Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Letër e florinjtë

Shko poshtë

Baki Ymeri: Letër e florinjtë Empty Baki Ymeri: Letër e florinjtë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 24, 2009 2:01 am

Baki Ymeri: Letër e florinjtë U111h
Shqiptari mbi shqiptaret qe kane derdhur lumenj gjaku per te huajte (19 Gusht 1888)

LETËR E FLORINJTË


“Ndër mëmëdhetarët më të devotshëm të Shqipërisë, janë banorët e fshatrave Negovani dhe Bellkameni, të ndodhura në rrethin e Manastirit. Po qe se i njeh këta, mund të krijosh përshtypjen se janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të Akilit, ngase ata, ngado që janë të shpërndarë, përhapin rrezet e zjarrta të atdhedashurisë, porsi një diell që të jep jetë, pas një furtune shkretërimtare. Ngado që t’i kërkosh: në Greqi, në Rumani, apo në Atdhe, ata janë gjithnjë të mëdhenj në shpirt dhe të pasur në fakte. Përmes ndihmave të tyre, arritën të themelojnë më shumë degë të shoqërisë në Vllahi. Njëra gjendet në Brailë, ku figuron si anëtar komiteti zoti Sterie Kozma, që ka dhënë kontribut të madh për themelimin e kësaj filiale. Një tjetër gjendet në Këlërash, ku figuron si arkëtar zoti Janul Apostoli, dhe një tjetër në Mërëshesht, ku është kryetar dhe arkëtar, z-ti Dhimitër Mihaili, luftëtar i vendosur dhe i palodhshëm që pati mirësinë të na dërgojë 100 leja të reja për fondin e gazetës sonë. Nuk kemi fjalë të mjaftueshme për ti shprehur falënderimet tona të gjalla për këtë mirëbërësi në emër të krejt Shqiptarëve që presin shpëtimin prej nesh. Shqiptarët dhanë rëke gjaku, thesarë të arta dhe miliona jetëra për të huajt. Mëmëdheut të tyre të pafatshëm, i kanë edhe më shumë borxh.”

(Shqiptari, Bukuresht, 19 Gusht 1888 - Për ZSH: Baki Ymeri)


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi