Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi: Mësuesi i merituar, Janko Pali

Shko poshtë

Përparim Hysi: Mësuesi i merituar, Janko Pali Empty Përparim Hysi: Mësuesi i merituar, Janko Pali

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 24, 2009 1:32 am

Përparim Hysi: Mësuesi i merituar, Janko Pali U1_PerparimHysi
Një Njeri me dimensionet e një institucioni!

Mësuesi i merituar, JANKO PALI

(Përsiatje)

Nga Përparim Hysi

Në ka njeri që i shkon ajo sentenca që thotë,që,po të
vlerësoheshin njerëzit nga meritat që kanë,shumë ushtarë do të ishin
gjeneralë,them se ky është Janko Pali.Vetëm sikur kalimthi t'u hedhësh
një sy shkrimeve,dokumenteve,arshivës të ruajtur me kujdes nga i biri
i tij,Petraqi,menjëherë do të hasësh në një padrejtësi të madhe.Në një
mohim dhe shmangje të qëllimshme.Sigurisht,nuk do shumë mundim që të
zbulosh shkaqet e kësaj shmangjeje:porosia,pa dyshim,ka qenë nga
lart.Nga tempulli i errësirës,se Zeusi që rronte në këtë tempull,i
trëmbej dritës,kulturës.Atij(Zeusit) i duhej kultura proletare,sado që
për vete kish bërë shkollë në Perëndim.
Kur them që Janko Pali si Njeri me dituri
shumëplanëshe,me një studim skrupuloz e të përditshëm,e kish kthyer
atë shtëpinë e tij në Qeparo,në një sinagogë të vërtetë ku si Diogjeni
i lashtësisë,shuante pasionin e tij për dije në disa fusha,mendoj se
kam të drejtë.Një poliglot par exelence ai ose përkthente në gjuhën
shqipe klasikë të njohur dhe me emër,ose gërmonte në etnogjenezën e
Bregut (ku është figura më e spikatur), ose zinte mblidhte këngë
popullore:përpilonte fjalorë e mikrofjalorë i vetdijshëm se një pemë
që mbjell ti sot,do ta hanë brezat e ardhshëm. Ai ishte i
ndërgjegjshëm se dikujt i bënte hije.Se hija e lisit në një pyll me
shkurre është ku e ku më e madhe.Se sikur të mundje dhe të testoje
përmasat e dijeve të,Mësuesit të Merituar,JANKO PALI, dot të hasje në
një individ që i ka të rallë shokët.Se kund në histori të letërsisë(po
se po),por dhe jashtë saj,nuk mund të gjesh të gjajshmin e tij:në
moshën 93 vjeç,ai me një kujtesë brisk,zë e shkruan vargje.Si një pus
që nuk di të shterë.Ai e jetoi shekullin e tij dhe mund të thuash me
plot gojën:se gati punoi një shekull.Nuk e teproj aspak,kur them se ka
demensionet e një instiutucioni.Unë nuk jam nga Bregu.Po bukuritë dhe
vlerat turistike që ka Bregu i njoh.Jam i sigurt se bashkia e Himarës
paraqitet me një guidë turistike për vizitorët.Unë mendoj që kjo guidë
do të jetë më pikante në se atje do fillojë të rreklamohet edhe një
pikë:-Vizitoni shtëpinë muze të Mësuesit të merituar,Janko Pali.Nuk do
jetë një pavijon sa për sy e faqe.Përkundrazi.Vizitorët do të
befasohen në çuditë që do hasin.Qytetari evropian në mënyrën e
jetesës.Për të vazhduar më pas:me plot pasazhe nga jeta dhe veprat e
tij(mjerisht,të pabotuara).Dhe,po të veprojnë kështu,fitimi do të jetë
dypalësh:eruditit,Janko Pali,do t'i vihet nderi i mohuar prej
50-vjetësh në vënd dhe vizitorët do të çuditen që aty,në Qeparo,ka
jetuar dhe punuar një Njeri që me dijet e tij gjithëplanëshe,hulumtonte
dhe nuk rreshtëte duke kërkuar o nëpër faqe
historie,nëpër këngë a gojëdhëna,në legjenda,në shtresime të të
folurit,në mradhëniet e gjuhës me fqinjët dhe të gjitha këto,jo si një
amator,po si një shkenctar i vërtetë dhe skrupuloz.Sikur për një
çast,të marësh të analizosh punën e tij titanike dhe ta kundërvësh me
aksh shkenctar që mbante në xhep testën e partisë,dallimi do të qe i
dukshëm aq sa bënte mu.Por Janko Pali s'hante dot aso gjelle.I ditur
si një Prelat,ai qëndroi larg"testës së kuqe" dhe mihte dituri
atje,në"qelën" e tij në Qeparo.Shkencetarët partiakë të Trianës e dinin
mirë se cili qe Janko Pali,por kurrë nuk e afronin.U bënte hije lisi
gjelëbërosh i Qeparoit.E thërrisnin
vetëm sa për"auditor" dhe,mandej,bënin sikur e harronin.Kur shkruaj
për këtë shmangje paragjykuese e të keqe,më vjen në mënd Asdreni,që
duke përshkruar figurën e një patrioti luftëtar,tek
poezia"Kryengritësi" thotë pak a shumë kështu:"Të ikë,se na bën
hije".Dhe Janko Pali,ky erudit i pashoq,kthehej atje,tek sinagoga
etij:në Qeparo.Qe si ai shterpari i Naimit që nuk i afrohej
stanit.Atij stani mbushur me partiakë se sa me dijetarë.Kthehej por jo
i mundur.Po më ngulmues dhe më kërkues.

* * *

Është gjynah që të merresh me të vdekurit,po me sa
di unë,në kupolën e partisë për arsimin e kluturën,arriti në atë kohë
një Bregas.Ky qe ingjinieri gjeolog,shkrimtari Anastas Kondo.S'ma merr
mëndja që mos ketë njohur vlerat e Janko Palit dhe në s'lojti as majën
e gishtit për t'i dhënë Cezarit,ç'është e Cezarit,unë them se në këtë
mes ka pak keqdashje a ca më tepër:ndonjë prapagjykim.Se mund të bënte
dhe një tjetër,Miho Gjini,po këtij ia prenë gjuhën me gërshërë
reshperi.Dhe Janko Pali mbeti veç mësues andej nga Bregu.Pa marrë
përsipër se do të arrij t'i them të tëra,për këtë,figurë kaq të
nderuar të arsimit dhe kulturës shqiptare,po mundohem që përmjet disa
prej gërmave të alfabetit tonë të vë në dukej disa prej vetive të tij:

A... Albanaolog,arsimtar,arkeolog,arshivist.
B... Burrrë me karakter spartan;bashkëshort shëmbullor
D...Dijetar
E...Esperantist par exelencë i njohur në botë.Etnollog.
Ë...Ëngjëll
F...filantrop,filatelist,folklorist(gjuhën franceze e njeh si shqipen e
greqishten)
G...greqisht folës (të vjetrën dhe të renë).Përkthen nga këto gjuhë.
GJ...gjermanisht folës.
H...hartues tekstesh dhe programesh për shkollat.
I...italishtfolës.Përkthen nga italishtja.
J...Si Janko Palo dora vet.
M...Mësuesi merituar;muzikant.
Nj...NJERI me gërmë të madhe.
O... si një Orakull
P... përkthyes nga disa gjuhë;protokollist(gati so noter).Poet.
Sh...Shkenctar,shkrimtar.

Natyrisht,në këtë përsiatje timen unë nuk kam mundur
që t'i them të tëra se dhe gjeografia ime e njohjes sime për të nuk
është e mjaftë.Por një gjë e di mirë:është pak titulli Mësues i
merituar për të.Ai duhet të jetë,pa tjetër,Mësues i Popullit,se ka
punuar me përkushtim një jetë të tërë duke lënë pas vepra me vlerë që
duhen botuar dhe të dalin në dritë.Në këtë gjë nuk kanë mundësi ta
bëjnë fëmijtë e të Ndjerit,duhet ta bëjë,patjetër,shteti.Por dhe në
shteti do të bëjë një sy qorr,atëherë Bregasit duhet të kontribuojnë
që Janko Pali të hyjë në çdo shtëpi shqiptare,se do të jetë një
investim me vlerë të pakompensueshme.Shëmbujt nuk mungojnë.Me sa kam
ndjekur rubrikat kulturore në Shqipëri,m'u bë qejfi që fëmijtë e të
ndjerit,Dr.Vasfi Samimi(Visoka),mundësuan që vepra e shkenctarit të
mohuar të dalë në dritë me 28 vëllime.Një bum i vërtetë dhe për t'u
admiruar.Ah,sikur të ndodhte kështu dhe me Njeriun Institucion-Janko
Pali!Unë shpresoj...Se Janko Pali është jo vetëm Gjeneral i Arsimit
Shqiptar,po dhe i kuturës në tërësi.

20 tetor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi