Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Zahiri diti të shkrep pushkën në kohën dhe në vendin e duhur

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Zahiri diti të shkrep pushkën në kohën dhe në vendin e duhur Empty Milazim Kadriu: Zahiri diti të shkrep pushkën në kohën dhe në vendin e duhur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 24, 2009 1:48 am


Milazim Kadriu: Zahiri diti të shkrep pushkën në kohën dhe në vendin e duhur U1zahirpajaziti1



ZAHIRI DITI TË SHKREP PUSHKËN NË KOHËN DHE NË VENDIN E DUHUR




Nuhi Potoku –Poema “HIMN TRIMËRISË” (Kushtuar ZAHIR PAJAZITIT-YLLI QË DHA KUSHTRIMIN E LIRISË),botoi autori, shtyp në “Trend” Prishtinë





Nga Milazim KADRIU





Poeti llapjan, Nuhi Potoku, para lexuesve tanë është paraqitur me poemë, “Himn trimërisë”, poemë që i kushtohet heroit kombëtar Zahir Pajaziti.


Poema fillon me një kushtesë në të cilën shkruan:


Prindërve të heroit Zahir Pajaziti, familjes së tij, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e ndihmuan Zahirin në ditët më t ë vështira.


- Familjeve të dëshmorëve Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha


Lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit, familjeve të tyre përkrahje, nder dhe respekt


Autori





Poema “Himn trimërisë”, ndahet në katër cikle : Në udhëtim kah amshimi,Ti vullkan lirie,Zahiri i derdhur në bronz dhe Jetën atdheut,emrin përjetësisë. Nëpërmes vargjeve të kësaj poeme autori ka përjetësuar personalitetin e Zahir Pajazitit,duke e dhënë një pasqyrë të veçantë për figurën e këtij heroi. Këtu, figura e Zahir Pajazitit bëhet kujtesë historike,motiv i fuqishëm letrar dhe shprehje e mallit dhe e dhembjes së thellë njerëzore.


Autori Potoku në poemën “Himn trimërisë “ niset nga ngjarjet,datat, kronikat, rrëfimet për personazhin e të cilave ua veshë edhe pjesën artistike dhe kështu na del një poemë mirë e ndërtuar ku ruan edhe origjinalitetin e këtyre ngjarjeve dhe të vetë personazhit të cilin e ngrit në lartësinë meritore të tij.


Në poemën “Himn trimërisë” autori na e paraqet Zahirin ashtu si ishte në jetë, si njeri që nuk e duroi dot robërinë,dhe si njeri që diti të shkrep pushkën në kohën dhe në vendin e duhur dhe që çdo herë mbeti misterioz dhe i pakapshëm nga pushtuesi.


Ndjenja e krenarisë kombëtare,shpirti i papërkulur i njerëzve të Kosovës ,qëndresa dhe rezistenca e pathyeshme e tyre ndaj dhunë s së ushtruar nga regjimet antishqiptare nëpër histori janë dominuese në frymën poetike të autorit në poemën për Zahir Pajazitin. Heroi kombëtar Zahir Pajaziti siç na paraqitet edhe në këtë poemë arriti ti mobilizoi djemtë më të mirë ,më të vendosur dhe të gatshëm për sakrificë për lirinë e popullit dhe të Kosovës. Poeti në poemë,autori Zahir Paajzitin e prezanton ashtu si ishte, burim i krenarisë dhe i lavdisë kombëtare, realitet madhështor dhe inspirim poetik. Ai bëhet kujtesë historike, motiv i fuqishëm letrar dhe shprehje e mallit dhe e dhembjes së thellë njerëzore. Siç shkruan edhe recensenti i kësaj poeme Muhamet Reçica “artikulimi i ligjërimit poetik të autorit është bërë nga këndvështrime të ndryshme ,gjithmonë duke u nisur nga realiteti kombëtar, për të përfshirë edhe pikë vështrime të tjera , si referimit të përmasave të sakrificave sublime ,por edhe pengesave e dukurive negative që e përcjellin çdo shoqëri në rrugën e zhvillimit, të përparimit dhe të avancimit të qenies së saj”.


Në poemën “Himn trimërisë “ autori, Nuhi Potoku kishte për ide që ta përjetësoi personalitetin e Zahir Pajazitit, ta nderoi veprën e tij dhe ta ndriçoi atë për brezat e ardhshëm që edhe ata ta dinë sakrificën e popullit që kaloi në këto kohë deri në arritjen e lirisë,që nuk ishte aspak periudhë e lehtë. Si gjithnjë autori Potoku edhe në këtë poemë inspirimi i vjen nga gurra kombëtare e ku përdorë shprehje të fuqishme artistike. Ai në këtë poemë ka arritur me sukses të prezantoi një pamje realiste për heroin Zahir Pajaziti. Ai ka përshkruar fuqishëm portretin,tiparet dhe gjithë veprimtarinë atdhetare të tij që ishte inspirim dhe shembull edhe për djemtë tjerë të lirisë.


Poema “Himn trimërisë” përfundon me një epilog,në vargjet e të cilit thotë:




Fjala e thënë me vend


Pushka e shkrepur me kohë


I prirë nga mençuria


Guximi e trimëria





Zahir,





Të bënë madhështor


Në maje të pirgut ët vunë


Në Panteonin shqiptar


Vend nderi të krijuan.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi