në suksese,se organizatat e partisë nuk duhen. E kundërta ndodh në kuadrin e zhvillimit të vatrave partizane. Dalin organizata të reja politike. Po qe se kjo është e vërtetë, mund të themi se Debre nuk ishte marksist por një socialist liberal francez, i cili u penalizua në Bolivi dhe në sajë të propagandës së madhe të shtypit francez dhe falë ndërhyrjes së Miteranit si lider i partisë,bëri pak burg dhe u lirua, ndërsa të tjerët hëngrën plumbin. Prandaj dhe konsideratat e këtij gazetari duhen marrë me rezervë. Ideali i revolucionarëve kubanë, shqiptarë dhe i të gjithë atyre që luftuan për një kauzë të shenjtë, qe i drejtë. Po dhe ne njerëzit shohim edhe ëndrra të bukura edhe ëndrra të këqija. Mendojmë se për shumë vjet ne kemi parë një ëndërr të bukur. Megjithatë,ajo qe një ëndërr! Çe Guevara nuk ra viktimë e ideve të tij të gabuara, por ra viktimë e politikës së bashkekzistencës paqësore të ish-Bashkimit Sovjetik, që e ndiqnin pas edhe shumë parti ish-komuniste. Ai u tradhtua në Bolivi nga Mario Monje, lider ish PK Boliviane; ai dështoi në Kongo sepse ishin vrarë e burgosur të gjithë shokët e Patris Lumumbës. Pastaj, veprimtaria revolucionare e Ernesto Çe Guevarës nuk duhet trajtuar shumë nga metodat që ai ndoqi, por nga qëllimet fisnike për të cilat luftoi dhe dha jetën. Ai nuk luftoi për t’u burokratizuar si kolltukofag, për t’u bërë ministër apo guvernator banke, por ai iu përkushtua një kauze, të cilën e kishin zili ata që nuk lëshonin pushtet. Ai, është shumë i vërtetë që i vlerësonte acetat e armatosura të barbudosve, por jo s’e nuk e pranonte rolin e partisë. Edhe lufta jonë e LANÇ-it kundër fashizmit filloi me njësitet guerile e çetat partizane e deri tek repartet partizane. Do të ishte e pamundur autoriteti i Partisë Komuniste në Tiranë e në mbarë Shqipërinë pa krismat e revolverëve të heronjve tanë, Vojo Kushi, Beqir Balluku, Myslim Peza, Kajo Karafili, Myslym Keta, Manush Alimani, Adnand Qatipi, etj, në Tiranë; Miti dhe Kolu Bozo, Neim Kuçi në Myzeqe Arif Hasko, Rrahman Perllaku, Shytyri Alimerko etj në Vlorë. Vetëm pas krismave të tyre partia punonte më e qetë në luftë kundër fashizmit. Çdo forcë politike, në rrethana pushtimi, ka krah të armatosur. Marrim rastin e Kosovës: Partitë politike në Kosovë si PDSH-ja dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, u krijuan pas formimit të UÇK-së. Çe Guevara, sikundër edhe Enver Hoxha, ishin një publicist mjaft i mirë në kohën e rezistencës. Ai ka shkruar dhe ka dhënë mjaft ide për revolucionin. Ai ka shkruar dhe agjitonte se Revolucioni bëhet nëpërmjet njerëzve, por njerëzit duhet të manifestojnë ndershmërisht e ditë për ditë shpirtin e tyre. Gjeja më e rëndësishme është kombi... e duhet të jesh gati për të sakrifikuar çdo gjë individuale në dobi të interesit kolektiv...Revolucioni nuk është, siç mendojnë disa; një standartizim i vullnetit kolektiv apo i iniciativës kolektive, por ekzaktësisht – gjithë kundërshtitë. Është veprim i gjithë kapaciteteve individuale njerëzore. ... Revolucioni “pastron” njerëzit, siç mund të bëhet fjalë për specialistin e bujqësisë, që korrigjon defektet e bimëve dhe rrit cilësinë e tyre. ... Kur kushtet paqësore të luftës shterojnë, kur pushteti tradhton popullin, atëherë jo vetëm mundet të ngrihet flamuri i revolucionit, por duhet të ngrihet ky flamur. ... Revolucioni, që nuk shkon pandërprerë përpara dhe nuk thellohet në vazhdimësi, është i destinuar të dështojë. Revolucionari duhet të jetë i palodhur dhe, më tej se i palodhur, po kaq edhe organizator. ... Nuk duhet t’i afrohemi popullit për t’i thënë : “Jemi këtu!”. Përkundrazi, ne i afrohemi dhe duhet t’i afrohemi popullit për të na parë dhe për të na besuar, se ne revolucionarët marrim përsipër me iniciativë detyra, se jemi në gjendje të mësojmë me dijet tona dhe përvojën tonë, se kemi guximin të tregojmë ndërgjegje në pranimin e gabimeve tona, se mund të ndihmojmë popullin, me kulturën dhe edukatën tonë. Revolucionarët nuk mund t’i parashikojnë të gjitha variantet e mundshme taktike, që mund t’u lind nevoja gjatë rrugës së tyre. Kapaciteti real i një revolucionari matet me faktin, se sa ai është në gjendje të zgjidhë taktikat revolucionare adekuate në çdo situatë dhe se sa është në gjendje që taktikën e zgjedhur të mund ta shfrytëzojë në maksimum. -Ne revolucionarët-shkruan Guevara – duhet të japin në çdo çast të jetës sonë gjithçka, që është e mundur për dobinë e punës, për dobinë e revolucionit, që vazhdon, për dobinë e popullit, që kurdoherë është në krahun tonë, që lufton me ne drejt së ardhmes. Guevara flet edhe për rolin e militantëve të partisë, për socializmin, për Marksin dhe marksizmin. - Si mund të përcaktosh detyrat më të rëndësishme të një anëtari të partisë? –shkruan ai. – Janë dy më kryesoret, të cilat interpretojnë përmbajtjen e punës dhe mbi të cilat mbështetet gjithë zhvillimi i shoqërisë: prodhimi, zhvillimi i të mirave materiale dhe përsosja e ndërgjegjes së popullit. Revolucionari, i vërtetë, anëtarë i partisë udhëheqëse të Revolucionit, duhet të punojë çdo orë, çdo minutë të jetës së ti, në këto vjet të luftës aq të rreptë, që na pret, me një interes gjithmonë të rinovuar, gjithmonë në rritje e gjithnjë të freskët. Ne socialistët jemi nga më të lirët, sepse jemi nga më të drejtët. Jemi nga më të drejtët, sepse jemi më të lirët. Socializmi është një fenomen ekonomik, por është edhe një fenomen i ndërgjegjes. Ai realizohet vetëm mbi bazën e prodhimit. Pa një prodhim të bollshëm, nuk ka socializëm. ... Pika e parë e planit kryesor, në qoftë se do të shpreheshim kështu, që të shpie tek socializmi, është Reforma Agrare... ... Socializmi nuk është një shoqëri bamirësie, nuk është një regjim utopik, i bazuar në mirësinë e njeriut si njeri. Socializmi është një regjim në të cilin shkohet hap pas hapi dhe, që ka si bazë shoqërizimin e të mirave themelore të prodhimit. Marksi arriti që historinë ta vlerësojë jo thjeshtë si histori, por si shkencë të gjallë. Duke studiuar zhvillimet e gjithanshme historike, ky gjeni i njerëzimit mundi të dalë me përfundimin se nuk është nevoja për ta interpretuar. ... Parimet e marksizmit janë absolutisht të nevojshme për t’u përvetësuar dhe, sidomos, për t’u zbatuar. ... Marksisti duhet të jetë më i mirë, më i angazhuari në detyra, më i kompletuari në tiparet humane dhe gjithmonë e mbi të gjitha, duhet të jetë në kontakt me masat; një orientues i palodhur, që bashkon në një mendimet dhe dëshirat e masave dhe i transmeton ato në rrugën më të mirë për zbatim; duhet të jetë një njeri, që sakrifikon nga jeta e tij, nga pushimet e tij, nga gëzimet e tij, nga qetësia personale, nga familja e tij dhe që vazhdimisht të bashkëbisedojë bindshëm me masat. Guevara e vlerësonte shumë punën. –Puna, - shkruante ai, - në çdo rast është një çmim, një instrument edukimi për të tjerët dhe nuk është asnjëherë ndëshkim. ... Historia e kapitalizmit është historia e piraterisë së organizuar prej pakicës, prej këtyre të fundit, që përvetësojnë djersën e të shumtëve. ... Ne duhet të punojmë në atë mënyrë e në të rrugë që puna intelektuale me atë të dorës të vijë duke u ngushtuar dhe kjo brenda një kohe sa më të shkurtër. ... Puna duhet të shndërrohet në një nevojë morale që ajo mund të rinovojë entuziazmin, interesat e gjithçka. Ndërsa Lufta Guerile është luftë eJo popullit, është luftë e masave. Të pretendosh të realizosh këtë tip lufte pa mbështetjen e popullit, do të thotë të gjendesh përpara një disfate të paevitueshme. –Nuk duhet të përdoret forca, - thoshte ai,- që është leva për të shembur shoqërinë e vjetër dhe për të ngritur të renë, në një çast të dhënë, kur shikohet se rrethanat janë të pafavorshme. Çe Guevara ishte një njeri mjaft i kulturuar, organizuar i aftë dhe njeri me ide. Njihet në mënyrë të përsosur, përveç spanjishtes edhe frëngjishten edhe anglishten. Karakterizohej nga ndjenja tepër njerëzore e empatisë. Si teoricien i luftës guerile dhe Kryengritjes së Armatosur, mendohet se revolucioni “ nuk është një standardizim i vullnetit kolektiv apo i iniciativës kolektive, por ekzaktësisht – gjithë kundërshtitë; është veprimi i gjithë kapaciteteve individuale njerëzore... Ndërsa për socializmin shkruante : “ Socializmi është një fenomen ekonomik. Por është edhe një fenomen i ndërgjegjes. Ai realizohet vetëm mbi bazën e prodhimit. Pa një prodhim të bollshëm nuk ka socializëm. Gjëja e parë, që të shpie tek socializmi është reforma agrare... Por socializmi e ka të vështirë të triumfojë në një vend të izoluar..” Enver Hoxha në Ditar shkruan gjithashtu se “ si person, Çe Guevara ishte i guximshëm, dhe në jetën e tij, mund të ketë pasur eclairces (faza ta qarta), por edhe në këto raste, ai nuk ishte marksist – leninist as në mendime, as në veprime. Ai nuk i shikonte veprimet luftarake, traditat dhe eksperiencën e Amerikës Latine nën dritën e vërtetë të marksizëm – leninizmit”. E vërteta është se Guevara predikonte luftë gueriljesh, por jo të shkëputura nga populli. Teoria e fokizmit që në ato kohë ishte e modës në Amerikën Latine, duhet kuptuar si vatra zjarri të shumta për ta hutuat kundërshtarin, për ta vietnamizuar luftën. Kjo ishte kauza e tij. Ai nuk luftoi për t’u kapardisur, për ego personale. Revolucioni kuban ai dha të gjitha privilegjet, por ai nuk donte të punonte si burokrat. Aspirata e tij ishte më e madhe. Për këtë ai u mbulua me lavdi dhe është kthyer sot në një ikonë pavdekësie. Nga analiza prej pesë faqesh që Enver Hoxha i bën personalitetit të Çe Guevarës, unë si një njohës i jetës dhe i veprës së tij në shërbim të njerëzve të thjeshtë të botës, njëkohësisht, duke njohur mjaft mirë edhe veprimtarinë politike të Enver Hoxhës si lider politik i Shqipërisë, për 45 vjet rresht, gjykoj se ata kanë punuar dhe luftuar në kushte të ndryshme dhe hapësira të ndryshme. Ata kanë menduar se për të arritur një qellim ka disa rrugë dhe jo një. Pra, ata e kanë zbatuar marksizmin në rrethana të ndryshme. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi