Nje dashuri fatale-Tregim-nga-Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Nje dashuri fatale-Tregim-nga-Raimonda Moisiu
Dërgoi:Monda Korça
''Nje Dashuri Fatale ''
-nga -Raimonda Moisiu
Sikur ditet e fundit, te mos kisha patur rastin te lexoja ne shtypin shqiptar mbi ca ngjarje qe flisnin per tragjedi dashurish te cilat kishin perfunduar ne drama rrenqethese pasionale e bile edhe ne vrasje bashkeshortesh e te dashurish, s'do me kish shkuar ne mend qe t'i u tregoja kete ngjarje te jetuar 23 vjet me pare, kur une isha vetem 22 vjeç e bile edhe nene me dy femije. Ngjarja per te cilen do t'i u tregoj me poshte, s'eshte si ato "show"-et e gazetarit te njohur amerikan Jerry Springer, ne te cilat ai paraqet realitetin e ketushem. Pikerisht ate pjese te shoqerise e cila ka humbur kontrollin e jetes apo ka rene pre e droges, krimit, prostitucionit, jetes se shthurrur e te tjera fenomeneve qe egzistojne ne shoqerine pergjithesisht te shendoshe amerikane. Edhe pse nuk i paragjykoj kurre personazhet e Jerry Springer -it, them se jeta e tille eshte: ka te mirat e te ligat e saj. Te gjoret personazhe te emisoneve te ketij gazetari, ndofta bien ne situata te tilla dhe e marrin jeten siç u vjen. E, çfare s'pret nga kjo jete, ku ka shume pabarazi, padrejtesi, ligesi, perçmim e indiference e ku, njeriu i shkrete, ben ç'eshte e mundur per te mbijetuar ?
Por, po vazhdoj me ngjarjen qe do t'i u tregoj e qe eshte e jetuar gjer ne detaje. Nje ngjarje sa e dhimbshme, aq edhe tragjike. Por, qysh ne fillim do i lutesha lexuesit, per diçka. Qe te mos me paragjykoje per çka do t'i tregoj e, per kete, shpreh falenderimin tim paraprak. Shtoj gjithashtu se, personazhet e saj jane reale por, per aresye respekti e intimiteti, nuk po u ve atyre emrat e vertete. Pra, siç thashe edhe me lart: ç'fare nuk i ndodh njeriut ne kete jete ! Situata te paparashikuara kurre. Sepse ajo te perplas me shume te papritura. Sepse, gjerat asnjehere nuk shkojne vaj, ashtu siç mund t'i kesh menduar a deshiruar. Pikerisht, keshtu i ndodhi dhe shoqes sime te femijenise, Adeles. Ishim te dyja, te lindura e te rritura ne nje lagje e shkonim po ashtu, ne te njejten shkolle tetevjecare. Ishim nxenese mjaft te mira e kjo na lidhte edhe me shume. Por edhe prinderit tane ishin miq. Babai i Adeles dhe babai im, gjate luftes kishin qene partizane, ne te njejten brigade …
Adela ishte vajze shume e bukur. Qe, siç thote populli, nje perri e vertete e tregonte pak me e rritur nga mosha qe kish. Kishte linja te bukura trupore. E gjate, me bel te bukur e gjoks te hijshem. Syte i kish larushe e buzet te kuqe si ngjyre qershije, me nje fiston natyral. Pra, siç thashe, ishim ne klasen e tete e nuk qeme me shume se 14 vjeç. Aso kohe, nder te tjera, kisha vene re se Adela here pas here shoqerohej me nje shok te ngushte. Ate e quanin Jorgo. Me naivitetin e moshes, natyrisht qe mua ajo shoqeri e saj, nuk me thoshte gje. Me dukej me se normale. Pra, thjesht shoqeri femijenie e shkolle. Por nje dite, Adela me tregoi se kish shkruar nje poezi intime e, ate ja kushtonte pikerisht, Jorgos. Dhe nisi te m'a lexonte. Teksa deklamonte me ze te ulet e pakez me turp vargjet, vura re se fytyra i mori ngjyre roze, gje e cila me la te kuptoja se ajo ndjente shume emocione. Nga kjo, kuptova se kish rene keq ne dashuri. Pas ca kohesh, nderkohe qe mesonim se bashku per provimet e shkolles tetevjecares, Adela me hapi edhe me tej zemren e me tregoi se e dashuronte Jorgon marrezisht e se edhe ai e donte shume ate. I thashe se ndjehesha e gezuar per ndjenjat qe perjetonte, por nderkohe shtova se ndofta kjo gje ishte ende diçka e hereshme e se mosha nuk ishte per te marre vendime perfundimtare per jeten. Por, fjalet nga ndjenjat jane gjithmone teper larg, sidomos ne adoloshence, kur provohet ajo e bukura, e madherishmja, dashuri e pare …
Kaluan pushimet e veres dhe une fitova te drejten e studimit per ne shkollen e gjuheve te huaja ne Tirane, ndersa Adela ne gjimnazin me te mire te qytetit. Por, edhe pse u ndame e ishim larg, nuk e harruam kurre njera-tjetren e gjithmone shkembenim letra, nderkohe qe ne periudhen e pushimeve, takoheshim e rrinim vazhdimisht bashke. Adela dhe Jorgo vazhdonin te dashuroheshin si me pare. Ajo me fliste e me fliste pambarim per te, ai ishte gjithmone ne qender te bisedave tona. Por, me pas, nderkohe qe une vazhdoja vitin e trete te shkolles, mesova nje lajm trondites e qe kish bere shume buje. Jorgo e kish "rrembyer" Adelen, nderkohe qe ashtu si une edhe ata ishin ne fillim te vitit te trete te shkolles. Ngjarja ra si "bombe" ne krejt qytetin, por bashkimi i tyre nuk u prish. Pra, çifti i ri edhe pse ne moshe mjaft te re u martua e, me kalimin e kohes, kjo ngjarje e veçante sikur u harrua.
Fillimisht, jeta e tyre familjare qe plot lumturi e mirekuptim e ata linden edhe nje vajze, te cilen e quajten Inis. Por, ja qe s'ishte thene qe historia e tyre shume e bukur te vazhdonte pergjithmone ashtu: plot miresi, drite, shkelqim e harmoni. Pas pese vjetesh martese, nisen edhe grindjet e mosmareveshjet e para. Jorgo, ra pas alkoolit, shoqerise se keqe e, me pas, nisi t'a tradhetonte Adelen duke shkuar me te tjera. Puna shkoi aq keq e rende sa qe ne disa raste, thoshin se ai i shpinte te dashurat e tij edhe ne shtepi. Adela, edhe pse e tmerruar nga ato sjellje te peshtira fillimisht duroi por, me pas Jorgo shkoi edhe me larg: filloi ta keqtrajtoje duke ushtruar dhune fizike mbi te.
Isha ca kohe larg, pikerisht nderkohe qe po ndodhnin ato ngjarje e s'kisha mundur te takohesha e te flisja me Adelen. Por, nje dite, e takova ne rruge. Shtanga. Para meje nuk ishte me Adela e dikureshme e cila, ne çdo çast, rrezatonte vetem hir e bukuri. Ajo dukej e lodhur dhe e venitur. Per dore, mbante vajzen, Inisin e cila ishte e bukur, ashtu siç kish qene dhe e ema. Qe tamam nje Adele e vogel. I ngjante shume se emes. Inisi qe tre vjeç e qysh ne ate moshe, kishte shenja se do behej nje kengetare e talentuar. E ema me kish thene se vajza kish "veshe muzike" e, per me teper, edhe nje memorie te admirueshme. Mjaftonte t'a degjonte nje here nje kenge dhe e fiksonte ate, ne fjale e melodi. Ishte mbasdite e Adela me tha se ishin nisur qe te vinin per vizite tek une. Kur mbrritem ne shtepi, mbasi i qerasa, Adela heshti per nje cope here e, pastaj me lote ne sy, me tha: E di, Monda ? Kam vendosur te ndahem me Jorgon. Nuk mundem me. Edhe pse me ka poshteruar e keqtrajtuar, une i kam dhene disa here mundesine qe te hiqte dore nga rruga e lige qe kish nisur, por ai s'ndryshoi kurre e, perfundimsht, tani eshte larguar nga shtepia e, jeton me dike tjeter. Une u shtanga nga qe nuk dija shume gjera mbi ngjarjet qe kishin ndodhur mes tyre. Me erdhi shume keq. U ngrita dhe e perqafova fort miken time te femijerise. Si ne nje ekran filmi, para syve te mi, me kaloi pastaj gjithe historia e saj dikur e lumtur. Dhe mendova: Ku shkoi valle, gjithe ajo dashuri ? Si ishte e mundur te ndodhte ashtu? Pse ? Biseduam gjate me Adelen e une, siç ndodhte ne te tilla raste ne ate kohe, i thashe qe te mendohej edhe njehere, thjesht per hir te vajzes, Inisit. Po Adela e kish vendosur. Keshtu, nuk vonoi dhe Jorgo e Adela, u divorcuan.
Pas ndarjes, Adela u vendos per nje kohe te gjate te shtepia e prinderve te saj, gjersa me ne fund i dhane nje apartament te vogel ne nje pallat. Ne rrethanat qe ndodhen, ajo mundi te mbaronte vetem gjimnazin dhe pastaj nisi te punoje ne Kombinatin e Trikotazhit. Kaluan dy vjet qe kur Adela ish divorcuar e ajo po kalonte momente te renda trishtimi e vetmie. Nje dite, teksa ishim bashke, me beri nje pyetje disi te veçante: Monda, a eshte mire qe nje grua e ndare nga burri, te doje dike ?! E pashe thelle ne sy, me deshiren per te hyre ne brendine dhe kuptimin e asaj pyetje. E pashe e po rrija ashtu para saj, pa folur. Adela, pak nga pak, kish fituar perseri bukurine e saj te dikurshme. Mendova se, nje grua e tille aq e hijeshme e per me teper e pavarur, ishte e natyreshme e krejt normale qe te kishte edhe mjaft adhurues. Dhe i thashe: Degjo, moter e dashur ! Une mendoj se eshte e drejta e çdo gruaje ne bote qe te doje dike apo te adhurohet prej dikujt. A e di ? Thone se, nje femer do vetem nje burre ne jeten e saj, por ajo i ve atij emra te ndryshem. Sigurisht qe kjo gje eshte normale, shpirt ! Dhe ti, ke nevoje per diçka te tille, per nje mbeshtetje morale e shpirterore. E gjora grua ! Fytyra i qeshi e m'u hodh ne gjoks e me perqafoi e gezuar nga fjalet qe i thashe. Pastaj, gjithe zjarr e pasion, me tregoi se kishte njohur e shoqerohej me nje djale 28 vjeç, oficer, me origjine nga Tepelena. Oh - i thashe duke bere shaka – pa tjeter qe do te jete sternip i Ali Pashe Tepelenes ! Qeshem te dyja me gjithe shpirt, e ndenjem se bashku gjer ne mbremje vone …
Keshtu, pra, Adela nisi dashurine e saj te re me Gezimin, djaloshin tepelenas. Ai u dha aq shume pas saj, sa qe la "Pallatin e Oficereve" ku banonte gjer atehere dhe u sistemua ne apartamentin e Adeles. Jetuan se bashku, per nje periudhe te gjate, pothuaj shtate vjet. E, gjate asaj kohe, gojet e liga s'rreshten kurre se foluri poshte e perpjete, me mentalitetin e ligesine e kohes se, ish skandaloze qe nje grua e ndare te dashuronte nje burre tjeter. Se, ai djale beqar, bente nje turp te madh duke bashkejtuar me nje grua te divorcuar e te tjera si keto. Por Adela dhe djaloshi nga Tepelena benin jeten e tyre, nuk degjonin se ç'thoshte bota. Nderkohe, vajza, Inisi po rritej e, krahas mesimeve, aktivizohej gjithmone e me teper ne rrethin e kantos, ne "Shtepine e Pionierit". Adela nga dashuria dhe kenaqesia e jeteses me Gezimin, kish fituar serish personalitetin e saj dhe dukej vertet shume e lumtur. Por, gojet e liga ne qytet vazhduan me ngulm punen e tyre dhe "çuan fjale" gjer ne Tepelenen e larget, aty ku jetonin prinderit e Gezimit. Te gjoret pleq, te shqetesuar ne kulm, erdhen me shpejtesi te shihnin me syte e tyre e te bindeshin per "krimin" qe kish kryer djali i tyre. Dhe ju doli ashtu siç u kishin thene. Pra, qe djali i tyre i kish turperuar rende duke jetuar me nje grua te ndare nga burri. Seç u be e se ç'u tha mes tyre, kjo nuk u muarr kurre vesh, por nje gje ishte e vertete. Pa shkuar shume nga ardhja e prinderve, mes Adeles e Gezimit diçka nuk shkonte si me pare. Ne fillim ndodhi nje ftohje e lehte, pastaj ndonje llaf i teperuar dhe i nxehte e me pas, grindjet e para. Ne fakt, Adela nuk me foli kurre se si e perse kishin lindur ferkimet e para, te cilat me pas u kthyen ne grindje te padurueshme. Ajo u mbyll ne vetvete e nuk komunikonte me njeri. Edhe kur e takoja dhe e pyesja se si kalonte, s'me tregonte per asgje, por mundohej ta mbante veten duke me thene se çdo gje shkonte ne rregull. Ndoshta nga qe ajo, ate dashuri te cilen besonte se me ne fund e kish gjetur, e quante nje deshtim te dyte, te plote e shkaterrues apo, ndofta, thjesht nga qe i vinte turp t'a zinte ne goje … Nuk e di !
Prinderit e Gezimit, me te vajtur ne Tepelene bene çmos dhe e fejuan ate me nje vajze nga fshati. Gezimi e pranoi fejesen. Po para se t'a bente ate, ai bisedoi me Adelen dhe i tha qe rruget e tyre tashme do ndaheshin e se ai do fejohej me dike qe ja kishin gjetur prinderit. Per çudi, Adela nuk kundershtoi, nuk tha gje, sado qe ishte e lenduar teper ne shpirt, nga qe po humbiste dashurine, te cilen siç me kish thene, ishte me e bukura e jetes se saj. Adela, e heshtur i degjoi gjithe argument qe ai i serviri e ne fund i tha: Degjo, Gezim ! Ti ke vendosur te ndahesh prej meje e te fejohesh. Une te uroj gjithe te mirat, por ne nuk do takohemi me bashke, sepse nuk deshiroj te hyj ne jeten tende. Prandaj, te lutem, evito takimet me mua balle per balle. Sepse do jete me mire kur nuk te shoh. Dy sy qe s'shihen harrohen. Keshtu Adela dhe Gezimi u ndane. Gezimi u fejua, ndersa Adela me shpirt te plagosur, bente vetem rrugen shtepi – pune.
Nje nate, aty nga ora tre e mengjesit, Adela degjoi disa trokitje ne dere. U ngrit e shtesuar, e hapi dhe ç'te shohe ? Para saj ishte Gezimi. Nga pamja dhe fjalet qe degjoi prej tij, kuptoi se ishte i dehur. Ai ju hodh ne qafe dhe i kerkoi te falur, duke i thene se s'mund ta zevendesonte ate me kerkend, se e donte si me pare e se s'mund te jetonte dot pa te. Adela, refuzoi dhe ja mbylli deren duke e lene jashte. Pas ca kohesh, Gezimi perseri i pire, trokti nje nate ne porten e saj. Per fat, ate nate, vajza, Inisi, kishte shkuar per te fjetur nga prinderit e saj. Me sa dukej, Gezimi e vuante teper ndarjen prej saj dhe mundohej te gjente ngushellim te pija. Kesaj here, kur e pa ashtu me lotet qe i vinin varg, Adela nuk mundi t'i a mbyllte deren. Ai hyri brenda e me gjithe lutjet e Adeles, s'pranonte qe te dilte me jashte. Filluan te grindeshin. Adela i thoshte se s'ishte mire qe ai te rrinte aty e se po te vazhdonte ashtu, fqinjet do te zgjoheshin nga fjalet dhe toni i tyre i larte, por ai vazhdonte me kembengulte ne te tijen. Atehere, Adela i tha se do detyrohej t'a hiqte ajo zvarre jashte dere, per te mos bere ndonje skandal. Atehere, Gezimi, i revoltuar nxorri revolverin e ja drejtoi asaj ne kraheror per ta qelluar. Dukej qe e kishte humbur krejt kontrollin e, nuk dinte ç'bente. Ndoshta nga xhelozia, ndoshta nga dashuria, ndofta nga pija. Adela e frikesuar, ne çast, mblodhi veten dhe reagoi. Ju hodh siper per t'i hequr revolverin nga dora. Por, ah, ne ate çast arma beri nje shkrehje ta pavullneteshme. Plumbi qe fatal. Ai e goditi Gezimin per vdekje. Ashtu siç ishte, i mbytur ne gjak, ai ja nguli syte e perlotur Adeles, zgjati duart drejt saj, e kapi fort per krahesh e, pastaj ra pa fryme mbi divan. Adela e tmerruar leshoi nje britme. Pastaj, klithmat e saj u bene edhe me te forta e, komshijte u zgjuan e renden te alarmuar, drejt portes se saj …
Ishte peraferisht ora tete pa çerek e mengjesit, kur nxenesit e shkolles ku une punoja si mesuese po rreshtoheshin ne oborr, kur papritmaz u degjuan ca thirrje. Nxenesit po rendnin drejt kangjellave duke folur e treguar me duar dy makina policie, te cilat kishin ndalur para shtepise se prinderve te Adeles qe ndodhej pothuajse karshi shkolles. Kur pashe ate skene, ndjeva nje dridhje ne trup. I morra leje drejtoreshes plot ankth, per te mesuar se çfare mund t'u kish ndodhur prindereve te Adeles. Sa i'u afrova shtepise, pashe motren e saj. Ashtu e tronditur siç isha e pyeta: Si eshte pune, çfare ka ndodhur? Me lot ne sy, ajo m'u pergjigjet se Adela kishte qelluar Gezimin me arme e ai kish vdekur. E humba fare dhe me vrap, u nisa drejt shtepise se saj. Ajo qe rrethuar me police. Sa mbrrita, ndalova per t'u mbushur me fryme e, ishte ne ate çast qe tek hyrja e pallatit, pashe te delte Adela me pranga ne duar e shoqeruar nga dy police te cilet e mbanin per krahesh. Shpejtova per te qene sa me prane saj. Ajo me pa e hodhi nje veshtrim te zbehte ne drejtimin tim. Nga syte i rridhnin lote. Fytyra i qe zverdhur e syte e floket i kish te shprishur. Kur kaloi prane meje, ngadalesoi hapat, u ndal e me tha me nje ze te mekur vetem keto fjale: Monda, nuk e vrava une! Ishte nje aksident !...
Nga syte po me rridhnin lot. Trupi me dridhej. Ndoqa me sy shoqen time te dashur te femijenise me pranga ne duar gjersa hipi ne "gazin" e deges se Puneve te Brendeshme. Pak me tej, pashe Inisin, vajzen e saj. I shkova prane dhe e rrembeva ne krahet e mi. Femija e gjore qante dhe hiqte ne zemer. Ishte vetem 13 vjet. Pastaj e morra me vete dhe shkuam te prinderit e Adeles. Babai i saj, ai qe kish qene aq trim ne lufte, e kishte humbur fare. Pastaj ngjarja u ndoq ne heshtje mortore e mes komentesh nga me te ndryshmet ne qytet. Se pari, erdhen prinderit e Gezimit, te cilet me kuje e qarje sipas zakonit, moren trupin e tij per t'a varrosur ne vendlindje. Pas disa muajsh u be dhe gjyqi. Vrasja u cilesua aksidentale e Adela u denua me tete vjet burg. Ate dite, ne seancen e fundit te gjyqit ne salle pashe Jorgon, burrin e ndare te saj. Nuk arrita t'a kuptoj se pse ndodhej ai aty, si deshmitar apo si sehirxhi …
Adela i beri te gjitha vitet e burgut. Nderkohe shtepija e saj u mbyll per aq kohe sa ajo ndenji aty e, Inisi, jetoi bashke me gjysherit gjer ne fund te denimit te nenes. Gjate kohes qe ajo vuante denimin interesohesha dhe e mbaja afer Inisin, njelloj si edhe femijet e mi. Ajo qe rritur goxha dhe rrezatonte drite. Ishte bere nje kengetare mjaft e mire, sidomos ne interpretimin e serenatave korçare. Nderkohe, me vinte mire qe bashkeqyetaret e mi, treguan kujdes e kulture duke mos ja zene ne goje kurre faktin qe ajo e kish te emen ne burg. Ata e adhuronin shume zerin e saj, e pelqenin, e duartrokisnin. Ne ato tete vjet burg, e vizitova Adelen pese here. Ajo e kish humbur fare dhe kishte rene ne nje pesimizem te thelle. Kishte filluar te pinte edhe cigare. Sa here e takoja, vetem nje gje me thoshte: Me beso! Nuk e vrava une ! Ishte nje aksident ! Ajo e ndjente dhe e vuante thelle humbjen e tij. Sa here e takoja, i flisja per Inisin, ndersa heren e katert qe shkova i dhashe lajmin e kobshem, se i kish vdekur i ati.
Kur Adela doli nga burgu e prita ne shtepine e prinderve te saj. Sa me pa me perqafoi fort dhe u shkreh ne vaj ne gjoksin tim. Pas ca ditesh, me kerkoi te shkonim se bashku ne fshatin e Gezimit, aty ku e kishin varrosur. Donte te vendoste mbi varrin e tij nje tufe me lule dhe ti ndizte nje qiri. E kuptova. Ate e mundonte shume ajo tragjedi e me ate gjest ajo donte te nderonte kujtimin e tij. Ndofta, ne nje fare menyre, donte edhe t'i kerkonte ndjese per ate çka kish ndodhur. E shoqerova Adelen ne fshatin e Gezimit. Hyme ne te hajduçe e po ashtu dolem, nga qe s'donim te na shihnin njerezit e tij. Sepse, ne raste te tilla, mund te ndodhte gjithçka. Dalngadale, me kalimin e viteve, Adela filloi te qetesohej ne shpirt. Koha dhe dalja nga burgu po benin punen e tyre. Hyri ne pune aty ku kish punuar dikur, ne kombinat. Vajza po perparonte dhe i qendronte prane, duke i dhuruar çaste te gezuara me zerin e saj te mrekullueshem. Adela sot jeton ne qytetin e saj te lindjes. Vitet kane bere te tyren. Por, megjithate, vazhdon t'a ruaje hijeshine e dikureshme. Ajo jeton bashke me vajzen e saj e cila, tashme eshte bere nje kengetare e famshme, shume e pelqyer edhe ne diaspore. Miqesia ime me Adelen vazhdon. Here pas here flasim ne telefon. Kur isha ne Shqiperi para tre vjetesh, e takova dhe biseduam gjate. Ajo, me nje psheretime te thelle e duke tymosur cigare, kujtoi perseri Gezimin dhe ne syte e saj pashe te rridhnin lote. Me tha se mendonte te shkruante nje liber me kujtime, ne te cilin do te pershkruante jeten e saj. I thashe se ishte nje ide e mire, te cilen duhej t'a realizonte. Do besh mire – i dhashe kurajo – keshtu do te qetesosh edhe shpirtin tend. Para ca kohesh, fola perseri ne telefon me te e me tha gjithe gezim se Inisi do fejohej. Do jem edhe une ne fejesen e Inisit – i thashe - Se shpejti vij me pushime ne Shqiperi. Ishte e lumtur per jeten dhe fatin e vajzes e saj. E urova me shpirt dhe thelle ne zemer ndjeva edhe une gezim. Me ne fund, ajo grua fatkeqe por me shpirt te madh, po niste t'a shihte jeten ndryshe. Ndofta me mendimin dhe shpresen se sido qe ajo te vije, ja vlen te jetohet gjer ne fund e se njeriu nuk duhet te dorezohet kurre…
Nga Raimonda Moisiu - Hartford. CT. SHBA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi