Jorgo Telo: Zagoriti mendjendritur e shpirtgjerë Ilia Dilo Sheperi
Faqja 1 e 1
Jorgo Telo: Zagoriti mendjendritur e shpirtgjerë Ilia Dilo Sheperi
Jorgo S. TELO |
(Meditime për një atdhetar të mirëfilltë)
Nga Jorgo S. TELO
“Eh, o ILIA DILO - sheperioti,
Ja, kështu ndodhka në jetë, jo rrallë:
Të përhumbet rubini kot së koti…
E prapë të shkëlqejë si më parë!”
Ai u lind dhe e jetoi jetën, për të mbetur përhershmërisht ashti, gjaku e fryma e krejt asaj Diloiade, epiqendër e kreu i së cilës ka qenë e mbetet.
Me përmasat e një shenjtori të pazëvendësueshëm për Diloiadën që formatoi, Ilia Dilo Sheperi pati, ka e do ketë pambarimisht për aureolë fëmijët e vet, nipërit e mbesat, si dhe stërnipër e stërmbesa që nuk shterojnë kurrsesi…
U lind Ilia në 7 nëntor 1872, në fshatin Sheper të Zagorisë, ku gjashtë vjet më parë ishte lindur dhe një tjetër fenomen i atij fshati, Andon Zakua. Sa doli në jetë,përthithi së pari atë ajër të llagartë që ishte pasuria më e madhe e atij djepi gjigand prej shkembi e balte, që quhet Zagori. U rrit me ujin e kristaltë të Llagaturatit,që grumbullohej fillimisht në basenet e brendshme të Dhembelit e që dilte jasshtë duke depërtuar nëpër filtret shkëmbore e të zallta të Biseit e Kokojkës, pranë shtëpisë ku shpalli vikamën e parë të kontaktimit me botën përreth…
Ilia Dilo Sheperi (1872-1945) |
Problemi i gjuhës në shkollat e Zagorisë nuk zgjati shumë. Intelektualët e saj u mblodhën në qershor 1883 në Manastirin eTaksiarhëve të Nivanit fiks dy vjet pas çeljes së Shkollës Qendrore të Zagorisë, ku u vendos që jo vetëm në shkollat e çdo fshati (filloret), por dhe në Shkollën Qendrore mësimi të zhvillohej tërësisht në gjuhën shqipe.
Në këtë shkollë mësuan shumë nga bijtë e Zagorisë, shumë prej të cilëve, sipas mundësive vijuan arsimimin vetiak edhe në shkolla të ndryshme të mesme, apo të larta.
Dihet mirë që në këtë shkollë studiuan tre djem sheperiotë të mirënjohur e të konsideruar nga historia kombëtare e nga letrat shqipe. Vetëkuptohet që këta , sipas kronologjisë ishin: Andon Zako Çajupi, Poeti i Madh i Rilindjes Kombëtare, atdhetari i flaktë dhe firmëtari i dokumentit historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 1912-tën, Aristidh Ruci, si dhe gjuhëtari i lavdishëm, Ilia Dilo Sheperi, që u shqua si autor i Gramatikës dhe Sintaksës Shqipe, që e ruan vlerën pambarimisht.
Krahas këtyre, domosdo që pati dhe të tjerë bij të krahinës së Zagorisë që përthithën dije në këtë shkollë. Përmendet nivanioti Dhiojen Harito, që u bë një pedagog i përmendur e që arriti në karrierën e vet deri professor në Universitetin e Athinës.
Gjithë ky brez djemsh zagoritë pati fatin e mirë të kishin si themelues e administrues të parë të Shkollës Qendrore me natyrën e një shkolle private në shërbim kryesisht të krahinës së thellë malore të Zagorisë, Mihal Hariton, njërin nga drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
Gjithashtu ky brez dijepërftuesish kish privilegjin të admironte si drejtor dhe si hartues të Rregullores e të Programit bazë në nëntor të vitit 1881 Petro Kondin.
Pra, sipas studiuesit Evjen Peri dhe dokumenteve të kohës 50 – 60 nxënësit e parë të kësaj shkolle, midis tyre dhe Ilia Diloja patën për drejtor … “… më të përshtatshmin profesor, pedagogun e radhës së parë, shumë të ditur dhe enciklopedik, kumtonjësin i shkëlqyeshëm, punëtorn i zellshëm e gojëtarin e mirë, Petro Kondin nga Nivani. (Shih “Gurë në themelet e Arsimit Kombëtar” Evjen Peri, fq 40 – 41)
Dhe drejtor nuk caktohej sidokudo, por nëpërmjet një konkursi përkatës, me të vetmin kusht që të ishte nga Zagoria.
Pas drejtorit të talentuar Petro Kondi vinin disa mësues të përmendur si mjaft të zotë e të përkushtuar në misionin e tyre si dijedhënës seriozë e të zotë në profesion. Ndër ata që kish mbaruar këtë shkollë përmendet dhe Andrea Mici, ose i njohur më së shumti me cilësimin e profesionit, që kish fituar: “Ndreko dhaskali”
Që nga ngjizja e përhershme e ofiqit sipas profesionit, kuptohen e dëshmohen qartazi aftësitë e rralla pedagogjike të tij edhe si dijedhënës edhe si mik i Andon Zako Çajupit. Si Ndreko Dhaskali edhe Ndreu nga Hoshteva apo Petro Tyto nga Malëlosha, si mësues i gjuhës, leximit e hartimit (pra, i dalluar në fushën e letrave) ecnin në punën e tyre me nxënësit sipas shëmbullit nxitës të drejtorit të tyre të talentuar, Petro Kondit.
Domosdo shëmbëlltyrat e virtyteve më të mira të intelektit zagorit i mishëroi dhe i u dha vlera të reja dhe Ilia Dilo Sheperi. Ai nisi startin e pakthyeshëm në rrugët e diturisë, duke përmbushur me këmbë ngulje dëshirën për t’ bërë dikushi në jetë…
Mbaroi me rezultate të shkëlqyeshme gjimnazin e njohur "Zosimea" të Janinës, në atë vatër të diturisë ku kohë më parë, kishin përfunduar këtë shkollë edhe vëllezërit Frashëri. U kthye në Sheperin e tij, edhe pse me insistim iu kërkua të vazhdonte studimet universitare, por nuk i vazhdoi për arsye ekonomike. Përndryshe, deri në fund të jetës nuk iu nda studimeve si dhe punës së tij shkencore në fushë të gjuhësisë. Punoi si mësues, në fillim në Bënjë të Përmetit, ku dhe sot në faqet e muzeut historik përmendet si "Dhaskal' i Bënjës". Hapi fshehtas në shtëpinë e tij, qysh më 1907, shkollën e parë Shqipe, ndërsa më 1917, çeli publikisht gjithë shkollat e Zagorisë në gjuhën e bukur amtare! Djali i tij, Qirjakua, në atë kohë vetem 17-të vjeçar shërbente në shkollën e Nivanit si mësues. Ilia ishte pjesmarrës në Kongresin Arsimor të Lushnjes, më 1920, në atë të Tiranës e gjetkë. Së bashku me Fishtën etj., ishte i zgjedhur për të shkuar në Romë e Paris, si përfaqësues i shqiptarëve, por arsyeja ekonomike dhe gjendja jo fort e mirë shëndetsore, bëri që të mos shkojë. Më 1917 u emërua Drejtor i Strehës Vorfënore në Gjinokastër. Gjithashtu i drejtohet Papës telegrafisht me një Memorandum, në Tetor/ Nëntor, 1919, me të cilin shqiptarët e Besimit Ortodoks i luteshin Pontifitit Apostolik të ndërmjetësojë në Botën Ndërkombëtare Katolike, në radhë të parë në qarqet e Qeverisë Italiane të asaj kohe, për shpëtimin e Gjirokastrës nga dominimi i Greqisë. Më vonë qe Inspektor Arsimi, drejtor i shkollave të Delvinës etj, duke mos u shkëputur për asnjë çast nga veprimtaria e vrrullshme patriotike. Ishte një ndër nismëtarët e Shoqërisë "Vëllazëria" të Gjirokastrës, ku u zgjodh dhe sekretar i Përgjithshëm i saj. Më 1908, së bashku me Çerciz Topullin e Petro Hariton krijoi shoqërinë e fshehtë «Kandili». I bëri luftë të hapur Patrikanës së Stambollit dhe u dënua me vdekje nga shovinistët grekë, por nuk u tremb, përnkundrazi, diti t’i bëjë ballë vdekjes që i kanosej, duke u drejtuar me këto fjalë:
"Edhe po të më vrisni, edhe po të më therni, në fytin tim do lexoni alfabetin shqip!"
Si një patriot e dishepull i vërtetë i Rilindasve të mëdhenj, për nder të Ditës së Flamurit, Ilia Dilo mbajti një fjalim me frymë të theksuar atdhetare e me tone të tilla joshëse që ato mendime të përzgjedhura e plot intensitet mendimi dhe emocionesh positive t’i përcillte plot vitalitet te dëgjuesit e QYTETIT TË Gjirokastrës në vitin 1920: “…Shqipëria divine, Dheu klasik i trimërisë, kremton sot një nga më të shenjtat ditë të historisë së saj kombëtare: Ditën e Rilindjes e të pagëzimit në jetën e re të Lirisë! Ditën e vënies mbi krye të kurorës së Indipendencës! Pas pesëqind vjet jete t'ashpërt të robërisë dhe në një kohë tragjike, kur arushet e Ballkanit u vërsulën t'a shuajnë pa mëshirë gjallërinë e kombit shqiptar, në orizontin e Shqipërisë ndriti Ylli i Mëngjezit, mbi Kathedralin e Vlorës shkrepëtiti Diell'i Lirisë! U ngreh Flamuri madhështor i Skënderbeut dhe Perëndia e Lirisë së Kombeve dekretoi shpëtimin e Shqipërisë! Ajo e drejtë e shenjtë q'u a ka falur natyra kombeve të botës ju njojt edhe kombit t'onë që ruan karakterin dhe traditat e Ilirëve, ju dha edhe poullit t'onë heroik që ka vaditur me gjak gjithë Sinisinë Ballkanike dhe, së fundi, për t'u shpëtuar dyndjeve të valëve të barbarëve, gjatë shekujve, ka qenë shtërnguar të lerë Alltarin e Atdheut të vet dhe të kapërcejë male e dete dhe të përhapet nëpër gremina të huaja.
Në këtë vend legjendar, që ësht shkretuar dendur nga katalkizmat e luftrave të parreshtura dhe mbi gërmadhat e 70 qyteteve të bukura bërë pjesë e zjarrit legjoneve romake, vajtojnë sot e kësaj dite! Të tëra këto ngjarje, të gjitha këto tragjedita kanë vleftën e kujtimit të naltë, të heroizmës shqiptare. Dëshmojne therorësitë e pashembëllta të fisit arbnor. Pasqyrojnë jetën morale të stërgjyshërve dhe udhëheqin shpirtin e energjisë e të therorisë së brezit t'onë të ri. Ja! Kjo ësht dita simbolike në të cilën kombi shqiptar hyn në rradhët e popujve të lirë dhe zë vendin që i përket historisë së tij. Traditat e mbetura nga Pellasgët e Mitollogjisë, trimëri e trashëguar nga stërgjyshërit t'anë, përmenden sot në kronollogjinë e qytetërimit. Himni i Indipedencës t'onë këndohet nëpër oborret e kombeve të rinj të lirë. Te Deum-i i paradisit të Fesë s'onë meshohet sot nëpër Kishrat e botës ideale! Na përshëndetin, na përgëzojnë, na urojnë kombet e lirë! Na kanë zili e na falen poujt që përpiqen të harrijnë një ditë të bardhë!
Vlora bujare është vend i pelegrinazhit të Shqipëtarëvet.
Ideali që kanë ëndërruar stërgjyshërit, ay ideal i shenjtë që kanë profetizuar heronjtë, protagonistët e luftrave të lirisë s'onë, u realizua sot! Qëllimi i naltë për të cilin kanë luftuar ata burrërisht nëpër malet e ashpërt dhe kanë derdhur gjakun e vlefshëm të tyre: u harrit, u krye! Intrigat e huaja dhe komeditë e mbrendeshme që u lojtën një kohë mbi kurrizin e Atdheut nuk e lanë popullin shqiptar të jetonte i lumtur në këto tetë vjetët e para të jetës së re. Krijuan një situatë të rëndë dhe rrezikuan njëment tërësinë dhe Indipendencën e Atdheut. Gjatë këtyre kohëve të vështira duallë në shesh apostoj të rremë duke predikuar ungjillin magjik të një bese fatale. Një maqavelizmë që synonte t'i mësonte popullit shqiptar disiplinën e skllavërisë dhe të çkëputte nga trup' i shtrenjtë i Atdheut vendin me të shenjtë: Vlorën bujare që e ka falur natyra për të qenë vend i pelegrinazhit të Shqipëtarëvet.
Forca ideale, energjia virgjine dhe patriotizmi i naltë i popullit shqiptar i kapërcyen, gjithë rreziqet që kërcënonin Atdheun. Dita e 28 Nendorit 1920 ësht e para që kremton sot plot enthusiazmë Shqipëria irredente, sbukuruar nga Stili gjer në Shkodër me trëndafilë dafine! Mblidhuni bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari të madh t'Atdheut! Faluni! Përunjuni përpara këtij Snotafi të shenjtë! Adhuroni shpirtrat e Dëshmorëvet! Dhe lavduroni këte ditë madhështore! Gezohuni, o Shqiptarë t'arratisur në çdo anë të botës. Këndoni ju zogjt'e bukur që fluturoni në qiellin e Shqipërisë! Lulëzoni ju fusha! Gjëmoni ju male! Buçitni ju, lumenjë dhe dete të Shqipërisë! Bekonani ju o Dëshmorët e shenjt t'Atdheut! Kurajo, durim dhe shpresë, Ti o Shqipëria irredente!
xxx
Ilia Dilo Sheperi ështe i pari që hedh tezën për një gjuhë të njësuar Gegënishte e Toskëzuar ose Toskërishte e Gegëzuar, dhe vepra e tij që nga botimi e deri sot është vlerësuar "si vepra më e arrirë", "libri i shenjtë që i rezistoi kohës dhe i parapriu gjuhës së njësuar". Është cilësuar nga studjues të ndryshëm si "Babai i gjuhësisë Shqiptare" Çuditërisht, kjo vepër "krejtësisht në kritere dhe baza të rrepta shkencore", në kohën e diktaturës u la pa përmendur edhe pse punohej vetëm me të! Që nga koha e botimit dhe deri në ditët që po shkruajmë, është vlerësuar nga Albanologët më të mëdhenj, si Jokli, Mejer, Veigand, Petrotta, Konda, Çabej, Kastrati, S. Skendo, E. Lico, A. Andrea, etj . Pra, sa paradoksale! Vepra e tij, jo pa qëllim lihej në harresë, ndërkohë që autori çvarrosej dhe eshtrat i flakeshin ku të mundnin. Në vitet pas diktaturës, iu dha titulli "MËSUES I POPULLIT", dhe iu ngrit busti në fshatin e tij të lindjes. Një fakt tjetër që çudit është se asnjë shkollë, asnjë Universitet apo Institut Albanologjik, nuk kanë emrin e këtij pionieri të lavdishëm, patrioti të panjollë dhe martiri të kombit tonë!
Nuk është e vështirë të mundësh të krijosh në vetvetë dimensionin e vërtetë të madhështisë së pasionantit gjuhëtar sheperiot. Për ta arritur lehtë këtë njohje është e bollshme të dihen e të kujtohen fjalët e dala nga goja e tij e të shkruara me penë në letrën e bardhë: “Jemi edhe ne mësuesit e parë të kësaj Shqipërie, shpirt nga shpirti i mëmëdheut, asht nga ashti i tij.” (Evjen Peri, Kumtesë e mbajtur në Sesionin Shencor përkujtimor kushtuar Ilia Dilo Sheperit, organizuar nga Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, dhjetor 1997 (Idem: fq 77)
Në vitin 1906 Ilia Dilo çeli në fshatin e lindjes, Sheper, të parën shkollë të fshehtë në gjuhën shqip. E në këtë akt me ngarkesë të fuqishme atdhetare ai nuk ishte një zë i vetmuar, mbasi ndjeu më së miri përkrahjen e mbështetjen e dëshiruar të atdhetarëve të tjerë zagoritë si e Petro Haritos, Aristidh Rucit, Eftim Çakos (Brenda vendit) si dhe të Diogjen e Ilia Haritos, që ishin jashtë atdheut.
Në shkrimin “Puna e parë për çdo intelektual është atdhetaria” Remzi Pernaska ka shkruar: “Ilia Diloja, atdhetar i bindur edhe në veprimtarinë atdhetare, vepronte me qëndrueshmërinë e një filozofi… Ai gjatë gjithë jetës punoi e vuajti për Shqipërinë. Atij nuk i trembej syri të punonte për atdhe as në kohën e sulltanëve, kur u mësonte fshehurazi shqipen të vegjëlve e të rriturve, duke u folur për shqiptarizmin, as kur patriarkët e thërrisnin “i mallkuar”, as kur u shkishërua, kur u burgos, u torturua dhe u dënua me vdekje, i akuzuar nga Peshkopata e Gjirokastrës, as kur ishte në ekzil jashtë tokës shqiptare.” (Evjen Peri, Idem, fq 78).
Në lëmin e Gjuhësisë u shfaq plotësisht një shkencëtar i mirëfilltë, Me vlerat e durimin e një shkencëtari hartoi "GRAMATIKA DHE SINTAKSA E GJUHËS SHQIPE » sidomos e toskënishtes", libër që e botoi në Vlorë me 1927 e që u ribotua më vonë, më 1979, në Romë, dhe në vitin 2001, në Tiranë.
I zhytur në trishtim në vitet e paraçlirimit për trajtimin brutal të familjes dhe i mbuluar për disa dhjetravjeçarë me mjegull, nuk u fashit dot shkëlqimi i të madhërishmit Ilia Dilo SHEPERI.
Gjirokastër, ALBANIA, qershor 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi