Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Takimet e fshehta të Zogut me anglezët për të rrëzuar Enver Hoxhën

Shko poshtë

Takimet e fshehta të Zogut me anglezët për të rrëzuar Enver Hoxhën Empty Takimet e fshehta të Zogut me anglezët për të rrëzuar Enver Hoxhën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2009 3:55 am

Takimet e fshehta të Zogut me anglezët për të rrëzuar Enver Hoxhën


Shërbimet sekrete britanike dhe përpjekjet për të kthyer Zogun në Shqipëri



Takimet e fshehta të Zogut me anglezët për të rrëzuar Enver Hoxhën Zogubustv1



Julian Ameri dhe Billy McLean, dy ish-oficerë të shërbimit sekret britanik, në korrikun e vitit 1949 filluan përpjekjet për të rrëzuar sistemin komunist që ishte instaluar në Shqipëri. Këtë e bënë duke nisur takimet me mbretin Zog në ekzil dhe stërvitur edhe njerëz në Maltë, paçka se të gjitha operacionet e tyre dështuan më pas. Shtrirja e influencës sovietike në Ballkan, në fillim nëpërmjet Jugosllavisë së Titos i kishte preokupuar britanikët dhe më tepër amerikanët. Të dy palët e konsideronin si të rekuperueshme Shqipërinë nga komunizmi dhe Zogu ishte njeriu i duhur për të arritur këtë qëllim. Takimet dhe tratativat sekrete me të solllën hedhjen e bazave për krijimin e një fronti anti-Hoxhë. Ndaj për këtë thirrën të gjithë elementët që dikur ndodheshin pranë tij. Rrëfimi i profesorit britanik fokusohet pikërisht në këto momente të kritike të jetës së Zogut. Jason Tomes ka dhënë mësim lëndën e historisë dhe politikës moderne në universitetet e Oksfordit, Varshavës dhe Bostonit. Interesi i tij mbi Shqipërinë daton 25 vjet më parë, kur ai dëgjoi për herë të parë në valë të shkurtra radio Tiranën. Ai është autori i librave “Balfour” dhe “Foreign Policy” si dhe mbi pesëdhjetë artikujve për “Oxford Dictionary of National Biography”.
Mëngjesin e 14 korrikut 1949 mbreti Zog priti në vilën e tij disa oficerë të lartë britanikë që ishin mbështetësit e tij: Julian Ameri dhe Billy McLean, ish-oficerë të SOE. Që prej vitit 1944 ato nuk kishin reshtur së konsideruari Shqipërinë si një sakrificë të panevojshme komunizmi dhe të dy kishin mendim të mirë për mbretin e vetëshpallur dhe “diktaturën e tij mrekullisht liberale”. Të shoqëruar nga një amerikan i quajtur Robert Low ata dëshironin të takonin mbretin në sekret të plotë. Zogu i kërkoi bashkëshortes së tij të përkthente. Dy ish-oficerët ishin tashmë kandidatë konservativë potencialë për në parlament, por në këtë rast ato përfaqësonin Shërbimet Speciale të Inteligjencës. MI6 kishte arritur në përfundimin se vendi më i vogël në bllokun mund të “liberalizohej” pa ndonjë mund të madh.
Shqipëria ishte e dobët dhe pre e revoltave e tashmë e ngatërruar në luftën civile greke. Enver Hoxha mbante anën e Stalinit edhe kur Tito i ndëpreu marrëdhëniet me Moskën. Bashkimi Sovjetik e kishte shpërblyer me hua dhe filloi t’i dërgonte këshilltarë ushtarakë. Duke i shkaktuar frikë të madhe NATO-s, rusët morën bazën e vjetër ushtarake italiane në Sazan. Nga ana tjetër zhvendosja nga ndihma jugosllave tek ajo sovjetike shkaktoi zënka në byronë politike dhe Shqipëria u pre nga pjesa tjetër e bllokut sovjetik nga Jugosllavia “devijuese”. Gjithë këto faktorë kontribuan në bindjen britanike për të ndërmarrë operacione klandestine për rrëzimin e Enver Hoxhës. Ato do trajnonin të internuar anti-komunistë që të ktheheshin dhe drejtonin revoltat. Amerikanët ranë dakord që të ndihmonin, por vetëm britanikët kishin ekspertë Shqipërie, si Amery dhe McLean.
Zogu ia kishte pak idenë së për çfarë bëhej fjalë. Robert Low dhe një person tjetër i CIA-s kishin kërkuar mendimin e tij mbi dobësitë e regjimit të Hoxhës në maj dhe që atëherë agjentët britanikë po vërdalloseshin në kampet e refugjatëve shqiptarë për të rekrutuar vullnetarë. Amery dhe McLean insistuan në një bashkëpunim formal mes Legalitetit dhe Ballit Kombëtar për të përbërë bërthamën e qeverisë me bazë të gjerë post-çlirimtare.
Amery e hapi takimin me mbretin Zogu duke lajmëruar me krenari krijimin e komitetit kombëtar shqiptar që do drejtohej nga Midhat Frashëri, me një këshill ushtarak sekret që do drejtohej nga Abas Kupi (të cilin perëndimorët e shihnin si një zogist më të rëndësishëm se Zogu).
Mbreti u ngrit njëherë nga karrigia: “Isha unë ai që bëra Shqipërinë. Unë e lashë vendin me autoritetin e parlamentit dhe është detyra ime të mbroj Shqipërinë. Nuk mund t’ia kaloj këtë detyrë askujt tjetër përveç trashëgimtarit tim”.
Një shfaqje e tillë indijimi i bindi anglo-amerikanët se mbreti mund të prishte gjithë skemën e tyre nëse ato nuk ia dilnin ta merrnin me të mira. Edhe Amery, i cili mendonte se Zogu ishte “njeriu më i mençur që kam takuar” e pranoi faktin se ai “nuk bën si figurë shteti”.
Pas dreke Amery këmbënguli që një komitet kombëtar nuk ishte e njëjta gjë si një qeveri në internim dhe në asnjë mënyrë nuk do të thoshte privilegj mbretëror. Ai siguroi se do kishte një referendum për restaurimin e monarkisë pas çlirimit dhe Zogu e lejoi veten që të merrej me të mirë. Ky ishte fundja zhvillimi më pozitiv në gjithë këto vjet. Më në fund ai pranoi se megjithëse s’mund ta mbështeste komitetin publikisht ai nuk do punonte kundër tij. Mbreti i uroi operacionit “Operation Valuable” suksese në një takim miqësor tre ditë më vonë. Britanikët menduan se ishte më mirë t’i tregonin se po stërvisnin 30 ballistë në një fortesë në Maltë.
Komiteti për Shqipërinë e Lirë u hap zyrtarisht në Paris më 26 gusht për të “udhëhequr dhe inkurajuar njerëzit tanë të zotë në rezistencën e tyre kundër tiranisë komuniste”. Një komunikatë nga Legata Mbretërore Shqiptare e denoncoi menjëherë këtë komunitet dhe ftoi gjithë shqiptarët të mblidheshin rreth sovranit legjitim. Ky veprim i habiti njerëzit, të cilët filluan të vrisnin mendjen nëse anëtarët zogistë të komitetit e përfaqësonin atë apo jo. Republikanët dhe monarkistët u përçanë kur vdiq Frashëri dhe një ballist i paqartë e zëvendësoi atë duke fituar ndaj Kupit. MI6 i dhanë më peshë Ballit Kombëtar në operacionin armiqësor për një arsye praktike: Shumë prej ballistëve e kishin origjinën jugperëndimi i Shqipërisë, i cili ishte më i arritshëm nga deti dhe nëpërmjet Greqisë se sa origjina e legalistëve në veri.
Nëntë të infiltruarit e parë mbërritën në breg natën e 3-4 tetorit 1949. Nuk ishte një fillim shumë premtues: grupi me katër vetë u kap shumë shpejt dhe brenda disa orëve të gjithë u vranë. 11 të tjerë shkuan menjëherë në Greqi. Ato raportuan se fshatarët kishin shumë frikë nga policia sekrete për t’u përfshirë me lëvizjen rebele derisa të ishte e sigurt se do kishte sukses. Pas dy misioneve në shtator 1950 dhe rezultateve po të njëjta MI6 vendosën të heqin dorë. Ndërsa CIA jo. Amerikanët vendosën të krijojnë operacionin e koduar “Operation Friend” dhe ta zgjeronin duke përfshirë 250 anti-komunistë shqiptarë në një “batalion pune” të quajtur “Kompania 4000”, e cila do kryente shërbime ndihmëse në zonën e pushtuar nga SHBA në Gjermaninë e jugut. CIA mendonte se kjo ishte koha për të parë nëse zogistët do ia dilnin më mirë në veri. Tre misionet u ulën në Shqipërinë e veriut me parashutë nga nëntori 1950 e deri në tetor 1951. Rezultatet vazhduan të ishin shkurajuese: 14 njerëz të humbur pa shenjë e nishan.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi