Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tri poezi nga Yllka Sheqiri

Shko poshtë

Tri poezi nga Yllka Sheqiri Empty Tri poezi nga Yllka Sheqiri

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 24, 2009 1:58 am

Tri poezi nga Yllka Sheqiri


Tri poezi nga Yllka Sheqiri U1_YllkaSheqiriYllka Sheqiri, (1987) u lind në Prishtinë. Si katërvjeçare bashkë me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme drejtimin natyror i kreu në Karlskrona. Është studente dhe studion dramaturgji dhe film. Si fëmijë ka ilustruar disa libra fëmijë, por vallja dhe krijimtaria letrare janë pasion i saj i veçantë. Është prezentuar në disa antologji me poezi për fëmijë, psh. Në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në ”Urat tona”, etj. Disa vite ka shkruar skenar për teatër me grupin e skenarit të shkollës. Ka themeluar dhe ka udhëhequr një kohë grupin e fëmijëve vallëtar të vegjël ”Gliter” në Karlskrona.Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e një kursi themelor për gjuhën ”Gjuha çels për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore e Dantes” (2006) vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund.Vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e poezive në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo gjithmonë), ndërsa më 2008 ka botuar përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por). Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hidh në shkretëtirë)” Yllka është prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të shtëpisë botuese Verbum ndërsa më 2008 është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan.Yllka Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është një krijuese që premton shumë jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të dramës e të filmit. Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik të realizuar vitin e kaluar me titull “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg Yllka u nderua me Çmimin për aktrimin më të mirë në filmin e saj “Në pus pa fund”. Ndërsa në Festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn në shtator filmi “Në pus pa fund” i Yllkës mori Çmimin e publikut.

Yllka Sheqiri

Vetmi

Unë jam e vetëmuar
Si një diell pa qiell
Unë jam e zbrazët
Si një krua pa ujë
Unë jam tutje e harruar
Si një ëndërr e ndrydhur në jetën e njeriut
Unë jam për së gjalli e vdekur
Si një trup pa zemër
Ti
që më mbyte të tërën
Ishe ti
Tash të them me çiltërsi
Të urrej të urrej të urrej
Vetmi!

Unë falë po nuk harroj

Gjurmët e plagëve mbesin
Për gjithçka që the
Për gjithçka që bëre
Gjurmë plagësh gëdhendur përbrenda meje
Unë mundohem të falë
Mundohem të harroj
Mundohem të jem njerëzore
Unë falë
Por nuk harroj
Ti
Më ke damkosur
për jetë.

Pa titull

* * *

Princesha
deshi të shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje
Shkoi
Dhe kurrë më nuk u kthye
Ajo ishte e frikësuar
E frikësuar
Të qëndroi
Dhe
Ta lë përrallën të rifilloi

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi