Dhurata Hamzai: Francis Chenot, një poet belg në kërkim të poezisë arbëreshe
Faqja 1 e 1

BOX:
1- Francis Chenot, ky poet i urtë belg, tashmë është në kërkim të poezisë arbëreshe, të cilën e konsideron si degë të domosdoshme për t’iu bashkuar poezisë botërore, dhe poezia arbëreshe do të përshtatet prej tij në frëngjisht, falë njohjes dhe përkushtimit të veçantë. Natyrisht që është emocionuese, kur mëson se poezitë e gjuhës tënde do të jenë edhe në duart e lexuesit belg
2- Dhe ajo që ndjen çdo njeri është shumë speciale. Poetët kanë mike metaforën për ta shprehur. Poezia është diçka përtej gjuhës, është gjuha e munguar, gjuha e ankthit, e pasigurisë, prandaj poetët kanë mike metaforën, dinë ta përdorin atë dhe prandaj janë poetë dhe munden në një farë mënyre ta thonë, por rrallë herë në mënyrë të plotë
Francis Chenot, një poet belg në kërkim të poezisë arbëreshe
Nga Dhurata Hamzai
-Kjo intervistë i është marrë poetit belg, Francis Chenot, si pjesëmarrës në edicionin e 5-të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë POETEKA, që u zhvillua këtë vit në Durrës nga data 21 deri më 27 shtator 2009
“Për të portretizuar me pak rreshta poetin Francis Chenot, është më e udhës skicimi i heshtjes dhe vetmisë. Prej këtij binomi të çuditshëm lind poezia e tij, imazh i pandarë prej truallit të Ardenne-s, krahinës belge ku Chenot ka lindur...”, shkruhet për të në revistën “Poeteka”, Nr.15, Vjeshtë 2009.
Nëse lexon poezitë e tij, vëren trishtimin e një skeptiku të pandreqshëm që nuk i sjell mërzi, megjithatë, askujt. Ajo që ai ndjen është një mënyrë të pari e botës, krejt e ndryshme nga të tjerët, por pa e shprishur dhe trazuar larminë e ndjesive dhe ideve. Është pak i çuditshëm poeti Chenot, një njeri i rrahur nga jeta dhe aktivist, me të njëjtën madhështi sa ai është i qetë dhe i heshtur. Duke u marrë me poezi, gazetari, kritikë e përkthim, Chenot ka një parim të vetin dhe një muzë të veçantë frymëzuese. “Jo t’i vihesh udhëtimit, por t’i vihesh dyshimit, edhe pse nuk ka dhënë as më të voglin element të përgjigjes. Poema mundet fare mirë t’i ndih formulimit të pyetjeve. Dyshimi është një uri në vetvete”, thotë ai.
Tek poema e tij “Udhë dyshimi” ai shprehet përmes vargjeve se:
“Rrugës duke ecur
mbi dyshimin
Nuk do të arrijmë ndoshta
asgjëkund
Por ç’rëndësi ka:
Ne dyshonim!”
Poeti belg Francis Chenot nuk është besimtar, është një poet rebel, nuk beson në Zot dhe tek poezia ai beson çuditërisht më tepër. Ka një besim të përunjur pikërisht ndaj poezisë, ashtu siç ka një besim të përunjur edhe tek qenia njerëzore. Tek fuqia e njeriut, po, ai beson. Vetëm tek njeriu Chenot beson, ai pret që gjithë të mirat nga ai të vinë. Mendon se vetëm njeriu ka forcën të shndërrojë gjithçka.
“Midis krenarisë së metaforave
Dhe ujit të gjallë të përunjësisë
Të zgjedhësh se ku do të pijë poema
Kjo etje në pafundësi…”,
janë fjalët e një poezie të tij.
Ne javen Poeteka, Durres
Është një personalitet që ka plot kërshëri për poezinë dhe frymëzohet prej saj. I magjepsur pas detajeve dhe zejeve poetike, poeti Chenot nuk kishte si të mos shfrytëzonte rastin për të ardhur dy vjet rresht në një festival poezie, duke i shtuar herës së dytë edhe një mision interesant. Ai ishte i pranishëm në dy edicionet e fundit të Festivalit Ndërkombëtar “Poeteka” që zhvillohet në Durrës dhe duke e parë sërish aty, nuk të linte kurioziteti pa e pyetur se pse e bëri këtë; të ishte kjo një mbresë e madhe që pati nga festivali i kaluar, gjë që ka ndodhur edhe tek poetë të tjerë, apo diçka më tepër?! Ishte kurioziteti që na shtyu t’ia bënin këtë pyetje dhe zbuluan edhe misionin e tij interesant. Në intervistën që dha gjatë ditëve të festivalit për gazetën “TemA”, ai na shfaqi një interes që na habiti jo pak. Francis Chenot, ky poet i urtë belg, tashmë është në kërkim të poezisë arbëreshe, të cilën e konsideron si degë të domosdoshme për t’iu bashkuar poezisë botërore, dhe poezia arbëreshe do të përshtatet prej tij në frëngjisht, falë njohjes dhe përkushtimit të veçantë. Natyrisht që është emocionuese kur mëson se poezitë e gjuhës tënde, do të jenë edhe në duart e lexuesit belg. Protagonisti i kësaj vepre tashmë zgjon më shumë interes si personalitet edhe për lexuesin shqiptar, përveç atij interesi që ai pat ndezur vite e vite me radhë në mesin e krijuesve europiane me poezitë dhe shkrimet e tij, botuar gjithandej.
Francis Chenot u lind më 1942, më Petitvor, Ardenne, Belgjikë. Kritika e përshkruan thelbin e tij me këto fjalë: “Poet, prozator dhe botues, Chenot ka marrë nga vendlindja e tij, heshtjen gati si një institucion të ekzistencës së tij dhe botës së cilës i përket, ai ka trashëguar si rrjedhim ekonominë e fjalëve”. Drejtor i revistës “Arbre la paroles”, përkthyes në frëngjisht prej spanjishtes dhe portugalishtes, ai është gjithashtu përshtatës në frëngjisht i poezisë shqipfolëse, e përkthyer prej mikut të tij Vasil Çapeqi që jeton në Belgjikë. Është një nga poetët që ka një aktivitet shumë të pasur shoqëror. Në vitin 1964, Francis Chenot takohet me Francesko Tessarolon, dhe fryt i këtij takimi është themelimi i “Maison de la Poesie d’Amay” (Shtëpia e poezisë e Amay-t), revistë poetike dhe veprimtari e shtrirë përgjatë gjithë vitit, e cila vazhdon t’i qëndrojë kohës. Në dyzet vjet krijimtari, Francis Chenot ka botuar rreth 20 përmbledhje me poezi, si “Memoire de shiste” dhe “Le principe de solitude” (Parimi i vetmisë), e më pas “Bucheronner le silence”. “Udhë dyshimi” titullohet përmbledhja e fundit poetike (akoma e pabotuar) e Francis Chenot, një pjesë të së cilës ai e paraqit për herë të parë në revistën “Poeteka”.
Intervista
Dhurata Hamzai: Zoti Chenot, jemi kuriozë të dimë se pse ju erdhët për të dytin vit radhazi në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, POETEKA që zhvillohet në Durrës?
Francis Chenot: -Mua më shtyu një projekt madhor, përgatitja e një antologjie me poezi që titullohet “Poemat e Arbërisë”. Janë poezi shqipe të përkthyera, ku në të nuk do të përfshihen vetëm poetët e Shqipërisë, por edhe poetët arbëreshë, edhe poetët shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe nga diaspora, kudo që ndodhen poetët shqiptarë nëpër Europë. Kjo prurje e veçantë mua më ka pëlqyer shumë dhe përkushtimi për të është nga projektet me të cilat po punoj aktualisht. Ardhja për herë të dytë, është për mua një rinjohje me poezinë dhe poetët e gjuhës shqipe dhe kjo më ndihmon më shumë për të pasur sukses në këtë projekt madhor.
Dh.H: Ju jeni gazetarë, kritikë dhe poet, si i harmonizoni dhe si i distanconi në rastin konkret regjistrat e ndryshëm stilistikë?
Francis Chenot: -Të shkruash poezi është një akt vetjak, shprehja e vetëvetes, kurse të bësh kronika letrare, të shkruash për poezinë në përgjithësi është një akt me përgjegjësi. T’u thuash të tjerëve pak a shumë mendimet e tua është një funksion shoqëror. Ka gjithmonë një pamundësi për ta shprehur thelbin e disa gjërave, gjatë jetës sonë, aktivitetit tonë, akteve shoqërore që ndërmarrim, sado sublime të jenë ato. Ne nuk mund të jemi kurrë të plotë në të përditshmen tonë, ndaj lind nevoja e poezisë. Në një nga poemat e mia e kam konsideruar të shkruarin jo gjë tjetër, veç një pyetësori të drojtur mbi fatin tonë njerëzor. Konkretisht kam thënë:
“Ne pyesim fjalët
dhe fjalët na marrin në pyetje…”
Ky është një dialog i përjetshëm dhe i pafund, i pambritshëm askund dhe ne gjithmonë rrekemi t’i marrim kuptimin. Një hapësirë që dikush e sheh më tepër, mes kësaj përpjekjeje, krijon edhe raportin me poezinë ose çdo lloj arti tjetër.
Dh.H. Cila është natyra e poezisë së Chenot, si përcaktohet ajo nga kritika e vendit?
Francis Chenot: -Dallohet për stilin e përkorë, koncizitetin e poezisë së tij, aspektin meditues të poezisë së Shenosë.
Dh.H: Keni një besim që inteferon në poezinë tuaj, a mbështeteni në ndonjë religjion fetar?
Francis Chenot: -Jo unë jam tërësisht laik dhe nga ana politike jam anarkist, nuk i pranoj qeveritë, nuk i pranoj sundimtarët, nuk besoj se e bëjnë botën më të mirë politikanët.
Dh.H: Po besim në një Zot keni ju?
Francis Chenot: -Jo! Jo nuk e kam.
Dh.H: Si është e mundur, nga u vjen frymëzimi që ju kërkoni të bëni poezi, të gëzoni jetën, të ecni përpara, besoni tek muzat, tek subkoshienca, apo keni një mënyrë tjetër perceptimi?
Francis Chenot: -Poezia vjen më mendjen time dhe unë e shkruaj atë. Di vetëm se poezia që unë bëj vjen nga një dhimbje që është brenda nesh. Kjo dhimbje mund të jetë për fjalët e thëna ose të pathëna. Ne na vjen keq njësoj; nëse themi fjalën që s’duhet, e sërish nëse nuk themi fjalën që duhet. Njeriu ka një prirje për të bërë diçka, për të qenë gjithmonë në ndërtim të diçkaje, po e kemi vënë re se kjo prirje ekziston edhe kur ai s’ka shumë nevojë. Edhe në rast se rrënon diçka, ecën mbrapsht, ose shkatërron, ai e bënë këtë me strategjinë e një arkitekti, pra është në ndërtim të diçkaje, por që ecën mbrapsht, të një strategjie shkatërruese. Në këtë mori gjestesh, ka gjithmonë një dhimbje, një ankth, pasiguri që të bën të flasësh, të shprehesh e të ndjesh, si pa kuptuar, pa të thënë e pa të mësuar askush atë që po e ndjen. Dhe ajo që ndjen çdo njeri është shumë speciale. Poetët kanë mike metaforën për ta shprehur. Poezia është diçka përtej gjuhës, është gjuha e munguar, gjuha e ankthit, e pasigurisë, prandaj poetët kanë mike metaforën, dinë ta përdorin atë dhe prandaj janë poetë dhe munden në një farë mënyre ta thonë, por rrallë herë në mënyrë të plotë.
Dh.H: A mund të vijë një poezi vetëm prej mendjes dhe jo prej misterit? Kjo e pathëna që parandjeni, nuk ka diçka misterioze në thelbin e saj, diçka instiktive, përtej mendjes?
Francis Chenot: -Besoj se jo. Është shumë afër njeriut. Poezia për mua është një muzikë e vetme dhe dëshira për të komunikuar një emocion. Nga natyra njeriu është është i prirur të gjejë mjete dhe forma jo aq të drejtëpërdrejta për të komunikuar një emocion. Është natyra e njeriut kështu. Nuk i thotë askush atij të bëjë këto gjëra. Njeriu vetë ka dëshirë të shprehet më mirë nëpërmjet formave të tjera, artit, poezisë, muzikës, pikturës, gjithmonë formave jo të drejtëpërdrejta. Ky është njeriu dhe poeti është një njeri, nuk është është qiellor.
Dh.H: Jeni gjithmonë i sigurtë se e dini se çfarë natyre kanë e çfarë janë emocionet tuaja?
Francis Chenot: -Emocionet janë të duarduarshme, të ndryshme. Ato mund të jenë edhe pozitive edhe negative. Ato lidhen me trishtimin me pikëllimin, me mallin, me nostalgjinë, sidomos malli i të dashuruarëve është një nga emocionet që masivisht ka rrethuar poezinë.
Dh.H: Në konceptimin e poetit Chenot, cilat janë mëkatet dhe cilat janë vlerat, virtytet në këtë botë?
Francis Chenot: -Nuk besoj tek mëkatet, derisa nuk jam besimtar praktikant, por unë besoj tek të metat e njerëzve dhe mendoj se e meta kyesore e njeriut është egoizmi.
Dh.H: Poetët kanë një besim ku varësohen në diçka dhe tek Chenot nuk e gjejmë. Ju e keni vënë re diferencën tuaj me poetët e tjerë?
Francis Chenot: -Ka shumë poetë që janë besimtarë, por me sa duket ata nuk besojnë tek njeriu dhe kanë nevojë të besojnë tek diçka tjetër të mbinatyrshme, jashtë tokësore, të jashtme...
Dh.H: Le të bëhet kjo përgjigje vijimi i një eseje të vogël: Si beson Francis Chenot tek njeriu?
Francis Chenot: -Të besosh tek njeriu do të thotë të besosh tek shpirtmadhësia e tij, të besoh tek aftësia e tij për ta bërë këtë botë më të drejtë, më të bukur, të besosh tek fakti që vetëm njeriu vetë mbart arsyen e të qenit, e të jetuarit. Në këtë jetë që po ta kthesh përkundër të duket e vrazhdë, e mundishme dhe e kotë. Prandaj besoj unë tek njeriu, se njeriu është ai që beson më tepër tek vetja e tij. Mendoj se besimi i njeriut në çfarëdo gjëje e çfarëdo Zoti nis nga besimi që ai ka tek vetja, dhe kjo zhvendosje e besimit i shërben si stimul. Këtë gjë bëj edhe unë në një mënyrë të çuditshme, besoj tek poezia si një stimul. Ajo më kthen kuptimin e jetës që mungon në shumicën e rasteve.
Dh.H: Çfarë ju bën të lumtur, zoti Chenot?
Francis Chenot: -Ajo që më bën të lumtur, është sidomos kur takoj të tjerët.
Dh.H. Po, në të vërtetë ju u takuat sërish me poetë të tjerë në festivalin POETEKA, në Shqipëri. A u ndjetë më i lumtur në edicionin e këtij viti?
Francis Chenot: -Sigurisht. POETEKA e këtij viti ishte e ndyshme dhe për këtë arsye se ishte e ndryshme, me poetë të ndryshëm ishte më e mirë. Kam takuar njerëz interesant që ja vlente të rrije dhe të bisedoje me ta, siç ka qenë poetja nga Kosova Edi Shukriu që me të vërtetë dinte shumë për qytetërimet e vjetra dhe poezinë. Ia vlente të bisedoje dhe të komunikoje me të.
Dh.H: E bëjnë poetët më të mirë botën, zoti Chenot?
Francis Chenot: -Poetët bëjnë një akt qëndrueshmërie, rezistence. Ata mbase nuk e arrijnë dot për të dalë fitimtarë. Por, në qoftë se ata nuk do ta bënin këtë gjë, të përpiqeshin për ta bërë botën më të mirë, kush do ta bënte në vend të tyre...?!
BOX:
1- Francis Chenot, ky poet i urtë belg, tashmë është në kërkim të poezisë arbëreshe, të cilën e konsideron si degë të domosdoshme për t’iu bashkuar poezisë botërore, dhe poezia arbëreshe do të përshtatet prej tij në frëngjisht, falë njohjes dhe përkushtimit të veçantë. Natyrisht që është emocionuese, kur mëson se poezitë e gjuhës tënde do të jenë edhe në duart e lexuesit belg
2- Dhe ajo që ndjen çdo njeri është shumë speciale. Poetët kanë mike metaforën për ta shprehur. Poezia është diçka përtej gjuhës, është gjuha e munguar, gjuha e ankthit, e pasigurisë, prandaj poetët kanë mike metaforën, dinë ta përdorin atë dhe prandaj janë poetë dhe munden në një farë mënyre ta thonë, por rrallë herë në mënyrë të plotë
Francis Chenot, një poet belg në kërkim të poezisë arbëreshe
Nga Dhurata Hamzai
-Kjo intervistë i është marrë poetit belg, Francis Chenot, si pjesëmarrës në edicionin e 5-të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë POETEKA, që u zhvillua këtë vit në Durrës nga data 21 deri më 27 shtator 2009
“Për të portretizuar me pak rreshta poetin Francis Chenot, është më e udhës skicimi i heshtjes dhe vetmisë. Prej këtij binomi të çuditshëm lind poezia e tij, imazh i pandarë prej truallit të Ardenne-s, krahinës belge ku Chenot ka lindur...”, shkruhet për të në revistën “Poeteka”, Nr.15, Vjeshtë 2009.
Nëse lexon poezitë e tij, vëren trishtimin e një skeptiku të pandreqshëm që nuk i sjell mërzi, megjithatë, askujt. Ajo që ai ndjen është një mënyrë të pari e botës, krejt e ndryshme nga të tjerët, por pa e shprishur dhe trazuar larminë e ndjesive dhe ideve. Është pak i çuditshëm poeti Chenot, një njeri i rrahur nga jeta dhe aktivist, me të njëjtën madhështi sa ai është i qetë dhe i heshtur. Duke u marrë me poezi, gazetari, kritikë e përkthim, Chenot ka një parim të vetin dhe një muzë të veçantë frymëzuese. “Jo t’i vihesh udhëtimit, por t’i vihesh dyshimit, edhe pse nuk ka dhënë as më të voglin element të përgjigjes. Poema mundet fare mirë t’i ndih formulimit të pyetjeve. Dyshimi është një uri në vetvete”, thotë ai.
Tek poema e tij “Udhë dyshimi” ai shprehet përmes vargjeve se:
“Rrugës duke ecur
mbi dyshimin
Nuk do të arrijmë ndoshta
asgjëkund
Por ç’rëndësi ka:
Ne dyshonim!”
Poeti belg Francis Chenot nuk është besimtar, është një poet rebel, nuk beson në Zot dhe tek poezia ai beson çuditërisht më tepër. Ka një besim të përunjur pikërisht ndaj poezisë, ashtu siç ka një besim të përunjur edhe tek qenia njerëzore. Tek fuqia e njeriut, po, ai beson. Vetëm tek njeriu Chenot beson, ai pret që gjithë të mirat nga ai të vinë. Mendon se vetëm njeriu ka forcën të shndërrojë gjithçka.
“Midis krenarisë së metaforave
Dhe ujit të gjallë të përunjësisë
Të zgjedhësh se ku do të pijë poema
Kjo etje në pafundësi…”,
janë fjalët e një poezie të tij.
Ne javen Poeteka, Durres
Francis Chenot u lind më 1942, më Petitvor, Ardenne, Belgjikë. Kritika e përshkruan thelbin e tij me këto fjalë: “Poet, prozator dhe botues, Chenot ka marrë nga vendlindja e tij, heshtjen gati si një institucion të ekzistencës së tij dhe botës së cilës i përket, ai ka trashëguar si rrjedhim ekonominë e fjalëve”. Drejtor i revistës “Arbre la paroles”, përkthyes në frëngjisht prej spanjishtes dhe portugalishtes, ai është gjithashtu përshtatës në frëngjisht i poezisë shqipfolëse, e përkthyer prej mikut të tij Vasil Çapeqi që jeton në Belgjikë. Është një nga poetët që ka një aktivitet shumë të pasur shoqëror. Në vitin 1964, Francis Chenot takohet me Francesko Tessarolon, dhe fryt i këtij takimi është themelimi i “Maison de la Poesie d’Amay” (Shtëpia e poezisë e Amay-t), revistë poetike dhe veprimtari e shtrirë përgjatë gjithë vitit, e cila vazhdon t’i qëndrojë kohës. Në dyzet vjet krijimtari, Francis Chenot ka botuar rreth 20 përmbledhje me poezi, si “Memoire de shiste” dhe “Le principe de solitude” (Parimi i vetmisë), e më pas “Bucheronner le silence”. “Udhë dyshimi” titullohet përmbledhja e fundit poetike (akoma e pabotuar) e Francis Chenot, një pjesë të së cilës ai e paraqit për herë të parë në revistën “Poeteka”.
Intervista
Dhurata Hamzai: Zoti Chenot, jemi kuriozë të dimë se pse ju erdhët për të dytin vit radhazi në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, POETEKA që zhvillohet në Durrës?
Francis Chenot: -Mua më shtyu një projekt madhor, përgatitja e një antologjie me poezi që titullohet “Poemat e Arbërisë”. Janë poezi shqipe të përkthyera, ku në të nuk do të përfshihen vetëm poetët e Shqipërisë, por edhe poetët arbëreshë, edhe poetët shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe nga diaspora, kudo që ndodhen poetët shqiptarë nëpër Europë. Kjo prurje e veçantë mua më ka pëlqyer shumë dhe përkushtimi për të është nga projektet me të cilat po punoj aktualisht. Ardhja për herë të dytë, është për mua një rinjohje me poezinë dhe poetët e gjuhës shqipe dhe kjo më ndihmon më shumë për të pasur sukses në këtë projekt madhor.
Dh.H: Ju jeni gazetarë, kritikë dhe poet, si i harmonizoni dhe si i distanconi në rastin konkret regjistrat e ndryshëm stilistikë?
Francis Chenot: -Të shkruash poezi është një akt vetjak, shprehja e vetëvetes, kurse të bësh kronika letrare, të shkruash për poezinë në përgjithësi është një akt me përgjegjësi. T’u thuash të tjerëve pak a shumë mendimet e tua është një funksion shoqëror. Ka gjithmonë një pamundësi për ta shprehur thelbin e disa gjërave, gjatë jetës sonë, aktivitetit tonë, akteve shoqërore që ndërmarrim, sado sublime të jenë ato. Ne nuk mund të jemi kurrë të plotë në të përditshmen tonë, ndaj lind nevoja e poezisë. Në një nga poemat e mia e kam konsideruar të shkruarin jo gjë tjetër, veç një pyetësori të drojtur mbi fatin tonë njerëzor. Konkretisht kam thënë:
“Ne pyesim fjalët
dhe fjalët na marrin në pyetje…”
Ky është një dialog i përjetshëm dhe i pafund, i pambritshëm askund dhe ne gjithmonë rrekemi t’i marrim kuptimin. Një hapësirë që dikush e sheh më tepër, mes kësaj përpjekjeje, krijon edhe raportin me poezinë ose çdo lloj arti tjetër.
Dh.H. Cila është natyra e poezisë së Chenot, si përcaktohet ajo nga kritika e vendit?
Francis Chenot: -Dallohet për stilin e përkorë, koncizitetin e poezisë së tij, aspektin meditues të poezisë së Shenosë.
Dh.H: Keni një besim që inteferon në poezinë tuaj, a mbështeteni në ndonjë religjion fetar?
Francis Chenot: -Jo unë jam tërësisht laik dhe nga ana politike jam anarkist, nuk i pranoj qeveritë, nuk i pranoj sundimtarët, nuk besoj se e bëjnë botën më të mirë politikanët.
Dh.H: Po besim në një Zot keni ju?
Francis Chenot: -Jo! Jo nuk e kam.
Dh.H: Si është e mundur, nga u vjen frymëzimi që ju kërkoni të bëni poezi, të gëzoni jetën, të ecni përpara, besoni tek muzat, tek subkoshienca, apo keni një mënyrë tjetër perceptimi?
Francis Chenot: -Poezia vjen më mendjen time dhe unë e shkruaj atë. Di vetëm se poezia që unë bëj vjen nga një dhimbje që është brenda nesh. Kjo dhimbje mund të jetë për fjalët e thëna ose të pathëna. Ne na vjen keq njësoj; nëse themi fjalën që s’duhet, e sërish nëse nuk themi fjalën që duhet. Njeriu ka një prirje për të bërë diçka, për të qenë gjithmonë në ndërtim të diçkaje, po e kemi vënë re se kjo prirje ekziston edhe kur ai s’ka shumë nevojë. Edhe në rast se rrënon diçka, ecën mbrapsht, ose shkatërron, ai e bënë këtë me strategjinë e një arkitekti, pra është në ndërtim të diçkaje, por që ecën mbrapsht, të një strategjie shkatërruese. Në këtë mori gjestesh, ka gjithmonë një dhimbje, një ankth, pasiguri që të bën të flasësh, të shprehesh e të ndjesh, si pa kuptuar, pa të thënë e pa të mësuar askush atë që po e ndjen. Dhe ajo që ndjen çdo njeri është shumë speciale. Poetët kanë mike metaforën për ta shprehur. Poezia është diçka përtej gjuhës, është gjuha e munguar, gjuha e ankthit, e pasigurisë, prandaj poetët kanë mike metaforën, dinë ta përdorin atë dhe prandaj janë poetë dhe munden në një farë mënyre ta thonë, por rrallë herë në mënyrë të plotë.
Dh.H: A mund të vijë një poezi vetëm prej mendjes dhe jo prej misterit? Kjo e pathëna që parandjeni, nuk ka diçka misterioze në thelbin e saj, diçka instiktive, përtej mendjes?
Francis Chenot: -Besoj se jo. Është shumë afër njeriut. Poezia për mua është një muzikë e vetme dhe dëshira për të komunikuar një emocion. Nga natyra njeriu është është i prirur të gjejë mjete dhe forma jo aq të drejtëpërdrejta për të komunikuar një emocion. Është natyra e njeriut kështu. Nuk i thotë askush atij të bëjë këto gjëra. Njeriu vetë ka dëshirë të shprehet më mirë nëpërmjet formave të tjera, artit, poezisë, muzikës, pikturës, gjithmonë formave jo të drejtëpërdrejta. Ky është njeriu dhe poeti është një njeri, nuk është është qiellor.
Dh.H: Jeni gjithmonë i sigurtë se e dini se çfarë natyre kanë e çfarë janë emocionet tuaja?
Francis Chenot: -Emocionet janë të duarduarshme, të ndryshme. Ato mund të jenë edhe pozitive edhe negative. Ato lidhen me trishtimin me pikëllimin, me mallin, me nostalgjinë, sidomos malli i të dashuruarëve është një nga emocionet që masivisht ka rrethuar poezinë.
Dh.H: Në konceptimin e poetit Chenot, cilat janë mëkatet dhe cilat janë vlerat, virtytet në këtë botë?
Francis Chenot: -Nuk besoj tek mëkatet, derisa nuk jam besimtar praktikant, por unë besoj tek të metat e njerëzve dhe mendoj se e meta kyesore e njeriut është egoizmi.
Dh.H: Poetët kanë një besim ku varësohen në diçka dhe tek Chenot nuk e gjejmë. Ju e keni vënë re diferencën tuaj me poetët e tjerë?
Francis Chenot: -Ka shumë poetë që janë besimtarë, por me sa duket ata nuk besojnë tek njeriu dhe kanë nevojë të besojnë tek diçka tjetër të mbinatyrshme, jashtë tokësore, të jashtme...
Dh.H: Le të bëhet kjo përgjigje vijimi i një eseje të vogël: Si beson Francis Chenot tek njeriu?
Francis Chenot: -Të besosh tek njeriu do të thotë të besosh tek shpirtmadhësia e tij, të besoh tek aftësia e tij për ta bërë këtë botë më të drejtë, më të bukur, të besosh tek fakti që vetëm njeriu vetë mbart arsyen e të qenit, e të jetuarit. Në këtë jetë që po ta kthesh përkundër të duket e vrazhdë, e mundishme dhe e kotë. Prandaj besoj unë tek njeriu, se njeriu është ai që beson më tepër tek vetja e tij. Mendoj se besimi i njeriut në çfarëdo gjëje e çfarëdo Zoti nis nga besimi që ai ka tek vetja, dhe kjo zhvendosje e besimit i shërben si stimul. Këtë gjë bëj edhe unë në një mënyrë të çuditshme, besoj tek poezia si një stimul. Ajo më kthen kuptimin e jetës që mungon në shumicën e rasteve.
Dh.H: Çfarë ju bën të lumtur, zoti Chenot?
Francis Chenot: -Ajo që më bën të lumtur, është sidomos kur takoj të tjerët.
Dh.H. Po, në të vërtetë ju u takuat sërish me poetë të tjerë në festivalin POETEKA, në Shqipëri. A u ndjetë më i lumtur në edicionin e këtij viti?
Francis Chenot: -Sigurisht. POETEKA e këtij viti ishte e ndyshme dhe për këtë arsye se ishte e ndryshme, me poetë të ndryshëm ishte më e mirë. Kam takuar njerëz interesant që ja vlente të rrije dhe të bisedoje me ta, siç ka qenë poetja nga Kosova Edi Shukriu që me të vërtetë dinte shumë për qytetërimet e vjetra dhe poezinë. Ia vlente të bisedoje dhe të komunikoje me të.
Dh.H: E bëjnë poetët më të mirë botën, zoti Chenot?
Francis Chenot: -Poetët bëjnë një akt qëndrueshmërie, rezistence. Ata mbase nuk e arrijnë dot për të dalë fitimtarë. Por, në qoftë se ata nuk do ta bënin këtë gjë, të përpiqeshin për ta bërë botën më të mirë, kush do ta bënte në vend të tyre...?!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi